Britanikët tani po kërkojnë pasaporta irlandeze

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Irlanda u ka kërkuar shtetasve britanikë, që t’i frenojnë kërkesat e tyre për pasaporta irlandeze pas BREXIT-it.
Interesimi e kërkesat janë rritur jashtë mase nga qytetarët e Britanisë së Madhe që ende duan të jenë të lidhur me Bashkimin Europian pas rezultateve te referendumit që nxori 52% të britanikëve pro largimit nga BE-ja.

Të premten, pasi vendimi për largim u konfirmua, Google ka raportuar një rritje të madhe në kërkimet në internet të shtetasve britanikë, që kërkonin të dinin se si mund të aplikojnë për një pasaportë irlandeze, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo tani, Ministri i Punëve të Jashtme, Charlie Flanagan, ka kërkuar që britanikët t’i frenojnë aplikimet për pasaporta irlandeze.
pasaprotaaa.jpg
http://www.shqiptari.eu/
 
Titulli: Britanikët tani po kërkojnë pasaporta irlandeze

Mir ju ka thene. Britaniket rrezik ashtu siç se dinin se ç'do te thoshte dalja nga EU, se dine qe kane edhe 2 vjet kohe kshu qe s'kane pse nxitohen. Thjesht krijojne probleme per ata qe kane aplikuar per te rinovuar pashaportat sidomos tani qe eshte edhe periudha me e ngarkuar e vitit. I bie te rrine te presin me jave te tera per t'ju rinovuar pashaporta, me gjith kte flluks aplikimesh.
 
Titulli: Britanikët tani po kërkojnë pasaporta irlandeze

Me duket e padrejte te merren vendime me 2% ne favor,sic eshte nje vendim i tille.
Te pakten duhet qe ne raste te tilla te funksionoje 60% kundrejt 40 %.
 
Back
Top