Dashuria dhe koha

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
DASHURIA DHE KOHA

Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një ishull në të cilin jetonin ndjenjat dhe vlerat tjera njerëzore: vullneti i mirë, brenga, dituria... dhe, në mes tjerash, në këtë bashkësi ishte edhe dashuria.
Një ditë, ata kuptojnë se ishulli i tyre do të fundoset, andaj, përgatitën barkat dhe mjetet tjera të lundrimit për një evakuim emergjent nga ishulli. Nga të gjithë të tjerët, vetëm DASHURIA fillimisht nuk deshi të largohet dhe vendosi të qëndronte deri në fund aty. Kur ishulli u rrezikua aq nga zhytja, në momentin e fundit, DASHURIA vendosi të kërkoj ndihmën e shpëtimit.
Me barkë në ikje, afër saj, së pari kalon PASURIA, dhe DASHURIA e lut që ta merr edhe atë me veti. Por, PASURIA si gjithnjë krenare në vete e refuzon me këto fjalë:
- “Nuk mundem të të marr DASHURI, sepse barka ime është përplot me flori, dhe, nëse do të na bashkëngjitësh edhe ti, nga pesha e tepërt ekziston rreziku që të tytë së bashku të fundosemi në ujë.”
Pas këtij refuzimi, pa i humbur në tërësi shpresat, DASHURIA vendosi ta pyeste KRENARINث, e cila, me barkën e vetë madhështore, po ashtu kaloi atypari.
- “KRENARI, po të lutem! A mundesh të më marrësh me vete edhe mua?
- “Nuk mundem të të ndihmoj, DASHURI. – përgjigjet prerë KRENARIA – “Këtu tek unë është aq përsosur, saqë, nëse do të vish edhe ti, ka mundësi të ma dëmtosh barkën time dhe luksin personal në të.
Më pas DASHURIA me lutje të njëjtë, i drejtohet BRENGثS, e cila në ikje , po ashtu, me barkën e vetë kalonte atypari ,
- “Oh, DASHURI,”- i përgjigjet BRENGA - “Aq jam i brengosur në këto momente, saqë nuk mundem ta kem pranë askënd ”.
Kur,VULLNETI I MIRث, si i fundit ikanak, kaloi aty pranë, ai ishte aq i lumtur dhe i tretur në vete, saqë, as e dëgjoi lutjen e dashurisë.
I humbur në pashpresë për shpëtim, papritmas DASHURIA dëgjon zërin që e ftonte nga larg:
- “Eja, DASHURI, unë do të marrë me vete!”
Ishte ky një plak me një barkë të vogël që furishëm i afrohej për ta marrë. Kur arritën ne bregdet, DASHURIA zbarkohet aty, ndërsa plaku shpëtimtar largohet pa lënë asnjë gjurmë. Nga preokupimi i frikës për shpëtim të mundshëm që e kishte kapluar, DASHURIA harroi fare ta pyeste plakun se kush ishte. Tek më vonë, ajo e kuptoi rëndësinë e shërbesës së madhe të plakut që i kishte bërë dhe nga kureshtja e pyet DITURINث:
- “DITURI e dashur! Ti sigurisht duhet ta dish se kush ishte plaku im shpëtimtar që më morri në momentin e fundit nga ishulli që fundosej.
- “Ishte KOHA.” – ju përgjigj DITURIA.
- “KOHA?! - pyeti i befasuar DASHURIA – “Pse të më shpëtoj bash KOHA mua?
Në këtë pyetje kureshtare të DASHURISث, DITURIA ju përgjigj shkurtë dhe prerë:
- “Sepse, gjithmonë në këto raste, vetëm KOHA është e aftë që ta kuptoj se sa shumë është e rëndësishme DASHURIA në jetë...”



Adnan Abrashi​
 
3R1 Te sugjeroj ta lexosh, mua me ka pelqyer shume e ka nje moral shume te larte :)
 
E kam lexuar edhe me pare kete...shume interesante dhe e bukur :D

Koha eshte ajo qe e forcon dashurine....e shpeton ate.....ose e le ne rrugen e saj :)
Koha mbart rendesin e jetes, dashurite e njerzve.
 
Hera e pare qe po e lexoj kete , dhe qenka me te vertet shume e bukur.
Ndoshta gjeja me e moralshme qe kam lexuar ndonjehere ne lidhje me dashurin , pasurin , krenarin dhe kohen. Qenka dhe e shkruar shume bukur.
Flm Gjarper!
 
waw shume e bukur,hera e pare qe e po e lexoj dhe qenka vertet shume e bukur!
 
Hera e pare qe po e lexoj kete , dhe qenka me te vertet shume e bukur.
Ndoshta gjeja me e moralshme qe kam lexuar ndonjehere ne lidhje me dashurin , pasurin , krenarin dhe kohen. Qenka dhe e shkruar shume bukur.
Flm Gjarper!

