Britanikët alarm Ballkanit: Përgatituni! Raketat bërthamore ruse do të zhvendosen në

Guest2

Antarë i Respektuar
p_1481619726-803805.jpg



Moska ka rënë dakord për të dërguar "pajisje vdekjeprurëse" në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë, pas një ftese nga kryeministri i saj, shkruan sot e alarmuar britanikja “Daily Star”.
Sipas deklaratave zyrtare, ministri i Jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë.
"Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi, tha ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore do të raketave “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike.

Tashmë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vjenës.

BE-ja po shqyrton nga ana tjetër ta afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk e fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë.

“Daily Star” gjithashtu thekson se NATO-ja u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad, një territor mes Polonisë dhe Lituanisë.

Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit.
Express
 
Titulli: Britanikët alarm Ballkanit: Përgatituni! Raketat bërthamore ruse do të zhven

Ballkani eshte bombe me sahat. Nuk i duhet shume.
 
Titulli: Britanikët alarm Ballkanit: Përgatituni! Raketat bërthamore ruse do të zhven

Ishalla i fusin 1 bombe e shuajne fare ballkanin. Ne jemi te keqet e vetvetes po na prishin pune te tjeret.
 
Back
Top