Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Kresha

A pretty face can never trick me

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo ka publikuar karikatura në lidhje me rastin e refugjatëve sirian, sidomos me rastin e fëmijës së vogël tre vjeçar, Aylan Kurdi që u gjend në bregdetin turk i mbytur.

Në vizatimin e parë shihet fëmija i shtrirë për tokë, ndërsa atë e shoqëronte thënja, “Gati për të arritur qëllimin”.

Një tjetër vizatim shkruan, “Dy menytë e fëmijëve, për çmimin e njërës”.

Pastaj është shkruar, “Argument se Evropa është e krishterë”, ndërsa në vizatim shihet një burrë që ecë mbi ujë e që supozohet të jetë Jezusi duke thënë, “Të krishterët ecin mbi ujë..Fëmijët myslimanë mbyten”.

Për këto vizatime është kritikuar shumë Charlie Hebdo nga mediat sociale. Kjo revistë u pati sulmuar tetë muaj më parë nga një akt terrorist ku ka pasur disa të vrarë, transmeton Klan Kosova.

//klankosova
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

"Je suis charlie"
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Kafsheri te tallesh me dhimbjen e tjetrit, sidomos me engjej sic jane femijet!
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Ky eshte njeriu... nuk njeh limite, ngadhnjimi nuk ekziston, as humanizmi, sa te bukur ishim aq edhe te ligj jemi bere ne njerezit, e mua me duhet te mpreh thiken qe e nesermja mos te kercenoj kush birin e bijen time...

Me jane fiksuar keto fjale nga nje Avgan qe punonte ne Spin Buldok ne kufi me Pakistanin...

Bota eshte ne kaos total, me vjen keq, por nese se dini jemi drejt zhdukjes :)
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Shume gabim , teper gabim , madje do thoja krim te tallesh me fatkeqsin e tjetrit !
Me behet tu them qe ajo qe ju ndodhi para pak kohesh paska qene e merituar .
Nuk behet shaka me gjithçka .
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Hm. Paskan dhe Francezet kshu lloj humori?
Se dija vetem ate Danezin me sens humori qe e vrane kur shau Muhamedin.
 
Pe: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Priteni tash kur t'i çojnë në ajër krejt, pluhur e hi paskan për t'i bërë!
Qelbësira!
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Aylan, une kam qene ne gjendje te sakrifikoja shpirtin tim per ty, me kusht qe ti te jetoje, te shijoje jeten ashtu sic une e kam shijuar. Te pakten ti mbushje vitet e mija ne kete bote. Por ja qe une nuk mund te vendosi per keto gjera.

Tani mendoj vetem per menyren e vdekjes tende! Them me vete sikur ti te kishe vdekur mga te ftohtit, sepse vdekja me e lehte eshte kur vdes nga i ftohti, apo te te vrisnin me nje plumb!! Ose te te shkilte ndonje makine me shpejtesi prej 200 km/h, tjesht nje aksident komunokacioni nga nje shofer i pa kujdesshem dhe ne menyre te pa qellimshme. Edhe nga te nxehtit sikur te vdisje, por ti pate nje vdekje me te veshtire se te ghitha keto qe i permenda me larte. Vdiqe nga uji, me i rrezikshmi nga te gjie. Vdper shkak te pazarlleqeve te djajve me fytyre njeriiu, per shkak te te prishurve qe bejne shkaterrime ne toke, jeta jote mori fund!

Tani hipokritet tallen me ty.
 
Un e bera dhe ket pytje ke i tem tjeter por po e pys ketu prap: Vertet do e beje ti ket? Te jepje jeten per nje femije te panjohur qe nuk eshte gjaku jot?
Dmth nuk ke asgje per te jetuar ti qe do te japesh jeten per njerez (femije) te panjohur? Apo po ja fut i cik si shume rrenave ngaqe perdore ket ketu : me kusht qe ti te jetoje, te shijoje jeten ashtu sic une e kam shijuar. ? Dmth kerkon i far siguracioni ke INSIG-u para se me dhon jeten?
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Se jam me tel dhe po kam problem ne te shkruar. Po te isha edhe une ne nje gomone me te, ai nuk do te vdiate para meje. Do ta mbaja ne shpinde. Kaq mund te beja sigurisht ne se nuk do te mundja me teper. Per ndryshe une kam rrezikuar jeten time per te shpetyar jeterat e njerezve te panjofshem.
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Aylan, une kam qene ne gjendje te sakrifikoja shpirtin tim per ty, me kusht qe ti te jetoje, te shijoje jeten ashtu sic une e kam shijuar. Te pakten ti mbushje vitet e mija ne kete bote. Por ja qe une nuk mund te vendosi per keto gjera.

