Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

AjSi

...
V.I.P
Bujar Nishani zgjidhet me 73 vota pro President i Republikes se Shqiperise. Ne raundin e katert te votimit, nuk pati rrjedhje votash, nderkohe qe nje deputet votoi kunder, ndersa dy flete u shpallen te pavlefshme.

Ne votim mori pjese kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe deputeti Kastriot Islami. Deputeti Dritan Prifti vendosi te ndiqte te njejten rruge si opozita duke bojkotuar procesin.

Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi pas zgjedhjes se Nishanit President, se tani është koha për të ecur përpara me reformat.

Ndërkohë presidenti i Republikës Bamir Topi i uroi zotit Nishani, suksese në detyrën e lartë të kreut të shtetit.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi pak ore pata votimit te raundit te katert se forca opolitike që ai drejton është me të njëjtin qëndrim të qartë dhe koherent, në funksion të interesit kombëtar.

"Ky është një proces që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon akoma më shumë besimin e qytetarëve të Parlamenti, por nga ana tjetër po godet më shumë akoma besimin e familjes europiane te Shqipëria", tha Rama.

Duke folur për Artan Hoxhën, i cili u tërhoq nga kandidimi, Rama theksoi se PS nuk mund të jepte kurrsesi mbështetje për atë kandidat, ndërkohë theksoi se tani është koha për të dalë prej krizës përmes një hapi të ri.

"Eshtë e papranueshmë që një ministër të bëhet President, sidomos në një kohë krize si kjo që po kalojmë ne", tha Rama. Kreu i PS-së theksoi se nuk mund të imponohet një kandidaturë, që nuk përfaqëson asgjë më shumë se Partinë Demokratike.

"Eshtë e mundur të gjendet një zgjidhje konsensuale që duhet të jetë produkt, në funksion të së ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është ajo që unë doja të thosha dhe duhet të rinenvizoj se ashtu sic po shkojnë gjerat, rruga më e mirë është rruga e arsyes dhe që i con palët në një pikëtakimi rreth një kandidature që të marrë mbështetjen e të gjithë palëve", tha Rama.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Hahahah si ka mundesi gjithmone do behet ashtu sic do Saliu...sdo shpetojme kurre prej tij
 
Pe: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Urime Skenderbeut(Sales)...pastaj Nishanit...gjithsesi eshte nje figure e pa perlyer,,,i qete...URIME
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Nje figure e paperlyer? Me falni por, a nuk ka qen minister i mbrojtes ky atehere kur u vrane 4 policet ne Durres? Pastaj, ku eshte pare te zgjidhet president nje ish minister (kjo eshte po aq e cuditshme sa eshte dhe fakti qe berisha eshte kryeminister dmth :D ) , mendoja se presidenti ishte neutral...bho, jam pak konfuze ;P
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Hey, urime nishanit gjithsesi, le te japi sa shume dekorata :D
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Mjere Shqiperia o Arl, aman ky Bujari deri sot paradite nk e dinte fare qe do kandidohejj...shm turp :/ un doja Nanon ose z.Pandeli Majko :(


Saliu:Une flas,une vendos,une jam Zoti,une jam nje burre i poshter,po jam ne pushtet..ju tjeret llapni kot,,Ah medet :p
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Esht shkelur "Kushtetuta" (Demokracia),Bujar Mehmeti (e ka ndryshuar e ka ber Nishani pas '90) esht aktualisht Minister i Brendshem. Duhet tu bente me par doreheqja nga detyra Ministrit.
Ta gezojn Presidentin e ardhshem Shqiptaret,qe pas kesaj zgjedhje te Mazhorances Pa Konsensus te Opozites humb per te 3-ten her mundesin per tu antarsuar ne BE. (Per kete mbajm rekord,3 her te refuzuar nga BE).
 
Pe: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Urime Bujarit...
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Kush është Bujar Nishani
55280_2.jpg

Bujar Nishan është zgjedhur mwe 73 vota pro , President i ri i Republikës nga Kuvendi i Shqipërisë.
Por kush është Kreu i ri i Shtetit?

- Familja

Z.Bujar Nishani është i martuar me znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani

- Arsimimi

• Z. Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988

• Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996

• Në vitin 2004 diplomohet "Jurist" në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

• Në vitin 2005 merr titullin Master, në Studimet Europiane

- Eksperienca ne pune

• 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake "Skënderbej";

• 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;

• 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;

• 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;

• 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;

• 2005 – Zgjidhet deputet ne Kuvendin e Shqiperise

• Mars 2007 – Shtator 2009 Minister i Brendshëm

• Shtator 2009 – Prill 2011 Minister i Drejtesise

• Prill 2011 e ne vazhdim Minister i Brendshem

- Jeta dhe veprimtaria politike

• Bujar Nishani anëtarësohet në Partinë Demokratike në vitin 1991

• Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën

• Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike

• Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj Partie
(e.m/BalkanWeb)
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Sa e vrisni mendjen dhe ju :p

Presidenti vetem si emer figuron, shtetin e ka ne dore qeveria :p

Nejse, sa me shume dekorata dhe aministi beft ky presidenti .
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Hiqi kapelen si ketij si atij ......kshu i bie........le te ndodhe cfare te ndodhe ne shqiperi nuk mgban njeri pergjegjesi dhe ne fund te njejtat ftyra do kemi ..............meritojme keta qe kemi , ti gezojme:p
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Emrin Ka Bujar Nishani, Se Cdo Gje Esht SALI BERISHA :D
 
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Me kte President pershendes gjith Spiunat e Shqiperise kudo puth ndodhen :D
 
Pe: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

As nuk ka hije presidenti hic...Si pa ''zotnillek'' me duket...
 
Pe: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

wa paska njerez qe donin fatosin serish ne qeveri? boooh... ai dhe saliu jan me tposhtrit e politikes shqiptare.... ncncnc
Bujarit urime,po ne mungese kohe si kam ndjek zhvillimet kto kohe, nqs ka qene sugjeruar nga Saliu dihet sa i mire do jete:D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqiperise.

Cfare turpi te kesh Nishanin si president
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top