Britania del nga BE

Guest2

Antarë i Respektuar
LONDثR- Britania votoi në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, sipas parashikimeve pas numërimit të pothuajse të gjitha votave. Mediat britanike, BBC, ITV dhe Sky News njoftuan që të treja se rreth 52 për qind e votave favorizonin daljen nga BE-ja.

Zyrtarët e numërimit të votave thanë se pjesëmarrja ishte e lartë në këtë referendum, i cili kishte të bënte me emigracionin, sovranitetin, sigurinë dhe të ardhmen ekonomike të Britanisë, shkruan VOA.

Udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, Nigel Farage, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si “Dita e Pavarësisë”. Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron të japë dorëheqjen.

Pasiguria që pason daljen nga BE-ja bëri që paundi britanik të luhatej shumë dhe gjatë natës ai ra më shumë se 5 për qind.

Reagimi i mbështetësve të qëndrimit në BE pas numërimit të votave

Reagimi i mbështetësve të qëndrimit në BE pas numërimit të votave

Londra dhe Skocia votuan për qëndrimin në BE, por rezultatet në veri të Anglisë ishin për daljen nga BE. Votuesit në Uells dhe Shires kanë mbështetur Brexit në numër të madh.

Pjesëmarrja në referendum ishte më e madhe se në zgjedhjet e kaluara. Deri tani 12 374 262 vota janë pro daljes nga BE, ndërsa 11 637 055 vota për qëndrimin në BE. Aktualisht ka përfunduar numërimi në 305 nga 382 qendra dhe 51,7% e britanikëve janë pro daljes nga BE.

TUSK: MOMENT POLITIK DRAMATIK, LIDERثT E BE Tث REFLEKTOJNث

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk e ka quajtur vendimin e britanikëve për të qëndruar jashtë BE-së, një moment politik dramatik. Në një konferencë për shtyp pas rezultateve, Tusk tha se nuk pritej ky rezultat por siguriu se BE do tëvazhdojë të jetë e bashkuar me 27 vende.

Ai iu bëri thirrje liderëve të BE-së të reflektojnë.

“BE do vazhdojë të jetë e bashkuar me 27 vende. Nuk e fshehim që dëshironim një tjetër rezultat. Ky është një moment politik dramatik. Nuk i parashikojmë pasojat që mund të sjellë ky rezultat. Edhe pas largimit të Britanisë ne do vazhdojmë me ligjet tona. I bëj thirrje liderëve të BE-së të vazhdojmë me reflektim”, u shpreh ai.

(d.d/m.k/BalkanWeb)
 
Britania del nga BE

Anglia votoi për largimin nga Bashkimi Europian. Në referendumin historik të së enjtes, britanikët i thanë “jo” qëndrimit në BE, duke përmbysur kështu çdo sondazh parazgjedhor që i jepte një epërsi të lehtë kampit pro.

Rreth 52 % e britanikëve kanë votuar pro daljes nga BE duke e bërë fakt tashmë daljen nga Bashkimi Europian.

Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, duke qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike që kanë votuar pro këtij vendimi.

Ndërkohë që në Skoci, Gjilbratar dhe Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në Bashkimin Europian.

Kanë qenë 380 qendra të numërimit në Angli, Skoci dhe Uells, ndërsa 2 qendrat zyrtare të tjera kanë qenë në Irlandën e Veriut dhe Gjilbratar. Në Irlandën e Veriut ka pasur 18 qendra lokale numërimi, por është llogaritur vetëm si 1 qendër numërimi, kur një zyrtar ka dhënë edhe rezultatin përfundimtar.

Përkatësisht ja:
Si u votua në Skoci
Pro daljes nga BE: 1,018,322 vota
Pro qëndrimit ne BE:1,661,191 Vota

Si u votua në Uells
Pro daljes nga BE: 854,572 vota
Pro qëndrimit ne BE: 772,354 vota

Si u votua në Irlandën e Veriut
Pro daljes nga BE: 349,442 vota
Pro qëndrimit ne BE:440,437 vota

Si u votua në Gjibratar
Pro daljes nga BE: 843 vota
Pro qëndrimit ne BE: 19,322 vota

Tashmë për Britaninë ka 5 alternativa të mundshme të të konsideruarit “pjesë e BE”-së, por jo më si anëtare me të drejta të plota në union. Më poshtë kemi një analizë të këtyre modeleve.

