Bruskel, terrorizmi mbledh ministrat Mogherini:Islami, jo problem për BE.

BRUKSEL - Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot për herë të parë pas sulmeve të Parisit për të diskutuar luftën ndaj terrorizmit islamik. Për herë të parë, për të garantuar sigurinë e ministrave, Blegjika ka krijuar një rrjet ushtarak rreth ndërtesës.

Pak minuta para samitit, përfaqësuesja e politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini theksoi se sfida e terrorizmit nuk është një problem mes Islamit e Perëndimit. Sipas saj, ajo çka nevojitet është bashkëpunim me partnerët europianë dhe dialog.

Në tryezën e bisedimeve pritet të diskutohet krijimi i një regjistri të përbashkët me të dhënat personale dhe lista e pasagjerëve që udhëtojnë brenda vendeve të BE-së, me qëllim kufizimin e lëvizjes së terroristëve të dyshuar që udhëtojnë nga Siria apo Iraku për të kryer sulme në Perëndim Pas ngjarjeve në Paris, Franca ka bërë të ditur se ka platformën e duhur të teknologjisë.


(c) Shqiptarja.com
 
Titulli: Bruskel, terrorizmi mbledh ministrat Mogherini:Islami, jo problem për BE.

Pak minuta para samitit, përfaqësuesja e politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini theksoi se sfida e terrorizmit nuk është një problem mes Islamit e Perëndimit. Sipas saj, ajo çka nevojitet është bashkëpunim me partnerët europianë dhe dialog.
e then bukur dhe qart...askujt nuk i ben dobi dhuna, e keqja se nuk po ju konvenon te shkojn ne rrugen e bashkpunimit se eshte ne pytje Dominimi i se cilit
 
Titulli: Bruskel, terrorizmi mbledh ministrat Mogherini:Islami, jo problem për BE.

Diplomacia nderkombetare keshtu flet me fjale te bukura jemi kunder dhunes pro paqes dhe dialogut te mire, por holle holle mbrapa kuintave perkthimi eshte mjer ju cfare i bete vetes!
 
Titulli: Bruskel, terrorizmi mbledh ministrat Mogherini:Islami, jo problem për BE.

Duhet te organizohem me shume dialogje fetare nga te gjithe komunitetet fetare, ne kete menyre populli kupton bindjet e seciles pale ashtu sic duhet, e jo sic ua paraqesin mediat botes.
 
Titulli: Bruskel, terrorizmi mbledh ministrat Mogherini:Islami, jo problem për BE.

Nqs skan probleme me Islamin ateher te hekun ate mrapashtesen Islamik .
 
Back
Top