Cfare eshte mardhenia publike?

*deliza*

VIP
V.I.P
Cfare eshte mardhenia publike?

اfarë tjetër ju mund ta quani një disipline njerëzore, natyra e se cilës vendosmerisht është e rrenjosur ne principet qe, njerëzitë veprojnë sipas perceptimit te fakteve, me pas krijojne, ndryshojnë dhe perforcojne opinionin publik duke takuar, bindur dhe nxitur drejt aksionit shumë njerëz, sjelljet e te cileve ndikojne tek organizata?

Unë e quaj marredhenie publike dhe qartë një fenomen natyror.
Ne fakt unë besoj se është kushti paraprak i marredhenieve publike. Vecanerisht kur ajo lidhet me mbijetesen teresore te organizates, duke i shnderruar suksesshem perceptimet dhe prej këtu, sjelljet e grupeve te caktuara te njerëzve, element i rëndësishëm për suksesin e kompanise.

Sepse marrëdhëniet publike janë te percaktuara zakonisht nga çfarë njerëzitë mendojnë rreth një sërë faktesh qe gjenden përballë te vërtetës se çështjes, dhe qe na keshillojne me së miri te fokusohemi mbi këto premisa themelore.

A mos ndoshta ajo kthehet ne më pak se një fenomen ndërkohë qe aplikon magjine e saj ne botën reale?

Jo. Me saktë është shkalla e ndryshimit te sjelljes njerëzore qe shkatohet përmes planifikimit cilesor , ajo qe percakton suksesin apo deshtimin e një programi te marredhenieve publike.

Ne eksperiencen time ekziston një pajtueshmeri e plotë qe njerëzitë me te vërtetë veprojnë mbi perceptimet e tyre rreth fakteve dhe mënyra se si ata reagojne mbi këto fakte, aktualisht ndikon ne sjelljet e tyre.

Për mua, te kuptuarit individual i këtyre fakteve duhet te jetë një proces i vazhdueshem informimi mbi sjelljet e njerëzve, nëse këto ndihmojne ne arritjen e qellimeve dhe objektivave te organizates.

Një strategji marredheniesh publike, e kombinuar me taktika komunikimi efektive, ju udheheq direkt për ne vijen e finishit, pra ne perceptime te ndryshuara, sjellje te modifikuara, klient/sipermarres te kënaqur. Me fjale te tjera, kur këto ndryshime ne përceptim dhe sjellje qartësisht ndeshin qëllimin origjinal te vënë ne fillim te programit për modifikim te sjelljeve, atëherë perpjekja e marredhenieve publike mund te konsiderohet e suksesshme.

Kështu qe, çfarë vjen e para? Unë besoj se perceptimi individual i fakteve është drita udheheqese për tek ndryshimi sjellor dhe qe diçka mund te jetë bërë rreth këtyre perceptimeve.

Ndaj, çfarë vjen si fillim? Unë besoj se pranimi i idesë qe perceptimi individual i fakteve është drita orientuese drejt ndyshimeve se mënyrës se te sjellurit, dhe se mund te bëhet dikca rreth këtyre perceprimeve. Ndërkohë qe asnjë njeri nuk e pranon këtë, mund te them se faktikisht kjo më ka ndihmuar ti jap formë karrieres sime ne mardhenie me publikun.

Pyesja veten pak kohe me pare, gjithsesi pse jam duke punuar ne marredhenie publike? Pergjigja qe mora thjesht forcoi bindjet e mia. Mos ndoshta ishte se unë duhet te krijoja publicitet për sipermarresit e mi ose klientet? Shpesh here po, por e kuptova qe ai ishte thjesht një hap i perkoheshem i cili është krijuar për t'i pershtatur perceptimet dhe mënyrën e te sjellurit te audiences se perzgjedhur. E njëjta përgjigje përdoret ne çdo taktike si për krijimin e eventeve interesante, për dhenien e pergjigjeve efektive ndaj krizave dhe çeshtjeve publike paksa delikate ashtu si dhe për menaxhimin e marredhenieve te investitoreve ose paraqitjen e dikutimeve te rëndësishme.

Po, këto lloj taktikash janë hallka shumë te rëndësishme për sekuencen e zgjidhjes se problemeve ne mardhenie publike, por gjithsesi vetëm si një hap i perkoheshem i krijuar për t'i pershtatur perceptimet dhe mënyrën e te sjellurit te audiences se perzgjedhur.

Fakti qëndron se, asnjë organizate- biznes, sektor publik ose jo fitimprures - nuk mund te këtë sukses ne ditet e sotme ne qoftë se sjelljet e audiences se tij me te rëndësishme nuk janë ne sintoni me objektivat e organizates. Kjo do të thotë se profesionistet e marredhenieve publike duhet te pershtasin sjelljen e dikujt ne qoftë se ata janë aty për te ndihmuan ne permbushjen e synimeve te sipermarresit/klientit dhe për te fituar edhe një pagese. Gjithçka te drejton drejt këtij perfundimi.

