Boshnjakët do heqin prapa shtesat vić nga mbiemrat e tyre

Kresha

A pretty face can never trick me
Ismet Azizi

Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Esad Xhuxheviq tha se mbiemrave të boshnjakëve me dhunë iu është shtuar prapa shtesat "vić" i "ić" në njëqind vitet e fundit.

Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak (KKB) në mandatin teknik Esad Xhuxheviq njoftoi se boshnjakët nga mbiemrat e tyre do ti largojnë prapa shtesat "vić" i "ić" të cilat iu kanë imponuar.

Xhuxheviq për revistën Revija Sandzak tha se mbiemrave boshnjak me dhunë iu janë shtuar shtesat gjatë njëqind viteve të fundit, nga viti 1912, gjegjësisht nga koha kur Sanxhaku është okupuar nga Serbia.

Ai vuri në dukje se ky është një projekt afatgjatë nacional me rëndësi të madhe për Sanxhakun.

Xhuxheviq deklaroi me rastin e kremtimit të 11 majit, në Ditën e flamurit kombëtarë boshnjak, në Tribunën e mbajtur me titullin “Sistemi i vlerave tek Boshnjakët – përvojat e mëparshme në arsimin në gjuhën boshnjake në Sanxhak”.

Me këtë rast, siç është thënë, duke përmbledhur të gjitha ngjarjet të cilat kanë shënuar këtë festë dhe se është në fazën e fundit përpilimi i programi të plotë të Këshillit Kombëtar Boshnjak për periudhën 2014-2020.

Esad Xhuxheviq theksoi se viti 2014 është vit zgjedhor në të cilin do të mbahen zgjedhjet për përbërjen e katërt të Këshillit Kombëtar Boshnjak, dhe se pavarësisht se kush do të udhëheqë të ardhmen këtë Këshill, do ta kenë një program të plotë të përgatitur, i cili do të lehtësojë zbatimin e qëllimit themelor fisnik të boshnjakëve në vitin 2018 në mënyrë të barabartë dhe së bashku me të tjerët në këtë shtet të bëhen anëtar të Bashkimit Evropian, si një populli i lashtë evropian.

Përndryshe, boshnjakët në Serbi kanë dy Këshilla Kombëtar - një të kryesuar nga Xhuxheviq, i cili është një partiak, dhe i cili ekziston dy dekada dhe tjetri të cilin e udhëheqë Samir Tandir, që është nën ndikimin e Myftiut të Sanxhakut Muamer Zukorliç./mesazhi/
 
Mesimi online nje metode e re e teknologjise per her te pare ne Kosove.



Universiteti online “Washington Education in Kosovo” synon të krijojë inxhinierë të softuerit dhe t’iu hapë dyert të rinjve kosovarë për punësim në kompani gjigante botërore, si Microsoft, Amazon e Google.

Mësimi online, i cili është mjaft i përhapur në shtetet e zhvilluara, duke mundësuar rritjen dhe edukimin e të rinjve, tashmë ka arritur edhe në vendin tonë.

Profesori Ridvan Aliu, nga Gjilani i cili me vite jeton dhe punon në SHBA, i shkolluar në shkencat kompjuterike, inxhinieri të softuerit, në bashkëpunim me inxhinierët kosovarë krijoi produktin e shkollave online për mësim nga shtëpia.

Shkollat u lansuan falas, me synim që të ofrojnë sidomos për të rinjtë, mësimin e Anglishtes (www.teprofiqaza.com); të Matematikës (www.edumatematike.com); të Teknologjisë Informative (Unejamkoder.com). Ato u pritën mirë, për faktin se mundësojnë ndjekjen e kurseve pa shkëputje nga shkolla ose puna, dhe krejtësisht falas.

