Cfare denimi per Pedofilet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
1364306352-denimi.png
Të dhënat zyrtare të Policisë thonë se në 5 vitet e fundit janë abuzuar 59 të mitur. Nga ana tjetër mësohet se po në këtë hark kohor janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime ****uale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222 autorë. Për të mos llogaritur sa e sa raste të pa denoncuara nga “turpi”...

Policia ka ndërprerë kërkimet për trupin e turpëruar e të pajetë të Julian اelës në mynxyrën e plehrave të Sharrës në Tiranë. Moti i keq nuk na qenkësh në favor e pistat e tjera mbeten hipotetike. Në krahun tjetër, prokuroria ka mbajtur në burg pedofilin killer Adrian Prrenjasi, vetëm nën akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve ****uale me të mitur”.

S’ka prova. Ja që nuk mjafton që vetë monstra me gojën e tij rrëfeu ftohtësisht se si e mbyti dhe e degdisi në plehra të miturin 11 vjeçar, duke iu kallur krypën për ditë me radhë çdokujt që e dëgjoi lajmin. Mediat anekënd u kujdesën që ngjarja t’i kalonte para syve me gjithë histerizmin e detajeve të scoop-it familjarëve të viktimës...të viktimave. Sepse vendi është i mbushur me mostra të tilla, gati të padukshëm, të shkrirë me turmën e mëshirës. I gjen pranë oborreve të shkollave, në dyert e autobusëve, në rrugicat e lagjeve, - edhe të atyre më të qetave, - në mes të bulevardit... ثshtë i mbushur ai palo pyll nga kodrat e liqenit artificial me maniakë të tillë, që ditën zbërdhulin epshet duke soditur vogëlushë e mbrëmjeve kthehen në shtëpi, tek familjet e mosditura. I gjen tek dera ngjitur, atje ku s’i pret.

Të dhënat zyrtare të Policisë thonë se në 5 vitet e fundit janë abuzuar 59 të mitur. E zbutur, duhet të thënë, po të kihet parasysh se po në këtë hark kohor janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime ****uale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222 (dyqind e njëzet e dy) autorë. Po t’i shtojmë kësaj faktin që sa e sa raste ia hedhin me gjoba e tërheqje veshi, siç Adrian Prrenjasi në 2008 e më parë, përfundimi duhet të jetë i frikshëm. Le më pastaj po të llogaritësh sa e sa raste të padenoncuara. Nga familjarë dritëshkurtër që zgjedhin të heshtin nga frika e opinionit që do t’i damkosë derën dhe e kanë më për mbarë të gëlltisin incestin e të provojnë të harrojnë; nga fëmijë që s’bzajnë nga frika se mos i kritikojnë, se qysh herët i kanë mësuar se për këto gjëra s’flitet, janë tabu, janë turpera... dhe heshtin, por asnjëherë nuk harrojnë. Deri sa rriten, për tu transformuar vetë në hakmarrës pedofilë, në rastin më të keq, ose në depresivë të tërhequr nga shoqëria,në rastin më të mirë.

Ndodh në ditë si këto, ku përveç pragzgjedhjeve nuk flitet për gjë tjetër veçse për mostrat si Adrian Prrenjasi, të sillen në kujtesë rastet e krimeve të pedofilisë të bëra publike në këto vitet e fundit. Më të bujshmet kanë qenë sigurisht ato që janë shoqëruar më pas me vrasjen e të miturve.

Monstra i Dibrës

Maj 2008 - Rreth 5 vjet më parë 10-vjeçari Bekim اenga u gjet i torturuar, përdhunuar e vrarë në përroin e fshatit Tomin, të Dibrës. Trupi i të miturit u gjet në datën 13 maj të vitit 2008, pas pesë ditësh i zhdukur nga familja, ndërkohë që autori i ngjarjes u identifikua si Shpëtim Ziza, i sëmurë mendor, fqinj me të miturin. Nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se 10-vjeçari i masakruar kishte dëmtime në fytyrë me shenja mbytjeje në qafë dhe ishte dhunuar ****ualisht. Shpëtim Ziza, 19 vjeç, banor i lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë fillimisht pranoi kryerjen e krimit dhe pohoi se e kishte mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh. Gjykata e Dibrës e shpalli Zizën fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Shpëtim Ziza ka tentuar disa herë vetëvrasjen në burgun e sigurisë së lartë të Krujës, ku vuan dënimin.

Pedofili David Brown dhe “Fëmijët e tij”

56-vjeçari britanik me origjinë skoceze, nën petkun e bamirësit në krye të një fondacioni në ndihmë të fëmijëve në nevojë, të quajtur “Fëmijët e tij”, abuzonte ****ualisht me shtatë të miturit e qendrës, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Dino Christodoulou dhe Robin James Arnold. Pas pranimit të fajësisë David Brown u dënua me 20 vjet burg, me një vendim të formës së prerë më 19 nëntor 2008. Ish-kreu i fondacionit "Fëmijët e Tij", u prangos në maj të vitit 2006 në Tiranë pas denoncimit nga një shtetase holandeze se në jetimoren që ai drejtonte, pedofilë të ndryshëm kryenin marrëdhënie ****uale me të mitur. Pak ditë më vonë u prangos në akuzën e "moskallëzimit të krimit", edhe ish-kuzhinieri i fondacionit, i riu nga Erseka Janaq Papaleka.

Kaminski – dhjetë vjet pas abuzimeve pedofili gjykohet në mungesë

Shtatë vjet pasi vendi u trondit nga skandali ****ual në qendrën “Fëmijët e Tij” në kryeqytet, ku rezultoi se tre shtetas të huaj kishin abuzuar me të mitur të pastrehë, një tjetër skandal pedofilie do të trondiste opinionin publik. Karl Stefan Kaminski, një ish turist me kohë të gjatë që njihej me emrin David Goldeinstein, duke u hequr si shtetas gjerman, i cili kishte mbërritur me organizatat bamirëse, akuzohej vite më vonë për pedofili. Sipas informacioneve ai ka qëndruar me qira në një vilë 3-katëshe në fshatin Rrashbull, dhe gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie ****uale me tre djem të mitur, kushërinj njëri me tjetrin.

Mësohet se Kaminski, në atë kohë 62 vjeç, i ka mashtruar tre djemtë e mitur, duke iu dhënë lekë për të mësuar kompjuterin dhe gjuhën angleze. Në dosjen hetimore thuhet se pedofili amerikan u bënte fotografi djemve, dhe më pas i shiste nëpërmjet internetit “Në kohën që ai jetonte me qira ka abuzuar me tre djem të mitur. Njëkohësisht i pandehuri i zhvishte fëmijët dhe u bënte fotografi **** duke u premtuar se do t’i fshinte ato”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Zbulimi i pedofilit që abuzoi me tre djem të mitur në Shqipëri është njoftuar në fund të vitit 2011 nga autoritetet amerikane. Nga ana e saj drejtësia shqiptare ka kërkuar ekstradimin e tij, por më kot, pedofili ka humbur gjurmët.

Babai tutor dhe klientët 80-vjeçarë të dy të miturave

Prill 2011 – Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qyteti i Korçës, arrestohet nën akuzën e shfrytëzimit për qëllime prostitucioni për tre vjet rresht (2004-2005-2006) dy vajzat e tij të mitura të moshës 8 dhe 10 vjeç, me inicialet I. P. dhe M. P. Trupi i vogëlushëve shitej për pesë lekë nga i ati i cili iu gjente dhe klientët. Pas babait tutor për të cilin prokuroria kërkoi 15 vite burg si dënim, u arrestuan edhe pedofilët. Katër klientët e të miturave ishin Andrea Nameti, 62 vjeç, nga fshati Mborje-Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Marrëdhënie ****uale me të mitur”, Skënder Korollari, 35 vjeç banues në Mborje-Korçë, Nevrus Kollani 80 vjeç dhe Ndoni Koçi 85 vjeç. Ata u dënuan nga gjykata me 8 vjet, 10 muaj dhe 10 ditë burg secili, por meqë dy të fundit na qenkëshin shumë pleq për të bërë burg, u lanë në arrest shtëpie.

Shaban Norja – pedofili xhelat

Aq pleq sa Shaban Norja, 80 vjeçari që pasi kishte abuzuar ****ualisht për vite me radhë, qysh kur Aishe Vata ishte vetëm 13 vjeçe, e la atë shtatzënë dhe më pas i preu kokën, duke rrëfyer vajza ia kishte kërkuar vetë këtë. Sot mbi të rëndon akuza e vrasjes. Nëse do të ishte zbuluar vite më parë babëzia e pedofilit, atëherë Aishja do të ishte gjallë.


Dënimi - Atje ku çalon drejtësia shqiptare

Një nismë për ashpërsimin e dënimit nga Ministria e Drejtësisë me direktivën e kryeministrit tregon de jure se Shqipëria po bëhet më e ashpër me të keqen, por në fakt, realiteti i Drejtësisë në vend ka treguar krejt të kundërtën, duke dhënë dënime qesharake dhe minimalisht të vogla për të keqen...

Ka një histeri gati kolektive për të linçuar njeriun e akuzuar për pedofili. Në fakt, ajo që ka konfesuar para publikut ka qenë vërtetë e tmerrshme. Dhe, aspak më e lehtë, ka qenë përcjellja e lajmit në mediat shqiptare e kolegëve tanë, shpesh me mungesën totale të kodit të etikës. Më shumë akoma, e gjitha, na ka kujtuar atë sistem drejtësie, i cili merret me dënimin e të keqes në Shqipëri dhe rregullimin e marrëdhënieve të saj. Një nismë ligjore së fundmi e paraqitur nga Ministri i Drejtësisë dhe e urdhëruar nga kryeministri me shashkat e zakonshme duket se do ‘të lehtësojë” barrën e fajit të qeverisë së sotme para publikut për ashpërsimin e dënimeve ekstreme. Kjo është ajo që po përflitet më shumë dhe në skenë ka dalë për të kushedisatënherë: Dënimi me vdekje. Por, a është vallë, ky ilaçi i duhur në këtë shoqëri?
Edhe pse pas çdo ndodhie të rëndë në vend, juristët nxjerrin justifikime se sistemi i drejtësisë është ai i duhuri, por ai nuk zbatohet mirë, kjo nuk e lehtëson fare të keqen ose më saktë nuk e ka qetësuar publikun. Të mendosh, dënimi maksimal për rastin e pedofilisë është vetëm 15 vjet dhe të mos harrojmë se zgëqet e ligjit janë të tilla sa personazhi në fjalë ka kaluar fare pa problem ose jo shumë i lagur deri më tani në raste të ngjashme. Fajtorët? Ai! Drejtësia? Kush?

Për hir të së vërtetës, njerëzit e ligjit tek ne, janë bërë prej kohësh simboli i vetë këtij shteti që po bie frikshëm për ditë e më shumë. Dhe, jemi dëshmitarë që një nga një po lirohen gati si të pafajshëm njerëzit e Gërdecit që bënë masakrën e 26 të vdekurve; nuk shkojnë para gjyqit kriminelë të vërtetë që kanë abuzuar me fondet publike; nuk pësojnë asgjë rastet e korrupsionit, ku më flagranti ishte ai i deri ish-zëvendëskryeministrit të vendit, që doli i regjistruar me zërin e tij etj. Për të mos thënë për djalin e kryeministrit, që as nuk u përmend në çështjen e Gërdecit, e për të mos shkuar më tutje tek “21 Janari” e me radhë e me radhë.

“Nuk mund të garantohemi se pushteti gjyqësor do të ashpërsojë masën e dënimeve, kur rezulton që gjyqtarët, në përcaktimin e dënimeve, deri më sot, nuk kanë qenë të ndikuar shumë nga kufiri maksimal i dënimit, që parashikon Kodi dhe shpesh, për arsye të ndryshme, kanë dhënë dënime shumë më të ultë sesa ato që ka kërkuar prokurori, pa arsyetuar qartazi në këtë drejtim. Nga vëzhgime sporadike, por jo studime të mirëfillta, duket se gjykatat kanë prirje të japin vendime që qëndrojnë më pranë minimumit të parashikuar në dispozitën ligjore, se sa me maksimumin e tij”, thotë me shumë kujdes për “JAVA”, Kryetarja e Helsinkit, Vjollca Meçe .

