Cilat janë shkaqet e falimentimit të një bisnezi..??

*deliza*

VIP
V.I.P
Cilat janë shkaqet e falimentimit të një bisnezi..??

--------------------------------------------------------------------------------

Ne baze te studimeve te bera, me shume eshte theksuar se tipi i bisnezit qe falimenton me shpesh eshte bisnezi i vogel. Shumica e bisneze te vogla kudo ne bote falimentojne brenda 5 vjetesh. Te pakta jane ato bisneze te cilat kane vazhdimesi te bisnezit pas ktyre viteve..

Shum analiste shtrojne pikat kryesore se ku nje bisnez falimenton dhe nder to do permendja:

1) Ne shumicen e rasteve bisneset e reja nuk e rinovojne oferten e tyre. Me kete nenkuptojme qe ato vazhdojne te ofrojne drejt publikut te njejtin mall ndonese ndryshimi i teknologjise dhe evoluimi i kompjuterave ben te mundur rinovimin e shijeve dhe kerkesave konsumatore.

2) Besueshmeri e madhe ne ate qe tregtojne duke injoruar opinionet e te tjereve. Shumica e bisnesmeneve jane shum optimiste dhe pak a shume nuk duan te mendojne nese opinioni i konkurenteve te tyre eshte i mire apo i keq. Ata besojne tek produkti qe ata shesin qe ka te gjitha cilesite e nevojshme. E rendesishme eshte qe te ndiqen dy linjat kryesore per mos ta lene bisnesin qe ti bieri klientela e vet. Se pari, ndiekja e instikteve dhe e dyta, ecja ne nje linje me te mire se konkurentet e tu.. (kto te dyja ndihmojne nje bisnes te eci me kohen dhe te tregtoje mallra te cilat jane te preferueshme nga konsumatoret aktuale.

3) Injorimi i posizionit financiar qe mund ti shkaktohet nje kompanie ne nje moment te caktuar. Ne nje moment te dhene mund te ndodhe qe shitjet per kete kompani te ulen, dhe bisnesmenet akoma vazhdojne te mendojne se eshte thjesht nje krize e castit. Nese nuk i behet nje studim tregut, shijeve konsumatore e shum te tjera si kto, do te ndodhi qe klientela jote do merret nga nje tjeter konkurent i yti qe ofron kete produkt, me mire apo me lire. Ka shume faktore te cilat ndikojne ne uljen e klienteles dhe te fitimeve te kompanise. Duke qene se firma kerkon te kete te njejtin fitim ata rritin cmimet pasi dhe numri i konsumatoreve eshte ulur ne treg ne krahasim me fillimin e bisnesit te tyre. Kjo eshte nje arsye tjeter qe con firmen ne humbjen pothuajse te pjeses me te madhe te klienteve te saj, dhe sigurisht ne nje falimentim total te firmes..

4) Venia ne pozitat drejtuese te kompanise te njerezve te paafte per te drejtuar. Vemendja me e madhe kur puneson dike qe do drejtoje komanine tende duhet te perqendrohet ne tre pika kryesore

- Ky puntor kerkon ta beje punen e tij
- Ai di si ta beje punen
- I pelqen te punoje me ty..

Ne pergjithesi kompanite qe punesojne njerez te afte dhe te gatshem per tu perballur me cdo situate sado e veshtire te jete per kompanine, nuk perballen shpesh me situata falimentimi. madje ne momente te veshtira i kalojne me sukses kto pika

5) Analizimi i shijeve konsumatore. Ndodh ne nje moment qe klientela te largohet. Gjeja e par qe duhet bere eshte te analizohet pse malli jot nuk pelqehet. C'fare ka dale e re ne treg? Cilat jane pikat qe e bejne mallin e kokurrentit me te preferuar?? e te tjera si kto. Marrja ne pyetje e publikut (anketat) se cfare do u pelqente me shume te tregtohej, testimi i produktit te ri ne publik etj si kto.

6) Punesimi i individeve qe jane te afte te bejne gjera qe ti nuk ke mundesi ti besh, nuk di ti besh apo nuk e ke idene se si behen. Shume firma arrijne te kene sukses kur ata jane te mirekompletuar.

Qe te ndiekesh nje busines dhe ta besh ate te jete i sukseshem nuk eshte aspak e lehte. Duhet te nderrosh sic thuhet "pamjen tende perdit" Ashtu si ne dhe bisneset kane te metat dhe te mirat e tyre. Pikerisht organizimi efikas i nje bisnezi ben te mundur kalimin me sukses te momenteve kritike te nje firme.

forumishqiptar​
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Ja dhe disa shkaqe te tjera qe sjellin deri ne falimentim:

1) Mosvleresimi I rezultateve kontabiliste.
2) Keqinterpretimi I rezultateve financiare
3) Moskontrollimi I Kostos
4) Mashtrimi nga kontrolli i brendshem
5) Cmimet e produkteve apo sherbimeve shum te ulta per te gjetur kliente apo konsumatore
6) Aftesite marketinge/shitjes se produkteve
7) Mosmbartja e insurences paraprake te bisnesit
8) Mos trajnimi I drejte I punonjesve
9) Mos planifikimi I drejte I bisnesit
10) Mos kerkimi I nje ndihme profesionale apo keshilluese kur eshte e nevojshme
 
Top