Cfare eshte marredhenia “jo-jo”.

Lauri

Anunnak
Fjaloseni dhe pajtoheni? Ndërpriteni këtë lidhje!

Të jesh në martesë nga dashuria dhe respekti, është gjë e bukur. Për fat të keq, të gjitha lidhjet nuk janë të tilla. Nëse jeni në një lidhje të luhatshme, e cila është para shpërthimit, kjo lidhje nuk ju dërgon askund.
Shpeshherë ndodh që në lidhje të futemi nga disa arsye të gabuara dhe me shpresë se do të përmirësojmë një pjesë të jetës sonë. Sikur nuk edimë se vetëm lidhja nuk mund ta përmirësojë një gjë të tillë. Si pasojë e kësaj pason ndarja e shpeshtë me partnerin dhe fjalosje të shumta, por edhe me falje dhe pajtim. Këtë marrëdhënie të ftohtë – të ngrohtë, psikologët e quajnë marrëdhënia “jo-jo”.

cop.jpg

Termi “jo-jo” do të thotë situatë në të cilën partnerët rregullisht ndahen e bashkohen dhe i kthehen njëri tjetrit. Marrëdhëniet e tilla në rrafshin emocional janë shumë të vështira dhe të lodhshme. Madje ka shumë njerëz që në lidhje të tillë shohin romancë, e kjo marrëdhënie e ka edhe çmimin emocional.
Personat nga marrëdhënie të tilla nuk janë të aftë për t’i zgjidhur problemet dhe i fshehin ato nën tepih, janë shumë kritikë, janë të ekspozuar ndaj agresionit verbal dhe nuk janë të pjekur që nga marrëdhënia të ndërtojnë diçka të bukur.
Frika nga vetmia nuk është arsye për t’u martuar
Njerëzit e kanë të vështirë të heqin dorë nga një marrëdhënie. Besojnë se kanë investuar shumë emocione, mund dhe kohë, prandaj edhe mbajnë shpresë se dashuria e tyre do të mbijetojë. Edhe pse në thellësi e dinë se lidhja nuk është e mirë, shumica prej tyre kanë frikë të ballafaqohen me vetminë, e cila pason pas shkurorëzimit, prandaj pajtimi me partnerin u duket si zgjidhja më e mirë e mundshme.
Nëse partnerët kanë fëmijë, atëherë marrëdhënia komplikohet edhe më shumë.
Fëmijët zakonisht janë arsyetimi për të ëndërruar bashkë në martesë, ndërsa partnerët vazhdojnë të besojnë se dashuria ndaj fëmijëve do t’i ofrojë me njëri-tjetrin. Ky është një qëndrim krejtësisht i gabuar, ngase fëmijët do të ju duan njësoj.

Si të dilet nga ky ngërç
Pranojeni se jeni në lidhjen e ashtuquajtur “jo-jo”. Së pari, pajtimi deri diku është i kuptueshëm, e së dyti mund të jeni kapluar nga stresi. Por, herën e tretë duhet të ballafaqoheni me realitetin: ju nuk jeni për njëri-tjetrin.
Ndërpriteni çdo kontakt. Mos mendoni se do të mund të mbeteni vetëm shokë. Kjo është humbje kohe. Shumica e njerëzve mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë nëse vazhdojnë të shoqërohen me partnerin. Mirëpo, kjo pothuajse kurrë nuk ndodh.
Jini real dhe askujt mos i dhuroni shpresa të rreme, e nëse mendoni se me një problem të tillë nuk mund të ballafaqoheni i vetëm, kërkoni ndihmën apo këshillën e psikologut.
/forumotion
 
kjo konsulta me 1 psikolog mendoj se i ndihmon sh ciftet. ndonjehere ngerçet ngecin sepse thjesht nuk gjehet menyra me zgjidh nyjen. Mendoj se nqs ka dashuri ne mes, mund te gjehet zgjidhja e cdo gjeje.
 
Shume e vertet ate cfare studimi pershkruan me siper.
Me sinqeritet me duket nje tmerr i vertete te jetosh ne nje lidhje, kur si kryefjale ka zenka dhe pajtim.
Personalisht s`do shtyja dot asnje muaj ne nje lidhje te tille.
Njeriu duhet te vlersoj si cilsi primare ne jeten e ti,te jetoje ne qetesi me veten dhe tjeret per-rreth,dhe nese me ata qe vendose te ndash jeten apo perditshmerin ,nuk arrine te gjesh kete ekujliber .Atehere duhet absulutisht ndarja.
dhe nje fillim i ri.
 
Termi “jo-jo” do të thotë situatë në të cilën partnerët rregullisht ndahen e bashkohen dhe i kthehen njëri tjetrit. Marrëdhëniet e tilla në rrafshin emocional janë shumë të vështira dhe të lodhshme. Madje ka shumë njerëz që në lidhje të tillë shohin romancë, e kjo marrëdhënie e ka edhe çmimin emocional.

Po arriti puna deri tek kto lojrat ndahu-pajtohu me mir jepi fund se s'ke gje ne vije.
 
Po arriti puna deri tek kto lojrat ndahu-pajtohu me mir jepi fund se s'ke gje ne vije.
Ate bera dhe une...... shyqyr qe fejesa ishte pa celebrim...... se do ja kisha ngrof pak xhepin.....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top