Dhe, ndaj sot, çështja nuk merr më drejtimin e duhur me këtë urrejtje ndaj këtyre krijesave me çrregullime të dukshme mendore dhe emocionale, por me krejt rishikimin e mënyrës së funksionimit të drejtësisë. Ligjet që e dënojnë të keqen duhen bërë vërtetë më të mira, por duhet gjetur mundësia për përmirësimin profesional dhe dinjitar të gjykatësve. Por, ndërsa të parën është e lehtë, kjo e dyta është gati një mision sizifian në Shqipëri. Si pjesë e shoqërisë shqiptare, ata për fitesën materiale kanë eliminuar fare atë që quhet dinjitet profesional. Të kujtojmë deklaratat dhe justifikimet e tyre të paturpshme të pasurisë, por më shumë akoma, imazhin që i kanë dhënë Shqipërisë dhe besimit të drejtësisë në vend me vendimet shpesh qesharake.

“Një sistem gjyqësor shumë i polarizuar si ky i yni ndikohet mjaft lehtë edhe nga këto qëndrime, çka e bën të padrejtë edhe vetë gjykimin që mund t’i bëhet çështjes”, shprehet avokati i Grupit Shqiptar të Drejtave të Njeriut Genci Tërpo. Ndaj, kjo çështja e pedofilit ngjan aq “e largët”, kur mendon pisllëkun e madh që na rrethon dhe dorën e butë të drejtësisë shqiptare.

***



“Gjykatat kanë prirje të japin më shumë minimumin e dënimit”

Flet për “Java”, Vjollca Meçe, kryetarja e Komitetit shqiptar të Helsinkit. SI e shikon nismën e re për ashpërsimin e ligjit për dënimet, mungesën e studimeve, që i kanë paraprirë nismën ligjore. “Duke ia servirur Kuvendit dhe opinionit nismën ligjore të ndërmarrë, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk na kanë folur për studime, që mund të jenë shfrytëzuar dhe ne nuk kemi ardhur në dijeni për to as nga burime të tjera”, shprehet ajo

A mendoni se duhet të ndryshohet legjislacioni në Shqipëri për të ashpërsuar dënimet penale, deri në masa ekstreme?

“Politika penale e shtetit, pra ndjekja penale dhe dënimi për veprime ose mosveprimeve që konsiderohen të rrezikshme për shoqërinë, individët dhe shtetin, në parim, është gjithmonë në zhvillim, sepse ajo lidhet ngushtësisht dhe ndjek zhvillimet politike, shoqërore, ekonomike, kulturore të vendit. Nga kjo pikëpamje mund të themi se zhvillimi ( ne rastin konkret amendimi, abrogimi dhe miratimi i ligjeve të reja) është karakteristikë edhe për legjislacionin të çdo vendi, pavarësisht se kategori të veçanta normash kanë qëndrueshmëri më të madhe, si për shembull Kushtetuta dhe Kodet.

Aktualisht,legjislacioni i vendit tonë është duke pësuar ndryshime të mëdha, që në shumicën e rasteve, janë të kushtëzuara nga vendimi politik për integrimin në Bashkimin Evropian, nismë kjo që gëzon dhe një mbështetje të gjerë të shtetasve. Planveprimi i hartuar nga vendi ynë për zbatimin e rekomandimeve, që kemi marrë nga strukturat e BE, në kuadër të procesit të integrimit evropian, pa dyshim parashikon edhe përmirësime të legjislacionit penal, qofte të atij material dhe procedural. Të tilla kanë qenë ato që lidhen me dhunën në familje, me dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes, trafikimin e qenieve njerëzore ose te armëve dhe drogave e shumë të tjera.

Gjithsesi, përpara se t’i kthej përgjigje pyetjes tuaj, kam nevojë të sqaroj dhe theksoj diçka thelbësore në këtë drejtim. Kushtetuta dhe Kodet, janë ligje me një natyrë të veçantë, sepse brenda tyre trajtohen dhe sanksionohen parime të rëndësishme, që lidhen me garantimin e sistemit demokratik, me të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si dhe shumë institute të së drejtës, që janë të lidhura organikisht midis tyre. Duke iu referuar Kodit Penal mund të themi se, në tërësinë e tij, ai është një ligj i vetëm, ndërkohë që duket se secili nen apo dispozitë e tij është një “miniligj”, që do të mund të qëndronte edhe i pavarur nga nenet e tjera. Kjo sepse secila dispozitë e pjesës së posaçme trajton një vepër penale individualisht të përcaktuar.

Megjithatë bashkimi i këtyre dispozitave në një Kod nuk është bërë rastësisht. Midis shumë arsyeve të tjera, mendoj se këto norma juridike janë bashkuar për të dhënë të plotë qëndrimin politik e shoqëror të një shoqërie, në një periudhë kohore dhe një stad zhvillimi të caktuar, me qëllim përcaktimin e veprimeve dhe mosveprimeve, që do të konsiderohen të rrezikshme dhe do të cilësohen si vepra penale, duke i dalluar ato cilësisht nga normat morale, sepse ligji (kupto Kodi Penal) e kushtëzon respektimin e tyre me forcën shtrënguese të dënimit penal.

Nga ana tjetër, mënyra e vendosjes së këtyre dispozitave në Kod, ndarja e tyre në kategorinë e krimit ose kundravajtjeve penale dhe mbi të tëra, masat e dënimit të parashikuara për secilën vepër, janë rezultat i një studimi të thellë juridik, socio-psikologjik, ekonomik dhe të shumë shkencave të tjera, të cilat jo vetëm kanë përcaktuar dëmin që mund t’u vijnë interesave të shtetasve, shoqërisë dhe shtetit nga veprime të tilla, por dhe shkallën e këtij dëmi dhe rrezikshmërinë e tij. Përcaktimi masave të dënimit që mund të jepet për çdo vepër penale, është rezultat i vlerësimit të secilës vepër penale dhe i raportit të saj me veprat e tjera, që parashikon Kodi Penal.

Në mënyrë figurative mund të themi se Kodi Penal është si një mur i përbërë nga shumë tulla, me dimensione të ndryshme, por që secila prej tyre ka rëndësi për vetë ekzistencën e murit. Nëse rritim, në mënyrë të pastudiuar, peshën specifike të njërës tullë do të rrezikojmë ekuilibrin e gjithë murit. Këto janë disa nga arsyet përse Kodet dhe Kushtetuta kërkojnë një shumicë të cilësuar votash në Kuvend, për t’u miratuar dhe ndryshuar, ose e thënë ndryshe një konsensus më të gjerë politik.

Duke bërë të qartë sa më sipër për lexuesin, mendoj se tani mund të shprehem më kuptueshëm lidhur me pyetjen që më drejtoni.

Po, aktualisht jemi duke jetuar në një periudhë ku kriminaliteti ka shënuar rritje, ku disa vepra penale rezultojnë më të përhapura se të tjerat. Ndonëse në retorikën politike shumica qeverisëse e mohon nganjëherë këtë fakt, nisma e marrë nga Ministria e Drejtësisë, nën direktivën e Kryeministrit të vendit, për ashpërsimin e dënimeve penale për shumë nga vepra e parashikuara në Kodin Penal, tregon se jo vetëm ata janë të ndërgjegjshëm për situatën, por këtë fakt e kanë përdorur dhe si justifikim për nismën e ndërmarrë.

Unë kam pasur mundësi të njihem me këtë projektligj dhe pa dashur ta kundërshtoj atë tërësisht, shpreh shqetësimin se ajo nismë, që ka të bëjë kryesisht me ashpërsimin e politikës ndëshkuese për veprimtarinë kriminale, nuk duket të jetë rezultat i studimeve pararendëse, që do të evidentonin shkaqet dhe rrethanat që kanë nxitur e mundësuar shtimin e kriminalitetit. Siç kam përmendur më sipër, për këtë qëllim lipset të kryhen studime shumëplanëshe, që e trajtojnë fenomenin nga shumë këndvështrime. Nga ana tjetër, dihet se ndëshkimi penal është vetëm një nga masat për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit.

Për këtë qëllim do të nevojiteshin edhe masa organizative dhe administrative, lidhur me strukturat e shtetit, të cilat veprojnë në këtë fushë dhe më gjerë, masa edukuese, si dhe masa të tjera, të cilat do të sugjeroheshin nga autorët e studimeve të sipërcituara. Duke ia servirur Kuvendit dhe opinionit nismën ligjore të ndërmarrë, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk na kanë folur për studime, që mund të jenë shfrytëzuar dhe ne nuk kemi ardhur në dijeni për to as nga burime të tjera. Ata nuk na kanë folur as për masa të tjera, me karakter të ndryshëm, që planifikojnë të ndërmarrin, paralelisht me nismën ligjore dhe që do të shërbenin për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit, që na shqetëson.

Së dyti, autorët e nismës janë justifikuar se me ndryshimet që propozojnë do të detyrojnë sistemin gjyqësor, prokurorët dhe gjykatat, të ashpërsojnë dënimet që japin për veprat penale që do të ndjekin e gjykojnë. Kjo nuk më tingëllon bindëse, sepse sipas projektligjit, rritja e masave të dënimit, në shumicën e rasteve, është parashikuar të bëhet vetëm për maksimumin e dënimit me burg, të sanksionuar aktualisht për disa vepra penale të veçanta, krahas rritjes edhe të maksimumit të dënimit me burg të parashikuar në pjesën e përgjithshme të Kodit Penal, i cili shënon kufirin maksimal të dënimit me burg, për të gjitha veprat penale të parashikuara në Kod ( ky maksimum propozohet të shtohet nga 25 vjet burg në 30 vjet).

Nuk mund të garantohemi se pushteti gjyqësor do të ashpërsojë masën e dënimeve, kur rezulton që gjyqtarët, në përcaktimin e dënimeve, deri më sot, nuk kanë qenë të ndikuar shumë nga kufiri maksimal i dënimit, që parashikon Kodi dhe shpesh, për arsye të ndryshme, kanë dhënë dënime shumë më të ultë sesa ato që ka kërkuar prokurori, pa arsyetuar qartasi në këtë drejtim. Nga vëzhgime sporadike, por jo studime të mirëfillta, duket se gjykatat kanë prirje të japin vendime që qëndrojnë më pranë minimumit të parashikuar në dispozitën ligjore, se sa me maksimumin e tij.

Së treti, është shqetësues fakti se duke propozuar rritjen e masës së dënimit për disa vepra penale, projektligji nuk mban parasysh disproporcionin që krijohet në masat e dënimit të parashikuara për vepra të tjera penale, që shkaktojnë pasoja dhe dëmtim të interesave me rëndësi të njëjtë ose të përafërt.

Së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, është fakti se me këtë projektligj tentohet të kufizohet pushteti gjyqësor për të përmbushur detyrën e tij, duke bërë një vlerësim individual në përcaktimin e masës së dënimit për çdo të akuzuar. Projektligji kërkon të imponojë një mbivlerësim të rrethanave rënduese, në raport me rrethanat e tjera të pranishme gjatë kryerjes së një vepre penale. Projektligji, në nenin 2 të tij, parashikon se mjafton të evidentohet prania e dy rrethanave rënduese në një vepër penale që po shqyrtohet gjyqësisht dhe dënimit maksimal, të parashikuar në Kod për atë vepër, i shtohen automatikisht 10 vjet burg.

Meqenëse ky ndryshim i përket pjesës së përgjithshme të Kodit Penal, konkretisht nenit 32 paragrafi i parë, atëherë rregulla vlen për të gjitha krimet, që dënohen me burg. Jam e mendimit se kjo vjen ndesh me parimet e shkencës së të drejtës penale, të gjithëpranuar edhe në Europë, të cilat përcaktojnë se në caktimin e masës së dënimit gjyqtari/ja mbajnë parasysh dhe vlerësojnë, me objektivitet dhe paanësi, të gjitha rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasojat që ajo ka sjellë dhe rëndësinë e dëmit që ka shkaktuar, rrethanat objektive dhe subjektive të kryerjes së veprës, praninë e rrethanave rënduese dhe lehtësuese, sipas parashikimit në Kod, pa patur asnjë nga këta elementë një rëndësi të paragjykuar. Ky propozim më kujton tentativën e bërë nga politika, vite më parë, për të sanksionuar një dënim me burg, me masë të përcaktuar nga vetë norma dhe pa alternativë vlerësimi nga ana e gjykatës, e cila u konstatua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese dhe njëkohësisht u quajt e gabuar edhe nga strukturat ndërkombëtare ku vendi ynë aderon”.