Ne momentin qe karakteristikat e fenomenit natyror te mardhenieve publike janë kuptuar, janë një seri veprimesh qe fillojnë te shfaqen si:

-Indentifikimi i problemit
-Identifikimi i audiences se perzgjedhur
-Caktimi i qellimeve te marredhenieve publike
-Pergatitja e mesazheve bindese
-Perzgjedhja dhe zbatimi i taktikave kyçe te komunikimit
-Monitorimi i progresit
-Dhe guri i fundit? Arritja e synimit te sjelljes se modifikuar

Dhe ne marrim një bonus ne këtë rast sepse jemi duke perdorur një standart pothuasje perfekt te performances se marredhenies publike. Me këtë dua te them se si ju mund te matni rezultatin e një aktiveteti më me kujdes se sa kur ju fare mirë e arrini synimin e percaktuar ne fillim e atij aktiviteti? Ju nuk mundeni. ثshtë sukses i pastër.

Patjetër, për aq kohe qe ne zhvillojmë atë aktivitet taktik te pershtatur, jemi duke ushqyer ne këtë mënyrë mardhenien midis audiences sone se perzgjedhur dhe sipermarresit/klientit te bisnesit duke lustuar ne këtë mënyrë reputacionin e organizates, sherbimin dhe produktin te saj.Ne do të bëjmë me te miren e mundshme qe ta bindim audiencen tonë te perzgjedhur te bëj atë qe sipermarresi/klienti ynë deshiron qe ajo te bëj. Dhe ndërkohë qe kërkojmë mirekuptim dhe pranim publik për atë sipermarres/klient, ne duhet te sigurohemi qe aktiviteti ne te cilin marrim pjesë jo vetëm qe është ne përputhje me ligjin, por ne mënyrë te dukshme i sherben interesave publike.Me pas ne do të nxjerrim çdo taktike te mundshme për ti hedhur ata individe ne veprim. Dhe ne këtë rast sipermarresi/klienti ynë do të jetë i kënaqur qe ne i kemi sjell gjërat deri këtu.

Por kur sipermarresi/klienti ynë do jetë plotësisht i kënaqur me rezultatet e prodhuara te mardhenies publike? Vetëm kur perpjektet tona për te "arritur, bindur, dhe hedhur ne veprim" kanë sjell si përfundim modifikimin e dëshiruar dhe te dukshëm ne sjellen e audiences se perzgjedhur mbi te cilën ne dhe ata duam te ndikojme

Sipas kendveshtrimit tim, kjo është një premise thelbesore e një fenomeni public te ashtu quajtur mardhenie publike dhe konteksti strategjik ne te cilin ne duhet te veprojmë.

albpr.org
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Tre raste te përdorimit te Marredhenieve Publike ne mënyrë te efektshme:

Të besh me te miren ne një situate te keqe

Nga Prof. Dr. Steven R. Van Hook

Fjala krize vjen nga greqishtja krisis, qe ka kuptimin "vendim". Të gjithë jemi gjendur para një situate te tillë. Këto momente konkretizohen me mirë kur jemi te trysnuar qe ne çast te marrim një vendim për mënyrën e veprimit. Të shkojme majtas apo të shkojmë djathta? Të luftojme apo t'ia mbathim me vrap? Të ofrojme një shpjegim, apo te bertasim me te madhe?

ثshtë një provë e vërtetë e asaj se çfare jemi, qoftë si kompani apo si person, se si i bëjmë ballë situatave ne mes te një krize. Lajmi i keq është se ne kurrë nuk e dimë me siguri sa te mirë jemi për ta bërë këtë derisa vjen koha e proves. Lajmi i mirë është se ne mund ta pergatisim veten ne princip.

Ekzistojne tre mënyra te zgjuara për t'iu qasur situatave te krizave:

1) Shmang një krize ne rradhë të parë (pak parashikim ka vlera sa një liste me kura);
2) Adresim i shpejte dhe zgjidhje e problemit te krizes para se te shkallezohet;
3) Kerkimi i rrugëve te mundshme, për ta kthyer krizen tuaj ne një oportunitet.

Me poshte gjendet një model klasik se si një krize mund te shndërrohet ne një oportunitet fal një Marredhenie Publike te mirë:

Ne vitin 1986 dikush vendosi kapsula te helmuara me sasi vdekjeprurese te cianidit ne shishet e Johnson and Johnson qe gjendeshin ne raftet e një magazine. Kompania u ndodh para një krize faktike. Pike së pari ajo terhoqi nga tregu gjithë mostrat e këtij produkti me vlerë 300 miljone dollare.

Me pas kompania futi amballazhues me element sigurie, te cilat u bene shkak ndryshimi për gjithë industrine. Por me e rendesishmja ishte se kompania u gjend e pregatitur, veproi me gjakftohtesi, iu përgjigje pyetjeve te ashpra dhe në fund arriti te mbante dominimin e saj ne treg. Ata shfrytezuan median për te demonstruar shqetesimin dhe vendosmerine e tyre për zgjidhjen e krizes. Ka qenë një mesazh kurajoz dhe udhëheqës, përmes marredhenieve publike efektive.