Tani mendoj vetem per menyren e vdekjes tende! Them me vete sikur ti te kishe vdekur mga te ftohtit, sepse vdekja me e lehte eshte kur vdes nga i ftohti, apo te te vrisnin me nje plumb!! Ose te te shkilte ndonje makine me shpejtesi prej 200 km/h, tjesht nje aksident komunokacioni nga nje shofer i pa kujdesshem dhe ne menyre te pa qellimshme. Edhe nga te nxehtit sikur te vdisje, por ti pate nje vdekje me te veshtire se te ghitha keto qe i permenda me larte. Vdiqe nga uji, me i rrezikshmi nga te gjie. Vdper shkak te pazarlleqeve te djajve me fytyre njeriiu, per shkak te te prishurve qe bejne shkaterrime ne toke, jeta jote mori fund!

Tani hipokritet tallen me ty.

Realisht ? Sa njerez te mire ne fshehtesin e tyre ka kjo bote ;)
Kur lexoj komentin tend dhe te disave ketu kuptoj qe nese me ndodh dicka dhe kam nevoje per gjak, ndihme ,sduhet te merzitem sepse ju jeni ktu ... ju do coheni nga pc per te me ndihmuar ...apo jo ? ;) Do me ringjallni dhe do me jepni vite jete virtualisht :D
Perr sa i perket temes SATIRE PROFESIONALE
& Paqe ne Bote ( se desh harrova :p )
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Une jap gjak te kryqi i kuq e ndoshta gjaku im mund te arrije tek ty ne qofte see ke nevoje per te.

Satires
satire profesionale e quan!! Pastaj lutesh per paqe ne bote..!! A nuk te duket kontradiktore ty kjo?
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Sepse e tille eshte ! Ajo reviste eshte ngritur me nje qellim te caktuar , qellim qe e ka rujtur per cdo ngjarje dhe pas cdo ngjarje dge kjo eshte per tu duartrokitur.
Une nuk kerkova paqe ne bote , une e perdora at shprehjen sepse mu duk gjo me e realizueshme se ato qe ke then ti ;)
ah ok e perdora dhe se mos na i vendosni nej bomb prap se kush rri e duro dhe njeher " je suis charlie " amannn :p
 
Qeke cun i mire ti Aguron. Kot humbet kohen ketu ne forum them. Me mire ik shpeto njerez. Sipas statistikave i bie qe 21 femije vdesin c'do minute diku ne bote.

UNICEF - Goal: Reduce child mortality

stopwatch.jpg
 
Attachments

  • stopwatch.jpg
    stopwatch.jpg
    34.6 KB · Shikime: 0

Kush e perkthen se c'fare kane thene , sepse une nuk e kuptoj ne Frengjisht ? nuk e kuptoj ate te perkthyeren ne Shqip .. ndonje qe kupton Frengjisht-English ?
 
E tmerrshme kjo statistika nga UNICEF

Pranej eshte me mire te jesh kshu "budall" nga Lajmet ne bote se kur i degjon, ose do fikesh lajmet ose do fillosh do qeshesh.
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

eee sa shum debate e sa shum fyrje kemi marr pikerisht pse ishim kunder kesaj gazeta..por me behet qefi qe ne fund po e shofin gjith se cfar e mir sjell kjo gazet.
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Kush e perkthen se c'fare kane thene , sepse une nuk e kuptoj ne Frengjisht ? nuk e kuptoj ate te perkthyeren ne Shqip .. ndonje qe kupton Frengjisht-English ?

Rrezik bohet fjale per nai verë ose djath te mir Francez. :)
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Rrezik bohet fjale per nai verë ose djath te mir Francez. :)

S'di gje une, prandaj desha te sigurohem.. por sic duket nuk paska asnje ketej qe i kuptoka taman.

Karikaturat varet se qysh i interpreton kupton ti, pasi ne shumicen e rasteve speci hudhet me shume per te kritikuar- vene ne dukje nje prb .. sesa per te qeshur me fatkeqesine/te.

