Cfare do thote te falesh per ju...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Eshte nje fjale qe ka shume kuptim,shume rendesi ne mardheniet njerzore.
Pa perjashtim jemi te falur, dhe ata qe falim!
Sepse e tille eshte jeta njerzore.
Eshte nje bashkpunim.
Atehere pyetja e thjeshte eshte,cfare personifikon falja per cdo kend nga ne;

Po e filloj per veten.
shpesh Falja ka te bej me qetesine tone,por dhe me paqen e largimin te nje situate qe krijohet rreth nesh dhe e shkeput me nje falje dhe largim.
Por si ndihemi kur gabojme dhe na falin!?
Mendoj qe aty testojme njerzit qe na duan dhe na vlersojne vertete.
Dikush qe te fal,do te thote qe per te ke nje rendesi te vecante,je pjese e rendesishme , asaj njohje,miqesie apo lidhje.


Per ju cfare do thote te falni dhe t`iu falin?
 
Per ju cfare do thote te falni dhe t`iu falin?
Të falësh është gjest hyjnor.
Unë fal, duke u larguar përgjithmonë, por duhet vërtetë të më lëndojnë deri në palcë.

Kam gabuar njëherë shumë keq. Kam lënduar një kolege duke bërë shaka, pa asnjë qëllim të keq. Edhe pse kanë kaluar vite dhe ajo gjithmonë ka vazhduar të jetë e qeshur, unë kurrë nuk i a kam falur vetes. Ta them të drejtën, nuk e di a do ndihesha ndryshe sikur mos të ma kishte falur.
 
Unë i fal njerëzit duke i harruar.
Unë nuk mbaj miqësi me dikë nëse më ka bërë keq.
As nuk hakmerrem.
Ama nuk ja vlen ti flas më :);)
Ktu përfshij edhe njerëzit e afërm.
 
Të falësh do të thotë t'i lësh të tjerët të shkojnë bashkë me gabimet e tyre ,dhe të marrësh pranë vetes vetveten duke e përtërirë me pozitivitet dhe dashuri për të përqafuar paqen ♥️
 
Te falesh don te thote te jesh modest e jo mendjemadh. Te falesh, fiton dashurine dhe respektin e njerezve.
 
Te falesh don te thote te jesh modest e jo mendjemadh. Te falesh, fiton dashurine dhe respektin e njerezve.
Jam dakort, por kush fal nuk e ben per te marr dashuri ne kembim, por thjesht qeteson vetveten dhe eliminon negativitetin
 
Te falesh ? Ne fillim duhet ta ndjesh pa ta falesh dike. Ai ta meritoj ate falje .
Personalisht nuk me pelqen te bej hipokriten te bej sikur e fala dike qe se meriton per tu duk e mire ne syte e te tjereve .
Im sorry e!
 
Jam dakort, por kush fal nuk e ben per te marr dashuri ne kembim, por thjesht qeteson vetveten dhe eliminon negativitetin
Padyshim, nuk e kisha per qellim qe falja ta kete ate poente ate synim ose qellim por, vetvetiu kur fale dike, zbut nje zemer sado e eger qe te jete, me falje dhe butesi ben cka sben me asgje tjeter ndoshta, mendimi im.
 
Une fal por njehere ta nxjerr nga hundet!
Pastaj dhe kerkoj falje vet kur e ndjej + kur dua te heq qafe dikend se skam nerva, edhe ia fus nje me fal me surratin tim engjellor😂
 
Te falesh vite jete qe ja dedikon nje shprese per te shpetuar nje njeri qe don me shum se vetja, te falesh mjekesin qe falimentoj mbi jeten, te falesh dhimbjen qe shkaktoj nder vite, te falesh humbjen .
Te falesh vogelira eshte nje gje, te falesh nje dhimbje te madhe eshte tjeter!
 
I fal të gjitha dhe të gjithë, sepse mendjen time nuk e shoh si kosh ku mblidhen mbeturinat.
 
Po e vë me theks anglez posht Nick 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣 "I forgive everything and everyone, because I don't see my mind as a trash can" 🤣
Tani ti më detyron të ta shes kaq bukur si e ke formuluar 😂😂😂😂
 
jo re, nuk fal gramin ke baba- perkundrazi bohem xhind mo keq se jevgat ke rradha sardeles 20 lekshe qe kapen per flokesh.
Po e lypi puna heq pandoflen dhe ja hy n'dajak me pandofel surratit! :p😂😂😂
####################

Shakate vecmas, veshtire se zemerohem dhe me ngel hatri dhe per rrjedhoje fal shpejt por nuk harroj.
Kush do me ngreje nervat mua- fiton cmimin e arte dhe + ka dhoro 2 qese Patatina Lays dhe nje World Map! 😆
 
jo re, nuk fal gramin ke baba- perkundrazi bohem xhind mo keq se jevgat ke rradha sardeles 20 lekshe qe kapen per flokesh.

🤣🤣🤣
Po e lypi puna heq pandoflen dhe ja hy n'dajak me pandofel surratit! :p😂😂😂
####################

Shakate vecmas, veshtire se zemerohem dhe me ngel hatri dhe per rrjedhoje fal shpejt por nuk harroj.
Kush do me ngreje nervat mua- fiton cmimin e arte dhe + ka dhoro 2 qese Patatina Lays dhe nje World Map! 😆
Epo te ngjajm kaq shume skishnjam pa noj her .😳
Edhe un 🤌 fare mbaj inat ama kur me hipen derri ne fik nuk me zbret me.
 
Gjeja me e lehte per mua eshte te fal. Por nuk eshte se nuk e ve ne dukje gabimin. Mendoj se njeriu paralel me veprimin apo fjalen ka dhe pergjegjesine qe duhet te mbaje. Perndryshe do jetonim ne nje kaos qe gjithkush ben cte doje pa marre parasysh pasojat tek tjetri. Per kete arsye shpeshhere ndjej keqardhje nese personi i falur nuk arrin te kuptoje ku ka gabuar. Thjesht per veten e saj/tij qe te mos lendoje dike tjeter apo dhe vete personin e pare serish.

Ama ne 35 vite jete, sinqerisht nuk mbaj mend te kem prishur shoqeri a miqesi me askend e para, apo te jem larguar sepse mund te me kene lenduar.
Frymoj me parimin se do te kemi shume nevoje per faljen e Zotit por dhe te robit (njeriut qe i kemi bere padrejtesi) ne boten tjeter, ndaj falja e tjetrit lind si nje domosdoshmeri.
 
Jam i pagabueshem dhe nuk kam cfare i fal vetes ! Edhe kur gaboj , nuk e ngarkoj veten ne faj ... jam mjeshter i justifikimit ! Jeta e ka fajin qe me mesoi keshtu 😂
ate qe e ke e ke.
mjeshter i justifikimit por dhe qe e kthen si te te vije. Hedh gurin mcef doren ta kam vendos ty une 🤣🤣
 
ate qe e ke e ke.
mjeshter i justifikimit por dhe qe e kthen si te te vije. Hedh gurin mcef doren ta kam vendos ty une 🤣🤣
Ta kthej si te vije eshte aftesi moj ... me gurin kam mesuar ta hedh mbi siperfaqe ujore , deri ne 10 here pa u fundosur ! Kjo quhet praktike 😁
 
Falja per shumicen eshte dobesi!
PEr disa eshte force dhe largepamsi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top