Situatë tjetër nga California:

Ky rast ka ndodhur ne Los Angeles ne kohën e një thatesire te gjatë, kur një tubo e gjerë uji shpertheu ne mes te Ventura Boulevard, një prej rrugëve me te populluara, duke shkaktuar çarjen e tokes ne pjesë. Uji mbuloi rrugë dhe trotuare duke detyruar bizneset qe te mbylleshin. Zona u bllokua teresisht, kështu qe asnjë prej konsumatoreve nuk mund të shkonte ne këto biznese. Por mediat e lajmeve gjendeshin kudo. Një prej bizneseve ne zonen e permbytur ishte edhe një restorant hamburgerash me emrin Mel's Diner.
 

*deliza*

VIP
V.I.P
Marredheniet Publike përmes kulturave:
Të ndertojme ura ndërkombëtare komunikimi

Industria e marredhenieve publike (MP) është pergjegjese për krijimin dhe mirëmbajtjen e e marredhenieve midis klientit dhe konsumatoreve. Nepermjet fushave të ndryshme si menaxhimi i markave, mardheniet me median dhe menaxhimin e krizave, punonjesit e marredhenieve publike përpiqen qe te rrisin interesin dhe besueshmerine e produktit ose kompanise.
Punonjesit e MP-se janë me se te kujdesshem për këtë gjë, kur bëjnë bisnes.Brenda kombit dhe kulturës se tyre, megjithëse, kur bëjnë bisnes me një audience të huaj është thelbesore qe ndryshimet nderkulturore te vihen re.
Për te ilustruar kujdesin qe duhet treguar ndaj impaktit nderkulturor nga i cili varet suksesi ose deshtimi i fushates se Mp-ve po japim shembullin e mëposhtëm:
Kompania Pepsodent u perpoq qe te shiste pasten e saj te dhembeve ne Azine juglindore duke theksuar se ajo "pastron dhembet tuaja". Ajo çfarë zbuluan ata ishte se qytetaret aty preferonin me mirë te hanin arra dhe bajame ne mënyrë qe tu nxiheshin dhembet sepse u dukeshin me terheqese kështu. Ndaj mbrapa gjithë kësaj fushate kompania e marredhenieve publike analizoi temat nderkulturore qe kishin ndikuar ne produktin e tyre Pepsodent, dhe mënyrat se si ky dështim mund te ishte shmangur.
Ndryshimet nderkulturore mund te ndertojne ose shkaterrojne një fushate mardheniesh publike. Ndaj është thelbesore qe praktikuesit e MP gjatë kohës qe merren me fushata mardheniesh publike qe perfshijne elemente nderkulturore te jenë te mirë informuar dhe ti analizojne këtë ndryshime përpara se ti nisisn këto fushata ne mënyrë te tillë qe te evitojne deshtimin.

Gjuha dhe kultura

Ne mënyrë te tillë qe fushata e marredhenieve publike te jetë e sukseshme jashtë vendit, një vleresim i gjuhës dhe i nuanceve te saj kulturore është mëse i domosdoshem për t'u kryer.
Personat qe merren me MP dhe industrite e reklamave sulmohen nga reklama te përkthyera shumë keq, më pak ose aspak kuptim për gjuhën vendase, dhe kjo shpesh here i çon ata drej falimentit. Për shembull, kur Fordi hodhi ne treg "Pinto-n" ata u çuditen pse ne Brazil shitjet e tyre ishin pothuajse te vdekura. Fatmiresisht ata zbuluan se brazilianet nuk deshironin qe te udhetonin me makina qe quheshin "Pinto" أ¢â‚¬“ "Organe mashkullore shumë te vogla" ndaj menjehere i ndryshuan emrin.
Perkthimet e dokumentave, sloganeve dhe literatures duhet te kontrollohen disa here para se te publikohen në lidhje me ndyshimet gjuhësore nderkulturore dhe nuancat e tyre; kjo nuk duhet te ndodhi vetëm midis gjuhëve por edhe brenda tyre. Edhe brenda anglishtes ka ndryshime te tilla. Për shembull, linja airore UAL theksoi një artikull rreth Paul Hogan, ylli i "Krokodilit Dundee", me sloganian 'Paul Hogan fle jashtë" e cila ne Britani dhe Australi perkthehej si zhargon rreth "parades se homoseksualeve".

Fjalët e folura
Marredheniet publike qe angazhojne komunikimin gojor si konferencat e shtypit ose intervistat, këto ngjarje duhet te pergatiten brenda kornizave te ndyshimeve nder kulturore. Me pak fjale, stili i të folurit dhe përmbajtja e tyre ndyshon nëpër kultura të ndryshme.
Stilet e komunikimit te Australianeve dhe Britanikeve janë pershkruar si "te hollesishme", qe do të thotë se mesazhi transmetohet vetëm nëpërmjet fjalëve.


albpr.org​
 
Top