C a m e r i a

Bilderberg

Anëtar i ri
Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007- Marre nga TIRANA OBSERVER 11-03-2007 - Dorina Topollaj & Qamil Xhani


Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas:

"Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni".

Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video leshohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve.

Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996.

Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të اamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912

Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “ثshtë e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

Masakra e udhëheqjes së اamërisë, 7 mars 1913

Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton اamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të اamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

ثshtë dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithka, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

Konferenca e Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

Përplasja e shifrave, 1921

Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.



Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, اamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e اamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

Fan Noli për اamërinë 22 gusht 1924

Zhvillimet në اamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

Incidenti mbretëror, prill 1939

Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

Shifrat e terrorit çam, 1940

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në اamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.

Incidentet në Konispol, 1944

Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946

Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

Greqia kundër pranimit të Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

Sulmi në Radat, gusht 1946

Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.

Propaganda për pushtimine Shqipërisë, 1949

Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

Robërit grekë në Shqipëri, 1949

Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

7 orë luftë në Vidohovë-Devoll, 2 gusht 1949

Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht 1949

Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.

Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949

Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në اukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

Sulmi grek i 12 gushtit 1949

Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.



Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949

Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.

Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.

Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

Krijimi i organizatës antishqiptare MAVI, 1950

Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek Vasil Mellaj rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për اlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950

Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e اukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

Memorandumi i Ministrisë së Jashtme greke, 7 gusht 1952

Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

Agjenti “Papastrati”, 1971

Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “اlirimin” e Vorio Epirit.

Fondi i Ministrisë së Jashtme greke për shqiptarët, Athinë 1980

Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.

Parlamenti grek lë në fuqi Ligjin e Luftës, 1987

Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

Ramiz Alia, 1991

Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe اamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

Incidenti me priftin grek, Tiranë, 28 qershor 1993

Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

Plani i Miçotaqisit, Athinë, 14 korrik 1993

Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.

Projektkushtetuta, Tiranë 1994

Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për اlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

Deklarata e zyrtarit grek, gazeta “To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995

Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

Zgjedhjet parlamentare 1996

Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

Trakte antishqiptare në Jug, 1997

Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997

Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

Faktori grek, “Corriere della Sera” Romë, 12 mars 1997

Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për اlirimin e Vorio Epirit.

Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.

Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

Vrasja e Gentian اelnikut, Athinë 2002

I riu shqiptar Gentian اelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për اelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë اelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. اudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003

Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

ثshtë një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

Papandreu për Himarën, Athinë 2003

Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.

Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës اamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

“Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve. Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.

Viedoja greke, 4 mars 2007

Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.

Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.
 

Attachments

  • fcec.jpg
    fcec.jpg
    53.7 KB · Shikime: 20
Kryeprokurori i Janinës: “Më urdhëruan të zhduk dosjet e çamëve”

Kryeprokurori i Janinës: “Më urdhëruan të zhduk dosjet e çamëve” 20 gusht 2007 nga Gazeta "Albania"

Zbulohet dokumenti tronditës në Arkivën sekrete të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në Greqi, në vitin 1976, u urdhërua shfarosja e të gjitha dosjeve për popullatën çame. Ish-kreu i akuzës së Janinës, Vasilios Xhavellas, e ka konfirmuar këtë faktHabjon Hasani
Të gjitha dosjet gjyqësore të popullsisë së dëbuar çame nga Greqia duhej të asgjësoheshin, - këtë fakt e ka konfirmuar Vasilios Xhavellas, ish-kryeprokurori i Janinës, gjatë një letërkëmbimi që ka patur në vitin 1976 me Ministrinë e Brendshme të Greqisë.
Njëra prej letrave ka rënë në duart e shtetit shqiptar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të asaj kohe.
Sot “Albania” boton të plotë kopjen e përkthyer të siguruar në Arkivën e Ministrisë së Jashtme ( e klasifikuar me vulë si dokument koefidencial), ndërsa është e qartë se në duart e shtetit shqiptar mund të ekzistojë edhe ndonjë kopje e dokumentit origjinal të shkruar në gjuhën helene. I pari që e ka trajtuar një skandal të tillë ka qenë publicisti Mentor Nazarko, i cili, në librin “Lufta e fundit”, e ka bërë të qartë se shteti grek ka urdhëruar shkatërrimin e dosjeve të popullsisë çame.
“Albania” boton sot dokumentin e siguruar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë në radhët e të cilit fshihen ngjarje dhe zhvillime krejt të panjohura më pare, të cilat duken se mbartin një informacion të dorës së parë dhe shumë domethënës në rrafshin kombëtar. Dokumenti Më 29 shtator të vitit 1976, kryeprokurori i Janinës, Vasilios Xhavellas, në emër të Gjykatës së Diktimit në Janinë, me anë të shkresës me Nr. Prot. 1837, në kuadër të një korrespondence zyrtare intensive të atyre kohëve, i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë. Kjo përgjigje vinte pas shkresës zyrtare që Drejtoria e Shërbimeve Kriminale e Ministrisë së Rendit në Greqi i dërgoi ish-kryeprokurorit Xhavellas duke i kërkuar këtij të fundit që t’i vinte në dispozicion të gjitha dosjet me çështjet penale që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame. Pasi është njohur me këtë kërkesë, nga ana e tij Xhavellas ka dërguar shkresën që botohet sot në “Albania” duke pranuar se me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë këto dosje ishin zhdukur! Ish-kryeprokurori i Janinës ka specifikuar në këtë letër se ka qenë urdhri Nr.17835/1976 i Ministrisë së Drejtësisë që e ka detyruar atë të shkatërrojë dhe të zhdukë përgjithmonë atë dokumentacion.
Ish-kryeprokurori Xhavellas arsyetonte se në bazë të urdhrit që kishte marrë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kishte për detyrë të “avullonte” të gjitha dosjet e proceseve gjyqësore penale :1) të atij të diktimit 5 dhe 3-anëtarësh të Janinës deri në vitin 1970, 2) të Gjykatës Penale të Kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, 3) si edhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët. Nga ç’mund të kuptohet nga krahasimi i urdhrave del se kërkesa për të zotëruar dokumentacionin nga ana e Ministrisë së Brendshme vinte fill pas urdhrit që Ministria e Drejtësisë helene kishte dhënë për asgjësimin e këtyre dosjeve.... Arsyet e zhdukjes Kryeprokurori i Janinës, në përgjigjen që i ktheu kërkesës së Ministrisë së Rendit, e sqaronte se këto dosje ishin asgjësuar për shkak se Ministria e Drejtësisë mendonte se ato nuk kishin më vlerë dhe se të gjithë të akuzuarit (çamët që ndodheshin në Shqipëri) nuk rezultonin fajtorë tashmë që kishin kaluar shtatë vjet nga marrja e këtyre vendimeve, pasi gjatë kësaj periudhe këta të akuzuar nuk ishin njoftuar për prezencën në gjyq apo nuk ishin vënë në dijeni për vendimin e marrë nga gjykata ndaj tyre. “Duke i konsideruar këto vendime si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla ( të zbatuara), pra si jopërfundimtare”, - shkruhet në përgjigjen që ish-kryeprokurori i kthen Ministrisë së Rendit të Greqisë. Më tej, në përgjigjen e tij, ai e mbështet këtë arsyetim (për të zhdukur dosjet) në Nenin 549 të së Drejtës së Vjetër Penale.
Ky pohim i ish-kryeprokurorit të Greqisë duket se “hedh në erë” një pretendim shumëvjeçar të Athinës Zyrtare, e cila e ka konsideruar popullatën e përndjekur dhe të dëbuar të اamërisë si kolaboracioniste të fashizmit. Sakaq, diferenca mes pretendimit që shpreh Ministria e Drejtësisë Greke dhe Diplomacia e këtij vendi është absolutisht kontradiktore, pasi të paktën vetëm nga ky dokument, ish-kryeprokurori i Janinës artikulon qartazi se vendimet e marra nga gjykatat greke ndaj popullsisë çame nuk mund të konsiderohen si përfundimtare për shkak të moszbatimit të disa parimeve themelore gjatë gjykimit të çështjes. Asgjësimi Përtej përplasjes serioze që konstatohet mes institucioneve të drejtësisë greke dhe diplomacisë së saj, duket se vendimi për të asgjësuar këto dosje ngre pikëpyetje të tjera. Kjo pasi të gjitha dosjet e gjykimit të popullsisë çame në mungesë maksimalisht do të përbënin një argument të fortë juridik në të ardhmen ose minimalisht do të manifestonin një material të denjë për arkivat e historisë e më gjerë. Kësisoj, minimalisht Ministria e Drejtësisë Greke në vitin 1976 ka eliminuar mundësinë e një transparence në lidhje me gjykimet që i janë bërë popullsisë came, e cila u prezumua si bashkëpunëtore me nazizmin. Edhe kësaj here duket se qeveria greke ka treguar kujdesin e duhur ndaj “pastërtisë” së arkivave të saj. Gjithnjë shteti grek është treguar shumë i rreptë në kontrollin që i bënte arkivave në lidhje me çështjen e përndjekjes dhe dëbimit të popullsisë çame. Një shembull i qartë që e vërteton këtë gjendet në librin “Lufta e fundit”, në të cilin del qartë se nga referimet që autori Nazarko i ka bërë një studiuesi grek të çështjes, ky i fundit pohon se “është tmerrsisht e vështirë dhe thuajse e pamundur” që të sigurohen dokumente në arkivat shtetërore greke.
 