Rritja e teknologjisë për zbulimin e krimit ka bërë që marzhi i gabimit për përcaktimin e fajësisë të jetë i vogël. A mendoni se organet e Drejtësisë shqiptare duhet të jenë më të ashpra në caktimin e dënimeve?

“Nuk mendoj se ka një lidhje të domosdoshme midis shtimit të teknologjisë, që shërben për zbulimin dhe provimin e kryerjes së një vepre penale dhe masës së dënimit që gjykata duhet të aplikojë për fajtorin. Teknologjia e re është një faktor i rëndësishëm për zbulimin e veprave penale dhe për marrjen e grumbullimin e provave, me qëllim gjykimin dhe ndëshkimin e personave që e kanë kryer atë vepër. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh se edhe përdorimi i teknologjisë, në këtë fushë, është i kushtëzuar me disa rregulla procedurale, të cilat shërbejnë për të garantuar respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ndërsa përsa i takon përcaktimit të llojit dhe masës së dënimit gjykata duhet të udhëhiqet nga kriteret, të cilat unë i kam trajtuar në sipër, ndonëse jo në mënyrë të hollësishme”.

Juve si organizatë jofitimprurëse, çfarë keni propozuar lidhur me projektligjin që tenton të ashpërsojë masat e dënimit në Kodin Penal? A mendoni se interpretimet që i bëhen Kodit Penal lenë shpesh shtigje për të dhënë dënime të lehta për keqbërësit?

“Mesa jemi në dijeni projektligji është ende në duart e pushtetit ekzekutiv. Ne kemi marrë një kopje të tij nëpërmjet Avokatit të Popullit, por nuk kemi mundur të shprehim mendimet tona rreth tij. Ne kemi përpunuar disa sugjerime e vërejtje, që janë përgjithësisht të lidhura me çështje që unë trajtova më sipër dhe mbase do të na jepet mundësia t’i prezantojmë ato përpara Komisioneve të Kuvendit, nëse do ta marrin në shqyrtim këtë projektligj. Them nëse do ta marrin në shqyrtim, sepse meqë ndodhemi në një situatë parazgjedhore, pra jo tepër të qetë, më duket e vështirë arritja e konsensusit të gjerë politik për të kaluar një projektligj të tillë, që kërkon shumicë të cilësuar votash”.

A mendoni se mungesa e studimeve te mirëfillta për kategori shoqërore dhe mungesa e database te policisë është shkaktare e mungesës së eficencës së policisë dhe rendit?

“Po ju keni të drejtë që pyesni. Siç jam shprehur edhe me lart, studime të tilla janë shumë të rëndësishëm, ndërsa database japin një informacion që i ndihmon së tepërmi studiuesit. Në radhë të parë me studime të tilla duhet të merren vetë organet e drejtësisë, përfshi dhe ato sektorë të pushtetit ekzekutiv që lidhen me drejtësinë. Studime duhet të ndërmerren edhe nga sektori akademik, i cili mendoj se duhet t’i përfshijë fusha të tilla studimi, më shumë se deri tani, në temat që u ofrohen të kryejnë doktorantët apo nivelet e tjera shkencore.

Përsa u takon kapaciteteve profesionale ato duhen përmirësuar dhe vlerësuar individualisht, në vazhdimësi, jo vetëm për organet e policisë, të të gjithë sektorëve

(kemi shumë të tilla), por edhe për prokurorët dhe gjyqtarët”.



***


“E rrezikshme frymë e turmës për linçimin”
Flet avokati Genci Tërpo, ekspert i së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative në Grupin shqiptar për të Drejtat e Njeriut

A mendoni se mund të amendohet Ligji për dënimin ekstrem në Shqipëri dhe të ashpërsohet dhe më tej?
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në kushtet konkrete që disponon ka një përcaktim mjaft të ashpër në kuadrin e dënimeve ekstreme. Konkretisht pjesa e veprave penale kundër personit në nenet 76-84 të Kodit Penal japin një përshkrim shumë të saktë të kriterit minimum edhe maksimum në marzhin e dënimit dhe në disa raste përcaktohet dhe dënimi me burgim të përjetshëm duke konfirmuar faktin se për shkak të rëndësisë së veprës penale, rrezikshmërisë shoqërore dhe rrezikshmërisë së personit jepet edhe qëndrimi ekstrem i shoqërisë. Personalisht mendoj se bazuar në kriteret e mësipërme veprat penale që dënohen me burgim të përjetshëm, si p.sh. vrasja me paramendim (neni 78), si dhe vrasja në rrethana të cilësuara (neni 79) kanë një kuptim gjithpërfshirës për një sërë aktesh që e mbledhin edhe pjesën e dënimit maksimal në gjykimet rast pas rasti.
Së fundmi është një iniciativë për tu përgëzuar e Ministrisë së Drejtësisë për të ashpërsuar disa dënime në disa vepra të tjera penale, çka mendoj se do jetë mëse e mjaftueshme për të përcaktuar dënime të drejta dhe të efektshme për autorët e mundshëm të veprave penale për krime kundër jetës, kundër subjekteve të mitur, grave apo personave të paaftë për tu mbrojtur si edhe në mënyrë të veçantë kundër punonjësve me funksion publik duke përfshirë këtu edhe punonjësit e policisë”.

Rritja e teknologjisë së evidentimit të krimit ka bërë që marzhi i gabimit për dënimet të jetë i vogël: a mendoni se strukturat e Drejtësisë shqiptare duhet të jenë më të ashpra në dënimin ekstrem?
“Unë mendoj se strukturat e Drejtësisë Shqiptare duhet ti nënshtrohen një procesi reformimi të detyrueshëm, por në kushtet aktuale kjo gjë është paksa e vështirë çka e ka treguar edhe vetë koha e gjatë që ka kaluar pa u marrë masa lehtësisht të konstatueshme. Reforma mendoj se duhet të aplikohet më tepër në aspektin e resurseve njerëzore se sa në legjislacion pasi ky i fundit është mjaft i kompletuar. اështja e rekrutimit të gjykatësve të rinj në sistemin e drejtësisë duhet parë në një rrafsh më të gjerë, por nga ana tjetër është shumë i rëndësishëm edhe momenti i kontrollit të gjykatësve për shkelje të ndryshme çka janë bërë rutinë për sistemin tonë të drejtësisë. Lidhur me çështjet e dënimeve ekstreme besoj që deri më sot gjykatat kanë dhënë me qindra vendime penale me masa dënimi ekstreme. Nga ana tjetër është për tu përgëzuar edhe qëndrimi që kanë mbajtur organet e drejtësisë dhe paralelisht edhe Prokuroria shqiptare për rihapjen e dosjeve me autorë të pazbuluar prej vitesh”.

Juve si institucion, çfarë keni propozuar në kohët e fundit për këtë ligj? A mendoni se interpretimi i tij lë shpesh shtigje për të dhënë dënime të lehta për keqbërësit?
“Natyrisht që jemi kundra vendosjes së dënimit ekstrem dhe mendojmë se është e rrezikshme fryma e krijuar së fundmi në opinionin publik për linçimin e njerëzve me forma inkuizitore që trumbetohet me forcë edhe nga mediat shqiptare.
Mendojmë se tashmë çështja e rivendosjes së dënimit me vdekje është kthyer në një legjendë urbane që nuk lë më vend për diskutim dhe vetë legjislacioni shqiptar dhe evropian e ka mbyllur këtë kapitull me kohë.
Madje vetë Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e RSH e mbron me ligj të drejtën e jetës çka nuk lë vend për ekuivoke. Ligji është i lexueshëm njësoj nga të gjithë por interpretohet ndryshe nga gjithsecili. Ky interpretim është evident sidomos në vendimet e gjykatave madje edhe brenda vetë gjykatave të rretheve gjyqësore.

Mjafton që të hidhet një sy në disa vendime gjykatash brenda një rrethi gjyqësor apo brenda njërës gjykatë, Apeli p.sh. për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi i dytë saj dhe konkretisht “ armëmbajtja pa leje” ku për autorë të ndryshëm që kapen me arsenal armësh aplikohet një masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe për të tjerë që kapen me armë pa municion apo të paefektshme në distancë të madhe aplikohet masa e sigurisë në “arrest me burg” çka konfirmon një standart të dyfishtë por edhe një precedent të rrezikshëm.

Ashpërsimi edhe më shumë i dënimeve duhet paralelisht të krijojë edhe një standart kontrolli mbi mënyrën e dhënies së këtyre dënimeve pasi në të kundërt kjo do të krijonte një situatë shumë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare”.

A çalojnë institucionet tona edhe për sa i përket trajtimit të të dënuarve të rastit ekstrem, si në ndodhitë e fundit?
“Institucionet tona sigurisht që kanë bërë një punë të mirë në drejtim të trajtimit të të dënuarve për çfarëdo vepre penale. Ajo që nuk është e drejtë ka lidhje më tepër me aksesin e të ndaluarve apo të të dënuarve për të pasur një përqasje më të drejtë me vetë sistemin e drejtësisë. Në konceptin e sistemit tonë, të drejtat e të ndaluarve janë shumë të kufizuara në raport me palën e akuzës duke mos i krijuar standarde të njëjta në kuadrin e parimit të barazisë së palëve. Kontakti i avokatit me klientin që në fazat e para hetimore është shumë i vështirë por kjo gjë përbën edhe vete thelbin e procesit. Përzgjedhja e avokatëve kryesisht në procese gjyqësore të vështira, që kanë shkaktuar tragjedi sociale paçka faktit që këta autorë duhet të dënohen në maksimum të marzhit të dënimit nuk do të thotë që ata të mos kenë të garantuar një mbrojtje të drejtë dhe një proces sa më të rregullt dhe ligjor para Gjykatave.

ثshtë e papranueshme për këdo avokat qoftë edhe kryesisht që të kërkojë që klienti i tij të dënohet me burg që pa filluar procesi gjyqësor. Një sistem gjyqësor shumë i polarizuar si ky i yni ndikohet mjaft lehtë edhe nga këto qëndrime çka e bën të padrejtë edhe vetë gjykimin që mund ti bëhet çështjes. Rasti i dy ditëve më parë, kur është akuzuar shtetasi Ardian Prrenjasi për vrasjen e të miturit J.C. dhe abuzimin me të miturin tjetër A.C. është mjaft i rëndë dhe dënueshëm nga kushdo dhe kërkon të shqyrtohet me shumë kujdes nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë dhe sigurisht autori në qoftë se e ka konsumuar këtë vepër duhet të marrë dënimin e merituar.

Ajo që më shqetëson shumë është situata që krijohet për të akuzuar të tjerë veprash penale të ndryshme të cilët dënohen apo penalizohen paçka se mund të mos jenë autorë të vërtetë të veprave penale vetëm e vetëm për faj të avokatëve kryesisht të cilët firmosin në fletë të bardha deklarime të paqena të klientëve të tyre duke legalizuar krime me autorë të krijuar dhe jo me autorë të vërtetë që gjenden të lirë rrugëve të vendit”.

***


Pedofilët - Krimi, ndëshkimi dhe trajtimi i munguar

Një pedofil mbas hekurave është vetëm një rast i izoluar. Mbas kryerjes së dënimit ai del jashtë bashkë me tundimin për perversitete. اfarë mund të bëhet sot për trajtimin e rasteve të tilla. Nëse është një patologji, psikike apo biologjike qoftë, çfarë zgjidhje mund t’i jepet. Specialistët sugjerojnë vetëdeklarimin. Por, a jemi gati ta pranojmë këtë pa cenuar lirinë e askujt? Në një intervistë për “JAVA”, Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA)
Nga Gladiola Bendaj

Ndërsa qysh prej një jave mediat po merren dendur me rastin e Adrian Prrenjasit dhe profilin e tij prej maniaku pedofil vrasës, pakkush e zuri më në gojë të miturin A. C. i cili u përdhunua për orë të tëra prej tij, deri në momentin që policia ndërhyri. Deri më tani debati s’ka mundur të mos precipitojë në retorika që vënë përballë njëra tjetrës, ashpër, organet e drejtësisë e policisë nga njëra anë dhe përfaqësues zyrave dhe organizmave në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve nga ana tjetër.

Ajo që kërkohet ngultazi prej këtyre të fundit është një regjistër kombëtar i hapur i skedave të të gjithë të dënuarve dhe të akuzuarve për krime ****uale e pedofili. Por a do të na mbronte më shumë një regjistër i tillë? A do të mund të tregoheshim aq mendjehapur sa të mbroheshim pa cenuar lirinë e tjetrit, nëse do të evidentonim pranë nesh një rast të tillë? Ndoshta jo..., nuk jemi gati. Ashtu siç nuk jemi gati të flasim për temën që ende konsiderohet tabu, duke qenë se në asnjë disiplinë mjekësore apo ligjore qoftë kjo, edhe vetë fjala “pedofili” nuk është e definuar e as përmendet gjëkundi.

