Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

636142893206095912-AFP-AFP-HY0AI.jpg


Hillary Clinton ka folur pas humbjes në zgjedhjet presidenciale. Fillimisht Clinton ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj. Ajo ka uruar Donald Trump, duke shtuar se duhet pranuar rezultati.

“Shpresoj që ai të jetë një president i suksesshëm për Amerikën. Më vjen keq që nuk i fituam zgjedhjet, por unë ndjej krenari dhe mirënjohje për këtë fushatë të mrekullueshme që bëmë së bashku.

E kuptoj sa të zhgënjyer ndiheni, pasi edhe unë ashtu ndihem. Por dua që të kujtoni këtë, që fushata jonë kurrë nuk u bë për një njeri, por për vendin që duam dhe për një Amerikë të suksesshme.

Ne duhet ta pranojmë këtë rezultat, Donald Trump do të jetë presidenti ynë”, u shpreh Clinton.

Ajo ka theksuar se Amerika duhet të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat dhe për këtë ka kërkuar kontributin e të gjithëve, pa dallime politike.

“Demokracia jonë kushtetuese e detyron pjesëmarrjen tonë gjatë gjithë kohës. Ndaj të vazhdojmë të mbrojmë liritë tona, ekonominë, vendin dhe planetin. ثndra amerikane është e madhe për këdo. Ne duhet të ofrojmë shanse të barabarta për këdo”, është shprehur Clinton.
g.shqip
 
Titulli: Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

Nuk tha kjo hap kutite? :p

Sinqerisht eshte per tu patur zili kjo menyra tyre e te pranuarit te humbjes.
 
Titulli: Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai.

Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore.

Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, ndonëse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale.

Sipas kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral, është institucioni përfundimtar që do të votojë për Presidentin.

Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale.

Asgjë nuk i ndalon anëtarëve të këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale.

Për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen “zgjedhës i pabesë”.

Sidoqoftë, kjo vështirë është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës New York Times. /Express

E rrezikshme....por thua te ndodh?
 
Titulli: Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

Epo mire pak rendesi u dhame zgjedhjeve ne Amerike qe per Shqiperine se veme kaq ujet ne zjarr,tani na duhet te lexojme edhe se cfare ka te thote zonja Clinton!!!

Po si s'pertoni njehere!
 
Titulli: Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

Nuk tha kjo hap kutite? :p

Sinqerisht eshte per tu patur zili kjo menyra tyre e te pranuarit te humbjes.

Ska nevoje Abis....vota popullit u dha ne favor te Clintonit...por ja per ceshtje sistemesh e demokracie fiton Trump
Edhe ankohemi ne ....lol
E mban mend kur fitoi PS dhe ne pushtet erdhi PD se ishte Skrapari ne mes lol....
 
Titulli: Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

Ska nevoje Abis....vota popullit u dha ne favor te Clintonit...por ja per ceshtje sistemesh e demokracie fiton Trump
Edhe ankohemi ne ....lol
E mban mend kur fitoi PS dhe ne pushtet erdhi PD se ishte Skrapari ne mes lol....

Rakine ka te mire Skrapari,por robt,aha :p
 
Titulli: Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

E forte dhe e guximshme qe Clinton kandidoje mbas gjithe atij skandali me e-mails.

hajduti
 
Titulli: Clinton: Duhet të pranojmë rezultatin, Donald Trump do jetë presidenti ynë

NUk e besoj fare qe me te drejt i ka fitu zgjidhjet ky...... (ndoshta tinezisht kan ber ndonje gjë shteti?)

edhepse asnjeri as tjetri sme duken se kan qenë per nivelin e kerkuar....... (sikurse ne Kosove me dredhi te fshehura po i vendosin per kryetar )
 
Back
Top