Eshte e vertet qe eshte shume e bukur e shume domethenese..
 
aww...Gjarperesha....Well..Done..Congratulations ...me le pa fjal :)
 
Titulli: Na ishte njeher

Me pelqeka :bum!Sidomos morali i perralles edhe pse nga nje ane eshte realitet ky!
 
Titulli: Na ishte njeher

shume e bukur ..me pelqeu :)
 
Titulli: Na ishte njeher

shum domethense hahahaha e pa par

ne fillim mendova qe po behej fjal per ishullin Atlantida
 
Titulli: Na ishte njeher

prefekte,por ne ralitet enderoje me sy hapur
 
Titulli: Na ishte njeher

yhyyyyyyyyyyy perralle e vjeter kjo mo......ske ndonje tjeter me treguar ?
 
Titulli: Dashuria dhe koha

Thon se me kalimin e kohes harron disa njerez
E vertet esht se jemi mesuar m vetmin e sna intereson m nese kthehen apo jo
 
Koha e vret dashurine.
Por dashuria lind ne nje kohe tjeter!
Rregulli i jetes ,dashurise dhe kohes.
 
Koha e vret dashurine.
Por dashuria lind ne nje kohe tjeter!
Rregulli i jetes ,dashurise dhe kohes.
eh, :))
kur hyn te shkruash dhe gjene te njejtin mendim te shkruar,cte thuash. :p
 
HUMOR....
Pastruesja dhe zonja e shtëpisë
Një pastruese kërkon që rroga t’i shkojë 500 mijë lek.
Zonja e shtëpisë acarohet nga kërkesa dhe i thotë:
- Pse e kërkon këtë rritje?
Pastruesja ja kthen:
- Për 3 arsye zonjë: E para është se hekuros më mirë se ju.
- Më fal? E kush jua ka thënë këtë gjë?
- Burri juaj zonjë.
- Ehhh....
- E dyta, gatuaj më mirë se ju.
- Mos me thuaj..... Po këtë kush ta ka thënë?
- Burri juaj zonjë..
- Ehh..
- Dhe e treta bëj më mirë dashuri se ju..
E zonja e shtëpisë inatoset edhe më tepër dhe fillon të ulërijë:
- Çfarë? Burri im ju ka thënë se ti bën dashuri më mirë se mua?
- Jo, zonjë. Ma ka thënë kopshtari...
- Na merri 500 mijë lekët... – ia kthen zonja.
😂
🤣
😂
🤣
😂
🤣
😂
🤣
😂
🤣
😂
🤣
 
Histori per humor

Një i verbër hyn në një restorant dhe ulet. Kamerieri, i cili është edhe pronari i restorantit, shkon tek i verbëri dhe i jep atij një menu.

“Më falni zotëri, por jam i verbër dhe nuk mund ta lexoj menunë. Thjesht më sill një pirun të ndotur nga një klient i mëparshëm, do ta nuhas dhe do të porosis që andej.”

Pak i hutuar, pronari shkon te grumbulli i enëve të pista dhe merr një pirun të yndyrshëm. Ai kthehet në tryezën e të verbërit dhe ia jep. I verbëri e vendos pirunin në hundë dhe merr frymë thellë. "Ah, po kjo është ajo që do të kem, nje thele mishi dhe pure patatesh."

E pabesueshme, thotë me vete pronari teksa shkon drejt kuzhinës. Kuzhinierja ishte gruaja e pronarit dhe ai i tregon asaj çfarë kishte ndodhur.

I verbëri ha ushqimin e tij dhe largohet.

Disa ditë më vonë i verbëri kthehet dhe pronari gabimisht i sjell përsëri një menu. “Zotëri, më mbani mend mua? Unë jam i verbëri.”

“Më falni, nuk ju njoha. Unë do të shkoj të të marr një pirun të pistë."

Pronari sërish merr një pirun të ndyrë dhe ia sjell të verbrit. Pas një frymëmarrjeje të thellë, i verbëri thotë: “Kjo ka erë të mrekullueshme, do të marr makaronat dhe djath me brokoli. Edhe një herë duke u larguar me mosbesim, pronari mendon se i verbëri po luante me të dhe i thotë gruas së tij se herën tjetër kur të hynte i verbëri do ta testonte.

I verbëri ha dhe ikën.

Ai kthehet javën tjetër, por këtë herë pronari e sheh atë duke ardhur dhe vrapon në kuzhinë. Ai i thotë gruas së tij: "Maria fërkoje këtë pirun në brekët e tua para se t'ia çoj të verbrit".

Maria pranon dhe i jep burrit të saj pirunin. Ndërsa i verbëri hyn dhe ulet, pronari është gati dhe pret.

"Mirëdita zotëri, këtë herë ju kujtova dhe tashmë e kam gati pirunin për ju."

I verbëri e vendos pirunin në hundë, merr frymë të thellë dhe thotë: "Hej, nuk e dija që Maria punonte këtu?"

Shënim: Mos e gjykoni një libër nga kopertina e tij. Dhe kurrë mos i nënvlerësoni njerëzit e verbër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top