Ç'ju kane trashëguar prinderit tuaj?

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
...nuk e kam fjalen per trashigimi materiale,si shtepi,makine,toka,apo gjera te tjera te ketij lloj.
E kam fjalen per trashigimi me shume karakteriale,per nje pasion...
Pra doja te dija çfare u kane trashiguar prinderit tuaj???
Dikujt mund ti kene trashiguar dashurine per librat,pasionin per kengen,per kercimin....Dikujt edhe disa vlera.

Shkrim te kendshem dhe pa chit chat.
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Pasionin per gjuhet e huaja e kam nga mami...........:eek:k
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Nga babi kam trasheguar pasionin per te lexuar,kurse mami ,e thoshte gjithmon kurre mos genje,mos i mashtro njerezit se mashtron veten tende,me ka mbetur ne mendje kjo,
mami ishte njeriu qe doja me shum ne kete bote!
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Une nuk arrij te ndaj shume gjerat se c'kam trasheguar nga njeri apo nga tjetri...
Di vetem qe nga te dy bashke, kam trasheguar dashurine e pafunde, besnikerine ndaj miqve, respektin ndaj njerezve me te medhenj, ndjeshmerine ndaj te bukures, impulsivitetin ndaj agrsivitetit, indiferencen ndaj te paditurve, ndershmerine ndaj jetes, urtesine ndaj inteligjences!

Mendoj se dhurata me e madhe qe me kane bere eshte DASHURIA...eshte fantastike dhe e mrekullueshme te dish ku te strukesh ne momente nevoje! :)
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

respektin ndaj njerezve me te medhenj

kete e kam dhe une nga prinderit!! :D :D
Me prinderit kam pas marredhenie shume te mira gjithmone dhe per pothuajse çdo gje i kam degjuar. :) Nga ato kam trasheguar virtytin per te kerkuar gjithmone e me mire per jeten time, per ti ndihmuar ato qe kerkojne ndihmen time. Kam trasheguar deshiren qe me vllaun dhe motren te kem nje marredhenie te mrekullueshme, qe paraja nuk eshte gjithçka ne jete, qe te mos le njeri te sillet padrejtesisht me mua apo me ato qe dua une...e plot te tjera qeme bejne mua ajo qe jam sot.
ahhh po, dhe pasionin per te kercyer e kam nga babi. :D
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

nuk di te precizoj saktesisht se cfsre me kane trrasheguar...nje prind per femijen e tij mundohet ti trrashegoje vetem gjera te mira prandaj dhe un shpresoj te kem marre te gjitha ato gjera...pastaj nje njeri ndryshon vazhdimisht...gjerat qe mund ti marresh dhe mund ti humbasesh per motive shum te ndrryshme...nuk di te pergjigjem... jam i sinqerte...jam i kenaqur per jeten qe me kane dhene...:kercim:
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Sy e vetull si mami... E gjate dhe floket kacurrela si babi :D
Shkathesine e kam marr nga mami, dhe nga babi kam marr tolerancen dhe
gjakftohtesine. Nga te dy pastaj kam dashurine, respektin dhe edukaten.
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Ndonjher mundohem te kuptoj se nga cili prind kam marre me shum karakteristika dhe ajo cka me habit ndonjeher esht se nuk arrij te nxjerr asnjerin fitues sepse po aq here qe them me vete qe ne kete aspekt i kam ngjare babit po aq here ne gjera te tjera me del ti kem ngjare dhe nenes edhe pse meshkujt jan shum me te prire ti ngjajne mamave , por sipas mendimit tim edhe i ngjajm , por ndoshta me shum nga ana e jashtme sesa ajo e karakteriale , gjithesesi per karakterin jan dhe shum faktore te tjere qe ndikojn ne formimin e tij sic jan dhe shoqeria e ambientet e etj etj ...
Gjithesesi ajo cka duhet te theksoj esht se kan bere nje pune te mire :D duke me rrit pa vese e huqe negative :p
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

me kane trasheguar lesht skam ngja as nga njeri e as nga tjetri prinderit jane te mire un jam delja e zeze qe prish kopene se di nga kam ngja ndoshta jam kopil
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

lol Angel ti je si yll mer :p

per sa i perket temes mendoj se kam trasheguar "kokefortsine" nga babi
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Nga babi kam trasheguar dashurine per librat dhe sinqeritetin ndersa mami im gjithmone me thoshte se duhet te jem e zoja ti perballoj te gjithe sfidat e jetes
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Tolerancen dhe durimin, nga im ate.
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

nga mamaja kam trasheguar vullnetin dhe deshiren e mire per te ndryshuar gjerat qe sme pelqejne...kurse nga im ate kam trasheguar dashurine per librat...gjithashtu kam trasheguar dhe "difekte"(do ti quaja) psh nuk jam kurre e rregullt me oraret(as im ate s'eshte korrekt ne te tilla gjera)...shpresoj te permirohem ne kete drejtim se lash nam!!!
 