1. Modeli norvegjez
Paguan 263 milionë paund në vit për të qenë pjesë e zonës ekonomike europiane (EEA).
Fiton qasje në pjesën më të madhe të tregut të përbashkët.
Ka përfaqësues në institucionet e BE-së, por nuk voton për bllokun.
Nuk preket nga rregullat e BE-së në fusha si bujqësia, drejtësia dhe çështjet e brendshme.
I kërkohet të zbatojë rregullat e BE-së përsa i takon tregut të brendshëm.

2. Modeli zviceran
Nuk është anëtare e BE-së apo e EEA-së.
Ka më shumë se 100 marrëveshje të veçanta dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh.
Detyrohet të zbatojë rregullat e BE-së në zonat e tregut të Bashkimit Europian ku ka qasje.
Duhet të paguajë në buxhetin e BE-së dhe nuk voton mbi rregullat e bllokut.

3. Një union doganor
Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia.
Do të ketë qasje në tregun e lirë të mallrave industrialë, por jo shërbime financiare.
Përjashtohet nga ndërveprimi i organizmave dhe ligjet e punësimit.
Duhet të zbatojë rregullat në tregjet e aksesueshme.
Nuk ka influencë mbi rregullat e BE-së që duhen ndjekur.

4. Marrëveshje e tregtisë së lirë
Britania mund të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, të ngjashme me atë të Islandës.
Do të kishte një status jovotues në disa agjenci dhe programe të BE-së.
Mund të vazhdojë të jetë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të “Schengen”-it.

5. Shkëputja e pastër
Britania mund të tentojë një largim të “pastër” nga BE-ja.
Mund të përpiqet të negociojë marrëdhënie tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë.
Kjo do të thotë t’ia nisësh nga e para (ose nga hiçi).
Britania mund të përballet me një sërë tarifash të reja.

/ Top Channel
 

Attachments

  • 1466741758brexit-shutterstock2.jpg
    1466741758brexit-shutterstock2.jpg
    23.4 KB · Shikime: 1
Titulli: Britania del nga BE

Mendoj qe ne duhet te zeme vendin bosh me largimin e Anglise, perpara se te na e zene :p

hajduti
 
Titulli: Britania del nga BE

David Cameron ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas votës historike të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian. Cameron tha se e pranon verdiktin e referendumit.

Me në krah bashkëshorten Samantha, David Cameron tha se ishte krenar që kishte shërbyer si kryeministër për gjashtë vitet e fundit, por shtoi se “vullneti i britanikëve duhet të respektohet”.

Gjithsesi, edhe pse Cameron tha se largimi nga BE-ja nuk ishte rruga që i pëlqente, ai shtoi se është i sigurtë që Britania mund të mbijetojë jashtë BE-së”.

“E dua shumë këtë vend dhe ndihem i nderuar që i kam shërbyer”, tha Cameron me zërin e dridhur.

/ Top Channel
 
Titulli: Britania del nga BE

Sa mire qe doli, mendoj te dalin te gjithe vendet nga ky grupim dhe le te jete gjithe bota njesoj. Keshtu vetem diskrimin sollen
 
Titulli: Britania del nga BE

E bejne nga mendjemadhesia ata po he
Bashkoni dhe me ate temen qe ka hapur Abis :)
 
Titulli: Britania del nga BE

Me erdhi keq qe doli gb. . Mbrem po shikoja nje dokumentar dhe nga te gjithe te intervistuarit qe ishin pro daljes nga gb te gjithe kishin nje mendim stop emigrimit.. ose ato kan me shume te drejta nga ne... ose ose votova te shkeputemi nga eu per te qen anglez... (te gjith pothuajse nazionakiste apo "rraciste", gjithesesi mbeten ne komunitetin eu per te drejtat e njeriut)
Imagjinoj bursen, bujqesine...
Uroj te kene gb matrapaz te mure ne kete moment per te caktuar mardhenjet dhe tregun...
Gjithesesi pac fat gb ..ne fund gjithmone ke qen jo total eu...
 
Titulli: Britania del nga BE

Me erdhi keq qe doli gb. . Mbrem po shikoja nje dokumentar dhe nga te gjithe te intervistuarit qe ishin pro daljes nga gb te gjithe kishin nje mendim stop emigrimit.. ose ato kan me shume te drejta nga ne... ose ose votova te shkeputemi nga eu per te qen anglez... (te gjith pothuajse nazionakiste apo "rraciste", gjithesesi mbeten ne komunitetin eu per te drejtat e njeriut)
Imagjinoj bursen, bujqesine...
Uroj te kene gb matrapaz te mure ne kete moment per te caktuar mardhenjet dhe tregun...
Gjithesesi pac fat gb ..ne fund gjithmone ke qen jo total eu...

