Cameron: ISIS nuk është shtet islamik

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
DAVID-CAMERON_2733718b-770x470.jpg


Kryeministti Britanik David Cameron duke kritikuar Identifikimin si një “shtet islamik” të ISIS (DAESH) nga Institucioni i transmetimit britanik BBC ai tha se “Sepse ky nuk është një shtet Islam, por një regjim i frikshëm dhe barbar”, raporton Anadolu Agenyc (AA).

Cameron pas rritjes në 30 të numrit të shtetasve britanikë të vrarë në sulmin e ndërmarrë javën e kaluar në qytetin Susa të Tunizisë ai ka folur në Radio 4 të BBC ku ai ka theksuar se “ISIS përbën një kërcënim për ekzistencën e Perëndimit dhe se do të duhet kohë për fitoren ndaj tij”.

Kryeministri Britanik duke vënë në dukje rëndësinë e luftimit të ISIS në çdo fushë ai tha se “Mendoj se lufta me ISIS është lufta e e brezit tonë”.

Cameron i cili ka theksuar se edhe BBC nuk duhet ta cilësojë “shtet Islamik” ISIS’in ai ka shprehur se “Sepse ky nuk është një shtet Islam, por një regjim i frikshëm dhe barbar. Shumë Muslimanë shqetësohen kur ky grup cilësohet si shteti Islamik”.

Ndërsa ndaj pyetjes nëse a do të dërgojë apo jo Britania ushtarë në Siri për të luftur kundër ISIS David Cameron i ëshët përgjigjur se “Strategjia jonë është të ndërtojmë ushtri lokale. Të pushtosh një vend është e lehtë, por kjo ka pasoja”.

Ndërsa Ministrja e brendshme britanike Theresa May dhe Ndihmës Ministri i Jashtëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut Tobias Ellwood janë në kontakte në qytetin Susa të Tunizisë, ku zyrtarët britanikë edhe po vëzhgojnë në vendngjarje por edhe po krejnë takime me autoritetet tuniziane.

Në sulmin e ndërmarrë javën e kaluar në plazhin e një hoteli në qytetin Susa të Tunizisë humbën jetën 38 persona ku të paktën 30 prej tyre ishin britanikë. Gjithashtu mësohet se një avion i forcave ajrore të mbretërisë britanike do të dërgohet në Tunizi për të sjellë në Britani trupat e personave që humbën jetën në sulm./aa/al
 
Titulli: Cameron: ISIS nuk është shtet islamik

Duhet dikush nga forumi yne te shkoje dhe t'i thote se gabim e ke, s'din ti gje :p
 
Back
Top