Cilat vende kanë armë bërthamore? Prodhimi i tyre: Pse, kur dhe kush?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Më 16 korrik u bënë 70 vite nga testi i parë i bombës atomike. Në vitin 1930 pati zhvillime të mëdha në shkencën atomike dhe rritje të fashizmit në Evropë. Ky ishte një kombinim dinamit. Kur shkencëtaret nxorën përfundimet se, armët nukleare ishin teorikisht të mundshme, nazistë në Gjermani nisën punën për prodhimin e një arme të tillë.

1 gusht 1939: ‘I dashur Frenklin’
Fizikanti, Albert Ajnshtajn i shkroi një letër presidentit amerikan, Frenklin Rusvelt, duke i bërë me dije se, Gjermania mund të ndërtonte një bombë atomike dhe e këshillon atë të nisë një program nuklear.

Rusvelt e mori parasysh paralajmërimin dhe SHBA-të nisën një program të tillë të quajtur “Projekti Manhatan”. Projekti – në të cilin u përfshinë Britania e Madhe dhe Kanadaja – nisi modestish, por eci përpara duke punësuar më shumë se 100 mijë njerëz. Shumica e tyre nuk u ishte thënë se për çfarë qëllimi final po punonin.

16 korrik 1945: Prova e parë
Kompleksiteti i ndërtimit të një bombe atomike sillte shqetësime sesi do të funksiononte. SHBA-të kryen një test të koduar “Troniti”, që u realizua në fushën ushtarake në Alamogordo në Nju-Meksiko. U deshën një muaj që një bombë e vërtetë atomike të lëshohej.

Lufta nukleare
Lufta e Dytë Botërore u mbyll më 8 maj 1945, kur nazistët gjermanë u tërhoqën, por nisi Lufta e Paqësorit. Më 26 korrik, SHBA-të, bashkë me Britaninë dhe Kanadanë i bënë thirrje Japonisë të tërhiqej pa kushte forcat ushtarake. Por, japonezët nuk u tërhoqën.

Gusht 1945: Hiroshima dhe Nagasaki
Më 6 gusht, SHBA-të lëshuan një bombë atomike me uranium në Hiroshima, e njohur si “Little Boy” (Djali i vogël). Bomba shkatërroi një hapësirë prej 13 km katrorë.
Tri ditë më pas, një bombë me plutonium, e njohur si “Fat Man” (Njeriu i shëndoshë) u lëshua mbi qytetin Nagasaki. Bombat vranë 90 000 – 166 000 njerëz në Hiroshima dhe 39 000 – 80 000 në Nagasaki, në tre muaj. Gjysma e vdekjeve ndodhën në ditët e përthimit. Pas kësaj forcat japoneze u tërhoqën.


Ndalimi i shumimit të armëve kimike
Hiroshima dhe Nagasaki mbeten dy rastet e vetme të konfirmuara sa i takon përdorimit të armëve nukleare në Tokë. Në vitet 1960, u firmos Traktat i Mos-Shumimit (NPT), që kishte si qëllim të parandalonte përhapjen e armëve nukleare dhe çarmatosjen kimike. Traktati hyri në fuqi në vitin 1970. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Bashkimi Sovjetik nisi punën për programin nuklear.


Cilat vende kanë armë nukleare?
SHBA-të, Britania e Madhe, Rusia, Franca dhe Kina janë shtetet me armatim nuklear, thuhet në Traktatin NPT. Por, që prej vitit 1970, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut kanë kryer teste nukleare. Koreja e Veriut, e cila ishte pjesë e traktatit, u tërhoq prej saj në vitin 2013 dhe ka vazhduar të kryejë teste nukleare. Edhe Afrika e Jugut ndërtoi arsenal nuklear, por u çarmatos para se të firmoste traktatin./Shqiptarja
 
Titulli: Cilat vende kanë armë bërthamore? Prodhimi i tyre: Pse, kur dhe kush?

Eh kjo fusha e nuklearitetit me duket investim per veteshkaterrimin tone.
Qofsha e gabuar.
E kurre mos u perdrshin kunder njerzimit.
 
Titulli: Cilat vende kanë armë bërthamore? Prodhimi i tyre: Pse, kur dhe kush?

Kane harruar Izraelin qe eshte nr 1 per koka berthamore. Ndertojne vet, ua ndalojne te tjereve.
 
Back
Top