Ne vazhdojmë të themi “vepra të turpshme”, e nuk kujtojmë se kjo “vepër e turpshme”, është një patologji për të cilën mbartësi është koshient dhe po me aq koshiencë e përshkallëzon atë deri në vrasje. A jemi gati të implementojmë modelet e huaja të parandalimit të fenomenit dhe mbrojtjes ndaj tij. Ndoshta... Sipas specialistëve, zgjidhja më e mirë në kësi rastesh do të ishte vetëdeklarimi. Të paktën kështu ndodh matanë kufijve tanë në një pjesë të mirë të rasteve. Pedofili kërkon ndihmën e mjekëve dhe psikologëve sapo pikas tundimet perverse që ka. Sepse nuk duhet të harrojmë për asnjë çast që ai është i ndërgjegjshëm. Jashtë vendit pedofilët kanë shoqatat dhe grupimet e tyre që i fusin në skema të mirëfillta trajtimi. E më tej, në rastet e pashpresa, nuk mungojnë rastet kur, të ndërgjegjshëm, ata vetë kërkojnë kastrimin si zgjidhjen e fundit. E mbi të gjitha, përballë rasteve të tilla, vështirë që dikush të heshtë. Ndërsa nga ana tjetër, fëmijët e mësojnë qysh herët abc-në e sjelljeve ****uale.

“Fëmijës i duhet mësuar që kur ndodhin ngjarje të tilla, nuk është faji i fëmijës. Shumica e tyre nuk e raportojnë abuzimin, sepse mendojnë se është faji i tyre dhe do të dënohen për këtë”, thotë - Altin Hazizaj, drejtori i Qendrës në Mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve.

اfarë mund të bëhej, në kushtet e shoqërisë sonë, për parandalimin dhe mbrojtjen nga këto fenomene?

Ne e kemi kërkuar qysh herët, që në vitin 2004. Një gjë që mund të bëhet është regjistri kombëtar i krimeve ****uale. Kjo do të thotë që kushdo që kushdo që është dënuar me një vendim të formës së prerë për krime ****uale ndaj fëmijëve apo edhe të rriturve, regjistrohet në këtë regjistër. Sepse këta janë persona që përgjithësisht kanë tendencën të kryejnë krime përsëri. Së dyti nevojitet një rishikim i legjislacionit penal në Shqipëri, sidomos kur vjen çështja te fjalët “rrëmbim i personit”, “heqja e lirisë”, të cilat, siç duket janë pjesë e veprimeve edhe të pedofilëve që përdoren për të marrë masa më të lehta penale.

Përsa i përket legjislacionit, ne kemi nevojë që të bëjmë atë që mund të quhet raportimi i detyrueshëm. Sot për sot, tek ne, raportim të detyrueshëm për ngjarje që ndodhin ndaj fëmijëve ka vetëm një profesion, që është ai i mjekut. Dhe as mjekët nuk e bëjnë, edhe pse e kanë ligjërisht të detyruar, unë mendoj se këtë duhet ta bëjnë të gjitha profesionet që janë në kontakt me fëmijët, punonjës social, psikolog, mësues, etj. Një ndryshim ligjor i domosdoshëm është fakti që të gjithë personat e shpallur pedofil me vendim gjykate, nuk duhet t’iu afrohen me ligj asnjëherë mjediseve ku ka fëmijë në jo më pak se 300 metra.

Po sa i takon edukimit të fëmijës, kundrejt sjelljeve dhe marrëdhënieve që duhet të krijojnë me të rriturit?

Ka një gjë, ne nuk mund t’i bëjmë fëmijët qenie asociale. Sepse pastaj kjo të kthehet në bumerang. Ajo që duhet bërë është që të pajiset fëmija me njohuri të mjaftueshme sa i takon ****ualitetit, sa i përket pedofilisë. Por më e rëndësishmja është të edukohen prindërit siç duhet. Janë ata zanafilla, duhet t’i mësojnë që nuk është asnjëherë keq të shprehen, të tregojnë se si kaluan ditën, çfarë iu ndodhi e veçantë. Duhen thyer tabutë, fëmijët duhen bërë miq e nuk duhen kritikuar, ndryshe nuk do të flasin kurrë dhe prindi nuk ka për ta marrë asnjëherë vesh se ndoshta mbi të është abuzuar. Dhe më e rëndësishmja, fëmijës i duhet mësuar që kur ndodhin ngjarje të tilla, nuk është faji i fëmijës. Shumica e tyre nuk e raportojnë abuzimin, sepse mendojnë se është faji i tyre dhe do të dënohen për këtë.

Ju përmendët vetëdeklarimin e pedofilëve. A nuk është kjo një utopi në shoqërinë tonë?

Po, është e drejtë, kjo mund të konsiderohet si utopi, sepse ne e dimë fort mirë që ne si shoqëri nuk jemi akoma gati për një diskutim të tillë. Në nuk jemi akoma gati të flasim hapur për ****ualitetin e jo më për devijancat e tij dhe qëndrimeve korrekte që duhet mbajtur në këto raste. Megjithatë, duhet tentuar. Ka eksperienca në vende të ndryshme, qoftë në Europë, apo edhe më tej, ku kërkohet vetëdeklarimi i personave. Kjo do të thotë që, përpos regjistrit kombëtar ku ti regjistron të gjitha krimet ****uale shtohen edhe personat e vetëdeklaruar. Kështu, të gjithë punëdhënësit, shkollat, organizatat e fëmijëve kanë mundësi të marrin informacion në qoftë se ndonjë prej stafit të tyre është i regjistruar në këtë regjistër, ose njerëz që marrin në punë janë në këtë regjistër.

Nuk duhet të harrojmë që shumica e pedofilëve kanë tendencën të punësohen në vende ku ka fëmijë. Por, të mos harrojmë që askush nuk bëhet pedofil me zor. Secili prej tyre ka lënë pas një histori abuzimi, dhunimi...ashtu siç nuk përjashtohen rastet e problemeve biologjike të lindura. Duke e futur në burg, ti zgjidh vetëm aspektin e sigurisë, e mban atë të izoluar. Por, pasi ky njeri del nga burgu, ai është i prirur të godasë përsëri, sepse nuk është trajtuar për rehabilitim.

Cilat mund të ishin modelet e rehabilitimit që mund të përdoreshin?

Ekspertët e këtyre çështjeve tregojnë se ka eksperienca që personat pedofilë vetëidentifikohen. Kjo i ndihmon ata që të marrin shërbime dhe së dyti, edhe kur kanë ndjejnë se kanë tendencën që mund të jenë shumë afër kryerjes së një krimi ata, duke qenë se shoqëria iu ka krijuar mundësitë e ndihmës, dinë se ku të drejtohen për të marrë ndihmën e nevojshme. Dhe ndihma e nevojshme është dy lloje: ka persona që bëjnë kastrimin përmes operacioneve mjekësore. Në një pjesë të madhe ka rezultuar e suksesshme dhe në shumë vende kjo bëhet vullnetarisht. Një gjë tjetër që mund të bëhet është mjekimi me kura ilaçesh të posaçme të cilat ulin dëshirën e pedofilit, tundimin ndaj sjelljeve të tilla ****uale. Por nevojitet gjithmonë vetëdeklarimi, vetëpranimi, dhe një shoqëri më mendjehapur kundrejt luftës ndaj këtij fenomeni./Gladiola Bendaj dhe Ben Andoni
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Artikull sa nje gazete! Mjaftonte titulli:)
Pedofilia eshte semundje antike ashtu si homot. Sot zgjidhet ky problem shume shpejt ne sallen e kirurgjise, cak cak!!
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Nuk e lexova gjithe por ajo qe e lexova me mjaftoi te mendoj se ato njerez edhe denimi maksimal nuk e kthen pas vepren e bere..ata kane marr ne qafe femije, dhe pastaj disa prej tyre edhe i kane vrare..Ata nuk e di, une rris femije vet, dhe larg qoft,Allahu mos sprovoft njeri me nje tmerr te tille...por keta njerezit pedofilat duhet njiher te denohen edhe ndryshe...jo vec me burg te perjetshem por edhe me vdekje...
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Vetem Allahu ka te drejte te gjykoje jeten e tjetrit. Njeriu mund ta ndeshkoje dike, por jo ti marre jeten. Allahu keshtu na meson, apo jo;)
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

dikush i sheh sendet rrafsh krejt dhe ne kry eshte vojvodine hesapi. e qka te bajsh All-llahu e bafte mire.

denimim me meritor do e merr nga All-llahu ,sepse njerzit nuk mund ti japin denim siq duhet.
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Vetem Allahu ka te drejte te gjykoje jeten e tjetrit. Njeriu mund ta ndeshkoje dike, por jo ti marre jeten. Allahu keshtu na meson, apo jo;)
Nese deshiron te hapish debat eshte dicka tjeter, por dot lus mos me tregosh se cfare thot Allahu ne rregull..Se nese deshiron te dish ate parashtro pyetje tek besimtaret musliman dhe do marrish pergjigjen e duhur... dhe dicka eshte mire disaher mos shkruajsh, se une i vlersoj njerzit qe i respektojn tjeret si dhe mendimet e tjerve pa marr parasysh se a jemi te njejtit mendimi.... dot thuash ne fund se une sthash asgje gabim, the, mjafton ta lexosh fjalin e fundit.....
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

U ofendove? Nuk thashe asgje qe te keqe me duket, perveç se njeriu nuk duhet te gjykoje jeten e dikujt tjeter.
Nqs ka Zot diku, mendon Ai. I then qafen diku me makine, bije termet dhe e ze mbrenda ne shtepi, mbytet duke u lare ne lum. Ky eshte gjykimi i Zotit! Kur njeriu perdor shpaten mbi nje njeri tjeter behet me me mekat.
E vret mendimi im i kundert?
 
Pe: Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Artikull sa nje gazete! Mjaftonte titulli:)
Pedofilia eshte semundje antike ashtu si homot. Sot zgjidhet ky problem shume shpejt ne sallen e kirurgjise, cak cak!!

S'ikur të keqpërdorej, apo edhe të mbytej fëmiu yt, prap
të njëjtin denim do ta parashihje për ta?
(pyetje thjesht nga kurreshtja, mos u përgjigj nëse nuk dëshiron)
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Pytja jote eshte direkte dhe shume percizo! Mund ta mendoj edhe une nje gjykim te tille, te ardhmen nuk e parashikon asnjeri. Keshtuqe te ngelet pa pergjigje pytja.
Kendveshtrimi im ishte qe njeriu nuk duhet te veje ne diskutim jeten e tjeterit per asnje motiv. Sidomos per ate qe beson ne te vertete ne Zot.;) A nuk e thote vete Zoti kete?? A...! Nqs Zoti ju meson kete qe te hiqni jeten tjetrit, bejeni (shtu siç e beni shpesh).
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

ME Varje e ta lesh 3 dite ne mes te qytetit ...te mare me vete lotet e atyre neneva dhe shpirtin e atyre fmive qe kan rene ne duart e ktyre :( :(
 
Pe: Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Pytja jote eshte direkte dhe shume percizo! Mund ta mendoj edhe une nje gjykim te tille, te ardhmen nuk e parashikon asnjeri. Keshtuqe te ngelet pa pergjigje pytja.
Kendveshtrimi im ishte qe njeriu nuk duhet te veje ne diskutim jeten e tjeterit per asnje motiv. Sidomos per ate qe beson ne te vertete ne Zot.;) A nuk e thote vete Zoti kete?? A...! Nqs Zoti ju meson kete qe te hiqni jeten tjetrit, bejeni (shtu siç e beni shpesh).

Së pari, po ta jap një përgjgigje unë çfarë i kisha bërë:
- e kisha hangër me dhëmbë, ia kisha gërvishur ngadalë
lëkurën sa të mblidhen insektet, buburrecat etj, edhe normal, varur në bole
përpjetë.

Nejse, mendimi im është se njerëzit gjithmonë japin mendime
por duke mos e futur veten aty, kjo zakonisht ndodhë nga paaftësia
për tن imagjinuar se edhe ty e njëjta mund të ndodhë. Mirëpo,
kur ti edhe vet del personalisht para mbretit, e atëherë të ndryshon
zëri.

