Champions League - Formacioni i sezonit.

Sc0rP10n

Antar Aktiv
f.0522013612927_m.jpg


Spektakël, të papritura, lot, gola të bukur dhe atmosfera nga më të zjarrtat nëpër impiantet më të bukura të kontinentit, përshkruajnë një sezon më shumë se karakteristik të Ligës së Kampionëve.
Ndoshta askush në fillim të sezonit nuk e ka menduar se do të kemi një kampion të tillë dhe një nënkampion të tillë, të cilët erdhën në këto faza të garës falë mbrojtjeve të fuqishme apo dhe gabimeve më shumë se katastrofale të gjyqtarëve. Megjithatë, edhe një sezon i tillë ka më të mirët e saj, më të fuqishmit dhe heronjtë e saj, më kreativët dhe stilistët e arkitektët e skuadrave fituese të garës më prestigjioze evropiane, Ligën e Kampionëve.

Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve (4-4-2):

Portier
67710_NICE_LLORIS_170508.jpg

Hugo Lloris – Lyon
Francezi vazhdon ta vë në pikëpyetje ekzistencën e Gianluigi Buffonit si portieri më i mirë në botë. Lloris ishte bazë e fortë e një Lyoni në tranzicion, që arriti deri në gjysmëfinale. Ai u paraqit me intervenime spektakolare e bravuroze, duke u shpallur jo pak herë njeriu i ndeshjes, para se ‘Les Gones’ të kapitullonin ndaj Bayernit.

Mbrojtja
alves-dani.jpg

Dani Alves – Barcelona
اfarë do të bëjë Dunga? ثshtë në dorë të përzgjedhësit brazilian të zgjedhë ose Alvesin ose Maiconin në 11-shin startues në Botëror. Maiconi ka krijuar emrin e tij në rangun ndërkombëtar si mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, mirëpo në formacionin tonë të vitit, këtë vend e meriton Dani Alves. Thjeshtë, Barcelona nuk do të ishte Barcelona nëse nuk do ta kishte Alvesin në formacion. Ai ka plotësuar dy pozita gjatë gjithë sezonit, mbrojtës i djathtë dhe mesfushor i djathtë. Puna, dëshira dhe qëndrueshmëria janë tre nga atributet më të mira të Alvesit.
lucio-

Lucio – Inter
12 muaj pasi është përzënë nga Bayerni, ai është fitues i tripletës me Interin. Stili i tij unik i qëndrimit në mbrojtje, me një stil të driblimit të një vigani të vërtetë, e bën atë njërin prej mbrojtëse më të mirë në botën e futbollit. Paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve janë shenjë e dominimit dhe e deklasimit të dy prej sulmuesve më të mirë sot, Ibrahimovic dhe Drogba. Lucio ka qenë, është dhe do të mbetet një gjigant me një statikë të përkryer.
100223-bordeaux-m.jpg

Michael Ciani – Bordeaux
Ish-kampioni francez ka ndërtuar një lojë metodike të momentit gjatë fazës grupore, duke lënë vetëm dy pikë të ikin në fazën grupore. Bordeaux pati mbrojtjen më të mirë gjatë fazës së eliminimit direkt, ndërsa falënderimet për këtë i shkojnë kolosit francez, Michael Ciani, që përmbyll një sezon zhgënjyes me skuadrën e tij.
Zanetti.jpg

Javier Zanetti – Inter
Më në fund një medalje për legjendën argjentinase. 15 vitet e tij tek Interi kanë prodhuar nder, por asnjë nuk është ndjerë aq i mirë si triumfi i këtij viti. Veterani nuk është vënë në lojë për shkaqe sentimentale, duke luajtur në shumë pozita, varësisht nga kërkesa. Jose Mourinho e llogariti Zanettin si lojtarin më të rëndësishëm të klubit, ndërsa kjo u dëshmua kur kapiteni legjendar nënshtroi Milos Krasicin, Lionel Messin e shumë të tjerë gjatë garës. Vend i merituar për të palodhshmin Zanetti, që vazhdon të thyejë ligjet e fizikës.

Mesfusha
xavi.jpg
Xavi Hernandez – Barcelona
Xavi kompletoi më shumë pasime se i gjithë ekipi i Interit së bashku në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve. Kjo statistikë e tregon sezonin e maestros. Reprezentuesi spanjoll e ka bërë veten që të prekë çdo pasim, ndërsa diktoi tempin në secilën ndeshje në të cilën ai luajti. Paraqitjet e tij ndaj Arsenalit në çerekfinale, duhet të jenë mësim se si luhet në qendër të mesfushës. Mesfushori më i mirë në botë meritoi më shumë nga kjo garë, pasi që ai dëshmoi të jetë futbollisti më ndikues i Barcelonës.
27180_news.jpg
Bastian Shweinsteiger – Bayern Munich
Do të ishte mëkat nëse Xavi do të krahasohej me ndonjë lojtar tjetër, pasi që ai e ka bërë veten të jetë shumë larg të tjerëve. Sidoqoftë, nuk duhet ta mohojmë ‘Shweinin’ që luajti rolin e një Xavi te Bayerni. Me anë të pasimeve të kompletuara, qëndrueshmërisë dhe forcës, Shweinsteiger dha indikacione se çfarë mund të pritet nga ai, në të ardhmen. Një sezon i mrekullueshëm, por turp që përfundoi me disfatë.
sneijder_1539083c.jpg