Profesor Aliu, në shtator të këtij viti do të lansojë Universitetin e parë online “Washington Education in Kosovo”, një risi kjo për Kosovën. Synimi i këtij universiteti do të jetë krijimi i inxhinierëve të softuerit, të cilët do të kenë mundësinë të marrin ligjërata nga profesorë eminentë të teknologjisë informative, si Chris Harden, drejtor i Zhvillimit në EA Sports; John Hatch nga Microsoft, Steven Yee Coo nga EDUonGo; Ridvan Aliu CEO në EDUonGo etj.

Universiteti ofron programin dyvjeçar me bursa që do të ndahen nga “Real Visuals”, me qendër në Washington, e cila do mbulojë 90 për qind të bursës, ndërsa 10 për qind të shumës do të mbulohet nga studentët. Këta do të përzgjidhen nga stafi i universitetit, bazuar në suksesin e treguar.

Programi është dyvjeçar. Në vitin e parë, studentët do të kenë teori dhe punë praktike, ndërsa në vitin e dytë akademik ata do të përfshihen drejtpërdrejt në projekte.

Të rinjtë të cilët kanë aftësi në kodim, sikurse dhe ata që janë në studime të shkencave kompjuterike, kanë mundësinë të aplikojnë në këtë universitet, përmes webfaqes së universitetit Washington Education in Kosovo

Të gjithë të interesuarit, fillimisht duhet të kryejnë testet në shkollat paraprake, atë të anglishtes, matematikës dhe teknologjisë dhe të marrin së paku 80 për qind të pikëve. Aplikantët duhet ta njohin gjuhën angleze, pasi që të gjitha ligjëratat janë në gjuhën angleze.

Profesori Ridvan Aliu thotë se ky universitet është një mundësi që iu ofrohet të rinjve kosovarë të bëhen inxhinierë të softuerit, dhe t’iu hapen dyert për punë në kompani gjigante të teknologjisë informative, siç janë Microsoft, Amazon, Google etj.

Profesor Aliu, tash me ka lansuar edhe produktin më të ri MOOC të parin ndër shqiptarë, Albanian MOOC.

MOOC është një kurs online për qëllim pjesëmarrjen të pakufizuar dhe qasje të hapur nëpërmjet webit.

Kjo metodë e mësimit në distancë, e cila tani përdoret nga universitet më prestigjioze të botës, siç janë MIT, Harvard, Yale etj., ka dhënë fryte të mëdha në studimet shkencore dhe teknologji anë e mbanë botës.

MOOC është paraparë si një metode e re e arsimimit të të rinjve, e cila ka sjell risi në arsimimin, si dhe një risi në kolegjet evropiane, të cilat mbledhin komunitetin e profesorëve, asistentëve, studentëve. Por, një formë e tillë nuk është aplikuar në vendin tonë, deri më tani.

Ideja e krijimit të “Albanian MOOC”, MOOC e para shqiptare, është një iniciativë që vjen nga kompania me seli në Washington "Real Visualz", LLC.

"Real Visualz" ka startuar me shkollat online dhe fton të gjithë komunitetin shqiptar, Universitetet, Kolegjet, Profesorë, Asistentë e studentë, që t’i bashkëngjitën kësaj iniciative dhe të ofrojnë edukim kualitativ edhe atyre studentë që nuk i kanë kushtet të ndjekin shkollimin e lartë universitar.

Tani zhvillimet e reja teknologjike mundësojnë ndjekjen e ligjëratave nëpërmes videove, testojnë studentët për njohuritë e arritura dhe stimulojnë që studentët të mësojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë mes vete, prej ngado ku janë dhe prej pajisjeve që ata i përdorin më së shumti: telefonat, kompjuterët, tabletët etj..

T’i kontribuojmë rinisë sonë dhe t’ua mundësojmë të gjithëve të kenë qasje në edukim kualitativ, pa marrë parasysh kushtet e studentit, apo vendin nga vjen.

Eja edhe ti bëhu pjesë e “Albanian MOOC”, MOOC e parë shqiptare.

Të gjitha Universitet e interesuara për MOOC mund të aplikojnë te webfaqja: Albanian MOOC dhe klikoni te “Apliko të Bashkangjitesh”.

//mesazhi
 
Back
Top