Attachments

  • vg-csh.jpg
    vg-csh.jpg
    26.4 KB · Shikime: 18
  • nazy greece.jpg
    nazy greece.jpg
    37.2 KB · Shikime: 16
Reagimi i nje hebreu nga greqia

REAGIMI I NJE HEBREU NGA GREQIA

Nga simpoziumi ne Athine i disa profesoreve ne Shkurt ku u pranua spastrimi i popullsise came, ne auditorium u degjua nje thirrje nga nje patriot grek "cam, cek, cifut" ...."te gjithe jane te keqinj"...
Kjo gje e beri te reagoje nje cifut nga Greqia qe ka nje blog me emrin "Abravanel" dhe te thote se per sa i perket genocidit akuza e bashkepunimit nuk eshte e justifikueshme per te hequr qafe nje popull ose nje minoritet. Madje ai thekson se edhe ortodokset e Pontit bashkepunuan me pushtuesin ne 1923 ne Turqi.
Gjithashtu ai flet per nje dokument nga gjermanet qe paten "konsensus te plote" me forcat antikomuniste te EDES per asgjesimin e cameve dhe te cifuteve.

Chams, Czechs and Jews Abravanel

Gjithashtu ai rekomandon nje liber nga Jorgo Margariti : Unwanted Compatriots, Chams and Jews.

???????????? ???????????? / Unwanted Compatriots Abravanel
 
Redaktimi i fundit:
اAMثRIA - KU U ZHVILLUA GjENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTث FETARE, SHKELJE E Tث DREJTAVE NJERZORE DHE KOMBثTAREhttp://lajme.dervina.com/archive/kategoria/hs/Histori.php
chammapus01web[1].jpg


Shkruan: Isuf B. BAJRAMI

اështja çame lindi si problem i mprehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913, ku اamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë, duke i kënaqur me aneksimin e tyre, shtetet fqinje.
Qe nga viti 1913 اamëria konsiderohet nga ne, tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia.
اështja اame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së اamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.
Tragjedia اame një padrejtësi që kërkon zgjidhje

Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e اamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti.

Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pollazgo-Ilire) e deri më sot.

Një popull e një vazhdimësi territori etnik. Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë, faktori njeri, shqiptar ne gjuhë, kulturë dhe tradita.

Popullsia e اamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së اamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,ne lashtësi,ne katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në اamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..). Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në اamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë.

Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e اamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot.

Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit.

Ndërkohë që në اamëri-Thespasi (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese qe ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës se etnive në territorin grek.

Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodokse sot në اamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta اamët myslimane,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.

Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike,popullata autoktone e اamërisë,ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi.

Fati i minoritetit shqiptar të اamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz.

Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në اamëri

Mbas aneksimit të اamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon.

Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj,kanë ndjekur një politike shovene të drejtuar në dy drejtime.

1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks,politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejte etnie,;kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë, veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek.

2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politiken e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.

Kjo tragjedi e projektuar afro 1 shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të اamërisë.

Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në اamëri

Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e respektuan popullatën shqiptare të اamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

1.Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),te cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke,si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm.

Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të اamërisë,më 8 qershor 1913,patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.

2.Ajo që tmerroi اamët si veprim vdekjeprurës për اamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t’u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi,të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes,Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit.(1)

Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim “myslimanët me origjinë shqiptare”,për të cilët ai vetë kishte propozuar se “banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë – Epirin”dhe se”ndërsa janë bashkëfetarë me Turqit,nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre”.(2)

Komisioni mikst greko-turk ( në mars 1924)(3),vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të اamërisë,një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke,të mos zbatoheshin kurrfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke.

Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllavërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë,duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik të “minoritetit”etnik autokton në trojet e veta.

3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936,gjendja e popullsisë shqiptare të اamërisë u rëndua më shumë.

Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi konolizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek.

Aplikoi një gjenocid të vërtetë,arrestime,internime,konfiskime të pasurisë. Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

4.Gjendja në اamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste, Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e اamërisë si nënshtrues të këti shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që t’i mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët.

E “prekur” thellë nga ky gjest liridashës i çamëve,qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi,por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë.
Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar, për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame,urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjeç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj.

Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën,si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.

Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen,çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre.

Ndërkohë në Krahinën e اamërisë kishin mbetur gra,pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve, grabitjeve ,përdhunimeve nga banda kriminale greke.

Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine.

Gjenocidi i pashembullt dhe zbim i shqiptarëve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike

Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e اamërisë, ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire.

Banda kriminale e shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit.

Barbarizmat që ndodhen në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor. Vrasje,përdhunime, groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara,fëmijë të djegur në furrë,gra shtatzëna me barkë të çarë.

Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e“Shën Bartolemeut”për gjithë اamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra,gra e fëmijë.

Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona.

Në Gumenicë u vranë 192.

Në Margelliq e Pargë 626 persona, etj.

Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë.

Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e اamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj.



Kjo është pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.

PASQYRث MASAKRASH GRABITJESH DHE DHUNUMESH Tث KRYERA NGA SHOVINISTثT GREKث TEK POPULLSIA SHQIPTARE E اAMثRISث GJATث VITEVE 1944-1945

-U shkatërruan 68 fshatra;

-U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi;

-U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit,prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).

Banorë të masakruar , gra

Të moshuar e të rijnë, 2900
Gra, 214
Fëmijë, 96, nën 3 vjeç 32
Gra të dhunuara, 745
Gra të grabitura, 76
GRABITJE PASURIE
Vaj ulliri 8475200 kg
Drithëra 6743400 kv
Kafshë pune 4453
Bagëti të imta 46 435, të trasha 5 137

Terrori ishte i përmasave të tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane të braktisë për shkak të dhunës,trojet e të parëve të tyre mijëvjeçare duke gjetur strehë në Republikën e Shqipërisë mbas marsit të vitit 1945.

Mbi përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë qartë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane që vepronin në këtë kohë në Greqi dhe në Shqipëri.

Përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen اame

Mbas dëbimit të dhunshëm, emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e nënkombësi shqiptare,u organizuan në Shqipëri menjëherë gjatë vitit 1945 dhe nën drejtimin e Komitetit Antifashist اam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare si dhe shtetin amë lidhur me tragjedinë e tyre dhe kërkesat e tyre të ligjshme.

Qeveria e re shqiptare e pas luftës iu drejtua konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate jo vetëm duke përkrahur gjendjen rënqethëse të çamëve,por edhe duke kërkuar riatdhesimin e ripronësimin e tyre. Dhe kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare.

Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrit të Jashtëm Shqiptar.

Megjithatë, përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për ta tërhequr përkrahjen e fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar اam,si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullatës çame.

Janë të shumta Memorandumet dhe telegramet e protestës,që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër e New-York, Kryesisë së Ministrave të Jashtëm Aleate në Londër e Moskë, Konferencës së San Franciskos, Qeverisë së Anglisë, Amerikës, Bashkimit Sovjetik, Dhomës së Deputetëve në Uashington, Londër e Moskë, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, etj.

Në vitin 1946-1947 Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dyja anët e kufirit shtetëror konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave dhe të kësaj tragjedie të dhimbshme.

Mbas kësaj, vetë Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrante, dhe një ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarë USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të pa bukë dhe të pastrehë çam.

Ndërkohë që çamët shpresonin për një zgjidhje të të drejtave legjitime,përpjekjet e tyre u pasuan me një heshtje të patolerueshme.

Kjo periudhë ( 1947-1990)është një nga aktet më të rënda të kësaj tragjedie. Një heshtje e tillë me shkaqe dhe pasoja të thella ende është enigmë.

Qëndrimi zyrtar grek mbas dëbimit të myslimanëve nga اamëria

1. Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për ta ruajtur identitetin e origjinës së popullatës shqiptare të besimit ortodoks të cilët banojnë sot e kësaj dite në اamëri (Thesporoti).Ndalej përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitej në mjediset urbane dhe një sërë masash të tjerat asimiluese me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare.

Si rezultat i kësaj politike asimiluese shtypëse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetë deklarohet në اamëri.

2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni për ndryshimin e strukturave demografike të اamërisë,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve të çamëve të përndjekurit. Qëllimi që krahina e اamërisë të ndryshoj fizionominë,por edhe për faktin tjetër se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim që kjo krahinë të mbetej nën duart e çamëve ortodoks.

3. Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar pjesën më të madhe të tyre qeveria greke jua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve por pa të drejtë tapie.

4. Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminimi ndaj çamëve në Shqipëri duke i penguar për ti parë vatrat e tyre.

Ajo i frikohet të vërtetës, ringjalljes tradicionale të vëllamërisë,midis çamëve ortodoks dhe myslimanë.

5. Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në اamëri.

Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit

Si rezultat i pluralizmit në Shqipëri,në janar 1991 u krijua Shoqëria Politike Atdhetare “اamëria”si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të اamërisë.

Problemi i اamërisë është në programin e shumicës së partive politike në Shqipëri të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me frymën e standardet e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së,KSBE-së,e Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut.

Qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues.

