Çantat: Fiksimi i femrave

*deliza*

VIP
V.I.P
اantat: Fiksimi i femrave​

اanta ka pafund dhe janë nga më të ndryshmet. Por si t‘ia bëjmë që të zgjedhim tendencën më "të nxehtë" të dimrit? Më poshtë do të lexoni se cilat janë ngjyrat më në modë dhe veshjet që mund t‘i kombinoni


اantat kanë qenë dhe do të mbeten objekti kult, që "çmendin" si femrat ashtu dhe meshkujt. Por cila është tendenca e vjeshtës në vazhdim? Po ajo që do të zgjasë deri në pranverë? Po jua shpjegojmë më poshtë, në mënyrë që t‘i keni idetë e qarta para se të vendosni të blini çantën tuaj të preferuar. Ja çfarë këshillojnë stilistët për stinën në vazhdim.


E zeza

ثshtë dhe do të mbetet gjithmonë një prej ngjyrave më të forta. Këtë dimër është akoma më shumë në modë. Preferohet në stilin klasik, tendencë e cila nuk del kurrë nga moda. Ajo që e ka bërë edhe më të suksesshme këtë ngjyrë është përdorimi i saj në shumë veshje. Ngjyra e zezë është e aftë të krijojë kontrast me të gjitha ngjyrat e tjera. Kjo ngjyrë përdorej veçanërisht gjatë viteve ‘80 nga yjet e asaj kohe. Ndonjë ikonë? Grace Jones, The Cure, Michelle Pfeiffer. Pra çantat e zeza kanë "një shpirt" të dyfishtë: atë të divës dhe të panterës agresive.

Me çfarë kombinohet: e veshur kokë e këmbë me të zeza, ose në kontrast me veshje me ngjyra, duke mos lënë pas dore rripin dhe këpucët. Gjithashtu çanta e zezë kombinohet mjaft mirë me xhinse të ngushta, këpucë balerine, xhaketë sportive, shall, kapele... (kuptohet mund të mos i vishni të gjitha bashkë).

اantat e vogla

Vajzat i përdorin këto lloj çantash kur shkojnë nëpër festa elegante, ose në ndonjë darkë romantike. Fusin brenda çelësat, buzëkuqin dhe celularin. Janë funksionale dhe më kryesorja, nuk zënë shumë vend në gardërobë (edhe pse për fat të keq, çmimi nuk është kurrë në proporcion me përmasat). Ndonjëherë zgjedhja e tyre është paska e vështirë, sepse fillimisht duhet të të pëlqejë dhe të të bëjë të ndihesh femër, pa marrë parasysh faktin që duhet të kombinohet me të gjitha veshjet elegante. Por nëse jeni një tip i pavendosur, ose mendoni ta shfrytëzoni shumë, mos harroni që ka modele "veshje të ndryshueshme", siç është për shembull çanta "Chamaleon Bag" nga "Aquascutum".

Me çfarë kombinohet: zakonisht shoqërohet me një varëse qafe shumë elegante, veshje me ngjyra të errëta dhe të forta, siç është e zeza. Por mos u frikësoni, mund ta përdorni edhe kur dilni pasdite me miqtë, duke e kombinuar me një palë xhinse dhe një kanotiere të bardhë, si Rihanna.

Ngjyra

Nëse do të ndiqnit këshillën e stilistëve, ata ju këshillojnë të fokusoheni më shumë te ngjyrat sesa forma, apo modeli. Këtë vit janë shumë në modë edhe çantat e kuqe, si të copës ashtu edhe ato të lëkurës, jeshile (jeshile e hapur dhe e mbyllur), dhe blu (elektrike, blumarine, e kaltër). Këto ngjyra do të jenë të pranishme edhe në modën e pranverë/verë 2010, sidomos bluja, kështu që bëni kujdes me zgjedhjet tuaja.

Me çfarë kombinohet: Imitoni këngëtaren bukuroshe Gwen Stefani. Mund ta kombinoni me "look"-un e viteve ‘80, streçe meshini, ose xhinse të ngushta, taka të larta dhe bizhu floriri. Nëse nuk ju tërheq stili i Gwen Stefani, mund të visheni më thjeshtë, si Eva Mendes dhe Sienna Miller, të cilat i mbajnë çantat e tyre të kuqe "Prada" me çdo lloj veshjeje, xhinse, fustane, pantallona të shkurtra.

Sportive

Nuk do të lodhemi kurrë duke e përsëritur, që së bashku me çantën e zezë prej lëkure, rozën, blunë, duhet të keni në dollapin tuaj edhe çantat sportive për përditë, e cila kombinohet me të gjitha veshjet e përditshme, pjesa më e madhe e të cilave përbëjnë edhe gardërobën tonë.

Me çfarë kombinohet: Mund ta kombinoni me xhinse të gjera dhe të grisura, në stilin hipi dhe çdo lloj bluze. Gjithashtu mund ta kombinoni me një triko të trashë leshi (shumë në modë këtë dimër) edhe me një pallto gri.
E ekzagjeruar

Janë çantat ngjyra-ngjyra me shumë shkëlqim, të zbukuruara me bixhu dhe zinxhirë. Kjo lloj çante mund të kombinohet me të gjitha veshjet. Nëse jeni tipi që dëshironi të bini në sy, atëherë blijeni sepse të jeni sigurt se kur të dilni në rrugë, do të tërhiqni vëmendjen e të gjithë njerëzve.

Me çfarë kombinohet: Duhet të vini shumë bizhuteri. Mund të përdorni të gjitha veshjet e vitit të kaluar, sepse askush nuk do ta kuptojë, ose të vishni rroba elegante siç bën Kate Beckinsale. Në mbrëmje mund ta kombinoni me një palë xhinse dhe një bluzë të hapur. Të jeni të bindur se do të dukeni për mrekulli.


gazeta shqip​
 
i dua shuuuuuuummmmm :D..i kam fiksim ti kombinoj ne fakt me ngjyrat e rrobave qe kam veshur..

michael-kors-braided-grommet-tote.jpg
 
kush ri perdite te coj gjerat nga nj tek tj:))

E bezdishme eshte por ka lezet :p

Burri im cdo mengjes "po si nuk u lodhe moj... po ca skishte ajo tjetra qe e ka kjo"... Dhe une i them "ngjyren e kesaj se ka ajo"... Gallate LOL

Cantat i kam qejf... Cfare do qe te jene, cfare do ngjyre qe te jene...
 
Po normale femrat sduken mire te dalin xiro pa nje cante te bukur ....eshte ligj ky .



:djalle:
 
une cdohere kur nderroj cantat harroj gjysmat e gjerave neper xhepat e tyre :(...Kjo me shpesh ndodh sepse dal cdohere me nxitim nga shtepia dhe e lej ne momentin e fundit, para se te dal, qe te nderoj cantat :D.
 
Tybee tybee jarebi se jam dhe agjerushem .largg meje shejtan mos me tundo me pjeshken e @Amara_La_Negra

moj zogu.. Ne radh te par me citove vete dhe un ktheva pergjigje si femer normale
ne radh te dyt hiq dore nga agjerimi qe behesh pagje.
ne radh te trete je xheloze qe jam aq tunduese sa tundoj te tjerat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top