Britanikët s'janë pishman për daljen nga BE'ja

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Zgjedhësit britanikë nuk shprehin aspak keqardhje për votën pro daljes së vendit të tyre nga Bashkimi Evropian duke shprehur dëshirën kundër organizimit të një referendumi të dytë, konstatoi eksperti i këtij sondazhi John Curtice, gjatë prezantimit të sotëm të rezultateve të këtij studimi.

Curtice analizoi një seri sondazhesh realizuar prej referendumit të 23 qershorit, ku rreth 52 për qind e britanikëve votuan për Brexit.

”Ne do të vijojmë të kemi botëkuptime të kundërta tre muaj më pas, megjithëse qëndrimet nuk kanë ndryshuar”, pohoi ai për median.

Eksperti vuri në dukje pritshmëri më realiste përballë premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për reduktimin drastik të imigracionit dhe dhënies së fondeve akorduar Brukselit për sistemin e shëndetit publik NHS.

“Përpara referendumit më shumë se gjysma e popullsisë kishin pritshmëri për një reduktim të imigracionit, por tashmë kjo shifër ka rënë në 45 për qind”, tha ai, transmeton atsh.

Të pyetur rreth faktit se çfarë prisnin nga Brexit, shumica e britanikëve përmendin pezullimim e kontributit financiar britanik për Brukselin dhe fundin e lirisë së qarkullimit por gjithashtu qëndrimin në tregun e përbashkët.

Hulumtuesi konstatoi gjithashtu një vullnet të qartë për kompromis, shumica dërrmuese aspiron një akses më të zgjeruar në tregun e përbashkët duke mbajtur nën kontroll imigracionin.

Qeveria e kryeministres Theresa May përbëhet nga dy qëndrime të kundërta atë midis përkrahësve të një Brexit “të ashpër” me daljen nga tregu i përbashkët dhe fundin e lirisë së lëvizjes dhe të bllokut tjetër në favor të një modeli të ndërmjetëm me rritje të bashkëpunimit, përmbajtja në këtë drejtim mbetet për t’u përcaktuar.

May pritet të konfirmojë procesin e ndarjes, por jo përpara vitit të ardhshëm, duke nisur në këtë mënyrë negociatat që mund të zgjasin deri në dy vite.
britx_1474484745-3534016.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 
Back
Top