Bukuria, ne te gjithe drejtimet qe studiohet sot

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Oyw-9iCv9C7UE6dkQq76A_o9gJQRPThD3WUlIhsZXaZHXIPHBQ.jpg

Filozofi Edmund Burke ka shkruar dikur: “Ne duhet të dalim në përfundimin se bukuria, në vija të përgjithshme, përmblidhet në disa cilësi që kanë trupat, të cilët veprojnë në mënyrë mekanike në mendjen njerëzore me ndërhyrjen e shqisave”. Ky është një perifrazim që është hedhur në letër në vitin 1756, por që vazhdon të jetojë dhe të përdoret edhen sot e kësaj dite. Dhe shkencëtarët ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar se çfarë i bën njerëzit dhe sendet “të bukura”. Në disa mënyra është si të të pyesin nëse vizioni yt i të kuqes është i njëjtë me atë që kanë të tjerët për këtë ngjyrë. Kjo do të thotë se nuk ka ende një mënyrë për ta njohur me siguri se çfarë është e bukura dhe përse dikë, ose diçka e quajmë të bukur dhe diçka apo dikë tjetër jo. Në këtë situatë ka shumë për të eksploruar edhe në lëmin e euroshkencës dhe psikologjisë.
Mbi të gjitha tentohet që t’u jepet përgjigje pyetjeve: si e përcaktojmë që diçka është e bukur? Deri në çfarë mase njerëzit e shohin bukurinë në veten e tyre dhe mbi të gjitha cili është roli i bukurisë në shoqëri?
Bukuria dhe truri
Pavarësisht kulturave të ndryshme, duket se ekzistojnë disa tipare të aktivitetit të trurit që kanë lidhje me perceptimin e diçkaje që është e bukur. Për ata që merren me studimin e bazës natyrore të vlerësimit të artit i vetmi faktor i përbashkët që i bën njerëzit të gjejnë të bukurën në art dhe muzikë është aktiviteti që zhvillohet në pjesën e trurit e njohur si korteksi frontal medial orbital.
Ky ndodhet në atë pjesë të trurit që njihet si qendra e kënaqësisë. Ka tendenca kulturore nga vendi në vend në lidhje me atë çka njerëzit gjejnë të bukur në art dhe muzikë. Për shembull, japonezët kanë një preferencë për asimetrinë krahasuar me parapëlqimin që kanë perëndimorët për simetrinë ideale. Kjo nuk aplikohet për fytyrat njerëzore, gjithsesi si rregull i përgjithshëm dihet se njerëzit preferojnë fytyrat simetrike. Ndërkohë, nuk është ende e kuptuar mirë për shembull se përse njerëzit u përshtaten disa objekteve të bukurisë, që përsëriten vazhdimisht, dhe disa objekteve të tjera. Për shembull ju mund të mërziteni nga një këngë pop që e keni dëgjuar disa herë, por ndërkohë mund të dëgjoni një opera, ose një arie operistike disa herë dhe të magjepseni sakaq sa herë që e dëgjoni pa u lodhur dhe pa u mërzitur. Këtu mund të përmendim edhe rastin e një pikture të cilën e keni admiruar gjithmonë pavarësisht sa kohë ka që e shikoni dhe ndërkohë një tjetër pikturë të cilën e keni parë vetëm një herë nuk arrin që t’ju frymëzojë aspak. Kemi edhe rastin e perceptimit të bukurisë për veten dhe për të tjerët. Zakonisht për shkak se i njohim vetes të gjitha defektet e pamjes, ne nuk para na pëlqen vetja, apo na pëlqen në të rrallë. Ndërsa mund të admirojmë shumë të tjerët për bukurinë e tyre. Arsyeja është se nuk i kemi parë mirë dhe se nëse do t’u afroheshim dhe do t’i shihnim më nga afër, ndoshta do të nisnim të mos i pëlqenim më për shkak të rënies në sy të ceneve të ndryshme. Imazhi i trurit ka të bëjë edhe me bukurinë e fytyrës. Një studim i fundit i bërë në fushën e neuroimazhit ka zbuluar se vetëvlerësimi i tipareve tërheqëse të fytyrës tonë mund të ketë një lidhje të ngushtë edhe me vetëvlerësimin, bazuar në tiparet e përbashkëta të aktivitetit trunor.
Bukuria në fytyrë
