Daçiq i çon “selam” të ashpër Turqisë, për shkak të Kosovës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Serbia dëshiron stabilitet politik në rajon, bisedime dhe dialog, dhe shikon në të ardhmen, prandaj nuk do të ndryshojë politikat dhe retorikën e saj dhe nuk do të lejojë askënd të fyej, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Zv/kryeministri i parë i Serbisë në mandatin teknik dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç.

“Qeveria e Serbisë ka investuar shumë në stabilitetin politik në rajon. Ne kemi nisur edhe dialogun me Prishtinën, Vuçiç ishte në Srebrenicë, atje për pak i shpëtoi vrasjes, por deri më sot askush nuk ka dhënë sqarime se kush dëshironte ta vriste, apo kush e organizoi këtë”, tha Daçiç.

Lidhur me projekt-rezolutën për Srebrenicën të adresuar në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, Daçiç tha se Asambleja Kombëtare e Serbisë, është parlamenti i vetëm nga të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë që ka dënuar krimet kundër popujve tjerë.

“Kur Parlamenti i BeH-së, Kroacisë apo ndonjë tjetër të miratojë ndonjë dokument që dënon krimet kundër serbëve, atëherë mund dikush ndoshta të na kundërshtojë. Ne këtë rezolutë apo deklaratë e kemi bërë, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ajo që nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sigurisht nuk do të prisni që të kaloj në Parlamentin e Serbisë. Jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Kroacia, BeH-ja dhe Serbia për momentin janë trekëndëshi qendror i politikës në Ballkan dhe unë mendoj se nuk na nevojitet i katërti”, ka thënë Daçiç.

I pyetur në lidhje me ndikimin e Brexit-it, në integrimet evropiane të rajonit, ai tha se Britania ka zgjedhur rrugën e saj, që është një goditje e madhe për BE-në, dhe shtoi se Britania e Madhe kurrë nuk ka qenë një vend që ka pranuar plotësisht të gjitha segmentet e politikës së përbashkët evropiane të zonës si Shengeni apo euroja.

“Serbia duhet të vazhdojë politikën e saj drejt përmbushjes së detyrimeve, për të vazhduar rrugën e saj evropiane, por mua më duket se vet BE-ja, duhet të nxjerrë mësime nga kjo që ka ndodhur. Mësime sa i përket qëndrimit ndaj vendeve që dëshirojnë të bashkohen me BE-në. Serbia absolutisht nuk është e kënaqur me qëndrimin e BE-së ndaj saj”, tha ministri i jashtëm serb.
 
Back
Top