Sipas qëndrimit zyrtar grek, çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Greqi,”sepse kanë bashkëpunuar me okupatorët italo-gjermanë në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminel Lufte dhe janë dënuar sipas ligjeve greke”.(K.Micotaqis,Tiranë,maj 1992).

Kjo është një “hipotezë” sa e pa vërtetë aq edhe e falsifikuar.

Të konsiderohesh çamët “kriminel”në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun,bashkë me grekët, për çlirimin e përbashkët,është krim i inskenuar politiko-diplomatik.

Sepse: çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët të çfarëdolloj qofshin por janë viktima të tyre.

-Në qoftë se në اamëri ka patur disa dhjetëra “Kolaboracionalistë” (fenomen që është vërtetuar për të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi,gjatë Luftës së Dytë Botërore)në Greqi si të tillë kanë qenë 30.000 veta me gjeneral Ralisin në Krye.

Askush ata sot nuk i akuzon në Greqi,përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet.

-ثshtë fakt historik se çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it).

-Ekzistojnë dokumente e dëshmi të pakundërshtueshme mbi të vërtetën e tragjedisë çame.

-Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva një nga përgjegjësit kryesore të gjenocidit ndaj çamëve ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos Gjermane.

-Nuk mund të fajësohet një popullatë prej 30.000 vetë sepse ,sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara e në mungesë të çamëve të dëbuar se janë dënuar sipas ligjeve greke 1930 vete.

Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e Qeverisë “Demokratike” Greke,e cila ka firmosur të gjitha konventat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnë sot si fajtore për këto tragjedi,por nuk është aspak humane që të bëhesh bashkëfajtor me autorët e një tragjedie nga më të rëndat e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë duke përdorur akuza falëse e të fshehësh qëllimin e vërtetë. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndroj pezull ajo edhe më shumë do të rëndoj ndërgjegjen e popullit grek.

Problem që pret zgjidhje.

Popullsia shqiptare e martirizuar e اamërisë sot në Evropën e dimensionit humane kërkon përpara të gjitha forumeve ndërkombëtare. Përpara të gjitha qarqeve shtetërore, politike-diplomatike Evropiane. SHBA-së e më gjerë, i drejtohet Qeverisë dhe Popullit Grek për përkrahje dhe zgjidhjen e drejtë të kërkesave të saja legjitime e njerëzore:

1. Kërkojnë që Shteti dhe Qeveria Greke si anëtare e Komunitetit Evropian, si shtet që ka firmosur të gjitha Aktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombëtare, të njohin të drejtat e mohuara të اamërisë.

2. Kërkojnë që Shteti dhe Qeveria Greke të pranojnë realitetin historik të “اështjes اame”.

3. Të njihen të drejtat juridike e civile të çamëve të dëbuar me dhunë më 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone, të drejtën mbi pasuritë dhe pronat e ligjshme të tyre.

4. Kërkojnë që Shteti dhe Qeveria Greke të lejojë dhe mundësojë Qarkullimin e lirë të kësaj popullate për të parë vatrat e të parëve.
 
اamëri çdo shqiptar është me ty!

اamëri çdo shqiptar është me ty.Shoqata Për Të Drejtat e Njeriut اamëria, me bazë në Boston.

Shqiptarët e Amerikës u tubuan në përkujtim të 64 vjetorit të genocidit ndaj popullsisë اame.


i poshter Sina/ New York
[email protected]

link: Hermes News

1 Korrik 2008 - SHBA përkujtoi tragjedinë çame.Të shtunën shoqata اamëria përkutoi në njërin prej mjediseve të lokalit "Royal Manor Palace" në New Jersey, 27 qershorin 1944, 64 vjetorin ditën përkujtimore për tragjedinë e popullsisë çame.

FotoRedazionali_1273.jpg
Aktiviteti i përvitshëm i çamëve, është bërë si në Shqipëri, dhe në SHBA-së që përkujtojnë genocidin e 27 qershorit. 27 Qershori 1944, pa dyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e popullsisë çame të vendosur në Shqipëri, pas dëbimit me dhunë nga trojet e tyre në Greqi, në mesin e shekullit të kaluar.

اështja çame, pra ky problem ende i pazgjidhur në saj të aktivitetit dhe veprimtarisë së komunitetit çamë në SHBA-së, është trajtuar dhe në Kongresin amerikan, nga kongresitët amerikan, Komisionit për liritë e të drejtat e njeriut i njohur "Komiteti i Helsinkit", dhe kur senatorja e New Yorkut, Hillary R. Clinton, e ngriti çështjen çame zyrtarisht, në Senatin amerikan.

Shoqatat çame në Amerikë, me këto aktivitete dhe veprimtari që kanë bër deri tani, kanë bër një punë shumë të madhe, edhe për të sensibilizuar opinionin amerikan, qeverinë, Kongresin dhe Senatin amerikan, komunitetin shqiptar dhe atë ndërkombëtar OKB-në. Kërkesat e tyra plotësishtë të drejta janë të vazhdueshme në drejtim të së drejtës në faktorin ndërkombëtar, atë amerikan, faktorin shqiptar, politikën shqiptare, dhe në të gjitha organizmat që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut, nëpër botë.

Në tubimin e organizuar me këtë rast, në New Jersey, nga Shoqata Për Të Drejtat e Njeriut اamëria, folën kryetari i kësaj shoqate, zoti Ahmet Xhafo, si dhe drejtues të organizatave dhe shoqatatve të tjera, lider fetar dhe përfaqësues të shtetit shqiptarë në Amerikë. Takimin e ka drejtuar sekretarja e shoqatës znj. Laura Selami dhe znj. Endri Merxhushi. Pas intonimit të të dy Hymneve Kombëtar, të SHBA-së, dhe Shqipërisë është mbajtut një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë اame.

Sakaq, Imami i Qëndrës Islamike Shqiptaro - Amerikane, në Garfield, Imam Rifat Halili është lutur për shpirtrat e të masakruarëve të tragjedisë, dhe ka bërë apel për kthimin e çamëve në tokat e tyre, tek varret e të parëve. Kryetari i Shoqatës, Ahmet Xhiafo ka mbajtur fjalën e rastit, ku ka përkujtuar edhe një herë tragjedinë që ndodhi në Camëri, ku popullsia e pafajshme çame, iu nënshtrua një genocidi të paparë.

