Cfare do te thote ?

abstraction

Carpe Diem
Kacik ?

Kush ja di kuptimin kesaj fjale ?
Gjithashtu dhe nga e ka prejardhjen kjo fjale
:D
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Cfare do te thote ?

Un pervete se kam iden , por me duket si nje fjale dialektore e veriut ..
 
Titulli: Cfare do te thote ?

se kam degjuar asnjehere mund te ma shpjegosh pak me nje dialekt tjete rta kuptoj se sdo te thote flm
 
Titulli: Cfare do te thote ?

Kacik ?

Kush ja di kuptimin kesaj fjale ?
Gjithashtu dhe nga e ka prejardhjen kjo fjale
:D

Tani varet ,por nga anet e mia Kaçik do te thote zog pule , por jo zog i vogel fare , por rreth 3-4 muajsh . Kaçik Pule , dhe Zoge, po te dyja te njetes moshe , Kaçik per gjelat , dhe Zoge per pulat ,

Osa ka nje kuptim tjeter Kacik do te thote Lakuriq.

Te pakten keshtu perdoren nga anet e mia . mund te kete kuptim tjeter neper krahina te tjera..
 
Titulli: Cfare do te thote ?

Kemi dy kaçiqe , kaçiku i dores dhe kaçiku i kembes.
Behet fjale per parakrahun dhe per pjesen nga zogu i kembes ,deri tek gjuri .
Nganjehere perdoret dhe per kemben ne tersi , sidomos per femrat dhe ne keto raste haset termi "kaçik gjate" , ose tamam ne dialekt "kaçik gat"ne kuptimin kembgjate
Duhet te jete patjeter huazim turk ,pasi ashtu me ngjan.
Shprehje te perdorura me fjalen kaçik.
Nuk ke kaçik per ate pune.
Ke kaçikun sa te pules .

Ne fakt si term specifik perdoret me shume per kofshen e pules , pra kaçiku i pules qe se bashku me shpatullen e pules dhe bishtin ,konsideroheshin si pjese te rezervuara per tua servirur
miqve ose te ftuarve , ne rastin kur pula ishte ne menyne e darkes.
 
Titulli: Cfare do te thote ?

As qe nuk e kam degjuar ndonjehere.
 
Titulli: Cfare do te thote ?

LOL. Në Kosovë "kaçik" u themi këmbëve apo krahëve të pulave që shiten në dyqane, por siq tha edhe Hartini në disa raste përdoret edhe në mënyrë metaforike që simbolizon trimërinë apo guximin.
Sh. Ski kaçik ti me luftu...

245380370_4eba03a1d4.jpg
 
Attachments

  • 245380370_4eba03a1d4.jpg
    245380370_4eba03a1d4.jpg
    73.3 KB · Shikime: 0

LOL LOL LOL :dong: keshtu ne i themi :D:D
 
Attachments

  • 245380370_4eba03a1d4.jpg
    245380370_4eba03a1d4.jpg
    73.3 KB · Shikime: 0
Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Te dashur anetare,

jam e interesuar ne prejardhjen e kesaj shprehjeje..Cfare do te thote, si ka lindur, nga e ka prejardhjen!

Sa me shume info aq me mire eshte per mua!

Faleminderit!
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

O te keqen e mendjes....pak si perbuzje...
O te keqen sa e mire qe je...levdate
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

prejardhja e kesaj fjale vjen si shkallezim i fjaleve
"mos,te keqen" ,
"te keqen e belit moj" ,
"te henksha sycken" ,
"me zente mua syri i keq" ,
"te keqen xhaxhi sa ma paske bere tumbullacen"
"yp xhixhi"
Etj,etj :D :p
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Besoj se ka lidhje me fjalet, "te marrsha te keqen". Por shprehjet evolojne, gjithashtu rruges kuptimi i tyre fillestar humbet.

Sot kjo shprehje nenkupton nje perkedheli, qe zakonisht nje nene mund t'ia drejtoje femijes.
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Po per ta perkthyer si i behet kesaj shprehje....
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Po per ta perkthyer si i behet kesaj shprehje....

Luv U....

Po kerkoj prejardhjen per te njejten arsyje:D
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Gjithçka i ka zanafillat e saj tek shprehja "te marsha te keqen"
dhe eshte ne thelb kompliment ,por me kalimin e kohes eshte devijuar ne kuptimin e kundert , pune finese kjo .
Psh , nje femre te bukur i themi ,te marsha te keqen , pasi na duket e bukur dhe pa asnje te keqe , ne kete kuptim eshte kompliment .
Por shprehja perdoret dhe ne kuptimin e saj direkt ,
psh kur e shan dike , ai ta kthen , ma marrsh te keqen ti mua , shih veten me mire.
Tani shprehja ,o te keqen ka marre kuptim te dyfisht dhe perdoret me shume per te terhequr vemendjen ndaj diçkaje qe mund te jete e bukur ,por dhe e shemtuar , ne kuptimin ironik te saj . Kaq di une Tulle , Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak.
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Duhet ta kontekstualizosh shprehjen ne lidhje me situaten ku do ta perdoresh, ne menyre qe te te mund te ndihmojne me perkthimin, se sic e dime te gjithe, shume shprehje ne gjuhe te huaj nuk mund te perkthehen fjale per fjale pasi e humbin kuptimin e tyre. P.sh ne Shqiperi perdorim shprehje te tipit "T'hengsha zemren", dhe kete nuk mund ta perkthesh p.sh ne italisht "ti mangio il cuore".
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

