CIA kishte parashikuar luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

Kresha

A pretty face can never trick me
timthumb.php.jpg

Në fillim të viteve ’90-të amerikanët kishin pritur një konflikt të armatosur në Kosovë, për të cilin kishin vlerësuar se ishte i pashmangshëm. CIA kishte parashikuar se do të ishte e pamundur të mënjanohej lufta në mes Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia në një periudhë të caktuar do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë.

Në dokumentin e shpalosur së fundi të CIA-së, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare: Të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritura të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u kyçur në luftë. Forcat e Serbisë, sipas vlerësimeve në raport, atëherë ishin të respektuara.

“Në rast të kryengritjes së shqiptarëve Beogradi do të mund të reagonte brenda disa orëve”, thuhet në raportin e CIA-s.

Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete të luftarake dhe 160 lanuses artilerik. Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 i 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake, transmeton raportin e CIA-s, gazeta serbe “Novosti.

Përballë shanseve të vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht që do të drejtoheshin nga vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane.

Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkonte ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s.

Ankaraja tashmë po stërvit oficerët shqiptarë. Amerikanët gjithashtu ishin frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë.

Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër. Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile.

Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtria serbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.

-Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe relativisht mirë të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje, shkruan në raportin e CIA-s.

“Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanojnë konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht se do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me furnizim me armatime dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme”.

Amerikanët në atë kohë nuk kishin llogaritur shumë në suksesin e ushtrisë shqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset kanë mundur të zhyten vetëm deri në 10 metra thellësi.

“Beogradi nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por sigurisht se do ta shfrytëzonte forcën ushtarake që të shkëpus përkrahjen e Tiranës për kryengritësit në Kosovë”, shkruan në skenarin e CIA-s.

-Ushtria serbe do të ndiqte guerilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse superioriteti i ushtrisë serbe shpejt do të vinte në shprehje dhe sipas të gjitha gjasave do të lansonin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri.

/Shekulli Online/ E.L/
 
Titulli: CIA kishte parashikuar luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

Keta me shtete jan paq qe bejne lufte ndonjehere as me greqi as me serbi se keta luften e kan me i msy me gure institucionet e veta e me kall e me prish qa ka ndertu qeveria ma heret...
Sjan te luftes keta me kon te luftes e kishin ndreq moti ate grekun e agimit te arte qe o tu bo terror ne jug e spo gucon askush me ju ndi ...

Cia e ka menduar mire po mentaliteti i tyre eshte se nje pjese e madhe i kan mendet te leket vetem per ta fjala shqiperi ose shqiptar eshte veq emer..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top