Bukuri, sëmundje dhe pushtet

Quku

Marakli Krapit
ahahahahahhahahahah Tiransit qa kerkun gjeten ;)
 
Titulli: Rrihen tifozët e Tirana-Vllaznia, plagoset Refik Halili, 4 policë e disa per

kjo tregon se kemi edukat qytetare. Lol
 
Titulli: Rrihen tifozët e Tirana-Vllaznia, plagoset Refik Halili, 4 policë e disa per

Po pse vec ndeshje ne fush do kete,,:p dhe ne stadium :p
Kjo eshte pasqyra e paster se cfare i ben njeriut fiksimi pas pasionit te shfrenuar :p ahahhahahahaha
Rezultatet shoqeri e dhunshme :p

ne jemi aq te qete, sa prit kur te shperthejme ne teater, se ne stadium s' eshte se ndihemi :p
 
Bukuri, sëmundje dhe pushtet

Nga Gilman Bakalli



Një nga historitë e shkurtra të Brecht-it është edhe kjo: “Zoti K. pa një aktore dhe tha: ‘Sa e bukur qenka!’. Shoqëruesi i tij sqaroi: ‘Ngaqë është e bukur, ajo ka pasur sukses kohët e fundit’. Zoti K., i zemëruar, ia ktheu: ‘Ajo është e bukur, ngaqë ka pasur sukses’!” Besimi (si i shoqëruesit të zotit K.) se bukuria fizike mund të sjellë famë, sukses e pushtet, mund të marrë përmasa kolektive dhe ta tejkalojë sferën e artit. Ka pasur raste kur masat janë joshur aq fort nga paraqitja e jashtme e politikanëve, saqë i kanë zgjedhur ato në postet më të larta drejtuese të shtetit. Nuk kanë kërkuar më të zotin, por më të bukurin. Në vitin 1921, për shembull, amerikanët zgjodhën presidentin më të keq në historinë e tyre, Warren G. Harding. Ishte më inkompetenti dhe më dembeli; nuk u artikulua as edhe një herë të vetme publikisht për problemet më të mprehta të kohës; më tepër se punën preferonte pokerin, golfin dhe femrat. Por dihet se pse u zgjodh! Të gjithë biografët e tij bien dakord në një pikë: ishte i gjatë, bukurosh dhe i hijshëm dhe se bosët republikanë e propozuan thjesht sepse kishte “pamje presidenciale”. Harding ka hyrë në histori si ilustrim i asaj që ndodh kur përshtypjet e para janë aq të forta sa e mjegullojnë gjykimin e kujdesshëm analitik. Në librin e tij “Blink”, Malcolm Gladwell i kushton një kapitull prirjes së mendjes njerëzore për të gjykuar shpejt e shpejt thelbin, personalitetin apo zotësinë e dikujt mbi bazën e paraqitjes së tij të jashtme, prirje të cilën e quan “Waren Harding Error”. Bukuria mund të të çojë drejt pushtetit, por pushteti ta çjerr vellon e bukurisë…

Nietzsche për pak sa nuk na bëri të besojmë se, se jo vetëm bukuria, por edhe sëmundja mund ta ngjallë besimin tek aftësitë drejtuese të individit. I sëmuri i përjetshëm me mustaqe Nietzsche, deshi të na bënte të besonim se jeta ka nevojë për sëmundjen si një mjet apo si një grep për të kapur vetëdijen. Sëmundja e shkëput njeriun nga rrjedha rutinë e jetës dhe e largon rrezikun që mendja të humbasë nëpër ato rrugicat e saj të preferuara si një pijanec i dehur. Dhimbja e sëmundjes e bën njeriun esëll, ia mpreh shqisat. Shëndetligu i përjetshëm Nietzsche, për pak sa nuk na bindi se sëmundja është një korrigjues efikas i fantazive tokësore dhe paragjykimeve tona të rëndomta. Me një qartësi të esëllt, një i sëmurë i sheh gjërat edhe përtej gjërave. Me syzet Nietzsche-ane, një politikan të sëmurë do të duhej ta përfytyronim gjithnjë të shqetësuar e nervoz, vazhdimisht me shqisa të mprehura, sensibël, të etur për të mësuar, veçanërisht të guximshëm dhe aktiv ngaqë jeton në fqinjësi të përhershme me rrezikun. I gjendur vazhdimisht në pragun e brishtë midis kësaj jete dhe jetës së përtejme, një politikan i sëmurë do të duhej të ishte më transhendent, më i rafinuar, më spiritual. Sidomos për një drejtues të lartë shteti, kjo do të sillte avantazhe të jashtëzakonshme. Me syzet Nietzsche-ane, një drejtues të sëmurë shteti do të duhej ta përfytyronim duke i kapërcyer lehtësisht pozicionet e ngurta partiake apo cic-micet në prapaskenat e vendimmarrjeve të mëdha! Dhe në fakt, jam gati ta besoj Nietzsche-n, kur imagjinoj të gjithë ato personalitete të mëdha në historinë e njerëzimit, të cilëve sëmundja ua pati çliruar mendjen duke i bërë më të aftë për horizonte e interpretime më të reja, më humaniste, më inteligjente. Homer-i i verbër, Jul Cesar-i epileptik, Lord Byron-i depresiv e histerik, Beethoven-i i alkoolizuar, e deri tek “kancelari i hekurt” depresiv e nevrastenik von Bismarck janë vetëm disa nga shembujt që ilustrojnë se si sëmundja vihet në shërbim të një performance të shkëlqyer në art, shkencë e në pushtet. Jam gati ta besoj Nietzsche-n, sikur të mos lexoja gazetat dhe të mos ndiqja çdo mbrëmje debatet televizive. Kush ka dëgjuar qoftë edhe njëherë të vetme çikërrimat me të cilat merret kreu më i lartë i shtetit, e kupton se Nietzsche nuk ka të drejtë. Sëmundja as nuk çliron fantazi krijuese e as nuk hap horizonte të reja mendimi. As mpreh shqisat e as korrigjon paragjykimet. Sëmundja e vetme e një njeriu në postin më të lartë të një shteti është vetë dëshira e tij e pakufishme për t’u ndjerë i pushtetshëm.

P.S. Lexuesi është i lirë t’i mbushë sipas dëshirës së tij kategoritë “bukuri” dhe “sëmundje” të këtij artikulli me personazhe reale të pushtetit ekonomik, artistik e politik.

mapo
 
Back
Top