Borë në Brazil, tornado në Gjermani, 42 gradë në Spanjë! “Çmendet” moti nëpër botë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Borë në Brazil, tornado në Gjermani, 42 gradë në Spanjë! “Çmendet” moti nëpër botë​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Spanja po përgatitet për një valë të nxehti me ‘intensitet të jashtëzakonshëm’ , me temperaturë të muajit maj të paregjistruara ndonjëherë më parë.
Ajri i nxehtë nga Saharaja pritet ta çojë termometrin në gati 42 gradë Celsius, duke sjellë përveç vapës përvëluese, edhe rrezikun e një reje të kuqe pluhuri por edhe shpërthimit të zjarreve. Agjencia meteorologjike spanjolle parashikon një nga muajët maj më të nxehtë. “vera po fillon në pranverë”, ishte komenti i saj, ndërsa njoftoi aktivizimin e planit të vet kombëtar për një valë të pazakontë të nxehti.

Më shumë, dielli do të nxehë rajonet e Andaluzisë dhe ato rreth luginës së Ebros, ku temperaturat do të kapërcejnë 40 gradët celsius, diçka e padëgjuar kjo për zonën në këtë periudhë të vitit. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të nxehta në terma të përgjithshëm dhe, megjithëse do të ketë një rënie të temperaturave të dielën në pjesën perëndimore të gadishullit, rajonet lindore të Spanjës do të digjen, thonë ekspertët.

Temperatura rekord për pranverën janë shënuar edhe në Francë, ku ekspertët flasin për një valë jo normale të nxehti, ndërsa disa zona janë pllakosur dhe nga thatësira. Por një vend i ngrohtë si Brazili ndërkohë, është përballur këtë javë me ngrica, që sollën deri edhe reshje bore, e që ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që të jenë pasojë e ngrohjes globale.

Në Gjermania nga ana tjetër, 40 persona kanë mbetur të plagosur për shkak të tornadove të fuqishme në rajonin e North Rhine Westphalia. Shumë çati shtëpish u u shkatërruan në zonë, e pemët u shkulën nga rrënjët. Erërat e fuqishme janë raportuar edhe në pjesë tjera të vendit, përfshirë Bavarinë.



Top Channel
 
Paskan harru me shtu ke lajmi edhe: "nje femer ne Tirane parkoi makinen vetem me dy manovra"
Shenjat e kiametit qe po afron!!!
Me manovren e trete,shtypi njerin , dhe gjendja u normalizua. ahhahahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top