Sa për Zotin, ti ke nuk ke të drejtë ta marrësh jetën e dikujt pa faj, kupton?
Ky është ndryshimi nga ajo që ti krahason. Nëse, dikush ty të rrezikon apo
dikend nga familja, apo atdheun ti lufton për të, duke rrezikuar edhe jetën tënde.
Nëse do të ishte ashti siç thua ti, atëherë ne nuk do të kishim të drejtë të luftojmë,
nga se rrezikojmë edhe jetën tonë, sepse as jetën tonë s'e kemi bërë vetë, por na ka fale
i madhi Zot.

Pra, të gjithë njerëzit janë me drejta të barabarta: unë s'të nguc, as ti mua jo.
Nëse më rrezikon, prite në të njëjtën masë. Kjo është drejta e pamohueshme
që m'u ka dhuruar, dhe do të bëja mëkat nëse nuk mbrohem.
Ndoshta të duket që po flas dokrra, por këtë shumë e ke lehtë ta vërtetosh:
nguce një macë apo qen, e sheh çfarë të pret, tento me të mirë me të gjithë
bëhesh shok, bile edhe me ata që ne konsiderojmë ekstrem të egër.
Për këtë ke fakte sa të duash.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Kjo mundesia e kastritjes eshte idealja. Kshu bente Uke nallbani edhe me kuajt hamshor :fiu:
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

U ofendove? Nuk thashe asgje qe te keqe me duket, perveç se njeriu nuk duhet te gjykoje jeten e dikujt tjeter.
Nqs ka Zot diku, mendon Ai. I then qafen diku me makine, bije termet dhe e ze mbrenda ne shtepi, mbytet duke u lare ne lum. Ky eshte gjykimi i Zotit! Kur njeriu perdor shpaten mbi nje njeri tjeter behet me me mekat.
E vret mendimi im i kundert?

JOOOO ska ofendim, as u ofendova ne dicka, thjeshte, nuk pranoj keshilla fetare nga nje si puna jote, mkupton apo...
se tema ishte krejt tjeter e ti dole ne krejt tjeter... Mos dhasht Zoti te ndodh ajo qe u ka ndodh shumices se njerzve, njeriu ne ato momente nuk mendon shendosh..nje film qe me ka lene pershtypje eshte A time to kill...samuel jackson, sandra bullock...eshte nje film qe pershkruan nje ngjarje ku dy persona dhunoin vajzen e nje fermeri, perderisa ata i dergojn ne gjykate duke qeshur, babai, ne kete rast samuel, i ekzekuton te dy... nuk e perballon dot urrejtjen dhe merzin qe ka ndaj personave qe shkatrruan jeten e vajzes se vet te mitur dhe nese sgaboj ne fund lirohet,,,...
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Plumbin kokes se rrezik se po e qove ne klinik ta krasitesh i del tjetri ketyre lloj monstrash
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Për të qënë popullor duhet të thoja që duhen varur,duhen vrarë etj etj. Por realisht nëse pedofilinë e marim të mirëqënë si sëmundje mendore do thoja që mënyra më e mirë është tredhja apo kastrim si quhet në gjuhë mjekësore
 
Titulli: Cfare denimi per Pedofilet

Denimin maksimal duke mos lejuar me te leviz i lir ..Dhe ta tredhesh prap mjafton prindi i atij/asaj Femije ta shikoj te lir ne rruge dhe e shfarros me duart e tij..Ndaj me e mira esht tu jepet izolim totoal as driten e djellit mos ta shikojen dhe ta bejen qe te perjetoj ate vuajtje qe perjeotoj nje i mitur ne doren e tij...
 
Shiko fotografinë 1784519
Të dhënat zyrtare të Policisë thonë se në 5 vitet e fundit janë abuzuar 59 të mitur. Nga ana tjetër mësohet se po në këtë hark kohor janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime ****uale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222 autorë. Për të mos llogaritur sa e sa raste të pa denoncuara nga “turpi”...

Policia ka ndërprerë kërkimet për trupin e turpëruar e të pajetë të Julian اelës në mynxyrën e plehrave të Sharrës në Tiranë. Moti i keq nuk na qenkësh në favor e pistat e tjera mbeten hipotetike. Në krahun tjetër, prokuroria ka mbajtur në burg pedofilin killer Adrian Prrenjasi, vetëm nën akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve ****uale me të mitur”.

S’ka prova. Ja që nuk mjafton që vetë monstra me gojën e tij rrëfeu ftohtësisht se si e mbyti dhe e degdisi në plehra të miturin 11 vjeçar, duke iu kallur krypën për ditë me radhë çdokujt që e dëgjoi lajmin. Mediat anekënd u kujdesën që ngjarja t’i kalonte para syve me gjithë histerizmin e detajeve të scoop-it familjarëve të viktimës...të viktimave. Sepse vendi është i mbushur me mostra të tilla, gati të padukshëm, të shkrirë me turmën e mëshirës. I gjen pranë oborreve të shkollave, në dyert e autobusëve, në rrugicat e lagjeve, - edhe të atyre më të qetave, - në mes të bulevardit... ثshtë i mbushur ai palo pyll nga kodrat e liqenit artificial me maniakë të tillë, që ditën zbërdhulin epshet duke soditur vogëlushë e mbrëmjeve kthehen në shtëpi, tek familjet e mosditura. I gjen tek dera ngjitur, atje ku s’i pret.

Të dhënat zyrtare të Policisë thonë se në 5 vitet e fundit janë abuzuar 59 të mitur. E zbutur, duhet të thënë, po të kihet parasysh se po në këtë hark kohor janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime ****uale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222 (dyqind e njëzet e dy) autorë. Po t’i shtojmë kësaj faktin që sa e sa raste ia hedhin me gjoba e tërheqje veshi, siç Adrian Prrenjasi në 2008 e më parë, përfundimi duhet të jetë i frikshëm. Le më pastaj po të llogaritësh sa e sa raste të padenoncuara. Nga familjarë dritëshkurtër që zgjedhin të heshtin nga frika e opinionit që do t’i damkosë derën dhe e kanë më për mbarë të gëlltisin incestin e të provojnë të harrojnë; nga fëmijë që s’bzajnë nga frika se mos i kritikojnë, se qysh herët i kanë mësuar se për këto gjëra s’flitet, janë tabu, janë turpera... dhe heshtin, por asnjëherë nuk harrojnë. Deri sa rriten, për tu transformuar vetë në hakmarrës pedofilë, në rastin më të keq, ose në depresivë të tërhequr nga shoqëria,në rastin më të mirë.

Ndodh në ditë si këto, ku përveç pragzgjedhjeve nuk flitet për gjë tjetër veçse për mostrat si Adrian Prrenjasi, të sillen në kujtesë rastet e krimeve të pedofilisë të bëra publike në këto vitet e fundit. Më të bujshmet kanë qenë sigurisht ato që janë shoqëruar më pas me vrasjen e të miturve.

Monstra i Dibrës

Maj 2008 - Rreth 5 vjet më parë 10-vjeçari Bekim اenga u gjet i torturuar, përdhunuar e vrarë në përroin e fshatit Tomin, të Dibrës. Trupi i të miturit u gjet në datën 13 maj të vitit 2008, pas pesë ditësh i zhdukur nga familja, ndërkohë që autori i ngjarjes u identifikua si Shpëtim Ziza, i sëmurë mendor, fqinj me të miturin. Nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se 10-vjeçari i masakruar kishte dëmtime në fytyrë me shenja mbytjeje në qafë dhe ishte dhunuar ****ualisht. Shpëtim Ziza, 19 vjeç, banor i lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë fillimisht pranoi kryerjen e krimit dhe pohoi se e kishte mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh. Gjykata e Dibrës e shpalli Zizën fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Shpëtim Ziza ka tentuar disa herë vetëvrasjen në burgun e sigurisë së lartë të Krujës, ku vuan dënimin.

Pedofili David Brown dhe “Fëmijët e tij”

56-vjeçari britanik me origjinë skoceze, nën petkun e bamirësit në krye të një fondacioni në ndihmë të fëmijëve në nevojë, të quajtur “Fëmijët e tij”, abuzonte ****ualisht me shtatë të miturit e qendrës, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Dino Christodoulou dhe Robin James Arnold. Pas pranimit të fajësisë David Brown u dënua me 20 vjet burg, me një vendim të formës së prerë më 19 nëntor 2008. Ish-kreu i fondacionit "Fëmijët e Tij", u prangos në maj të vitit 2006 në Tiranë pas denoncimit nga një shtetase holandeze se në jetimoren që ai drejtonte, pedofilë të ndryshëm kryenin marrëdhënie ****uale me të mitur. Pak ditë më vonë u prangos në akuzën e "moskallëzimit të krimit", edhe ish-kuzhinieri i fondacionit, i riu nga Erseka Janaq Papaleka.

Kaminski – dhjetë vjet pas abuzimeve pedofili gjykohet në mungesë

Shtatë vjet pasi vendi u trondit nga skandali ****ual në qendrën “Fëmijët e Tij” në kryeqytet, ku rezultoi se tre shtetas të huaj kishin abuzuar me të mitur të pastrehë, një tjetër skandal pedofilie do të trondiste opinionin publik. Karl Stefan Kaminski, një ish turist me kohë të gjatë që njihej me emrin David Goldeinstein, duke u hequr si shtetas gjerman, i cili kishte mbërritur me organizatat bamirëse, akuzohej vite më vonë për pedofili. Sipas informacioneve ai ka qëndruar me qira në një vilë 3-katëshe në fshatin Rrashbull, dhe gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie ****uale me tre djem të mitur, kushërinj njëri me tjetrin.

Mësohet se Kaminski, në atë kohë 62 vjeç, i ka mashtruar tre djemtë e mitur, duke iu dhënë lekë për të mësuar kompjuterin dhe gjuhën angleze. Në dosjen hetimore thuhet se pedofili amerikan u bënte fotografi djemve, dhe më pas i shiste nëpërmjet internetit “Në kohën që ai jetonte me qira ka abuzuar me tre djem të mitur. Njëkohësisht i pandehuri i zhvishte fëmijët dhe u bënte fotografi **** duke u premtuar se do t’i fshinte ato”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Zbulimi i pedofilit që abuzoi me tre djem të mitur në Shqipëri është njoftuar në fund të vitit 2011 nga autoritetet amerikane. Nga ana e saj drejtësia shqiptare ka kërkuar ekstradimin e tij, por më kot, pedofili ka humbur gjurmët.

Babai tutor dhe klientët 80-vjeçarë të dy të miturave

Prill 2011 – Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qyteti i Korçës, arrestohet nën akuzën e shfrytëzimit për qëllime prostitucioni për tre vjet rresht (2004-2005-2006) dy vajzat e tij të mitura të moshës 8 dhe 10 vjeç, me inicialet I. P. dhe M. P. Trupi i vogëlushëve shitej për pesë lekë nga i ati i cili iu gjente dhe klientët. Pas babait tutor për të cilin prokuroria kërkoi 15 vite burg si dënim, u arrestuan edhe pedofilët. Katër klientët e të miturave ishin Andrea Nameti, 62 vjeç, nga fshati Mborje-Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Marrëdhënie ****uale me të mitur”, Skënder Korollari, 35 vjeç banues në Mborje-Korçë, Nevrus Kollani 80 vjeç dhe Ndoni Koçi 85 vjeç. Ata u dënuan nga gjykata me 8 vjet, 10 muaj dhe 10 ditë burg secili, por meqë dy të fundit na qenkëshin shumë pleq për të bërë burg, u lanë në arrest shtëpie.

Shaban Norja – pedofili xhelat

Aq pleq sa Shaban Norja, 80 vjeçari që pasi kishte abuzuar ****ualisht për vite me radhë, qysh kur Aishe Vata ishte vetëm 13 vjeçe, e la atë shtatzënë dhe më pas i preu kokën, duke rrëfyer vajza ia kishte kërkuar vetë këtë. Sot mbi të rëndon akuza e vrasjes. Nëse do të ishte zbuluar vite më parë babëzia e pedofilit, atëherë Aishja do të ishte gjallë.


Dënimi - Atje ku çalon drejtësia shqiptare

Një nismë për ashpërsimin e dënimit nga Ministria e Drejtësisë me direktivën e kryeministrit tregon de jure se Shqipëria po bëhet më e ashpër me të keqen, por në fakt, realiteti i Drejtësisë në vend ka treguar krejt të kundërtën, duke dhënë dënime qesharake dhe minimalisht të vogla për të keqen...

