Champions-Europa League

Juventusi gjen fitoren në Champions, Atalanta e Gjimshitit barazon ndaj Villarrealdybala-1100x620.jpg

Juventusi është një tjetër skuadër në Champions League. Bardhezinjtë kanë arritur të marrin vetëm një pikë këtë sezon në 3 ndeshjet e para të Serie A, ndërsa Champions League ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.

Skuadra e drejtuar nga Allegri triumfoi 0-3 në transfertë ndaj suedezëve të Moldes, duke bindur edhe në lojë. Golat u shënuan nga Sandro, Dybala e Morata që në pjesën e parë.

Ndërkohë, Atalanta, me Gjimshitin në mbrojtje, u mposht në Spanja nga Villarreali. Skuadra italiane arriti të shënojë e parë me anë të zviceranit Freuler, ndërsa Villarreali barazoi në fundin e pjesës së parë me Trigueros. Në pjesë e dytë, Danjuma kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Gosens barazoi shifrat, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Manchester United u mposht 2-1 nga Young Boys.

Bayern Munchen shkatërron sërish Barcelonën​

Bayern Munchen e ka bërë rrugë tashmë ndaj Barcelonës duke e mposhtur me lehtësi. Këtë herë, në ndeshjen e parë të grupit në Champions League, kampionët e Gjermanisë kanë triumfuar 0-3 në “Camp Nou”.

Pa Lionel Messin, Barcelona ishte një ekip pa busull në fushën e lojës. Gjermanët e udhëhequr nga polaku Lewandowski dominuan totalisht sfidën.

Goli i parë u realizua nga Muller në minutën e 33. Dominimi vijoi dhe në pjesën e dytë, ku Lewandowski realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e vulosur ndeshjen në 3-0. Takimi tjetër i këtij grupi mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës u mbyll në barazim pa gola.

Ndërkohë, Chelsea mori një tjetër fitore të dhuruar nga belgu Lukaku, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Zenit.

a2news.com
 

■ Inter, tre gola për të mposhtur “makthin” e Champions, Real shpartallon ShaktarinInter-dzeko-sheriff-1100x620.jpg

Inter mposht Sherif Tiraspolin me rezultatin 3-1, dhe rikthehet në lojë për kualifikimin në grupin D.

Ekipi i Sherifit ndodhej jo pa surprizë në krye të renditjes pas fitoreve me Shaktar dhe Real Madrid, por moldavët sot nuk shprehën lojën që i karakterizon.

Pas disa rasteve, Inter kaloi në avantazh me bomberin Dzeko në minutën 34, me Interin që nuk dyfishin dot gjatë pjesës së parë.

Ekipi i Tiraspolit gjendet gjithsesi në një periudhë të artë të historisë së saj, dhe luksemburgezi Till arrin të shënoi me goditje dënimi në minutën 54, pasi kishte gjunjëzuar në sekondat e fundit “Los Blancos” në Bernabeu.

Por teksa tek tifozët e Interit po riktheheshin makthet e sezoneve të fundit në Champions, Arturo Vidal shkriu tensionin në San Siro me golin e tij në të 58 -ën. Interi zhbllokohet duke pasur raste të shumta, dhe trefishon me mbrojtësin De Vrij dhjetë minuta më pas.

Interi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Real Madrid shpartalloi 0-5 Shaktarin në Ukrainë, duke marrë kreun e renditjes me 6 pikë, po aq sa Sheriff, në një grup tashmë të hapur.


Champions League, Milan shuan shpresat për kualifikim1634665305_216843_1634672262_noticia_normal-1100x620.jpg

Milan ka zhgënjyer në Portugali, në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Portos, duke humbur 1-0 dhe duke shuar shpresat për një kualifikim të mëtejshëm në Champions League.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Diaz, në minutën e 65.