Krahas, dëbimeve me forcë, plaçkitjeve dhe përdhunimeve, u vranë dhe u masakruan njerëz të pafajshëm me qëllim spastrimin etnik të krahinës. Zoti Xhiafo, i bëri apel qeverisë greke, që të njohë realitetin dhe të kontribuojë për njohjen e të drejtave të popullsisë çame.

Një ditë më parë se të mbahej ky tubim, Shoqata Për Të Drejtat e Njeriut اamëria, me bazë në Boston -SHBA, kryetari i saj z Ahmet Xhiafo, lëshoi edhe një deklerat në përkujtim të 27 Qershorit 1944.

Në tubim morën pjesë edhe dy përfaqësuesit e shtetit shqiptarë në Washington, Z/ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Kreshnik Collaku, dhe diplomati Dritan Mishto - sekretari i parë për çështjet politike dhe integrimin në NATO, në ambasadën e R. Shqipërisë në Washington. Si dhe disa veprimtarë të dalluar të çëshjtjes kombëtare, z Sejdi Hysenaj, Musli Mulosmani, Elmi Berisha, Jonuz Ndreu, Marijan Cubi, Pashk Paloka, Zef Perndocaj, dhe dhjetra të tjerë.

Zv/ ambasadori, اollaku, ka folur për ditën përkujtimore, e cila ëshët future në mremorien e historisë dhe të Parlamenti Shqiptar, i cili e ka përcaktuar si Dita e Përkujtimit të viktimave اame. Zv/ambasadori i R. Shqipërisë në Washington, diplomati اollaku, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se sot, jemi mbledhur për të përkujtuar një nga ato ngjarje të hidhura e të dhimbshme që gjatë shekullit të shkuar e kanë goditur kombin Shqipëtar. I hidhur e fatzi ka qënë fakti, se të tilla fenomene, të tilla goditje që i kanë ardhur kombit Shqipëtar , pavarësisht se janë shkaktuar në vende të ndryshme, në kohë të ndryshme e nga autore të ndryshëm ato kanë diçka të përbashkët , Motivin!

Në këtë kontekst, diplomati اollaku, tha se genocidi antiçam është pjesë e padrejtësisë historike me të cilën fataliteti goditi kombin shqiptarë gjatë 100 vjeçarit që lamë pas.Sot, ka vijuar ai veçse ka lajme të mire. Pikërishtë, sot, ora e historisë duket se po troket për Shqiptarët. Sot, duket se plagët shekullore po shërohen e endërrat, tona po bëhen realitet. Shqipëria ka marrë ftesën për të qënë anëtare e Aleancës VeriAtlantike, aleancës më të madhe demokratike, politike e ushtarake të kohës, NATO-s.

Ai kujtojë edhe një herë se Kosova, është e lirë dhe po ndërton e sigurtë të ardhmen e saj..Shqiptarët në Mal të zi e Maqedoni, me qytetarinë e kontributin e tyre, për të ngritur një shoqëri demokratike dhe në frymë europiane e perendimore, në shtetet ku jetojnë po fitojnë në mënyrë dinjitoze respektin e të qenurit faktor i rëndësishëm dhe vendimtar në paqen,stabilitetin dhe ecjen e krejt rajonit drejt integrimit euro-atlantik..

Kështu, permendi përfaqësuesi i shtetit shqiptarë, diplomati اollaku, edhe çështja e komunitetit çam ka më shumë mundësi e siguri të zgjidhet, në një rajon të integruar, në një rajon pjesë e strukturave euro-atlantike. Problemet, e pazgjidhura të komunitetit çam janë të drejta dhe dinjitoze, e tilla duhet të jenë edhe përpjekjet për zgjidhjen e tyre. Sot, shqiptarët janë kontribuesit më të sinqertë, e më aktive drejt integrimit euro-atlantik të rajonit. Ky kontribut, nuk mund e nuk do të kalojë pa e marrë shpërblimin e duhur nga bota e qyteteruar dhe nga historia, ka përfunduar fjalën e tij - zv/ambasadori i R. Shqipërisë në Washington, diplomati Kreshnik اollaku,

Programi ka vazhduar me një valle epike, që evokonte aspiratën çame, në memorien e mosëharresës dhe mallin për vatrat e braktisura. Dr.Gjon Bucaj, zv/kryetari I Vatrës ka përshëndetur pjesmarrësit, në emër të kryetarit Agim Karagjozi, dhe të gjithë vatranëve. Ai tha se në këtë ditë të gjithë ndjehemi çamë dhe të tillë do të jemi derisa të plotësohet amaneti i martirëve të masakruar. Dr.Buçaj theksoi faktin se Vatra ndjehej e obliguar që të mbështesë kërkesat e popullsisë çame, mbi të cilën është ushtruar genocid, janë marrë jetë njerëzore, mbahen peng pronat, deri dhe varret e të parëve.

Më pas u lexua një përshëndetje-kumtesë e prof. Sami Repishti, cili solidarizohej me kërkesat e Shoqatës Për Të Drejtat e Njeriut اamëria, dhe e përshkruante genicidine pashembulltë të Greqisë mbi popullsinë e pafajshme.
Kryetari i degës së Partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë, për New York e rrethe, z. Agim Rexha (n/kryetar i Vatrës), përshëndeti organizatorët e aktivitetit dhe u solidarizua me platformën e shoqatës اamëria, për të drejtata e mohuara. Ndërsa ka bër thirrje që bashkësia shqiptare në SHBA-së, të jetë edhe më e angazhuar për zgjidhjen e çështjes çame. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, dega e New Yorkut, dhe tri shtetshit, zoti Hakik Mena, pasi përshëndeti organizatorët dhe mbështeti këkresat e drejta të Shoqatës, kritikoi ashpër qeveritë shqiptare të të gjitha krahëve, të cilat, nuk kanë bërë sipas tij as përpjekjen më të vogël për të institucionalizuar në rrugë zyrtare të drejtata e çamëve.