Ka një histeri gati kolektive për të linçuar njeriun e akuzuar për pedofili. Në fakt, ajo që ka konfesuar para publikut ka qenë vërtetë e tmerrshme. Dhe, aspak më e lehtë, ka qenë përcjellja e lajmit në mediat shqiptare e kolegëve tanë, shpesh me mungesën totale të kodit të etikës. Më shumë akoma, e gjitha, na ka kujtuar atë sistem drejtësie, i cili merret me dënimin e të keqes në Shqipëri dhe rregullimin e marrëdhënieve të saj. Një nismë ligjore së fundmi e paraqitur nga Ministri i Drejtësisë dhe e urdhëruar nga kryeministri me shashkat e zakonshme duket se do ‘të lehtësojë” barrën e fajit të qeverisë së sotme para publikut për ashpërsimin e dënimeve ekstreme. Kjo është ajo që po përflitet më shumë dhe në skenë ka dalë për të kushedisatënherë: Dënimi me vdekje. Por, a është vallë, ky ilaçi i duhur në këtë shoqëri?
Edhe pse pas çdo ndodhie të rëndë në vend, juristët nxjerrin justifikime se sistemi i drejtësisë është ai i duhuri, por ai nuk zbatohet mirë, kjo nuk e lehtëson fare të keqen ose më saktë nuk e ka qetësuar publikun. Të mendosh, dënimi maksimal për rastin e pedofilisë është vetëm 15 vjet dhe të mos harrojmë se zgëqet e ligjit janë të tilla sa personazhi në fjalë ka kaluar fare pa problem ose jo shumë i lagur deri më tani në raste të ngjashme. Fajtorët? Ai! Drejtësia? Kush?

Për hir të së vërtetës, njerëzit e ligjit tek ne, janë bërë prej kohësh simboli i vetë këtij shteti që po bie frikshëm për ditë e më shumë. Dhe, jemi dëshmitarë që një nga një po lirohen gati si të pafajshëm njerëzit e Gërdecit që bënë masakrën e 26 të vdekurve; nuk shkojnë para gjyqit kriminelë të vërtetë që kanë abuzuar me fondet publike; nuk pësojnë asgjë rastet e korrupsionit, ku më flagranti ishte ai i deri ish-zëvendëskryeministrit të vendit, që doli i regjistruar me zërin e tij etj. Për të mos thënë për djalin e kryeministrit, që as nuk u përmend në çështjen e Gërdecit, e për të mos shkuar më tutje tek “21 Janari” e me radhë e me radhë.

“Nuk mund të garantohemi se pushteti gjyqësor do të ashpërsojë masën e dënimeve, kur rezulton që gjyqtarët, në përcaktimin e dënimeve, deri më sot, nuk kanë qenë të ndikuar shumë nga kufiri maksimal i dënimit, që parashikon Kodi dhe shpesh, për arsye të ndryshme, kanë dhënë dënime shumë më të ultë sesa ato që ka kërkuar prokurori, pa arsyetuar qartazi në këtë drejtim. Nga vëzhgime sporadike, por jo studime të mirëfillta, duket se gjykatat kanë prirje të japin vendime që qëndrojnë më pranë minimumit të parashikuar në dispozitën ligjore, se sa me maksimumin e tij”, thotë me shumë kujdes për “JAVA”, Kryetarja e Helsinkit, Vjollca Meçe .

Dhe, ndaj sot, çështja nuk merr më drejtimin e duhur me këtë urrejtje ndaj këtyre krijesave me çrregullime të dukshme mendore dhe emocionale, por me krejt rishikimin e mënyrës së funksionimit të drejtësisë. Ligjet që e dënojnë të keqen duhen bërë vërtetë më të mira, por duhet gjetur mundësia për përmirësimin profesional dhe dinjitar të gjykatësve. Por, ndërsa të parën është e lehtë, kjo e dyta është gati një mision sizifian në Shqipëri. Si pjesë e shoqërisë shqiptare, ata për fitesën materiale kanë eliminuar fare atë që quhet dinjitet profesional. Të kujtojmë deklaratat dhe justifikimet e tyre të paturpshme të pasurisë, por më shumë akoma, imazhin që i kanë dhënë Shqipërisë dhe besimit të drejtësisë në vend me vendimet shpesh qesharake.

“Një sistem gjyqësor shumë i polarizuar si ky i yni ndikohet mjaft lehtë edhe nga këto qëndrime, çka e bën të padrejtë edhe vetë gjykimin që mund t’i bëhet çështjes”, shprehet avokati i Grupit Shqiptar të Drejtave të Njeriut Genci Tërpo. Ndaj, kjo çështja e pedofilit ngjan aq “e largët”, kur mendon pisllëkun e madh që na rrethon dhe dorën e butë të drejtësisë shqiptare.

***



“Gjykatat kanë prirje të japin më shumë minimumin e dënimit”

Flet për “Java”, Vjollca Meçe, kryetarja e Komitetit shqiptar të Helsinkit. SI e shikon nismën e re për ashpërsimin e ligjit për dënimet, mungesën e studimeve, që i kanë paraprirë nismën ligjore. “Duke ia servirur Kuvendit dhe opinionit nismën ligjore të ndërmarrë, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk na kanë folur për studime, që mund të jenë shfrytëzuar dhe ne nuk kemi ardhur në dijeni për to as nga burime të tjera”, shprehet ajo

A mendoni se duhet të ndryshohet legjislacioni në Shqipëri për të ashpërsuar dënimet penale, deri në masa ekstreme?

“Politika penale e shtetit, pra ndjekja penale dhe dënimi për veprime ose mosveprimeve që konsiderohen të rrezikshme për shoqërinë, individët dhe shtetin, në parim, është gjithmonë në zhvillim, sepse ajo lidhet ngushtësisht dhe ndjek zhvillimet politike, shoqërore, ekonomike, kulturore të vendit. Nga kjo pikëpamje mund të themi se zhvillimi ( ne rastin konkret amendimi, abrogimi dhe miratimi i ligjeve të reja) është karakteristikë edhe për legjislacionin të çdo vendi, pavarësisht se kategori të veçanta normash kanë qëndrueshmëri më të madhe, si për shembull Kushtetuta dhe Kodet.

Aktualisht,legjislacioni i vendit tonë është duke pësuar ndryshime të mëdha, që në shumicën e rasteve, janë të kushtëzuara nga vendimi politik për integrimin në Bashkimin Evropian, nismë kjo që gëzon dhe një mbështetje të gjerë të shtetasve. Planveprimi i hartuar nga vendi ynë për zbatimin e rekomandimeve, që kemi marrë nga strukturat e BE, në kuadër të procesit të integrimit evropian, pa dyshim parashikon edhe përmirësime të legjislacionit penal, qofte të atij material dhe procedural. Të tilla kanë qenë ato që lidhen me dhunën në familje, me dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes, trafikimin e qenieve njerëzore ose te armëve dhe drogave e shumë të tjera.

Gjithsesi, përpara se t’i kthej përgjigje pyetjes tuaj, kam nevojë të sqaroj dhe theksoj diçka thelbësore në këtë drejtim. Kushtetuta dhe Kodet, janë ligje me një natyrë të veçantë, sepse brenda tyre trajtohen dhe sanksionohen parime të rëndësishme, që lidhen me garantimin e sistemit demokratik, me të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si dhe shumë institute të së drejtës, që janë të lidhura organikisht midis tyre. Duke iu referuar Kodit Penal mund të themi se, në tërësinë e tij, ai është një ligj i vetëm, ndërkohë që duket se secili nen apo dispozitë e tij është një “miniligj”, që do të mund të qëndronte edhe i pavarur nga nenet e tjera. Kjo sepse secila dispozitë e pjesës së posaçme trajton një vepër penale individualisht të përcaktuar.

Megjithatë bashkimi i këtyre dispozitave në një Kod nuk është bërë rastësisht. Midis shumë arsyeve të tjera, mendoj se këto norma juridike janë bashkuar për të dhënë të plotë qëndrimin politik e shoqëror të një shoqërie, në një periudhë kohore dhe një stad zhvillimi të caktuar, me qëllim përcaktimin e veprimeve dhe mosveprimeve, që do të konsiderohen të rrezikshme dhe do të cilësohen si vepra penale, duke i dalluar ato cilësisht nga normat morale, sepse ligji (kupto Kodi Penal) e kushtëzon respektimin e tyre me forcën shtrënguese të dënimit penal.

Nga ana tjetër, mënyra e vendosjes së këtyre dispozitave në Kod, ndarja e tyre në kategorinë e krimit ose kundravajtjeve penale dhe mbi të tëra, masat e dënimit të parashikuara për secilën vepër, janë rezultat i një studimi të thellë juridik, socio-psikologjik, ekonomik dhe të shumë shkencave të tjera, të cilat jo vetëm kanë përcaktuar dëmin që mund t’u vijnë interesave të shtetasve, shoqërisë dhe shtetit nga veprime të tilla, por dhe shkallën e këtij dëmi dhe rrezikshmërinë e tij. Përcaktimi masave të dënimit që mund të jepet për çdo vepër penale, është rezultat i vlerësimit të secilës vepër penale dhe i raportit të saj me veprat e tjera, që parashikon Kodi Penal.

Në mënyrë figurative mund të themi se Kodi Penal është si një mur i përbërë nga shumë tulla, me dimensione të ndryshme, por që secila prej tyre ka rëndësi për vetë ekzistencën e murit. Nëse rritim, në mënyrë të pastudiuar, peshën specifike të njërës tullë do të rrezikojmë ekuilibrin e gjithë murit. Këto janë disa nga arsyet përse Kodet dhe Kushtetuta kërkojnë një shumicë të cilësuar votash në Kuvend, për t’u miratuar dhe ndryshuar, ose e thënë ndryshe një konsensus më të gjerë politik.

Duke bërë të qartë sa më sipër për lexuesin, mendoj se tani mund të shprehem më kuptueshëm lidhur me pyetjen që më drejtoni.

Po, aktualisht jemi duke jetuar në një periudhë ku kriminaliteti ka shënuar rritje, ku disa vepra penale rezultojnë më të përhapura se të tjerat. Ndonëse në retorikën politike shumica qeverisëse e mohon nganjëherë këtë fakt, nisma e marrë nga Ministria e Drejtësisë, nën direktivën e Kryeministrit të vendit, për ashpërsimin e dënimeve penale për shumë nga vepra e parashikuara në Kodin Penal, tregon se jo vetëm ata janë të ndërgjegjshëm për situatën, por këtë fakt e kanë përdorur dhe si justifikim për nismën e ndërmarrë.

Unë kam pasur mundësi të njihem me këtë projektligj dhe pa dashur ta kundërshtoj atë tërësisht, shpreh shqetësimin se ajo nismë, që ka të bëjë kryesisht me ashpërsimin e politikës ndëshkuese për veprimtarinë kriminale, nuk duket të jetë rezultat i studimeve pararendëse, që do të evidentonin shkaqet dhe rrethanat që kanë nxitur e mundësuar shtimin e kriminalitetit. Siç kam përmendur më sipër, për këtë qëllim lipset të kryhen studime shumëplanëshe, që e trajtojnë fenomenin nga shumë këndvështrime. Nga ana tjetër, dihet se ndëshkimi penal është vetëm një nga masat për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit.

Për këtë qëllim do të nevojiteshin edhe masa organizative dhe administrative, lidhur me strukturat e shtetit, të cilat veprojnë në këtë fushë dhe më gjerë, masa edukuese, si dhe masa të tjera, të cilat do të sugjeroheshin nga autorët e studimeve të sipërcituara. Duke ia servirur Kuvendit dhe opinionit nismën ligjore të ndërmarrë, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk na kanë folur për studime, që mund të jenë shfrytëzuar dhe ne nuk kemi ardhur në dijeni për to as nga burime të tjera. Ata nuk na kanë folur as për masa të tjera, me karakter të ndryshëm, që planifikojnë të ndërmarrin, paralelisht me nismën ligjore dhe që do të shërbenin për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit, që na shqetëson.