Kur bëhet fjalë për tiparet tërheqëse të fytyrës ka arsye për të besuar se disa tipare të caktuara dhe faktorë biologjikë janë “timoni” që na drejton vlerësimin e bukurisë. Fytyrat që janë më simetrike dhe kanë një pamje mesatare zakonisht lehtësohen më shumë dhe konsiderohen më atraktive, sipas studimeve shkencore. Simetria veçanërisht është studiuar në mënyrë të vazhdueshme me shumë intensitet dhe jo vetëm në botën perëndimore, por edhe në kultura të tjera dhe në të gjitha epokat. Kështu për shembull, Hadzat e Tanzanisë, një popullsi e largët që përbëhet kryesisht nga gjahtarë, tregon një preferencë shumë më të fortë ndaj simetrisë sesa britanikët.
Ata meshkuj që vlerësoheshin si gjahtarë shumë të mirë në këtë komunitet, zakonisht parapëlqenin më shumë se të tjerët simetrinë në tiparet e fytyrave femërore. Dhe gratë Hazda e pëlqejnë simetrinë në fytyrat e meshkujve shumë më tepër në periudha kur janë me barrë, ose kur janë duke ushqyer fëmijët me gji. ثshtë vënë re se dhe fëmijët kanë një kundërpërgjigje më pozitive ndaj fytyrave me tipare simetrike. Por duke qenë se po flasim për bebet, ato në fakt tentojnë që të reagojnë më pozitivisht ndaj fytyrave të cilat vlerësohen si atraktive duke na sugjeruar në këtë rast se ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë vlerësim. Ka disa teori, sipas të cilave, disa proporcione të veçanta janë më të bukurat natyralisht dhe në këtë këndvështrim ka shumë vlerë raporti i gjatësisë me gjerësinë. Me ndihmën e kompjuterëve është bërë e dukshme që duke mbivendosur shumë fytyra mbi njëra-tjetrën në fund marrim një produkt që është shumë atraktiv.
Arsyeja është se kjo përzierje shkon shumë afër fytyrës që konsiderohet si “prototip”, pra që është tërësisht tërheqëse. Duke i bërë shumë studime bashkë, një studim përfundimtar i vitit 2007 në lidhje me perceptimin dhe psikofizikën sugjeron se simetria ia shton tërheqjen fytyrave “mesatare”. Po përse vallë duhet që të na interesojë një gjë e tillë? Teoria vazhdon duke nënvizuar se tiparet simetrike mund të jenë nënvizues të cilësive gjenetike të personit që i ka. Paraardhësit e njeriut zakonisht synonin që të gjenin partnerë që do të jepnin trashëgimtarë të mirë, pra partnerë me gjene të mira dhe për këtë qëllim ata tërhiqeshin nga partnerë me tipare “pozitive” që ishin tregues i shëndetit të mirë, të forcës së mbijetesës e kështu me radhë, sikundër shmangnin tiparet treguese negative. Ndërsa një studim i bërë vitin e kaluar zbuloi se njerëzit me fytyra josimetrike kishin tendencë që të vinin nga fëmijëri më të vështira se ato të personave me tipare simetrike. Me sa duket vështirësitë në fëmijëri lidhen edhe me tiparet e fytyrës dhe në rastet e vështirësive ato nuk janë shumë simetrike edhe pse ende nuk ka një provë konkrete në lidhje me këtë dhe se gjithçka bazohet mbi supozime. Duke qenë se marrëdhëniet seksuale janë më “me pasoja” për femrat e gjitarëve, duke qenë se mbeten shtatzënë, i takon që ato të jenë “seksi” që bën zgjedhjen. Dhe mashkulli ndaj të cilit femrat tërhiqen mund të variojë sipas fazave të ciklit të ovulacionit. Studimet tregojnë se gjatë periudhave të mundësisë më të madhe të fertilitetit gratë tërhiqen më shumë nga meshkujt me pamje të ashpër dhe dominante. Në mënyrë në pavetëdijshme ato mund ta perceptojnë bukurinë në një fazë të tillë në përputhje me forcat evolucionare, duke qenë se dominanca mund të jetë tregues i përputhshmërisë gjenetike. Në periudhat e fertilitetit më të madh është vënë re se femrat blejnë veshje më seksi.
