Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Love

βeℓℓe â๓e
Long-Distance-Relationship-Quotes.gif

Këto lloj marrëdhëniesh po përhapen gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e sotme dhe teknologjia ndihmon në mbajtjen gjallë të lidhjes, por janë të duhurat vetëm për persona shumë të pavarur.

Në shoqërinë e ditëve të sotme, historitë e dashurisë në distancë janë gjithnjë e më të shpeshta, edhe pse duhet saktësuar mirë se ç’lloj distance është dhe sa angazhuese mund të jetë. Nëse çiftin e ndajnë vetëm 200 km, situata është e qëndrueshme, por në të kundërt, nëse bëhet fjalë për distanca të mëdha, nevojitet një përkushtim dhe organizim më i mirë. Të mbash një lidhje në distancë duhet të kesh aftësi të mira menaxhimi për ta drejtuar këtë lidhje dhe të organizosh kohën.

Interneti në ndihmë, por jo vetëm…

Dy të dashur që jetojnë larg njëri-tjetrit i kanë gjërat më të lehta në sajë të zhvillimit teknologjik. Me çatin, postën elektronike dhe celularin në dispozicion mund të jenë në kohë reale më pranë njëri-tjetrit, pa llogaritur pastaj ndihmën e uebkamerës dhe telefonatave me video. Për çiftet që janë me mijëra kilometra larg ekzistojnë kompanitë ajrore me pak kosto, që bëjnë të mundur takimet në një kohë të shkurtër dhe me kosto relativisht të ulët. Vështirësia kryesore për një çift që jeton larg njëri-tjetrit është fakti se nuk ndajnë dot përditshmërinë: ndonjëherë u duket sikur bëjnë një jetë të dyfishtë, ajo që jetohet zakonisht vetëm dhe ajo që ushqehet nga momentet me partnerin. Fjala “jetë e dyfishtë” nuk ka aspak kuptim negativ, por përmbledh shkurtimisht marrëdhënien e atyre personave që jetojnë larg të ndarë. Në fakt, asgjë nuk mund ta zëvendësojë afërsinë fizike mes partnerëve, por nëse mundësitë e takimit janë të pakta, atëherë mund të përdoret “afërsia virtuale”. Mënyrat e komunikimit janë nga më të ndryshmet, duke folur në telefon, duke u parë në kompjuter përmes uebkamerës. Në këtë mënyrë nuk mungon as argëtimi, mjafton të përdorni imagjinatën.

Nisja e një historie në distancë sjell me vete vështirësi dhe shumë dyshime. Natyrisht që është një situatë delikate dhe ndonjëherë e sikletshme, por që mund të kapërcehet vetëm duke folur dhe duke e dashur me çdo kusht këtë lidhje. Ashtu si çdo gjë në botë, edhe kjo kërkon kohë dhe përkushtim, ndaj partnerët duhet të mendojnë për një ribashkim të shpejtë në të ardhmen, të bisedojnë, të bien dakord dhe të vendosin se cili nga ata do të transferohet te tjetri dhe kur. Gjithçka mund të arrihet duke pasur respekt dhe besim reciprok. Megjithatë në këtë lloj zgjedhjeje ka edhe disavantazhe: secili nga partnerët, sidomos kur jetojnë larg, ka hapësirat e veta, miqtë që e rrethojnë, angazhimet dhe pasionet e veta. Në këtë mënyrë lidhja është më e paprekur nga tensionet dhe keqkuptimet që krijohen si pasojë e stresit të jetës së përditshme. Kjo largon mundësinë e mërzitjes që lind nga zakonet, duke e bërë lidhjen në një farë mënyre më intriguese, emocionuese dhe më pak të ekspozuar ndaj zemërimit tradicional të jetës në çift. Gjithsesi, për të mbajtur një lidhje në distancë duhet të jeni tepër të pavarur, përndryshe do të jetë shumë e lodhshme nga ana emocionale. Distanca midis dy të dashuruarve është e vështirë në çdo lidhje, por kjo nuk duhet të përjetohet e shihet si diçka negative, sepse mund të ketë pasoja për partnerët dhe marrëdhënien. Ndaj duhet të mendoni pozitivisht dhe të vlerësoni çdo moment që kaloni me partnerin. Fundja ekspertët kanë konstatuar se si në lidhjet në distancë ashtu edhe në ato normale, ekziston intimiteti, besimi, përkushtimi dhe kënaqësia. Përparësia më e madhe e lidhjeve në distancë është pavarësia e partnerëve: në fund të fundit, qëllimi i çdo lidhjeje është edhe kompromisi, jo vetëm sakrifikimi.

