Danimarkë, adoleshentja ther nënën, u frymëzua nga videot e ISIS

cent

...Lontano
Një adoleshente daneze ka therur mamanë e saj pasi u frymëzua nga një video ku xhihadistët e ISIS-it shfaqen duke prerë kokat e pengjeve. Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autoren Lisa Borch, ndërsa viktima është Tina Roemer Holtegaard.
191535.jpg
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Danimarkë është publikuar nga prestigjiozja britanike “Daily Mail” ndërsa 15-vjeçarja ka goditur mamanë e saj mbi 20 herë me thikën e kuzhinës.

Sipas hetimeve 15-vjeçarja është ndikuar nga i dashuri saj iraken Bakhtiar Mohammed Abdulla, i cili prej vitesh ishte pjesë e ISIS-it.

Adoleshentja ka treguar se i dashuri i saj i tregonte shpesh herë video ku thereshin pengjet britanikë nga ISIS. Gjykata daneze ka dënuar adoleshenten me 9 vite burg.

/Shqiptarja
 
Titulli: Danimarkë, adoleshentja ther nënën, u frymëzua nga videot e ISIS

E lexova sot ne gazette k'te lajm ..katastrofe. C'te Ben influenca negative, ta shpelan trurin .

9-vjet shume pak , Duhej ta mbyllnin pergjithmone.
 
Titulli: Danimarkë, adoleshentja ther nënën, u frymëzua nga videot e ISIS

Jam kurioze te di se si nje daneze ka bere lutjet ne arabisht para se ta vriste...hmmm
 
Titulli: Danimarkë, adoleshentja ther nënën, u frymëzua nga videot e ISIS

S'ka bere lutje fare. Njeriu i cmendur nuk lutet as ne gjuhe te vet.
 
Titulli: Danimarkë, adoleshentja ther nënën, u frymëzua nga videot e ISIS

Eshte per tu habitur kur ndegjon lajme tilla!gjermanet psh.nuk interesohen te mesoj ase emrin e kryetarit te shteti e lere me te komunes,e si po ndodh tani ni adolishente te shikoj se cfar vrasje po behet isis!
 
Back
Top