Duhet nje perkthim i sakte.
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Sepse e tille eshte ! Ajo reviste eshte ngritur me nje qellim te caktuar , qellim qe e ka rujtur per cdo ngjarje dhe pas cdo ngjarje dge kjo eshte per tu duartrokitur.

Profesioniste jane edhe vrasesesit serik, e bejne ne menyre te perkryer punen e tyre. A t'i duartrokasim edhe ata?

Une nuk kerkova paqe ne bote , une e perdora at shprehjen sepse mu duk gjo me e realizueshme se ato qe ke then ti ;)
A para gje qe duhet te beni, te vrisni egon tuaj, ne menyre qe te realizohet paqja ne bote. Ndjenja per te sakrifikuar veten per dike, tregon te kunderten e egoizmit, pra behet fjale per altruizmin.

Pastaj as Aylan nuk do te mbytej ne det!

ah ok e perdora dhe se mos na i vendosni nej bomb prap se kush rri e duro dhe njeher " je suis charlie " amannn :p

Ku ishe gjate sulmit qe iu be revistes, ishe duke bere ndonje botim?! Mos te dukem gje si ISIS une?! Se po flet sikur te ishe pjese e stafit te revistes se "Charlie Hebdo", ndersa mua me drejtohesh sikur te isha ndonje pjestar i ISIS-it, apo vellai i atij Ahmedy, a si ishte emeruar se kam harruar!!

Ti nuk ke asnje lidhje me humanizmin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Qeke cun i mire ti Aguron. Kot humbet kohen ketu ne forum them. Me mire ik shpeto njerez. Sipas statistikave i bie qe 21 femije vdesin c'do minute diku ne bote.

UNICEF - Goal: Reduce child mortality

stopwatch.jpg

Fillove te merresh me statistike ti?! Une nje jete kam, nuk i kam shtatqind!!

Ishte ndjenje e brendshme e imja. Cdo femije qe mbytet per faj te te mdhenjeve me lendon thelle ne shpirt, dhe po e njejta ndjenje me shfaqet. Cdo here qe shoh ndonje lajm ne lidhje me ate djale fatkeq, me shfaqet e njejta ndenje, po te kisha mundesi, do ta shpetoja! Po te gjendesha prane tij, do te sakrifikoja edhe jeten time, vetem qe ai te jetonte. E kupton apo jo?!

Te njejten ndjenje e kam pasur edhe per femije e foshnje qe u vrane gjate luftes ne Kosove.

Ke edhe dicka tjeter kunder ndjenjave te mija personale?!
 
Attachments

  • stopwatch.jpg
    stopwatch.jpg
    34.6 KB · Shikime: 0
  • stopwatch.jpg
    stopwatch.jpg
    34.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Ajo e cila me veshtireson ta kuptoj eshte qe: pse imazhit tragjik te nje femije ne ate gjendje i japin ngjyra fetare? Cfare lidhje ka se ku beson dikush? A nuk eshte besimi nje ceshtje personale? A ndryshon feja dhimbjen e nje njeriu kur humb femijen e vet? A mos valle nje femije musliman ka me pak vlere se nje i krishter (ose i cdo feje tjeter ose dhe anasjelltas),dhe kush eshte ai person i cili ka te drejten per t'ju vene cmimin njerezve??
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Keto karikatura denoncojne shume gjera.. Nuk duhet kapur ne siperfaqe .. Denoncimi kryesor i behet politikaneve europian qe lejuan te ndodhin fatkeqesi te tilla .. Nderkohe qe ne vendet europiane pritet fillimi shkollor per Aylan-in e vogel ndodh krejt ndryshe, ketu i behet homazh vogelushit qe nuk do kete fatin te shkoje ne shkolle (kopesht) ashtu si te gjithe moshataret e tij:
10438326_994285100623434_3908643764225653157_n.jpg

Perseri fakti qe njerezimi eshte aq shume fiksuar pas terrorrizmit saqe lejoi ndodhjen e ngjarjeve te koheve te fundit nje lufte qe beri te ikin nga vendi i tyre shume njerez.. ''Nje terrorrist 3 vjeç i netraulizuar nga batica'' :

COeawC-WUAISg2l.jpg

Karikaturat kane nje humor te zi dhe kritikat shkojne me shume ndaj europes perballe fluksit emigrant qe nuk jane ne gjendje ti perballen si duhet, sesa keto qe keqintrepretohen si nje sulm anti-musliman .