  • Dy të dashur që jetojnë larg njëri-tjetrit i kanë gjërat më të lehta në sajë të zhvillimit teknologjik. Me çatin, postën elektronike dhe celularin në dispozicion mund të jenë në kohë reale më pranë njëri-tjetrit
  • Ashtu si çdo gjë në botë, edhe kjo kërkon kohë dhe përkushtim, ndaj partnerët duhet të mendojnë për një ribashkim të shpejtë në të ardhmen, të bisedojnë, të bien dakord dhe të vendosin se cili nga ata do të transferohet te tjetri dhe kur
  • Për të mbajtur një lidhje në distancë duhet të jeni tepër të pavarur, përndryshe do të jetë shumë e lodhshme nga ana emocionale
  • Nëse çiftin e ndajnë vetëm 200 km situata është e qëndrueshme, por në të kundërt, nëse bëhet fjalë për distanca të mëdha, nevojitet një përkushtim dhe organizim më i mirë
Burimi: g.shqip
 
Titulli: Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Kurre se kam kuptuar si ja dalin duhet te kene forca te medha durimi dhe dashurie LOL LOL LOL
 
Titulli: Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Do te doja te degjoja mendime te ndryshme pasi kjo teme me perket dhe mua :)
 
Titulli: Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Sekretet per te zgjatur nje marredhenie ne distance

Distanca gjeografike , nuk i largon me domosdo dy persona qe duhen. Nese komunikoni mjaftueshem mund te jetoni historine tuaj , nomalisht.
Larg syve,larg zemres? Kjo thenie e vjeter duket nje genjeshter kur flasim per marredheniet ne distance te gjate .Per shume persona te jetosh ne distance te larget eshte nje sfide e humbur. Megjithate distanca nuk e vret dashurine nese jetojme nje histori serioze. Pavaresisht kilometrave qe juve ju ndajne nga njeriu qe doni, mund ta beni lidhjen qe te zgjase , nese jeni te gatshem te investoni.
Dashuria eshte e mjaftueshme per te mbeshtetur nje lidhje ne distance ? Jo vetem kaq “ Por qe ajo te duroj duhet qe te ndiheni te afert me njeri tjetrin , pavaresisht largesise dhe keshtu te komunikoni sa do qe te jete e mundur”. Telefoni , skype, SMS te gjitha mjetet jane te mira per te treguar ditet tuaja. E rendesishmja eshte qe tjetri t’ju ndjej afer dhe qe i dashuri juaj i pari ne mendimet tuaja .
Komunikoni eshte celesi I ciftit , aq me teper kur jetoni larg me tjetrin gjografikisht.Njohja e tjetrit vlen me shume ne nje lidhje ne distance.

Dashuria ne distance ka te mirat e saja.
Ju mendoni pak, por qe te jetoni ne distance ka avantazhe te tjera. Sot shume persona jetojne bashke shume shpejt pa pasur kohe te ndjejne mungesen e njeri tjetrit. Kjo e rregullon shume pak lidhjen, atehere nese e presim pak , mund te kuptojme se sa i rendesishem eshte tjetri per ne dhe na mungon.
Me fjale te tjera , duke filluar nje lidhje ndersa jetoni larg ( nese ndodheni per pune, shkolle etj) mund te jete nje test shume mire per ciftin.
Pa harruar ,jeten tujaj te perditshme qe mund te peshoj mbi ciftin, por eshte nje moment qe do te rigjeni te most e jetuarit rutine.
Gjate kohes qe jetoni larg beni projekte per jeten tuaj qe do te zgjasin, si pushimet bashke etj
 
Pe: Titulli: Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Jam pjeserisht dakord me shkrimin tend,dmth vende-vende po...Por ti permend tel,sky,msn etj etj...Ka arrit gje teknologjia te beje nje zemer dhe ndjenja elektronike??Ka arrit gje shkenca apo teknologjia qe prania e tjetrit te ndjehet me tel?...