Wesley Sneijder – Inter
E filloi sezonin si i dështuari i Real Madridit dhe përfundoi duke e ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve në Bernabeu. Ehh…ky është futbolli, aq kontrovers di të jetë në disa raste. Sneijder nuk humbi kohë për t’u përshtatur me jetën në Milano dhe menjëherë filloi të luajë përkundër lëndimeve, duke u bërë i preferuari i Mourinhos. Kreativitetin në lojë që shfaqi ai, nuk e bëri askush tjetër, ndërsa paraqitja në ndeshjen kthyese ndaj Chelseat ishte kulmi i karrierës së tij. Sidoqoftë, ishin dhe intervenimet e tij nga gjuajtjet e lira, që e shpëtuan Interin në mes të të ftohtit në Ukrainë dhe Rusi.
arjen-robben-bayern-

Arjen Robben – Bayern Munich
Nëse Sneijder dhe Robben vazhdojnë të mbajnë formën e tillë edhe me kombëtaren holandeze, atëherë kjo kombëtare ka gjasa të mëdha të shkojë larg në Botëror. Ashtu si Sneijder, edhe Robben ishte mjeti kryesor sulmues gjatë sezonit të Ligës së Kampionëve, pas largimit nga Bernabeu. Gola vendimtarë ndaj Fiorentinas, Manchester Unitedit dhe Lyonit, e dërguan Bayernin në finale, por kjo është gjysma e tregimit. Ai mbeti i palënduar gjatë gjithë sezonit dhe luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij.

Sulmi
117070509-hamburger-ivica-olic-bayern.9.jpg
Ivica Olic – Bayern Munich
Elegant, i qetë dhe i gjithanshëm. Asnjë prej këtyre virtyteve nuk e përshkruajnë stilin e lojës të Ivica Olic. Kroati ka një oreks të paparë për punë, ndërsa kjo shihet më mirë në golin e tij në momentet e fundit të sfidës ndaj Manchester Unitedit kur e tejkaloi si para ‘lagjes’ së tij, mbrojtësin më të mirë të majtë, Patrice Evran. Kur erdhi koha që dikush të merr përgjegjësi për të shënuar gola, nuk ishin 30 milionë eurot e paguara për Mario Gomezin, por ishte transferi i lirë i Ivica Olicit. Olic ishte njeriu që shënoi gola vitalë ndaj Juventusit, Unitedit, Lyonit, duke e shpjerë veten si sulmuesi numër një i Bayernit.
pre-diego-milito-inter_874778526.jpg
Diego Milito – Inter
Jo çdo lojtar mund të përjetojë sezonin e tij shpërthyes në moshën 31-vjeçare. Por, kjo është pikërisht ajo që i ndodhi ‘Princit’, që tani duhet të konsiderohet si ‘mbreti’. Në mënyrë të qetë, dalëngadalë gjatë dekadës ai u ngrit në formë, derisa erdhi koha kur ai të tregojë fytyrën e vërtetë prej sulmuesi këtë sezon. Argjentinasi ka shënuar ndaj kampionëve të Anglisë, Spanjës dhe Gjermanisë, duke dëshmuar se është më i madhi prej më të mëdhenjve në ndeshjet e mëdha. Një dygolësh i mrekullueshëm në Bernabeu ishte arritur me qetësi të paparë më parë, duke na rikujtuar golat në Coppa Italia dhe Serie A, duke u bërë kështu një kandidat për Topin e Artë. Diego Maradona, ky njeri duhet të jetë në njëmbëdhjetëshin startues të Argjentinës.

Lloris

Alves – Lucio – Ciani – Zanetti

Sneijder - Xavi - Shweinsteiger

Robben

Olic – Milito
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Champions League - Formacioni i sezonit.

Kush po i bon more kto tripa khaaaaaa .

Alvesi para MAICON-it hahaha .

Lorisi para J.Cesarit phaaaaaa .
 
Titulli: Champions League - Formacioni i sezonit.

Kete formacion vete e ke bere lol :p
Tani te vesh Alves ne vend te Macion nuk me duket e llogjikshme nga vet fakti qe interi fiton champions e qe ne formacion me Brazilin eshte Macion ne vend te Alves.
Klasifikimi i fifes per portieret ishte qe J.Cesar ishte nje nder 3 me te miret e botes :)
 
Titulli: Champions League - Formacioni i sezonit.

nese nuk besoni hini ne telegraf i keni krejt po mos folni palidhje se kjo nuk esht per serie a po per champions league
 
Titulli: Champions League - Formacioni i sezonit.

nese nuk besoni hini ne telegraf i keni krejt po mos folni palidhje se kjo nuk esht per serie a po per champions league


Nuk e pata un me ty nuk e pash ne telegraf niher dmth e pash ktu ma heret tani ntelegraf , amo edhe kta telegrafi katastrofik .

amo nuk e pata me ty un po me ata qe e kan bo ket send .
 
Titulli: Champions League - Formacioni i sezonit.

aha ok veq nuk e esht veq ne telegraf e kan qit edhe tjerat kto
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top