Gazetarja Elmira Muja, aktiviste e dalluar e Organizates së Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi", përshëndeti në emër të Shoqatës së grave Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi” dhe tregoi fragmente ngjarjesh që ksihte përjetuar si gazetare nëpër Evropë nga takimet me çamë të emigruar, të cilët, nuk e harronin vendlindjen dhe ën memorie ksihin tragjedinë çame ët shkaktuar nga falangat terroriste të komnadatit grekë Zervos.

I gjithë programi, që ishte i ngarkuar me shumë emocione, u shoqërua nga një shfaqje profesionale e grupit të Valleve ”Bashkimi” nga Bostoni të udhjëhequr nga koreografi i mirënjohur Bashkim Braho. Aktori i njohur i komunitetit z. Xhevat Limani interpretoi poezi për çamerinë të poetit dissident Bilal Xhaferri.Në fund u shfaqën pjesë nga dokumentari “اamëria 64 vjet pas genocidit të 1944”.
 
62 - vjetori i gjenocidit të اamëve, u përkujtua edhe në Nju Jork
Nuk është më problemi i اamërisë vetëm si اamëri!?!, është problemi i gjithe Shqipërisë !!!

/Nga i poshter SINA, Nju Jork /

28 qershor 2006/

Grekërit e Zervos, më vranë 7- anëtarë të familjes
Hylan Plaza - Staten Island(NY) : Në kujtim të kësaj dite familje çame me banim në Nju Jork, u mblodhën për të përkujtuar 62- vjetorin e Gjenocidit grekë mbi popullsinë اame. Ata u mblodhën jo vëtëm të kujtojnë atë masakër të paparë, por edhe të tregojnë se deri sa të zgjidhet kjo çështje, ata nuk do të ndalen . اamët, u mblodhën që kulturën , traditën, historin dhe gjuhën e tyre, t'ua transmetojnë fëmijve të tyre - brezave që po vijnë. Ata u mblodhën të bëjnë një homazhë të thjesht, por shumë simbolik në përkujtim të të gjithë atyre çamëve të masakruar në vitin ’44( 2.900 janë të vrarët gjatëmasakrës mbi popullsinë çame 2.400 vetë kanë vdekur rrugës së marshimit drejt Shqipërisë, nën dëbim 5800 është numri i shtëpive të djegura).Formacione t ushtarake greke, thonë studiuesit, kishin si synim deri në shfarosjen e popullsisë shqiptare myslymane dhe asimilimin e popullsisë ortodokse në اamëri, goditën atdhetarë, bënë arrestime, burgime, ekzekutime, dogjën shtëpi dhe dëbuan popullsinë nga pronat e tyre.
Kryetari i kësaj dege në Nju Jork, zoti Sali Bollati, organizatori kryesorë,
tha se :"Mesazhi i këtij përkujtimi është të mos harrojmë kurrë amanetin e atyre çamëve , që u pushkatuan dhe u dëbuan me forcë, iu përvetësuan pronat, e ju mohuan të gjithë të drejtat, nga trojet e tyre. Ky përkujtim, është edhe një thirrje e fortë për të gjithë shqiptarët, se të gjithë si shqiptarë duhet të mbështesëm e përkrahëm zgjidhjen e kësaj çështje. Bollati, thotë se "Unë kamë qënë shtatë vjeçë, dhe i kamë parë me syt e mijë ato masakra, kur ushtarët grekë të Zervos më vranë 7- anëtarë të familjes sime. Unë nukmund t'a harrojë kurrë atë masakër. Shumica e pjesëmarrësve, në këtë takim, janë anëtarë të organizatës "اamëria" në Nju Jork. Organizatë, e cila është ngritur me qëllim që të bëjë të njohur opinionit amerikan, të drejtat e mohuara të popullit çamë. Njëhereshit të mobilizojmë të gjithë çamët në Amerikë, e të gjithë shqiptarët ngado që
janë, të mbështesin fuqimisht çështjen çame. Sepse, në fakt اamëria, është ajo pjesë e mohuar padretësisht nga ish rregjimi Enverian, dhe ka vazhduar ende pjesërisht të mohohet .
Me të vetmin qëllim, që grekërit të realizojnë atë fare "megaloidea" ,në Jugun e Shqipërisë. Bollati, vijojë duke thënë se :"Gjithmonë e kam ngritur, nuk është më problemi i اamërisë vetëm si اamëri!?!, është problemi i Shqipërisë, asaj që grëkërit mundohen t'a quajn Epiri i Veriut. ثshtë një problem mbarë ndërkombëtar, mbi të drejtat e njeriut saksionuar sipas kartave e marrveshjeve ndërkombëtare.