Emigracionin Anglia as e ka patur ne menyre te rregullt e as ka per ta patur, Ilegal do jete gjithnje.
Sic the dhe ti, asnjehere nuk ishin total in EU, so...
 
Titulli: Britania del nga BE

Per ne ktej nuk eshte lajm i mir ky...do kete ndikim te madh ne tregtine midis 2 vendeve, duke qene se Britanine e kemi partnerin tregtar kryesor.
 
Titulli: Britania del nga BE

Ceshtja e BREXIT nuk eshte nje detaj qe duhet pare lokalisht por globalisht. Duhen pare marredhenjet diplomatike, politike, ekonomike ne spekter te gjere. Kundrejt EU-se, Britania e Madhe ka qene gjithmone nje "hale ne sy" pasi shponte per cdo reforme. Kjo ngadalesonte tej mase projektet dhe mekanizmin europian duke sjelle deme pikerisht vendeve Ballkanike si Shqiperia pershembull.
 
Titulli: Britania del nga BE

Shqiperia gjithmone e ka dashur dicka te tille. E pse?
Per te rritur taksat e per te hyre ne nje krize akoma me te thelle.
 
Titulli: Britania del nga BE

Shqipetaret si popull e duan sepse marrim vizen Schengen,edhe te ikim te marrim arratin pastaj.
 
Titulli: Britania del nga BE

Po mire dhe kjo por ia nje perqindje, pjesa tj sdo levizte.

Vetem moneten mos na ndryshoni gjithsesi :D
 
Titulli: Britania del nga BE

Shqipetaret si popull e duan sepse marrim vizen Schengen,edhe te ikim te marrim arratin pastaj.

Si e merr vizen Schengen kur Britania s'eshte pjese e zones Schengen?
 
Titulli: Britania del nga BE

Si e merr vizen Schengen kur Britania s'eshte pjese e zones Schengen?


Fola per BE.
Shqipetaret duan te futen ne BE qe te kene mundesin te marrin vizen Schengen,edhe te kemi te drejten te levizim,pa qene nen trysnin e kalimit te 3 mujoreshit qe e kemi aktualisht.
 
Titulli: Britania del nga BE

Ju lumtë për vendimin e marrë. Si një euroskeptik besoj që ky është vendimi i duhur.
 
Titulli: Britania del nga BE

Fola per BE.
Shqipetaret duan te futen ne BE qe te kene mundesin te marrin vizen Schengen,edhe te kemi te drejten te levizim,pa qene nen trysnin e kalimit te 3 mujoreshit qe e kemi aktualisht.

Aha, dale njehere se ka kohe deri atehere...ka edhe shume pune per te bere Shqiperia pa te futet ne BE.
 
Britania voton për largimin nga BE - Cameron jep dorëheqje

Në ndërkohë tregjet ndërkombëtare janë në kaos, pasi ndryshojnë në çdo moment varësisht rezultatit. Një paund stërlina momentalisht kap vlerën e më pak se një 1.34 dollarëve, shkruan botasot.info. Kjo është vlera më e ulët e saj nga 1985.

(E plotësuar 9.57) - Britania votoi në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, ndërsa kryeministri britanik Davod Cameron tha se do të largohet nga posti, meqë vendit i duhet një udhëheqje e re përballë situatës së krijuar.

Ja fjalimi i kryeministrit britanik:

Britanikët kanë votuar për tu larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që t’ju uroj edhe juve që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë.

E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë.

اdo gjë e ka një zgjidhje, ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretë risë së Bashkuar.

Unë jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua.

Kjo do të thotë që ekonomia jonë do të marrë një tjetër ritëm dhe për këtë arsye unë jam i mendimit për te rinegociuar me BE.

Unë besoj se kjo fushatë është bërë me mish e me shpirt dhe dua ta bëj të qartë se ky referendum nuk përjashton asnjë politikan, përfshirë këtu edhe mua dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidershpit tjetër. Unë do të bëj është e mundur që Britania të eci në rrugën e saj, por nuk do të ishte e drejtë që kjo të bëhej nga unë. ثshtë e nevojshme ardhmja e një lidershipi të ri në Britaninë e Madhe.

Unë do të vazhdoj të jem kryeministër edhe për tre muajt e ardhshëm, më pas një tjetër kryeministër do të vendoset.

***

Ai tha se pret që në muajin tetor Britania të ketë kryeministrin e ri.

Udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, Nigel Farage, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si "Dita e Pavarësisë". Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron të japë dorëheqjen.