Një studim i fundit i revistës “Nature Communication” ka nxjerrë në dritë se femrat tërhiqen më shumë nga meshkujt me një sistem të fortë imunitar që ka lidhje nga ana tjetër me një nivel të lart të prodhimit të testosteroneve. Ndërkohë, meshkujt e stresuar janë më pak atraktivë për femrat, pra ata që kanë një nivel të lartë të hormonit të stresit që quhet kortizol. Bukuria luan një rol shumë të madh vetëm në dashurinë tonë, por edhe në miqësinë. Sipas disa kërkimeve del se gratë kanë një tendencë që të zgjedhin shoqe me tërheqje të njëjta. Kështu, një studim i fundit “Human Nature” thotë se në rastin e grave shoqe mes tyre duhet që të ekzistojë patjetër faktori i pëlqyeshmërisë reciproke E nëse je një femër më pak aktive se shoqja jote në një lidhje miqësore, ka të ngjarë që shpesh ta shohësh shoqen si një rivale. Gjithsesi, është një studim që dhe ky nuk bazohet shumë mbi vërtetime dhe që po thellohet më tej. Ndërsa për sa i përket subjektit të tërheqjes atraktive mes shokëve meshkuj për këtë lidhje janë bërë shumë pak studime. Megjithatë, duket se njerëzit që janë miq kanë ngjashmëri gjenetike me njëri-tjetrin.
Bukuria në veten tënde
Ndonjëherë njerëzit e varin vetëvlerësimin e tyre te dukja e jashtme duke u përpjekur që të perceptohen të bukur. Dhe kjo bëhet edhe në rrafsh krahësimor me të tjerët dhe me atë se si u dukemi të tjerëve dhe sesi mund të reagojnë të tjerët ndaj tipareve tona, apo pamjes tonë të jashtme në raste të ndryshme. Ky krahasim mund të ketë pasoja pozitive, negative emocionale e psikologjike. Ka fakte shkencore që sugjerojnë se idetë në lidhje me rëndësinë e bukurisë që kemi formulohen që në fëmijërinë tonë. Një rol në këtë mes luajnë prindërit me vlerësimet që na bëjnë, qofshin këto pozitive, apo negative. Vajzat e vogla, për shembull, që në atë moshë e kuptojnë se sa e rëndësishme është për to pamja e jashtme, pra bukuria. Dhe kur vjen puna për të vlerësuar bukurinë tonë ne jemi kritikët më të mëdhenj të vetvetes. Ndonjëherë pjesë të caktuara të trurit tonë shndërrohen në subjekte përçmimi dhe mospëlqimi. Kur fiksimi për një pjesë të pamjes sonë të jashtme shkon në ekstrem, atëherë kemi diagnoza psikiatrike dhe njëra prej tyre quhet: çrregullimi i çformëzimit trupor. Kjo është arsyeja se përse disa njerëz janë të varur ndaj operacioneve plastike dhe nuk kënaqen kurrë me përfundimin e tyre. Të tjerë njerëz e konsiderojnë trupin e tyre si burim mirëqenieje, pushteti dhe pozitiviteti. Këto janë raste fatlume.
Bukuria si pushtet
Ka studime që flasin se njerëzit që perceptohet të jenë më atraktivë janë edhe më të suksesshëm dhe kompetentë në jetët e tyre profesionale dhe personale. Sigurisht që kjo ndikohet nga një dimension i fortë kulturor. Ka studime të tjera që tregojnë se pamja e jashtme ndikon madje edhe në nivelin e pagës. Nga bota e ligjit vjen një shembull tjetër, sipas të cilit, thuhet se ka raste që në marrjen e një vendimi një gjykatës mund të ketë paska ndikim edhe nga pamja e jashtme e të akuzuarit. Nga ana tjetër ka një studim që thotë se njerëzit tërheqës kanë më pak aftësi që të bëjnë krime krahasuar me të tjerët jo kaq tërheqës, por gjithsesi bëhet fjalë për studime të vogla dhe jo shumë të bazuara. Ka disa që e ndajnë perceptimin për bukurinë në tri pjesë: kontribuimin e faktorëve gjenetikë, mënyrën e rritjes dhe mënyrën me të cilën njerëzit kanë reaguar ndaj jetës tënde në fazat e para të jetës. Nëse prindërit të kanë vlerësuar shumë, apo pak ka të bëjë edhe me mënyrën se si ndihemi me veten në moshë të madhe. Gjithsesi, njerëzit që me të vërtetë kanë raport të mirë me veten janë ata që nuk i japin rëndësi më shumë se ç’duhet pamjes së jashtme, por përqendrohen në vlerat e brendshme shpirtërore dhe intelektuale.
B;Shqip
 
Mund te me servirni nje TRU te bukur?! :) Ju lutem!
 
Truri i vetem edhe mund te sajohet ...sic shikojme/ndodh, edhe k'tej verdalle . loool

Por kur " bukuria " vjen dhe rrjedh vertet natyrshem pa s'forcime , eshte vertet nje gershetim terheqes & interesant .: )
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top