Clinton, e para grua që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Clinton, e para grua që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’

clinmton.jpg


Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton ka shpallur fitoren gjatë një takimi me mbështetësit e saj në New York. Clinton tha se ky është një moment historik, pasi për herë të parë një grua do të garojë për të qenë presidente e SHBA-së.

Hillary Clinton ka falenderuar të gjithë mbështetësit për ndihmën e dhënë në arritjen e një momenti historik për gratë.

“Falë jush ne kemi arritur një moment historik. Për herë të parë në historinë e vendit, një grua do të jetë kandidate e një partie të madhe dhe do të garojë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë”, tha Clinton.

Zyrtarisht, emërimin si kandidate demokrate Clinton do ta marrë vetëm në kuvendin e partisë në muajin e ardhshëm në Filadelfia, edhe pse ka siguruar shumicën e 2.383 delegatëve të nevojshëm për të mposhtur Sandersin.

Clinton dhe Sanders ishin dje në një takim me presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ka përgëzuar Clinton për sigurimin e delegatëve të nevojshëm për t’u nominuar si presidente.
g.shqip
 
Titulli: Clinton, e para grua që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’

Uroj te fitoje
 
Titulli: Clinton, e para grua që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’

Kjo do behet presidente, nuk mund ta humbin kete shanc femrat..:)
 
Titulli: Clinton, e para grua që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’

Shpresoj që super delegatet të votojnë për Sanders kur janë nominimet për president. Nëse jo, shpresoj që plani i Sanders të zbatohet.
 
Titulli: Clinton, e para grua që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’

Clinton, e para grua që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’

clinmton.jpg


Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton ka shpallur fitoren gjatë një takimi me mbështetësit e saj në New York. Clinton tha se ky është një moment historik, pasi për herë të parë një grua do të garojë për të qenë presidente e SHBA-së.

Hillary Clinton ka falenderuar të gjithë mbështetësit për ndihmën e dhënë në arritjen e një momenti historik për gratë.

“Falë jush ne kemi arritur një moment historik. Për herë të parë në historinë e vendit, një grua do të jetë kandidate e një partie të madhe dhe do të garojë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë”, tha Clinton.

Zyrtarisht, emërimin si kandidate demokrate Clinton do ta marrë vetëm në kuvendin e partisë në muajin e ardhshëm në Filadelfia, edhe pse ka siguruar shumicën e 2.383 delegatëve të nevojshëm për të mposhtur Sandersin.

Clinton dhe Sanders ishin dje në një takim me presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ka përgëzuar Clinton për sigurimin e delegatëve të nevojshëm për t’u nominuar si presidente.
g.shqip

Mua po më duket se një grua ka garuar për herë të parë më 2008, edhepse e njëjta.
Korrekt do të ishte se do të ishte hera e parë që një grua do të zgjidhej presidente,
por jo që edhe që ka garuarë.
 
Back
Top