Gjeja tjeter ti permend jeten ne cift si test,si e sheh jeten ti,laborator eksperimental??Aq me shume me ndjenjat e gjen testin ta besh?...
Lidhjet ne distance jane lidhjet te forta te qendrushme ama jane shume stresuese...Smund te lidhet cdo gje me mos besimin apo me xhelozine,jo po ishte xheloz nuk ec,jo po duhet mirebesim etj etj...Keta dihet qe duhen edhe me nje lidhje krejt afer,edhe kur jeton ne nje shtepi,por ne distance ndryshojne gjerat,se kur em duhet ai person,se kam,kur dua te qaj se kam,kur dua te qesh se kam,ke tel thua ti??Dua pranine,dua prekjet,perqafimet,fshirjet e loteve sa ec kjo??Nejse...Une te dhash nje pergjigje ne baze te nje shikimi te lidhjes ne distance nga jashte...Ama mos te gjejme forcen ne vetvete apo justifikime per mbarevajtjen e lidhjes ne distance sepse ka TEL,MSn,SKY,teknologji...

Jo per gje por une vete jam ne nje lidhje me distance dhe cdo gje ecen mire,por meriten sja le teknologjise por vetes dhe atij...Pasi teknologjia sna i dha as ndjenjat as durimin as perkushtimin e asgje...
 
Titulli: Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Ka shum dashuri, qe nese jane te sinqerta mund ti mbijetojne edhe largesise. Pavaresisht idese se teknologjinia nuk ka mundur te shpike ndjenjat, eshte e vertete qe ka arritur ne disa menyra per tu ndjere sa me afer me personin tjeter. Por mbi te gjitha mendoj se e rendesishme eshte edhe afrimiteti fizik, mbeshtetja ne momente qofshin kto pozitive apo negative.
Pavaresisht aneve pozitive e negative qe mund te parashtrohen lidhur me lidhjet ne distance, mendoj se lidhje te tilla, bazuar ne mirbesim e dashuri te dyanshme, jane te mundura dhe mund ti mbijetojme ndoshta edhe gjithckaje..
 
Titulli: Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Kurre se kam kuptuar si ja dalin duhet te kene forca te medha durimi dhe dashurie LOL LOL LOL

Te njetin mendim kam dhe une se si ja bejn kta njerez nje zot e di me gjith ate stres qe kalojn gjith ate merzitje nervozizem pupupupup LOL LOL
 
Titulli: Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Po kur e do nje njeri vertete ska distance qe ta heq nga zemra mendja ... Distanca ndonjehere te ndihmon te shofesh nese ndjenjat dashuria mes njeri tjetrit jane te forta apo thjeshte dicka kalimtare , un me zemren time ok kemi 2 vjet larg njeri tjetrit ok ndihmon interneti msn Skype fb ... Por sa here mundemi o vete une ose vjen ai te pakten nje here ne muaj ...nuk rim shum por sa na lejojne punet dhe detyrimet qe kemi , mendimi I'm eshte se dashurine e vertete nuk e ndalon asgje ne bote .
 
Nuk vlen per te gjithe, sepse njerezit jane te ndryshem. Dike, largesia e djeg, e kall per se gjalli, qe dmth mund t'ja forcoje dashurine. Por, dike e dobeson, dhe nuk pret me, gjen lidhje tjeter, eshte me i dobet, nuk ben durim sa duhet e shume arsye tjera.
 
Interneti te shkaterron.
Me mire kur skishte asnje femer rreth e rrotull e priste nje telegram boti ne cdo 4-5 muaj ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top