te keqiat nuk numerohen!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Qortimet dhe keshillat per jeten gje qe ma kane ndihmuar shume
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

pamjen dhe diturin e kam marr nga babi:)
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Nga babi kam marre pasionin x librat,nga mami ate xte kercyer....tipin e kam 80% si mami:)
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

une them se kam marre respektin dhe sinqeritetin...
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Drejtesin dhe te mos qenit genjeshtare nga te dy prindrit.
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Une kam trasheguar te qenit e qeshur e solare nga mami..Pasionin per te kercyer dhe deshiren e vullnetin per te mesuar nga babi....
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Respektin per te gjithe

Materialisht: 1 Ha toke hahhahhaa
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

gjyshi me ka mesuar cifteline dhe kenget rapsodike per te cilet i kendohet zakoneve te zonet dhe te dua vatanin.
baba me ka mesuar te ruaj shendetin dhe te jem i forte dhe sa me i bashkuar me vellezerit.
nana me ka mesuar te jem tolerant dhe i sjellshem , te ndimoj, te fal, te jem shoqeror, etj.
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

respektin,kulturen ,edukaten shume gjera dhe jam shume e lumture jam krenare per ta
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Do doja t kisha trasheguar shume me shume nga ckam nga prinderit e mi,
por skishte si t ndodhte ...sepse nje gershetim i tyre do guxoj me bindje ta them se do bente t isha personi me perfekt :D

Do doja t kisha trasheguar nga mami im ate qetesin, miresin madheshtore qe i shendriste ne fytyre, ate buzeqeshje te embel qe te depertonte drejt ne shpirt, ate trup te gjat dhe te rregullt qe me bente shpesh dhe mua "xheloze", ate embelsin e saj qe dhe sot , vetem kur e kujtoj me sheron cdo plag...

Do doja te kisha trasheguar nga babi im zemergjersin e tij, korrektesin e tij,natyren false ndaj te pafalshmeve, ate karakterin altruist te tij ...

Kam shume gjera qe nuk i kam dhe qe do doja ti kisha, por vetem nga ato pak gjera qe une kam mar si pershembull shkathtesin, kembenguljen, ambicioze nga babai,
optimizmin per jeten, miresin nga mami me bejn te ndjehem e qete dhe ne paqe me veten

Por do ishte ideale sikur ti ngjaja me shume .... :D

po kokfortesin, inatin, kapricot .... ku i gjeta vall???? Do kem ngjar nga dajat une :p lol
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

Une kam marre shume nga im ate
Syte ,njerin te djathtin gjysem te ulur kapakun e syrit, vetullen , menyren si eci , si nervozohem , si flas ( me duar ndonjehere :) ) Duart kur i lidh mbrapa (biles kete e trashegojne nje nip ka emrin e tij ai , dhe nje mbese)
Inteligjencen , padurimin .Menyren se si e marr jeten, Dashurine per librat. Dashurine per Atdheun ( ju mbase s'do ta besoni, po une prej halleve qe ka hequr ai jam kaq "e cmendur " per kete vend)
Vetem vullnetin per te punuar e trashegoj nga im e eme
Ata nga mamaja jane "skllever " te punes .
Kurse nga babai "Kalores" te prishjes se lekut
Fati im qe i kam te dyja :D
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

mua vetem gjera materiale asgje tjeter jam krejtesisht i ndryshem prej prindeve
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

vetem une nuk kam mesuar asgje nga prinderi cdo gje po e mesoj vete....
por me mire se nuk do te behem i tille me me femijet tim.
 
Titulli: C'ju kane trashëguar prinderit tuaj???

eh cme ka trasheguar babai dicka te mire po se them dot se sjam ne teme libido
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top