Sot, kjo çështje ka mjaft figura të spikatura ndërkombëtare, të cilat, po e njohin këtë çështje, dhe kërkojnë zgjidhjen e saj bazuar në koneventat ndërkombëtare. Bollati, pohojë se me rastin e kësaj dite, ne si çamë në SHBA-ës, :" Kemi vendosur ; që Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Liritë e të Drejtat e Njueriut, në Nju Jork t'i drejtojmë një peticion me këtë rastë. Peticioni ynë ka këto kërkesa : Njohja zyrtare e shtetit grekët të gjenocidit - '44. Kthimi normal i çdo çami të larguar me forcë në vendin e tij. Kthimi i pronave, të cilat padrejtësishtë i janë mohuar. Kërkesat tona si qytetar amerikan do t'i drejtohen edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Do të kërkojmë mbrojtjen e përkrahjen e tyre. Selfo Ibrahimi, çamë me banim në Staten Island -Nju Jork, nën/kryetar i degës së organizatës "اamëria", duke kujtuar këtë datë shprehet se: " Jemi mbledhur sot, këtu të përkujtojmë 62- vjetorin gjenocidit grekë kundër popullsisës çame. Gjenocidi grekë kundra popullsisë çame, është patjetër një nga ngjarjet më të shëmtuara që grekërit bënë ndaj popullit liridashës e paqedashës shqiptarë, çamë. Kjo çështje kurrë nuk do të harrohet, ashtu siç po kujtohet sot, në Qafë Botë(Sarandë), do të kujtohet sa të jetë gjallë shqiptari.اështja çame sa vjen e bëhet edhe më e fortë. Detyra jano që ne të themi të vërtetën e luftojmë për të drejtën tonë. Duke ja bërë të qartë botës se çfarë ka ndodhur, dhe vetë bota le të gjykojë më pasë. Fati ynë që ne si komunitet
çamë kemi se sot, jetojmë në këtë vend të madh - kampionin në botë të lirisë e demokracisë. Vendi ku edhe ne si çamë lirshëm, mund të shprehim të drejtat tona. Dhe kështuqë kemi shpresën e plotë se çështja jonë shumë shpejt do të zgjidhet me forma e mënyra paqësore. "
Për aktivistin dhe poetin shqiptaro - amerikan autorin e librit"Le te jem une, Zamira" zotin, Pierre-Pandeli Simsia :" Ky aktivitet, përfaqëson një ngjarje shumë të rëndësishme këtu ne komunitet. Ngjarje, kjo e cila edhe mua me bashkëshorten time, na bënë të lumtur të marrëm pjesë në këtë aktivitet. Ashtu siç i ka bërë sot, në këtë ditë të gjithë shqiptarët, në Shqipëri e jashtë saj. Kjo çështje tani flet me gjuhën e ndëkombëtarizimit deri në zgjidhjen e saj. Mendojë se ka ardhur koha të thërrasëm: "Mbahu اamëri, e mos ki frikë se djemtë në Amerikë". Ke fatin e mirë se ke pas vetes senatorë e kongresmen amerikanë. Për këtë ditë unë si poet, kamë shkruar enkas në përkujtim të kësaj date disa vargje nga poezia:
"Vargje për اamerinë".
اamëri! O tokë e bukur dhe e begatë,
O vatër djep i heroizmit,
Një plagë e vjetër, ende pikon gjak.
Të shkruaj për ty اamëri
Vargjet plot dhimbje me rrjedhin lumë.
Janë mijëra, miliona vargje,
Duhen shekuj dhimbjen të shuajnë.
Vargje loti, malli, shprese...
Një monument të tërë krijojnë
Monumentin e Gjenocidit
Për اamërinë zemra renkon.
ا'të panë sytë moj nënë e mirë
N'at'Qershor dyzet e katër
ا'bishë e egër të hyri në shtëpi,
ا"këmbë mizore të shkeli në vatër?! ........
..........Bijtë e t'u janë mbledhur sot
Heroizmin اam nderojmë.
Rron Shqipëria, اamëria, Kosova
Shqiptaria është e jona.
 
KE ka reaguar ndaj mosnjohjes së çështjes çame nga Greqia

TIRANE : Deklaratat e zëdhënësit të kryeministrit grek vetëm disa ditë më se qeveria e Athinës nuk e njeh çështjen çame, kanë shkaktuar reagimin e Komisionit Evropian, i cili ka deklaruar me anë të një letre se është në dijeni të këtij problemi. I ngarkuari i komisionerit për zgjerim të BE’së në lidhje me këtë çështje, thuhet në njoftim zyrtar të Partisë demokratike për Integrim, parti e cila përfaqëson intersat çame në politikë . Ndër të tjera në dekleratën e sipërcituar thuhet se deputeteti i këtij parlamenti Dirk Lange, i ka dërguar një letër drejtuesit të Partisë demokratike për Integrim Tahir Muhedinit një letër ku i sqaron qëndrimin e Komisionit Evropian mbi çështjen të cilin politikani shqiptarë e kishte shfaqur si problem vetëm para disa ditësh. “Në letrën e dërguar nga funksionari evropian shkruhet se “Komisioni e njeh çështjen relative të popullatës çame dhe aq më shumë është i informuarpër çështjet që i përkasin të drejtave të anëtarëve, veçanërisht të pronave të paluajtshme të konfiskuara në fund të Luftës II Botërore. Komisioni vlerëson se kjo çështje është esencialisht e natyrës së marrëdhënieve dy paleshe midis Shqipërisë dhe Greqisë.Komisioni do të vazhdojë të ndjek me kujdes situatën.”.
SHITJA E PASURISث اAME, AKT ANTISHQIPTAR
I SHTETIT GREK

Shkruan: Sheradin Berisha
Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë shtetit helen t´i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve” të grekëve,që banojnë në Shqipëri dhe që kanë prejardhje shqiptare. Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë në tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori grek para Gjykatës së Lartë, kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve greke ANA.
Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë(1913-1945) nga vatrat e tyre stërgjyshore.

***
اamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave shqiptare.
Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të اamërisë janë:Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior(me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze.
Sipas dokumenteve, deri në dhjetor të vitit 1912 në اamëri jetonin 90 mijë banorë, 50 mijë myslimanë dhe 45 mijë të krishterë, prej tyre 18 mijë frymë flasin gjuhën greke, ndërsa 72 mijë të tjerë flasin gjuhën shqipe.
Kështu, Shqipëria megjithëse doli si një shtet i pavarur, u copëtua për afër dy të tretat e territorit kombëtar, dhe gjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë kombëtare” në shtetet fqinjë, si në:Greqi, Bullgari, Serbi e Mal të Zi.

***
Që nga viti 1913 e këndej, Greqia me mbështetjen e fuqive të mëdha:Anglisë, Francës dhe Rusisë, nis spastrimin etnik të اamërisë, sipas programit nacionalist “Megalo Idea”, i ngjashëm me programin serb “Naçertanija” të Ilija Grashaninit.
Për realizimin e këtij synimi, qeveria greke nxori dekrete të veçanta me të cilat çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore(1918) , hartoi një ligj për Reformë Agrare, e cila u aplikua vetëm në اamëri, dhe kjo “reformë” shqiptarëve (të cilët shpërnguleshin me dhunë për në Turqi) ua grabiti tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme.
Në gusht të vitit 1936 në Greqi u instalua regjimi fashist në krye me Joan Metaksain dhe viktimat e para të kësaj diktature ishin çamët. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke (në vitin 1940) thelloi edhe më shumë vuajtjet dhe persekutimet e çamëve. Në këto rrethana lufte, qeveria Metaksai, shfrytëzoi momentin, për vazhdimin e spastrimit etnik të اamërisë
nga popullsia autoktone çame. Për realizimin e këtij qëllimi, fillimisht u burgosën rreth 5 mijë meshkuj çamë (nga mosha 16-70 vjeç)të cilët u internuan në ishujt e Egjeut: Chios, Medelin, Korynth, Lefkada.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore përgjegjësi kryesor i gjenocidit ndaj
çamëve,padyshim ishte gjenerali grek Napolon Zervas, (kryetar i partisë së
djathtë greke EDES). Në periudhën qershor 1944-mars 1945, forcat e Zervas, kanë vrarë e masakruar rreth 3 mijë civilë të pambrojtur çamë. Sipas të dhënave që dalin nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, rezulton se shifra e çamëve të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është rreth 35 mijë vetë. Gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik, u dogjën dhe plaçkitën 86 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur këtu edhe dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Të theksojmë, se çamët deri në vitin 1940 përveç
shtëpive kishin pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë ha tokë bujqësore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës “اamëria” vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milionë USD dhe që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2, 5 miliard dollarë.
Pas LDB, shteti grek miratoi ligje diskriminuese, me të cilat konfiskonte pasurinë e shqiptarëve çamë, pasi i akuzonte ata se kishin bashkëpunuar me nazifashistët italianë e gjermanë.