Votimet hapën një periudhë gati dyvjeçare të ndarjes nga BE-ja, 43 vjet pasi që Britania e Madhe u bashkua me vendet që përbënin bashkimin më të madh të shteteve evropiane pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri David Cameron pritet që formalisht t'u raportojë kolegëve të tij evropian në ditët e ardhshme dhe të përgatisë negociatat e largimit.

Pasiguria që pason daljen nga BE-ja bëri që paundi britanik të luhatej shumë dhe gjatë natës ai ra më shumë se 5 për qind, ndërsa rezultatet tronditën tregjet ndërkombëtare.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha të premten se rezultati i referendumit është një "moment politik shumë serioz madje dramatik". Por, ai tha se ka një përkushtim për të ruajtur unitetin e 27 vendeve të BE-së.

"Për neve, bashkimi është korniza e ardhmërisë së përbashkët", tha presidenti Tusk

(e plotësuar 6.20)

Britania del nga BE pas 43 vitesh, stërlina zhvleftësim rekord

Shefi i partisë më të madhe anti-evropiane në Britaninë e Madhe, Nigel Farage (UKIP) ka shpallur zyrtarisht fitoren dhe ditën e enjte si “Festën e Pavarësisë” për britanikët. Kur janë numëruar 340 nga 380 qendrat e votimit, për daljen e vendit nga BE kanë votuar 52%.

Duket se BM nuk u bind as nga dy partitë më të mëdha të vendit Laburistët dhe Konzervativët për të votuar për qëndrimin në BE dhe as nga mediat evropiane si Der Spiegel, që ftuan britanikët “për të mos i lënë vetëm.”



Edhe BBC dhe Sky News kanë konfirmuar nga analizat e tyre paraprake se Britania edhe zyrtarisht nuk do jetë më pjesë e BE.

(e plotësuar 5.30) Nga 260 qendrat e numëruara prej 382 kanë votuar pro-daljes 51.1 përqind. Sipas analizave BM pas 43 vitesh nuk do jetë më pjesë e BE. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas pak orësh.

Evaluimi mes dy monedhave dollarë amerikan/paundi britanik. Duket dukshëm zhvleftësimi i monedhës britanike.


(e plotësuar 5.00) Vijon të rritet diferenca dhe epërsia e mbështetësve të daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Politikani i euro-skeptikëve në BM, Nigel Farage, ka shkruar në Twitter se "vendi i tij po fiton pavarësinë."

Nga 201 vendvotimet e numëruara prej 382, rezulton që 51.5 % kanë votuar pro daljes nga BE.

___

Vijon procesi i numërimit të votave për referendumin që do të përcaktojë nëse Britania e Madhe do të vijojë të jetë ose jo anëtare e Bashkimit Europian. Deri në këto momente ka përfunduar procesi i numërimit në 141 qendra nga 382 të tilla në të gjithë Britaninë e Madhe.

Nga rezultati i deritanishëm rezulton se 50,8 % e britanikëve ka votuar pro daljes nga BE, që tregon se kanë marrë epërsi të ngushtë.

380 qendra të numërimit janë në Angli, Skoci dhe Uells. Nga numërimi i deritanishëm rezulton se vetëm skocezët janë ndjeshëm pro qëndrimit në BE, ndërsa anglezët dhe uellsianët kanë votuar pro daljes.

Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në 2 qendrat e tjera, në atë të Irlandës së Veriut dhe Gjilbratarit, në këtë të fundit votat pro qendrimit kane qenë mbi 95%. Ndonëse më pak, edhe në Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në BE. Edhe Londra ka qenë me shumicë pro-qëndrimit në BE, ku në disa qarqe jugore mbështetja arrin deri në 70 përqind./Bota sot

Ja si u votua:

Si u votua në Skoci
Pro daljes nga BE: 1,018,322 vota
Pro qëndrimit ne BE:1,661,191 Vota

Si u votua në Uells
Pro daljes nga BE: 854,572 vota
Pro qëndrimit ne BE: 772,354 vota

Si u votua në Irlandën e Veriut
Pro daljes nga BE: 349,442 vota
Pro qëndrimit ne BE:440,437 vota

Si u votua në Gjibratar
Pro daljes nga BE: 843 vota
Pro qëndrimit ne BE: 19,322 vota
largea_cem1466754179.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: Britania del nga BE

Kryeministrja e Skocisë (Ministrja e Parë), Nicola Sturgeon, ka thënë se Parlamenti i Skocisë duhet ta ketë të drejtën të mbaj edhe një referendum, e kjo për shkak se Skocia është nxjerr nga BE-ja kundër vullnetit të saj.

“Vendimi i marrë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, është vendim i gabuar”, ka thënë ajo.