Kuqezinjtë e shohin veten në vend të fundit, me 0 pikë pas 3 ndeshjeve të para, në grupin që kryesohet nga Liverpool me 9 pikë, i ndjekur nga Atletico Madrid dhe Porto, me nga 4 pikë secila.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Liverpool mundi në transfertë Atletico Madrid me rezultatin 2-3, në një ndeshje ku Griezmann shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë ekipin spanjoll me 10 lojtarë atëherë kur kishte më shumë nevojë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme,
Leo Messi përmbysi me dy gola Leipzigun, duke i dhënë fitoren 3-2 PSG;
Ajax shkatërroi 4-0 Borussia Dortmund;
City mposhti 5-1 Club Brugge; Sporting fitoi në Turqi 4-1 ndaj Besiktas,
ndërsa Real Madrid shënoi 5 gola në Ukrainë ndaj Shakhtar.

A2news.com
 
Milan ka zhgënjyer në Portugali, në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Portos, duke humbur 1-0 dhe duke shuar shpresat për një kualifikim të mëtejshëm në Champions League.
Pupupu 😆
Shahrukh Khan Omg GIF by kabhikhushikabhigham
 

Juventus nuk njeh krizë në Champions, Cristiano ndal sërish Atalantëndybala-1100x620 (1).jpg

Edhe pse në Serinë A po kalon një krizë të thellë, Juventus po shfaq krejtësisht një tjetër fytyrë në Champions League.

●Bardhezinjtë mposhtën 4-2 Zenitin, me Paulo Dybala protagonistin e ndeshjes. Argjentinasi shënoi dy gola dhe dha një asist për Chiesa, ndërkohë që Morata shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri ruan kreun e grupit H, me pikë të plota (12) pas 4 ndeshjesh, duke u kualifikuar në 1/8 e kompeticionit. Chelsea ndjek me 9 pikë, pas fitores ndaj Malmo me rezultatin 0-1.

●Ndërkohë, Atalanta barazoi 2-2 ndaj Manchester United, në ndeshjen ku u rikthye Berat Gjimshiti pas dëmtimit në krah që pësoi me Shqipërinë. Ilicic dhe Zapata shënuan golat për ekipin italian, ndërsa Cristiano Ronaldo barazoi dy herë rezultatin.

●Bayern Munchen shkatërroi 5-2 Benfica, me 3 gola të Robert Lewandowski, i cili humbi edhe një 11-metërsh. Gjermanët jo vetëm që kualifikohen në raundin tjetër të Champions League, por sigurojnë edhe vendin e parë në grup kur duhet të luhen edhe dy ndeshje.

●Në ndeshjet e tjera, Barcelona arriti një fitore shumë të nevojshme ndaj Dinamos së Kievit (0-1);

● Sevilla u mposht në shtëpi nga Lille 1-2 dhe
● Villarreal mundi 2-0 Young Boys

A2news.com
 

Inter mposht Shakhtar, kualifikimi një hap largdzeko-1080x720.jpg

Inter ka mposhtur më në fund ukrainasit e Shakhtar Donetsk, duke pasur kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League vetëm një hap larg.
Zikaltërit, falë një dygolëshi të Edin Dzeko, morën 3 pikë në San Siro, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve në grup e duke marrë kreun e renditjes.
Tashmë, ekipit të drejtuar nga Simone Inzaghi i mjafton që Sheriff Tiraspol të mos fitojë ndaj Real Madrid, për të zyrtarizuar kalimin e grupit
A2news.com
 

Mrekulli nga Mesias, Milani mund Atletikon e shpreson përsëribandicam-2021-11-24-19-49-18-397.jpg

Milani ka marrë një fitore mbresëlënëse në një ndeshje shumë të luftuar në fushën e Atletiko Madrid, duke ringjallur përsëri shpresat që ka për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve.
Dueli ka qenë shumë i luftuar, me duele të shumta dhe me rastet më të mira që erdhën vetëm në fundin e pjesës së dytë. Atëherë erdhi edhe goli i Mesias, kur regjistrohej minuta e 87 e ndeshjes, duke i dhënë një fitore që për momentin mban kuqezinjtë në vendin e tretë në grup duke kapërcyer spanjollët.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, pasi Liverpuli mundi Porton dhe bëri që situata të jetë plotësisht e hapur, me secilën nga tre skuadrat që e ndjek që mund të sigurojë vendin e dytë.