***
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Greke për shitjen e pasurisë së çamëve, është një vendim politik, i cili mohon katërçipërisht të drejtën e zotimit të pronave nga pronarët e ligjshëm çamët. Sakaq, dihet se shteti grek ka një proces të hapur në Strasburg, pikërisht për çështjen e pronave të çamëve dhe mos vallë ky proces do të prolongohet, deri sa të shiten këto prona?!
Nga kjo situatë e krijuar, lypset me urgjencë ndërhyrja e Tiranës zyrtare, e cila asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë problem seriozisht. Për më tepër sikur Shqipëria zyrtare është treguar tolerante karshi veprimeve ksenofobe të zyrtarëve grekë, të cilët shpeshherë kanë shprehur pretendime territoriale (nëpërmjet elementit grek) në jug të Shqipërisë. Tek e fundit shtetin shqiptar e obligon edhe Kushtetuta e vendit për mbrojtjen e interesave të bashkëkombësve të saj jashtë kufijve shtetërorë. Së këndejmi, Greqia si anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, dhe të respektojë të drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t´u rikthyer në pronat e tyre të konfiskuara padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t´i kompensojë të gjitha pronat që ua ka shitur apo dhënë falas popullsisë greke.
 
Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame...

Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve.

"..... Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë. ...." :

------------ --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- ---
GENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPثTAR NGA HELENASIT. PASTRIMI KOMBثTAR I SHQIPثRISث Sث JUGUT. Ndërimi i emrave të qyteteve dhe fshatërave të Shqipërisë së jugut nga fashistët Helenas para dhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Bashkëpunimi i Helenasve me Gjermaninë fashiste për pastrimin dhe kolonizimin e Shqipërisë së jugut (Janina, Gumenica etj)...Resoluta, Nota proteste, Kërkesa, Takime etj. Fakte të pakundërshtueshme.

اështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të اamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturë s Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në اamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e اamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare.

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të اamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. اamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë , por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të اamërisë. اiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive".

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në اamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta".

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të اamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të اamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në اamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.

Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të اamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr اafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame" .

Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të اamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë اamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta "اamëria" dhe pak më vonë batalioni "اamëria", i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së اamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë , Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në اamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste.

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu do të procedohej edhe në اamëri.

Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë masat e minoritetit t'i drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes" (minoritare) . Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në اamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetsës midis fqinjëve me devizën: luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhhe gjithë reaksionit në shërbim të tij.

Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së اamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e اamërisë me Shqipërinë.

Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të اamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj.

Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në اamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithaë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes pr një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. ثshtë e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.

Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e اamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi اamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare.

Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e اamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist shqiptar po punon për t'ia aneksuar اamërinë Shqiëprisë". Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup (nacionalistë t) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë اamërinë me Shqipërinë".

Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë qqë të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare.

Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të اamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste... ". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar".

Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj.

Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin mininë në 3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:1-اarmatimin e plotë 2-Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në اamëri. Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konseguenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të اamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it.

Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.



Pozita e اamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të اamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës di dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? ثshtë rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e اamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.

ثshtë tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të اamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar.. . Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 rreth 10000 luftëtarë.

Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë . Siç shpjegohet në dokument "ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.

Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në SHBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të". Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistë ve", i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të اamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një "situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët". Genocidin zervist për spastrimin etnik në اamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë s padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë genocid ndaj shqiptarëve të اamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarë ve (grekëve) se kush e pastroi اamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe faashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë. Ajtet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit". Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në اamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në اamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. اarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në اamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen.

Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi".

Në këtë mënyrë, palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i اamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve.

Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte "dëshirën për ta bashkuar اamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekëtt. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në اamëri, siç kemi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të اamërisë.

Por armiqësitë dhe përplasjet sipas të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin etnik të اamërisë.

Përpara se palmeri të kryente hetimet e tij në اamëri, zbulimet britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup nacionalistësh shqiptarë "kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga اamëria trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia".

Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky raport i paraqiste çamët si "një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Ndër të tjera në këtë raport thuhej: "Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet përballë Korfuzit ishte një nxitje er përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar grekët sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. اamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët se sa ndonjë forcë nga Shqipëria. Në këto rrethana, veprimet kundër çamëve nga ana e grekërve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të qortueshme".

اështja e اamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetëizolimit të Shqipërisë, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më të vendosura u bënë nga Shoqata "اamëria" në SHBA, e cila zhvilloi shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konseguencë edhe në çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi; të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në ktë mënyrë, ata jo vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe اamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre.

Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen çame ishte Këshilli Antifashist i اamërisë që zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj për t'u kthyer në atdhe. Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave për t'u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u dërgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive të Mëdha, Qeverisë Greke, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja është jë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të clën kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga اamëria për të siguruar nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më shpejt që tëishte e mundur të 300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqëndrimit në Filat dhe në Paramithi.

Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre subjekteve nga Filati i اamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet për një sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi, dokumenti shquhet për frymën internationaliste, në të manifestohen qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa pasnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i shpejtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në اamëri për të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të forcave të EDES-it nga اamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesve të huaj.

Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke) .

Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në اamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të اamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë..

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe اamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se "Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e اamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore". Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri".

Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist اam garatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top