Sturgeon gjithashtu ka thënë se Skocia nuk e feston këtë zhvillim, duke shtuar se është një ndryshim i rrënjësishëm i rrethanave, ndërsa opsioni i mbajtjes së një referendumi të dytë duhet të jetë në tavolinë.
(d.d/m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Britania del nga BE

Perfundimisht, UK jashte EU. Kush mori vendim: POPULLI. Te ne, ne Kosove: institucionet dhe populli dy botera te ndryshme. Madje jane ne gjendje ta kallin kuvendin te behet apo mos te behet p.sh president.
Nje shembull lidershipi moral dhe demokratik i D.Cameron: Jip fjalen popullit, ndegjoje dhe respektoje fjalen e tij, dhe nese nuk pajtohesh jip doreheqje. Te ne ne Kosove: Te gjithe jane kunder por vetem une e kam "mire".
 
Titulli: Britania del nga BE

Hajde për hajër, e inshallah një nga një i bashkangjiten të tjerët.
Eh sa më mungon kjo dojçe marka, si erdhi euro e bëri
katastrofë.

Unë jamë për një Europë edhe Botë Globale bile, por pa kushte
ku të gjithë do të kishin të drejta të barabarta. Por, kështu një grup ngritet
në Qiell, ndërsa të tjerët shohin të zinjtë e ullirit.
 
Titulli: Britania del nga BE

Problemi me i madh eshte i contit qe beri bast me sterlinen...sa kam humbur pyeti ai.... ...jo koment!!!
 
Titulli: Britania del nga BE

Lidhur me kete ceshtje globale une do t'i drejtohem kombit prrmes nje virtualkonference qe do te mbahet ne oren 23:59!

Me respekt,

Plaku :sun:
 
Titulli: Britania del nga BE

Pas Anglise mbase do ta kete rradhen ndonje vend tjeter, pasi ne qytetaret euopian ka mjaft "dhimbje barku"...!
Profetcia e Papa Giovanit 2003: L´Europa s´è smarrita. Europa ka humbur. Ky mesazhe ishte pikerisht ne momentet e themelimit kushtetutes Bashkimit Europian.

Kush nuk degjon Baben, del ne rruge e then kamen...:p
 
Titulli: Britania del nga BE

Para Papa Giovanit e pat thene edhe Mulla Jakup Hasipi kete, madje ne ligjerate dikun e ke :p Por nje tjeter thenje e tij qe me pelqen kur fliste per Europen thoshte " EU (G) ropa
 
Titulli: Britania del nga BE

Mulla Jakup Hasipi ka qene nje kopuk, hoxhe anti-shqiptar. Cili paska qene kendveshtrimi i hoxhes per deklaraten qe ka thene: islami do sundoje Europen?
C'ma barazon thenjen e nje hoxhe jihadist, me filozofine e nje Pape Vatikani mbi kushtetuten e UE me 130 faqe tekste Lol

ps. "Europa ka humbur" mund ta thote kush do...., maaah!!
 
Titulli: Britania del nga BE

Sipas nje shkrimi ne BBC shume nga votuesit pro Brexit as qe e kane pasur te qarte se per cfare po votojne dhe tani, pas shpalljes se rezultatit, jane penduar. Kjo sidomos te votuesit me te rinje.

Megjithate votimi ndodhi dhe populli foli. Se cilat do te jene pasojat apo perfitimet mbetet te shifet. Dita e pare jo shume shpresedhenese per britanine. Reagime te ashpra nga Skocia e Irlanda, zhvleresim i monedhes, mbi 70 miliarde humbje per kompanite britanike etj.
 
Titulli: Britania del nga BE

Te fillojne te paguajne dhe Tvsh,e mallrave qe importon ne Everop per pak,dhe do kete edhe me shume luhatje ekonomike dhe trazira ne vend.
Ti fillojne dhe trazicionet bankare ne shkalle me te larte,se jane zenxhire..eh
Por ndoshta ne nje sy Analitik me mire per Europen,pasi Anglia ka qene gjithmone si e priviligjuar,teknajoze .
Gjithesesi ndoshta eshte dhe fillimi i zhperberjes se vertebrave ne Be;
Ose fuqizimit te metejshme te disa kokerrvare nje nder to Gjermania.
 
Titulli: Britania del nga BE

Ndegjova qe Franca & Holanda jane ne radhe qe duan te largohen !?

Cmu kujtua kjo thenje lool:


"Ne Shqiptarët do të hyjmë në bashkimin evropian kur të Tjerët do të dalin." (Mulla Jakup Hasipi)
 
Back
Top