Panoramasport.al
 
Messi mbreme sikur te kishte dalur per shetitje buze liqenit... zero angazhim, zero emocion.

Largimi nga Barca e ka thyer.
 
Messi mbreme sikur te kishte dalur per shetitje buze liqenit... zero angazhim, zero emocion.

Largimi nga Barca e ka thyer.
Nuk esht kollaj te ambjentohesh ne nje klub tjeter aq me teper kur nuk dalin ne lojen tende (te mesit )
 
Nuk esht kollaj te ambjentohesh ne nje klub tjeter aq me teper kur nuk dalin ne lojen tende (te mesit )

Ronaldo ka nderru shume me shume clube por e le shpirtin ne fushe me secilin club.

Messi duhet te jete me kerkues sepse PSG ka ambient tjeter nga Barcelona. Lojtaret jane me egoist dhe nuk e 'ushqejne' me topa gjithe kohen.
 
Ronaldo ka nderru shume me shume clube por e le shpirtin ne fushe me secilin club.

Messi duhet te jete me kerkues sepse PSG ka ambient tjeter nga Barcelona. Lojtaret jane me egoist dhe nuk e 'ushqejne' me topa gjithe kohen.
Ky esht dallimi sepse nje lojtar nuk ben gje vetem nese nuk ka skuadren qe e furnizojn prandaj loja ne grup esht me efikase .
 

Champions League, Bayern-Barcelona do të luhet pa tifozëbarcelona-bayern-1280x720.jpg

Më 8 dhjetor luhet ndoshta sfida më e rëndësishme e fazës së grupeve në këtë edicion të Champions League. Bayern Munchen pret Barcelonën në “Allianz Arena”, me spanjollët që duhet të fitojnë me patjetër, në të kundërt rrezikojnë të eliminohen.
Në duelin vendimtar, në ndihmë të katalanasve erdhi vendimi i guvernatorit të Bavarisë, Markus Soeder. Ai vendosi që ndeshja të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19.
Mungesa e tifozëve mund ta ndihmojë Barcelonën, edhe pse përballë superfuqisë me emrin Bayern, “blaugranat” duhet të zhvillojnë ndeshjen e jetës.

A2news.com
 

Shanset e kualifikimit, ja si ia del Milani për kalimin në raundin e fazës me eliminim direkt

milan.jpg

Renditja e Grupit B ku Milani bën pjesë në Champions është: Liverpuli i pari me 15 pikë dhe tashmë i kualifikuar, Porto në vendin e dytë me 5, teksa Milani dhe Atletiko kanë nga 4 pikë.
Çfarë duhet të bëjnë kuqezinjtë për të marrë vendin e dytë?

Fillimisht duhet të mendojnë për fitoren ndaj Liverpulit dhe më pas të shpresojnë për disa kombinime. Porto do të përballet me Atletikon në shtëpi dhe nuk duhet të fitojë, pasi ndryshe do të siguronte vendin e dytë duke lënë jashtë “Djallin”. Me një barazim në këtë ndeshje dhe me fitoren e Milanit, italianët do të kualifikoheshin (7 pikë Milan, 6 Porto dhe 5 Atletiko).

Opsioni tjetër ka të bëjë me rastin në të cilin Atletiko fiton në Portugali, gjithmonë duke marrë si të mirëqenë fitoren e kuqezinjve. Në atë moment Milani dhe Atletiko do të shkonin në 7 pikë, me përplasjet direkte të barabarta (1-2 për Atletiko në “San Siro”, 0-1 për Milanin në “Wanda Metropolitano”).


