Bruksel, operacion antiterrorizëm, arrestohen 12 persona

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Bruksel, operacion antiterrorizëm, arrestohen 12 persona

belgjike.jpg


Forcat e sigurisë së Belgjikës kanë arrestuar 12 persona në kuadër të një operacioni të gjerë antiterror të zhvilluar gjatë natës në gjithë vendin.

Zyra e prokurorit të Belgjikës ka bërë me dije sot se 40 vetë ishin ndaluar për tu marrë në pyetje, ndërsa 12 ishin arrestuar, të akuzuar për planifikim të sulmeve të reja terroriste

televizioni publik i Belgjikës, VTM, ka raportuar se disa nga të arrestuarit janë të dyshuar se kishin planifikuar sulm në Bruksel këtë fundjavë.

Në muajin mars, nga sulmet kamikaze të ekstremistëve islamikë të ISIS u vranë 32 vetë në aeroportin e Brukselit dhe në dy stacione të metrosë.

Ndërkohë, në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga sulmet e koordinuara në Paris të Francës, nga islamistët radikalë,u vrarë 130 vetë. Disa prej atyre që kanë kryer sulme në Paris banonin në Belgjikë.
g.shqip
 
Back
Top