kuptimi eshte hec perpara fillo lojen
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Hartin,nuk qenke pa gje.
E keqja te jete larg,ta marr une,te te mos zeri ty.Pra eshte si nje pune sharje e drejperdrejte ndaj saj,ose nje perkedheli indirekte per personin etjjjj
Por varet nga konteksti i fjalise,ose grupit te fjaleve.
Disa here njesite gjuhesore marrin kuptim ne theksin intonativ(theks muzikor,ngritje volumi,ndryshim tonaliteti te zanoreve).
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Siç e kane thene dhe te tjeret mendoj se e ka prejardhjen nga shprehja "te marsha te keqen", dmth qe ai person nuk ka te keqia (se s'ka njeri qe don te mare vese te keqia nga dikush tjeter). Dhe shprehja "o te keqen" psh: " o te keqen e Violes thuaj" e kuptoj qe do te thote se Viola nuk ka asnje gje te keqe, qe ne krahasim me nje person tjeter ajo eshte shume me e mire.
 
Sa i përket prejardhjes ashtu është, kurse sa i përket veseve
kjo nuk ka të bëjë aspak me veset dhe vetitë e personit!

Kjo më shumë i drejtohet të keqes që ka për të të gjetur personin
nga "sehiret" ( apo forcat e errëta)! Kjo mund gjithashtu të trajtohet
si dëshirë apo uratë që e keqja të të mos gjejë! Poashtu "ta marrsha
të keqen" psh. kur nëna i thot të bijës, tregon flijimin e nënës për to
që është e gatshme të bëjë çdo gjë për të!
Tek ne përdoret shpesh edhe shprehja " Zoti të ruajt prej të këqijave
( të ligave)", mandej "t'i marrsha t'ligat" çka në fakt mund të
konsiderohen edhe si lutje!
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

varet ne cfare pozicini je qe te thuah o te keqen
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

O te keqen e perdorni ju nga jugu, ne nga veriu theni "T' marrsha te keqen".
psh. Jo/po mor t'marrsha t'keqen
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

he te keqen me te ber qefin ku di una skam shkolle
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Te dashur anetare,

jam e interesuar ne prejardhjen e kesaj shprehjeje..Cfare do te thote, si ka lindur, nga e ka prejardhjen!

Sa me shume info aq me mire eshte per mua!

Faleminderit!

po ja duke ikur rruges kan pare nje vajze trendy si ty, edhe i kan than: O te keqen e O tu befsha ! je si yll e je si engjell, te kam shpirt e te kam zemer !
 
Titulli: Cili eshte kuptimi i shprehjes "O te keqen"?

Sa i përket prejardhjes ashtu është, kurse sa i përket veseve
kjo nuk ka të bëjë aspak me veset dhe vetitë e personit!

Kjo më shumë i drejtohet të keqes që ka për të të gjetur personin
nga "sehiret" ( apo forcat e errëta)! Kjo mund gjithashtu të trajtohet
si dëshirë apo uratë që e keqja të të mos gjejë! Poashtu "ta marrsha
të keqen" psh. kur nëna i thot të bijës, tregon flijimin e nënës për to
që është e gatshme të bëjë çdo gjë për të!
Tek ne përdoret shpesh edhe shprehja " Zoti të ruajt prej të këqijave
( të ligave)", mandej "t'i marrsha t'ligat" çka në fakt mund të
konsiderohen edhe si lutje!

Edhe une keshtu e kuptoj, si: "Te keqijat qe kan per te zene ty, me rafshin mua". Shenje meshire dhe dashurie.
 
Pyet shoqerine virtuale per kuptimin e fjales qe nuk keni arritur ta kuptoni.

Ne kete teme , mund te pysin shoqerin virtuale per kuptimin e fjales shqipe qe e keni degjuar apo dhe lexuar diku , por nuk keni arritur ta kuptoni , qofte kjo ngaqe fjala eshte ne dialakt , apo dhe arsy te tjera , jo bagazh , jo aktualitet etj etj .
Pyetjet pa komplekse .

Po filloj une me nje fjale ne dialekt kosovar .

E kam degjuar shpesh fjalen "kinse" dhe nuk ja di kuptimin ekzakt .
A mund te ma shpjegoj ndonjeri ?
Flm
Pra Kinse.
 
Titulli: Pyt shoqerin virtuala per kuptimin e fjales qe nuk keni arritur ta kuptoni.

Me sa di une Kinse= Gjasma ,
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top