Ç'kuptim kanë 7 nga sjelljet që ne kopjojmë çdo ditë nga njëri-tjetri.

D.

.
0F951A2C-7DD8-4783-B4D3-DFF8C946782A.jpeg



Të imitosh sjelljen e dikujt tjetër është një sjellje që njerëzve i vjen natyrshëm. Jo vetëm që dikur bëhej për të mbijetuar, por gjithashtu shërbente për t'u emancipuar si specie si dhe për të zbuluar se çfarë është e pranueshme në një shoqëri dhe çfarë jo. Pavarësisht se njerëzimi sot ka evoluar dhe jeta është krejt ndryshe, ne vijojmë të huazojmë "padashje" disa sjellje nga njëri-tjetri. Cilat janë dhe pse e bëjmë këtë?

1. Lumturia
Ne, kemi tendencën të jemi më të lumtur nëse kemi kontakt direkt me dikë që pjesën më të madhe të kohës përcjell pozitivitet dhe është në paqe me veten. Ky lloj humori është ngjitës në gjithçka ata bëjnë, prandaj kushdo ndodhet pranë tyre do të marrë diçka nga energjia në fjalë.



Përshembull, marrim një mësues i cili është shumë entuziast për profesionin e tij. Duke e treguar këtë, do t'i bëjë nxënësit të jenë më të interesuar dhe të ndihen më mirë gjatë kohës që ai shpjegon.

2. Hapja e gojës
Kjo sjellje duket si shenjë empatie nga personi që gjithnjë përsërit këtë gjest, kur ai përballë tij hap gojën. Në fakt, është thjesht ngjitëse, pasi edhe qentë tanë veprojnë në të njëjtën mënyrë nëse na shohin duke hapur gojën.


3. Blerja e ushqimeve "të mira"
E keni parasysh që kur e dimë që dikujt nuk i lejohen ëmbëlsirat, ne përpiqemi të mos hamë asgjë të ëmbël para tij/saj? Kjo sepse në momentin që shohim dikë me një akullore, çokollatë apo diçka tjetër në dorë, truri aktivizon neuronet pasqyrë dhe kërkojmë të konsumojmë fiks të njëjtën gjë.

4. Sjellje të përgjithshme sociale
Shpesh, ne kemi tendencën për të imituar sjelljen e shokëve apo njerëzve që kemi pranë, për të krijuar një raport edhe më të ngushtë. Në të shumtën e rasteve e bëjmë edhe pa e kuptuar. Përshembull, të martuarit prej shumë vitesh mund t'i shihni të bëjnë mimika të njëjta me njëri-tjetrin dhe reagime të ngjashme dhe kjo sjellje rritet me kalimin e kohës.



5. E qeshura
Thonë se e qeshura është ngjitëse dhe në fakt, ashtu është vërtet. Kur dëgjojmë dikë duke qeshur, në nisim të qeshim me të, ndoshta dhe pavetëdije, për shkak të energjisë pozitive që shkaktohet.

SHKRUAR NGA ANABEL
 
1. Lumturia
Ne, kemi tendencën të jemi më të lumtur nëse kemi kontakt direkt me dikë që pjesën më të madhe të kohës përcjell pozitivitet dhe është në paqe me veten. Ky lloj humori është ngjitës në gjithçka ata bëjnë, prandaj kushdo ndodhet pranë tyre do të marrë diçka nga energjia në fjalë.

:)) Sa me shume ngjitese per te gjithe njerzit i shalla.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top