Britanikët i kërkojnë Obamës të shpërngulet në Britani dhe të bëhet Kryeministër

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Britania dhe SHBA-ja duket se janë duke kaluar nëpër kriza të njëjta të identitetit.

Ndryshe nga Britania, SHBA është duke u përballur me disa protesta përreth vendit pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

As Mbretëria e Bashkuar nuk është më mirë pas ‘Brexit’ dhe ardhjes së Theresa May në pozitën e Kryeministrit, duke lënë shumë njerëz të frustruar.

Por duket se britanikët kanë një zgjidhje, pasi po kërkojnë – po luten – që Barack Obama të vijë dhe ta udhëheqë vendin, transmeton Gazeta Express.

Këtë kërkesë britanikët janë duke e bërë përmes rrjetit social Twitter, në të cilin po postojnë shkrime të ndryshme ku po kërkojnë që Obama të shpërngulet në Britani dhe ta marrë postin e Kryeministrit.
gettyimages-456483418-0_1478802214-4635531.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 
Titulli: Britanikët i kërkojnë Obamës të shpërngulet në Britani dhe të bëhet Kryemini

Shume budallalliqe kemi lexu keto dy ditet e fundit.

Gjynah truri sa shume po e keqperdorim.
 
Titulli: Britanikët i kërkojnë Obamës të shpërngulet në Britani dhe të bëhet Kryemini

Haha o Aver vulen u ve temave kur shkruan ti ,jo per gje po ca te mencur te themi ne mbas kesaj :p
 
Back
Top