Së dyti, autorët e nismës janë justifikuar se me ndryshimet që propozojnë do të detyrojnë sistemin gjyqësor, prokurorët dhe gjykatat, të ashpërsojnë dënimet që japin për veprat penale që do të ndjekin e gjykojnë. Kjo nuk më tingëllon bindëse, sepse sipas projektligjit, rritja e masave të dënimit, në shumicën e rasteve, është parashikuar të bëhet vetëm për maksimumin e dënimit me burg, të sanksionuar aktualisht për disa vepra penale të veçanta, krahas rritjes edhe të maksimumit të dënimit me burg të parashikuar në pjesën e përgjithshme të Kodit Penal, i cili shënon kufirin maksimal të dënimit me burg, për të gjitha veprat penale të parashikuara në Kod ( ky maksimum propozohet të shtohet nga 25 vjet burg në 30 vjet).

Nuk mund të garantohemi se pushteti gjyqësor do të ashpërsojë masën e dënimeve, kur rezulton që gjyqtarët, në përcaktimin e dënimeve, deri më sot, nuk kanë qenë të ndikuar shumë nga kufiri maksimal i dënimit, që parashikon Kodi dhe shpesh, për arsye të ndryshme, kanë dhënë dënime shumë më të ultë sesa ato që ka kërkuar prokurori, pa arsyetuar qartasi në këtë drejtim. Nga vëzhgime sporadike, por jo studime të mirëfillta, duket se gjykatat kanë prirje të japin vendime që qëndrojnë më pranë minimumit të parashikuar në dispozitën ligjore, se sa me maksimumin e tij.

Së treti, është shqetësues fakti se duke propozuar rritjen e masës së dënimit për disa vepra penale, projektligji nuk mban parasysh disproporcionin që krijohet në masat e dënimit të parashikuara për vepra të tjera penale, që shkaktojnë pasoja dhe dëmtim të interesave me rëndësi të njëjtë ose të përafërt.

Së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, është fakti se me këtë projektligj tentohet të kufizohet pushteti gjyqësor për të përmbushur detyrën e tij, duke bërë një vlerësim individual në përcaktimin e masës së dënimit për çdo të akuzuar. Projektligji kërkon të imponojë një mbivlerësim të rrethanave rënduese, në raport me rrethanat e tjera të pranishme gjatë kryerjes së një vepre penale. Projektligji, në nenin 2 të tij, parashikon se mjafton të evidentohet prania e dy rrethanave rënduese në një vepër penale që po shqyrtohet gjyqësisht dhe dënimit maksimal, të parashikuar në Kod për atë vepër, i shtohen automatikisht 10 vjet burg.

Meqenëse ky ndryshim i përket pjesës së përgjithshme të Kodit Penal, konkretisht nenit 32 paragrafi i parë, atëherë rregulla vlen për të gjitha krimet, që dënohen me burg. Jam e mendimit se kjo vjen ndesh me parimet e shkencës së të drejtës penale, të gjithëpranuar edhe në Europë, të cilat përcaktojnë se në caktimin e masës së dënimit gjyqtari/ja mbajnë parasysh dhe vlerësojnë, me objektivitet dhe paanësi, të gjitha rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasojat që ajo ka sjellë dhe rëndësinë e dëmit që ka shkaktuar, rrethanat objektive dhe subjektive të kryerjes së veprës, praninë e rrethanave rënduese dhe lehtësuese, sipas parashikimit në Kod, pa patur asnjë nga këta elementë një rëndësi të paragjykuar. Ky propozim më kujton tentativën e bërë nga politika, vite më parë, për të sanksionuar një dënim me burg, me masë të përcaktuar nga vetë norma dhe pa alternativë vlerësimi nga ana e gjykatës, e cila u konstatua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese dhe njëkohësisht u quajt e gabuar edhe nga strukturat ndërkombëtare ku vendi ynë aderon”.

Rritja e teknologjisë për zbulimin e krimit ka bërë që marzhi i gabimit për përcaktimin e fajësisë të jetë i vogël. A mendoni se organet e Drejtësisë shqiptare duhet të jenë më të ashpra në caktimin e dënimeve?

“Nuk mendoj se ka një lidhje të domosdoshme midis shtimit të teknologjisë, që shërben për zbulimin dhe provimin e kryerjes së një vepre penale dhe masës së dënimit që gjykata duhet të aplikojë për fajtorin. Teknologjia e re është një faktor i rëndësishëm për zbulimin e veprave penale dhe për marrjen e grumbullimin e provave, me qëllim gjykimin dhe ndëshkimin e personave që e kanë kryer atë vepër. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh se edhe përdorimi i teknologjisë, në këtë fushë, është i kushtëzuar me disa rregulla procedurale, të cilat shërbejnë për të garantuar respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ndërsa përsa i takon përcaktimit të llojit dhe masës së dënimit gjykata duhet të udhëhiqet nga kriteret, të cilat unë i kam trajtuar në sipër, ndonëse jo në mënyrë të hollësishme”.

Juve si organizatë jofitimprurëse, çfarë keni propozuar lidhur me projektligjin që tenton të ashpërsojë masat e dënimit në Kodin Penal? A mendoni se interpretimet që i bëhen Kodit Penal lenë shpesh shtigje për të dhënë dënime të lehta për keqbërësit?

“Mesa jemi në dijeni projektligji është ende në duart e pushtetit ekzekutiv. Ne kemi marrë një kopje të tij nëpërmjet Avokatit të Popullit, por nuk kemi mundur të shprehim mendimet tona rreth tij. Ne kemi përpunuar disa sugjerime e vërejtje, që janë përgjithësisht të lidhura me çështje që unë trajtova më sipër dhe mbase do të na jepet mundësia t’i prezantojmë ato përpara Komisioneve të Kuvendit, nëse do ta marrin në shqyrtim këtë projektligj. Them nëse do ta marrin në shqyrtim, sepse meqë ndodhemi në një situatë parazgjedhore, pra jo tepër të qetë, më duket e vështirë arritja e konsensusit të gjerë politik për të kaluar një projektligj të tillë, që kërkon shumicë të cilësuar votash”.

A mendoni se mungesa e studimeve te mirëfillta për kategori shoqërore dhe mungesa e database te policisë është shkaktare e mungesës së eficencës së policisë dhe rendit?

“Po ju keni të drejtë që pyesni. Siç jam shprehur edhe me lart, studime të tilla janë shumë të rëndësishëm, ndërsa database japin një informacion që i ndihmon së tepërmi studiuesit. Në radhë të parë me studime të tilla duhet të merren vetë organet e drejtësisë, përfshi dhe ato sektorë të pushtetit ekzekutiv që lidhen me drejtësinë. Studime duhet të ndërmerren edhe nga sektori akademik, i cili mendoj se duhet t’i përfshijë fusha të tilla studimi, më shumë se deri tani, në temat që u ofrohen të kryejnë doktorantët apo nivelet e tjera shkencore.

Përsa u takon kapaciteteve profesionale ato duhen përmirësuar dhe vlerësuar individualisht, në vazhdimësi, jo vetëm për organet e policisë, të të gjithë sektorëve

(kemi shumë të tilla), por edhe për prokurorët dhe gjyqtarët”.



***


“E rrezikshme frymë e turmës për linçimin”
Flet avokati Genci Tërpo, ekspert i së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative në Grupin shqiptar për të Drejtat e Njeriut


A mendoni se mund të amendohet Ligji për dënimin ekstrem në Shqipëri dhe të ashpërsohet dhe më tej?
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në kushtet konkrete që disponon ka një përcaktim mjaft të ashpër në kuadrin e dënimeve ekstreme. Konkretisht pjesa e veprave penale kundër personit në nenet 76-84 të Kodit Penal japin një përshkrim shumë të saktë të kriterit minimum edhe maksimum në marzhin e dënimit dhe në disa raste përcaktohet dhe dënimi me burgim të përjetshëm duke konfirmuar faktin se për shkak të rëndësisë së veprës penale, rrezikshmërisë shoqërore dhe rrezikshmërisë së personit jepet edhe qëndrimi ekstrem i shoqërisë. Personalisht mendoj se bazuar në kriteret e mësipërme veprat penale që dënohen me burgim të përjetshëm, si p.sh. vrasja me paramendim (neni 78), si dhe vrasja në rrethana të cilësuara (neni 79) kanë një kuptim gjithpërfshirës për një sërë aktesh që e mbledhin edhe pjesën e dënimit maksimal në gjykimet rast pas rasti.
Së fundmi është një iniciativë për tu përgëzuar e Ministrisë së Drejtësisë për të ashpërsuar disa dënime në disa vepra të tjera penale, çka mendoj se do jetë mëse e mjaftueshme për të përcaktuar dënime të drejta dhe të efektshme për autorët e mundshëm të veprave penale për krime kundër jetës, kundër subjekteve të mitur, grave apo personave të paaftë për tu mbrojtur si edhe në mënyrë të veçantë kundër punonjësve me funksion publik duke përfshirë këtu edhe punonjësit e policisë”.

Rritja e teknologjisë së evidentimit të krimit ka bërë që marzhi i gabimit për dënimet të jetë i vogël: a mendoni se strukturat e Drejtësisë shqiptare duhet të jenë më të ashpra në dënimin ekstrem?
“Unë mendoj se strukturat e Drejtësisë Shqiptare duhet ti nënshtrohen një procesi reformimi të detyrueshëm, por në kushtet aktuale kjo gjë është paksa e vështirë çka e ka treguar edhe vetë koha e gjatë që ka kaluar pa u marrë masa lehtësisht të konstatueshme. Reforma mendoj se duhet të aplikohet më tepër në aspektin e resurseve njerëzore se sa në legjislacion pasi ky i fundit është mjaft i kompletuar. اështja e rekrutimit të gjykatësve të rinj në sistemin e drejtësisë duhet parë në një rrafsh më të gjerë, por nga ana tjetër është shumë i rëndësishëm edhe momenti i kontrollit të gjykatësve për shkelje të ndryshme çka janë bërë rutinë për sistemin tonë të drejtësisë. Lidhur me çështjet e dënimeve ekstreme besoj që deri më sot gjykatat kanë dhënë me qindra vendime penale me masa dënimi ekstreme. Nga ana tjetër është për tu përgëzuar edhe qëndrimi që kanë mbajtur organet e drejtësisë dhe paralelisht edhe Prokuroria shqiptare për rihapjen e dosjeve me autorë të pazbuluar prej vitesh”.

Juve si institucion, çfarë keni propozuar në kohët e fundit për këtë ligj? A mendoni se interpretimi i tij lë shpesh shtigje për të dhënë dënime të lehta për keqbërësit?
“Natyrisht që jemi kundra vendosjes së dënimit ekstrem dhe mendojmë se është e rrezikshme fryma e krijuar së fundmi në opinionin publik për linçimin e njerëzve me forma inkuizitore që trumbetohet me forcë edhe nga mediat shqiptare.
Mendojmë se tashmë çështja e rivendosjes së dënimit me vdekje është kthyer në një legjendë urbane që nuk lë më vend për diskutim dhe vetë legjislacioni shqiptar dhe evropian e ka mbyllur këtë kapitull me kohë.
Madje vetë Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e RSH e mbron me ligj të drejtën e jetës çka nuk lë vend për ekuivoke. Ligji është i lexueshëm njësoj nga të gjithë por interpretohet ndryshe nga gjithsecili. Ky interpretim është evident sidomos në vendimet e gjykatave madje edhe brenda vetë gjykatave të rretheve gjyqësore.

Mjafton që të hidhet një sy në disa vendime gjykatash brenda një rrethi gjyqësor apo brenda njërës gjykatë, Apeli p.sh. për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi i dytë saj dhe konkretisht “ armëmbajtja pa leje” ku për autorë të ndryshëm që kapen me arsenal armësh aplikohet një masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe për të tjerë që kapen me armë pa municion apo të paefektshme në distancë të madhe aplikohet masa e sigurisë në “arrest me burg” çka konfirmon një standart të dyfishtë por edhe një precedent të rrezikshëm.

Ashpërsimi edhe më shumë i dënimeve duhet paralelisht të krijojë edhe një standart kontrolli mbi mënyrën e dhënies së këtyre dënimeve pasi në të kundërt kjo do të krijonte një situatë shumë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare”.