Sa Aylan kane vdekur ne Siri, Afganistan, Palestine etj etj deri tashme ne nje heshtje te madhe dhe qe askush nuk ka shkruar e folur per ta..?

Kjo gazete ka 50 vjet qe ben satira te hidhura karikatura me humor te zi, dhe qe nga ngjarjet e janarit njerzit e njohen ne mbare boten kete gazete ndaj shumica nuk arrijne ta kuptojne satiren dhe konceptin e karikaturave te tyre..

Karikatura e Aylan-it te vogel nuk ka per qellim te bejne per te qeshur mbi vdekjen e nje femije por kane per qellim te denoncojne (te tallin) shoqerine europiane e te pasur, egoiste dhe çnjerezore qe arriten ne ate pike saqe lejuan te mbyteshin femije te cilet ishin nisur per tu bashkuar me ''ta'' (kete shoqeri europiane ''endrren e vendeve perendimore per nje jete me te mire'' ) .. Si te gjithe emigrantet .. Mos te harrojme eksodin e vendit tone qe shume shqiptar (shume femije) vdiqen dhe u mbyten ne brigjet italiane per nje jete me te mire..
 
Attachments

  • COeawC-WUAISg2l.jpg
    COeawC-WUAISg2l.jpg
    111.6 KB · Shikime: 0

Pikerisht , me duket absurde te keqkuptosh karikaturat... Nderkohe qe vene ne dukje prb duke vene ne loje ato qe I krijojne k'to situata , me pak fjale shkon per politikanet gjakpires.
 
Sado qe i komenton apo sqaron ti ndryshe Love, e verteta eshte nje dhe s'ka dy, jo cdo fjale mund te komentohet ndryshe, ja e verteta e hidhur, veshtire te pranohet e kuptoj :plazh:

Pastaj është shkruar, “Argument se Evropa është e krishterë”, ndërsa në vizatim shihet një burrë që ecë mbi ujë e që supozohet të jetë Jezusi duke thënë, “Të krishterët ecin mbi ujë..Fëmijët myslimanë mbyten”.

Attachments

  • COeawC-WUAISg2l.jpg
    COeawC-WUAISg2l.jpg
    111.6 KB · Shikime: 0
  • COeawC-WUAISg2l.jpg
    COeawC-WUAISg2l.jpg
    111.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Fakti qe Love eshte frengjishtfolese do te thote qe e ka kuptuar me drejt kuptimin e karikaturave e para dhe e dyta ska mundesi qe 1 gazete te prishe imazhin e saj duke u tallur me femije te mbytur.
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Po nuk con peshe gjuha ketu, kur mesazhet jane te kjarta Marla. Nese ai mesazh me Jezusin mbi uje dhe muslimanet ka perkthim tjeter, urdhero, perktheje ti apo kush din tjeter frengjisht me mire. Une po e riperseris, mund ta komentoni dhe perktheni/pershtatni si te doni, por ajo gazete moti e ka prishe imazhin e saj.
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Nuk me ben pershtypje asnje imazh, ose gazet ose cfare do qoft...vetem ideja se sa femije vdesin, dhe vdekja e ketij voglushi u be shembull, qe qofte per te mire ose per te keq te diskutohet, kur ne fakt per familjen ose me sakt babain eshte dhimbje e paster... Ne mundemi prapa kompjuterit te komentojm, gjykojm te hidherohemi, merzitemi, por prap shikojm punen tone... ndoshta gazetari ka pas qellim te mire, ose ndoshta te keq..por me qudit kjo bote, keta njerez te pashpirt qe nuk u ngjalle dhimbje, ose nuk u vjen keq duke e ditur se kane femije, si deshirojm me te miren per femijet tane, perse edhe per tjeret nuk mundohemi...
Femijet jane pika ime e dobet, ndoshta sepse jam nene.. Por skomentohet sidomos ajo foto mua shpirterisht me keput dhe skam fuqi as te mendoj as te gjykoj.... vec thjesht e mendoj ate voglush dhe shuuuuum te tjere qe kane fatin e njejt...ule koken dhe turperohem....
 
Titulli: Charlie Hebdo tallet me fëmijën e mbytur sirian, Aylan Kurdi

Keta su kenaqen me aq sa vdiqen ,por kruhen ende me kaktus . Humori francez perher ka dramaturgji brenda
 
Back
Top