MËNYRAT – Në këtë rast do të vazhdonim të shikonim diferencën më të mirë të golave të përgjithshëm midis dy skuadrave: Milan aktualisht në -2, Atletiko në -3. Pra, Djalli me një gol avantazh që mund të rezultojë shumë i rëndësishëm. Nëse edhe diferenca e golave do të ishte e barabartë, atëherë do të varet nga golat e shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit: Milani përpara me 5 gola të shënuar, Atletiko me 4.

Nëse edhe ky kriter do të ishte i barabartë, do të ishte e nevojshme të shiheshin golat e shënuar në transfertë në të gjithë grupin: Milan ka 3, Atletiko në 2, me kuqezinjtë përsëri në avantazh.

Në rast të një barazimi të mëtejshëm, do të duhej të shiheshin fitoret jashtë në të gjithë grupin dhe këtu “Los Colchoneros” do të ishin përpara: aktualisht 1 me 1, por me fitoren ndaj Portos, në Portugali, ekipi i Simeones do t’i kalonte kuqezinjtë në këtë kriter.

PANORAMASPORT.AL
 

“Brozoviç lider, në Champions nuk bëhen llogari”, Ançeloti: Ky Inter më pëlqen, s’fola me Pipon

Për Karlo Ançelotin mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu” do të ketë një atmosferë derbi, duke parë rivalitetin e ish-milanistit për shumë vite me Interin. Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, në stolin e zikaltërve tashmë ulet Simone, vëllai i një prej lojtarëve me të cilët “Kerleto” bëri historinë dhe fitoi çdo titull të mundshëm në vitet me “Djallin”, ndonëse përpara kësaj sfide ai pranon se nuk e ka telefonuar Filipo Inzagin, që t’i spiunojë idenë e futbollit të të vëllait:anceloti1.jpg
“Jo, nuk kam folur me ‘Pipon’ në telefon, ndonëse e pranoj se do të jetë një përballje shumë e bukur me Interin. Si zikaltrit, ashtu sikurse ne mendoj se jemi dy skuadra që janë përmirësuar ndjeshëm, prandaj besoj se do të jetë një duel shumë i bukur në fushë. Pasi të dyja e kemi arritur kualifikimin, pres që të dëfrehem mbrëmjen e nesërme (sot). Vendi i parë në lojë? Po, është e vërtetë që luhet për kreun e grupit dhe normalisht dikush mendon se vendi i parë të ofron një short më të lehtë.

Por në Champions, e lehtë apo e vështirë, është e sigurt se për t’i shkuar deri në fund duhet t’i mundësh të gjitha. Prandaj, është e kotë që të mendoj këtë fakt, sepse në mos në 1/8-at, në çerekfinalet e në vazhdim, kush kërkon trofeun, duhet të mundë këdo”. Për sa i përket forcës së kundërshtarit, Karlo Ançeloti duket qartë se e ka studiuar me vëmendje Interin e Simone Inzagit:
“Më pëlqen mënyra se si ata luajnë, por ne mos të harrojmë se vijmë nga 8 fitore radhazi dhe duam ta zgjerojmë edhe më shumë këtë seri. Luajmë në shtëpi dhe akoma më shumë se kaq, unë dhe lojtarët e mi jemi pjesë e klubit më të fortë në botë, prandaj pritshmëritë te Reali janë gjithmonë shumë të larta.


Çfarë më tremb tek Interi? Nuk është se më tremb gjithçka, duke parë sesa shumë kam kaluar, apo akoma më tepër për entuziazmin që më është rikthyer, me të firmosur sërish në Madrid. Por nuk e fsheh se Brozoviç i Interit më pëlqen shumë. Ai është lideri dhe lojtari kyç i zikaltërve. Prandaj, bllokimi i tij, në lëvizjet me dhe pa top do të jetë çelësi i ndeshjes”, tha Ançeloti.rea.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top