“Charlie Hebdo”, karikatura të zymta në lidhje me tërmetin në Itali

Guest2

Antarë i Respektuar
1472844602_91011856_c5d12cd37-fed7-4640-a150-b74b98162a62.jpg

Karikatura, e përfshirë në numrin e fundit të revistës, i referohet qytetit të Amatrices, një prej zonave të goditura më rëndë nga lëkundja e magnitudës 6.2 të javës së kaluar. Amatrice njihet ndryshe edhe si “shtëpia” e pastave “all’amatriciana’, një gatim në përbërjen e të cilit ka salcë domateje dhe proshutë “guanciale” (pançetë).

Imazhi tregon një person të plagosur dhe një grua që qëndron pranë një grumbulli rrënojash, nga të cilat shihen edhe këmbë njerëzish të bllokuar. Secila prej figurave ka marrë edhe një emërtim sipas llojeve të ndryshme të gatimeve të kuzhinës italiane.

Mashkulli i fashuar ka mbi krye fjalët “penne tomato sauce”, gruaja me djegie në fytyrë ka mbishkrimin “penne gratin”, ndërsa trupat e atyre që dergjen nën rrënoja konsiderohen si lazanja, dhe emërtimi i të gjithë kësaj karikatureje është “tërmet i stilit italian”.

Karikatura që po qarkullon nëpër rrjetet sociale ka tërhequr kritika të ashpra anembanë botës dhe në Itali është bërë edhe pjesë e gazetave kombëtare “La Stampa” dhe “Corriere della Serra”. Kjo nuk është hera e parë që “Charlie Hebdo” është bërë objektiv kritikash nëpër rrjetet sociale për karikaturat e saj thumbuese.

Në vitin 2015, revista satirike publikoi një karikaturë të debatueshme të refugjatit të mitur sirian, Alan Kurdi, të cilin vetëm dallgët e detit e kishin nxjerrë në brigjet e ishujve grekë teksa përpiqej t’i largohej Sirisë së shkatërruar nga lufta civile disavjeçare, ndërkohë që më herët ka publikuar edhe karikatura tepër të kritikuara të Profetit Muhamed.

E pavarësisht debatit që shkakton, revista shihet gjerësisht si një fener për fjalën e lirë, ndaj dhe shumë mbështetës të saj përdorin shpesh “hashtag”-un #JeSuisCharlie për të mbrojtur botimet e saj, veçanërisht që pas sulmit ndaj redaksisë në Paris në vitin 2015.
Top-channel
 
Titulli: “Charlie Hebdo”, karikatura të zymta në lidhje me tërmetin në Itali

I pashe te dyja karikaturat.Nuk me pelqyen aspak por vazhdoj te perkrah lirine e shprehjes.Ligjerisht Jane ne rregull, shija artistike le shume per te deshiruar!
 
Titulli: “Charlie Hebdo”, karikatura të zymta në lidhje me tërmetin në Itali

Kur morali vdes, do lejojme cdo gje per "hir" te se "drejtes"!

BOTE E NEVERITSHME!
 
Titulli: “Charlie Hebdo”, karikatura të zymta në lidhje me tërmetin në Itali

Kesaj mire ja bejn qe i vene bombat.
 
Titulli: “Charlie Hebdo”, karikatura të zymta në lidhje me tërmetin në Itali

Prisja me sh foto
 
Titulli: “Charlie Hebdo”, karikatura të zymta në lidhje me tërmetin në Itali

Kur e keqja duartrokitet, prit edhe me te keqen nga te dyja palet. Sic thote nje thenje nga Kosova: M*** ai, Qk* ky !
 
Titulli: “Charlie Hebdo”, karikatura të zymta në lidhje me tërmetin në Itali

Prap po kthehem tek liria e shprehjes, s'ikur të shkruaja një libër
për Hitlerin e nacizmin, athua çka ose çfarë do te vlerësohej????
 
Back
Top