A çalojnë institucionet tona edhe për sa i përket trajtimit të të dënuarve të rastit ekstrem, si në ndodhitë e fundit?
“Institucionet tona sigurisht që kanë bërë një punë të mirë në drejtim të trajtimit të të dënuarve për çfarëdo vepre penale. Ajo që nuk është e drejtë ka lidhje më tepër me aksesin e të ndaluarve apo të të dënuarve për të pasur një përqasje më të drejtë me vetë sistemin e drejtësisë. Në konceptin e sistemit tonë, të drejtat e të ndaluarve janë shumë të kufizuara në raport me palën e akuzës duke mos i krijuar standarde të njëjta në kuadrin e parimit të barazisë së palëve. Kontakti i avokatit me klientin që në fazat e para hetimore është shumë i vështirë por kjo gjë përbën edhe vete thelbin e procesit. Përzgjedhja e avokatëve kryesisht në procese gjyqësore të vështira, që kanë shkaktuar tragjedi sociale paçka faktit që këta autorë duhet të dënohen në maksimum të marzhit të dënimit nuk do të thotë që ata të mos kenë të garantuar një mbrojtje të drejtë dhe një proces sa më të rregullt dhe ligjor para Gjykatave.

ثshtë e papranueshme për këdo avokat qoftë edhe kryesisht që të kërkojë që klienti i tij të dënohet me burg që pa filluar procesi gjyqësor. Një sistem gjyqësor shumë i polarizuar si ky i yni ndikohet mjaft lehtë edhe nga këto qëndrime çka e bën të padrejtë edhe vetë gjykimin që mund ti bëhet çështjes. Rasti i dy ditëve më parë, kur është akuzuar shtetasi Ardian Prrenjasi për vrasjen e të miturit J.C. dhe abuzimin me të miturin tjetër A.C. është mjaft i rëndë dhe dënueshëm nga kushdo dhe kërkon të shqyrtohet me shumë kujdes nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë dhe sigurisht autori në qoftë se e ka konsumuar këtë vepër duhet të marrë dënimin e merituar.

Ajo që më shqetëson shumë është situata që krijohet për të akuzuar të tjerë veprash penale të ndryshme të cilët dënohen apo penalizohen paçka se mund të mos jenë autorë të vërtetë të veprave penale vetëm e vetëm për faj të avokatëve kryesisht të cilët firmosin në fletë të bardha deklarime të paqena të klientëve të tyre duke legalizuar krime me autorë të krijuar dhe jo me autorë të vërtetë që gjenden të lirë rrugëve të vendit”.

***


Pedofilët - Krimi, ndëshkimi dhe trajtimi i munguar

Një pedofil mbas hekurave është vetëm një rast i izoluar. Mbas kryerjes së dënimit ai del jashtë bashkë me tundimin për perversitete. اfarë mund të bëhet sot për trajtimin e rasteve të tilla. Nëse është një patologji, psikike apo biologjike qoftë, çfarë zgjidhje mund t’i jepet. Specialistët sugjerojnë vetëdeklarimin. Por, a jemi gati ta pranojmë këtë pa cenuar lirinë e askujt? Në një intervistë për “JAVA”, Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA)
Nga Gladiola Bendaj

Ndërsa qysh prej një jave mediat po merren dendur me rastin e Adrian Prrenjasit dhe profilin e tij prej maniaku pedofil vrasës, pakkush e zuri më në gojë të miturin A. C. i cili u përdhunua për orë të tëra prej tij, deri në momentin që policia ndërhyri. Deri më tani debati s’ka mundur të mos precipitojë në retorika që vënë përballë njëra tjetrës, ashpër, organet e drejtësisë e policisë nga njëra anë dhe përfaqësues zyrave dhe organizmave në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve nga ana tjetër.

Ajo që kërkohet ngultazi prej këtyre të fundit është një regjistër kombëtar i hapur i skedave të të gjithë të dënuarve dhe të akuzuarve për krime ****uale e pedofili. Por a do të na mbronte më shumë një regjistër i tillë? A do të mund të tregoheshim aq mendjehapur sa të mbroheshim pa cenuar lirinë e tjetrit, nëse do të evidentonim pranë nesh një rast të tillë? Ndoshta jo..., nuk jemi gati. Ashtu siç nuk jemi gati të flasim për temën që ende konsiderohet tabu, duke qenë se në asnjë disiplinë mjekësore apo ligjore qoftë kjo, edhe vetë fjala “pedofili” nuk është e definuar e as përmendet gjëkundi.

Ne vazhdojmë të themi “vepra të turpshme”, e nuk kujtojmë se kjo “vepër e turpshme”, është një patologji për të cilën mbartësi është koshient dhe po me aq koshiencë e përshkallëzon atë deri në vrasje. A jemi gati të implementojmë modelet e huaja të parandalimit të fenomenit dhe mbrojtjes ndaj tij. Ndoshta... Sipas specialistëve, zgjidhja më e mirë në kësi rastesh do të ishte vetëdeklarimi. Të paktën kështu ndodh matanë kufijve tanë në një pjesë të mirë të rasteve. Pedofili kërkon ndihmën e mjekëve dhe psikologëve sapo pikas tundimet perverse që ka. Sepse nuk duhet të harrojmë për asnjë çast që ai është i ndërgjegjshëm. Jashtë vendit pedofilët kanë shoqatat dhe grupimet e tyre që i fusin në skema të mirëfillta trajtimi. E më tej, në rastet e pashpresa, nuk mungojnë rastet kur, të ndërgjegjshëm, ata vetë kërkojnë kastrimin si zgjidhjen e fundit. E mbi të gjitha, përballë rasteve të tilla, vështirë që dikush të heshtë. Ndërsa nga ana tjetër, fëmijët e mësojnë qysh herët abc-në e sjelljeve ****uale.

“Fëmijës i duhet mësuar që kur ndodhin ngjarje të tilla, nuk është faji i fëmijës. Shumica e tyre nuk e raportojnë abuzimin, sepse mendojnë se është faji i tyre dhe do të dënohen për këtë”, thotë - Altin Hazizaj, drejtori i Qendrës në Mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve.

اfarë mund të bëhej, në kushtet e shoqërisë sonë, për parandalimin dhe mbrojtjen nga këto fenomene?

Ne e kemi kërkuar qysh herët, që në vitin 2004. Një gjë që mund të bëhet është regjistri kombëtar i krimeve ****uale. Kjo do të thotë që kushdo që kushdo që është dënuar me një vendim të formës së prerë për krime ****uale ndaj fëmijëve apo edhe të rriturve, regjistrohet në këtë regjistër. Sepse këta janë persona që përgjithësisht kanë tendencën të kryejnë krime përsëri. Së dyti nevojitet një rishikim i legjislacionit penal në Shqipëri, sidomos kur vjen çështja te fjalët “rrëmbim i personit”, “heqja e lirisë”, të cilat, siç duket janë pjesë e veprimeve edhe të pedofilëve që përdoren për të marrë masa më të lehta penale.

Përsa i përket legjislacionit, ne kemi nevojë që të bëjmë atë që mund të quhet raportimi i detyrueshëm. Sot për sot, tek ne, raportim të detyrueshëm për ngjarje që ndodhin ndaj fëmijëve ka vetëm një profesion, që është ai i mjekut. Dhe as mjekët nuk e bëjnë, edhe pse e kanë ligjërisht të detyruar, unë mendoj se këtë duhet ta bëjnë të gjitha profesionet që janë në kontakt me fëmijët, punonjës social, psikolog, mësues, etj. Një ndryshim ligjor i domosdoshëm është fakti që të gjithë personat e shpallur pedofil me vendim gjykate, nuk duhet t’iu afrohen me ligj asnjëherë mjediseve ku ka fëmijë në jo më pak se 300 metra.

Po sa i takon edukimit të fëmijës, kundrejt sjelljeve dhe marrëdhënieve që duhet të krijojnë me të rriturit?

Ka një gjë, ne nuk mund t’i bëjmë fëmijët qenie asociale. Sepse pastaj kjo të kthehet në bumerang. Ajo që duhet bërë është që të pajiset fëmija me njohuri të mjaftueshme sa i takon ****ualitetit, sa i përket pedofilisë. Por më e rëndësishmja është të edukohen prindërit siç duhet. Janë ata zanafilla, duhet t’i mësojnë që nuk është asnjëherë keq të shprehen, të tregojnë se si kaluan ditën, çfarë iu ndodhi e veçantë. Duhen thyer tabutë, fëmijët duhen bërë miq e nuk duhen kritikuar, ndryshe nuk do të flasin kurrë dhe prindi nuk ka për ta marrë asnjëherë vesh se ndoshta mbi të është abuzuar. Dhe më e rëndësishmja, fëmijës i duhet mësuar që kur ndodhin ngjarje të tilla, nuk është faji i fëmijës. Shumica e tyre nuk e raportojnë abuzimin, sepse mendojnë se është faji i tyre dhe do të dënohen për këtë.

Ju përmendët vetëdeklarimin e pedofilëve. A nuk është kjo një utopi në shoqërinë tonë?

Po, është e drejtë, kjo mund të konsiderohet si utopi, sepse ne e dimë fort mirë që ne si shoqëri nuk jemi akoma gati për një diskutim të tillë. Në nuk jemi akoma gati të flasim hapur për ****ualitetin e jo më për devijancat e tij dhe qëndrimeve korrekte që duhet mbajtur në këto raste. Megjithatë, duhet tentuar. Ka eksperienca në vende të ndryshme, qoftë në Europë, apo edhe më tej, ku kërkohet vetëdeklarimi i personave. Kjo do të thotë që, përpos regjistrit kombëtar ku ti regjistron të gjitha krimet ****uale shtohen edhe personat e vetëdeklaruar. Kështu, të gjithë punëdhënësit, shkollat, organizatat e fëmijëve kanë mundësi të marrin informacion në qoftë se ndonjë prej stafit të tyre është i regjistruar në këtë regjistër, ose njerëz që marrin në punë janë në këtë regjistër.

Nuk duhet të harrojmë që shumica e pedofilëve kanë tendencën të punësohen në vende ku ka fëmijë. Por, të mos harrojmë që askush nuk bëhet pedofil me zor. Secili prej tyre ka lënë pas një histori abuzimi, dhunimi...ashtu siç nuk përjashtohen rastet e problemeve biologjike të lindura. Duke e futur në burg, ti zgjidh vetëm aspektin e sigurisë, e mban atë të izoluar. Por, pasi ky njeri del nga burgu, ai është i prirur të godasë përsëri, sepse nuk është trajtuar për rehabilitim.

Cilat mund të ishin modelet e rehabilitimit që mund të përdoreshin?

Ekspertët e këtyre çështjeve tregojnë se ka eksperienca që personat pedofilë vetëidentifikohen. Kjo i ndihmon ata që të marrin shërbime dhe së dyti, edhe kur kanë ndjejnë se kanë tendencën që mund të jenë shumë afër kryerjes së një krimi ata, duke qenë se shoqëria iu ka krijuar mundësitë e ndihmës, dinë se ku të drejtohen për të marrë ndihmën e nevojshme. Dhe ndihma e nevojshme është dy lloje: ka persona që bëjnë kastrimin përmes operacioneve mjekësore. Në një pjesë të madhe ka rezultuar e suksesshme dhe në shumë vende kjo bëhet vullnetarisht. Një gjë tjetër që mund të bëhet është mjekimi me kura ilaçesh të posaçme të cilat ulin dëshirën e pedofilit, tundimin ndaj sjelljeve të tilla ****uale. Por nevojitet gjithmonë vetëdeklarimi, vetëpranimi, dhe një shoqëri më mendjehapur kundrejt luftës ndaj këtij fenomeni./Gladiola Bendaj dhe Ben Andoni
Sa dëshirë kam t'a lexoj këtë antaren këtu përsëri 😊
 
E tmerrshme😥😥☹☹
Një komshia ime u përdhunua nga 1 familjari i saj.
Ishte e sëmurë e gjora.
As denoncim asgjë.
Ai faqeziu ecën tër arrogancë e sikur ka çliru veten :);).
Mos e boftë pikën e hajrit.
Kohë m##i..
 
I kam lexuar të gjitha antaret se jam tip kureshtare ushtar dhe Sweetzina ,Bella dhe nja dy të tjera kanë qen unike 😊♥️

Bella ka vdekur .. meqe @Lauri - t i paska ikur kujtesa dhe nuk te paska vene ne dijeni . Lol
 
Sepse e di e nderuar që ka vdekur ,dhe s'ke pse vë "lol" kur flet për një person që nuk jeton më .
Po me cudit kjo mos mosprehtesia dhe paaftesia e jote … per ti kapur gjerat sic duhet dhe nese qenke ne dijeni atehere leri te vdekurit rehat ….. se ate “ lol” gjer kur ta kapesh ti se per ke ishte apo ku I bien … rrezik me ka ardhur rralla edhe mua . Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top