Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

Po mire Zoti po keto organizatata nderkombetare OKB etj ne mbrojtje te te drejtave te njeriut ku jane pse rrine spektatore?!!

Si mund te rrijne shtetet e fuqishme spektatore kur aty vriten njerez te pafajshem! Sinqerisht nuk e kuptoj ca loje po luhet.
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

Apel për lutje të gjithë besimtarëve.
Lutje për Aleppon dhe Sirinë.
Kjo masakër e pamëshirshme mbi krijesën të ndalojë dhe të ndërhyet në kohë për shpëtimin e të mbijetuarve..:
"At i mëshirës dhe Perëndia i çdo ngushëllimi. Ti mbetesh në të gjitha kohët e përjetë Zot i Gjithëpushtetshëm. Dhe në rastin kur kombet dhe vullneti i liderave botërorë është shkaktar i tragjedive njerëzore të këtyre përmasave dhe në mes të zjarrit shfarosës të kësaj masakre masive në Siri. Lutem për mëshirën tënde dhe falje. Fale njeriun i cili në kotësinë e mendjes së tij dhe ligësinë e zemrës mbjell dhunë dhe korr vdekje. Ktheje nga rrugët e tij vdektare përpara ditës kur ai do të përballet me gjygjin tënd të përjetshëm. Mos vepro në indinjatën tënde, por në mëshirë. Ndale dhunën e njeriut të vdekshëm që ushtrohet në Siri. Ti je në gjendje ta bësh dhe kur arsyeja e udhëheqësve të kombeve nuk sheh dritë për zgjidhjen e konflikteve. Ndërhy o Zot dhe shpëto njeriun i cili thërret për ndihmë i mbuluar nga hiri i rrënojave të Aleppos. Dëgjoji të qarat dhe thirrjet e banorëve të tokës. Fale njeriun që është shkaktar i dhimbjeve të këtyre përmasave dhe ktheje nga rrugët e mbrapshta. Fali kombet për indiferentizmin e tyre dhe ne për indiferentizmin tonë. Vepro o Zot i Drejtësisë dhe Mëshirës. Sill shpëtimin, shërimin dhe ngushëllimin. Lutjen time e drejtoj tek ty, njohës i dhimbjes që more mëkatet tona."
Sepse e dimë se deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim.
Rom. 8:22
15492381_1878147315764688_587326935283352283_n.jpg



Pastor Akil Pano (FB)
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

Përse po luftohet në Aleppo? Qytetin që është kthyer në varr masiv

Gaza-Izrael-bombardovanje-eksplozija-3-670x446-620x350-1-650x358-550x303.jpg

Lufta siriane është një kaos i përgjithshëm. Pas pesë vjet e gjysmë luftë, katër palët kundërshtare formuan zona konflikti në Lindjen e Mesme. Secila palë merr ndihma nga të huajt dhe nga vende të caktuara, pasi ata vetë nuk pajtohen me ato që mbështesin dhe nuk e dihet se kush më kë po lufton dhe kundër kujt.

Për të kuptuar të gjithë këtë atëherë duhet kthyer në fillim kur filloi i gjithë ky tmerr.
Të shtënat e para ishin gjuajtur nga forcat e presidenti Bashar al- Assad në mars të vitit 2011 në njerëzit që ishin duke protestuar në mënyrë paqësore gjatë kryengritjes së quajtur “Pranvera arabe”.
Në korrik të të njëjtit vit, disa protestues qëlluan përsëri në një numër të caktuar të njerëzve të braktisur nga ushtria e Asadit. Nga protestat shpejt filloi një luftë civile.
Ekstremistët nga Siria dhe në rajon filluan të vijnë për t’u bashkuar me kryengritësve.

Në janar të vitit 2012, Al-Kaeda formoi një degë të re në Siri e quajtur Al-Nusra. Në të njëjtën kohë, një grup i kurdëve sirianë të cilët kanë luftuar gjatë për autonominë e dëshiruar morën armët dhe “hoqën dorë”, nga Asadi.
Deri në fund të vitit 2012, Irani kishte dërguar disa avionë mallrash dhe disa qindra oficerë në fushën e betejës. Në të njëjtën kohë, shtetet arabe ndihmuan rebelët përmes Turqisë.
Deri në vitin 2013, Lindja e Mesme ishte e ndarë në forcat sunitë nga njëra anë, duke mbështetur rebelët, dhe shiitë në anën tjetër që e mbështesin Assadin. Në prill të këtij viti, administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, furnizon rebelët më armë.
Në gusht, forcat qeveritare siriane filluan përdorimin e armëve kimike në luftë duke synuar civilët me to. Atëherë SHBA reagoi duke thënë se përdorimi i armëve kimike nga ana e qeverisë në luftë me rebelët mund të bëjë që SHBA të ndërhyjë në luftë.
Përkundër faktit se qeveria siriane ka përdorur armë kimike, ose çfarë kanë bërë kryengritësit, banorët e Shteteve të Bashkuara ishin kundër sulmit në Siri, të së njëjtit mendim ishte edhe ata të Bashkimit Evropian.
Më pas SHBA u deklaruar kundër Assadit dhe në mbështetje të rebelëve. Rusia filloi të mbështet Assadin dhe është kundër rebelëve dhe SHBA-së.
Në shkurt të vitit 2014, ndodhi diçka që ndryshoi rrjedhën e luftës: një degë e Al Kaedës, duke u bazuar kryesisht në Irak, u nda nga kjo organizatë terroriste, për shkak të mosmarrëveshjeve me të.
Një grup i ri më pas e quajti veten Shteti Islamik i Irakut dhe u bë armiku i Al Kaedës.
Sot, organizata ekstremiste e njohur si i ashtuquajturi Shteti Islamik, fillimisht nuk luftoj kundër Assadit, por kundër kurdëve dhe kryengritësve, duke formuar një mini-shtet në Siri, të cilën e quajtën Kalifati. Atë verë zë një pjesë të territorit të Irakut dhe fillon të luftuar kundër të gjithë botës.
Pastaj, në shtator, saktësisht një vit që nga bombardimet e forcave siriane, Obama dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara filluan bombardimin e pozitave të ISIS në Siri.
Më pas SHBA u fokusua më shumë në drejtim të ISIS se sa ndaj Bashar al-Asad, dhe kjo ishte një tregues se nuk ka asnjë marrëveshje mes të atyre që marrin pjesë në luftën në Siri.
Në gusht, Turqia filloj bombardimin e grupeve kurdë në Irak dhe Turqi, edhe pse kurdët luftuan ISIS në Siri. Përndryshe, Turqia nuk lufton kundër ISIS në Siri.
E gjithë kjo ka thelluar tensionet dhe pyetja është nëse Shtetet e Bashkuara duhet të merret më luftimin e Assadit apo të ISIS si armiku kryesor.
Nga shtatori i vitit të kaluar, situata është edhe më e komplikuar kur Rusia hyri në luftë në anën e qeverisë siriane. Pikëpamja ruse ishte se ata ishin atje për bombarduar ISIS, por ata janë në fakt duke gjuajtur mbi pozicionet e rebelëve sirianë.
Në dukje gjerat në terren nuk janë aspak të qarta dhe se shumë nga aleatët kanë mosmarrëveshje në lidhje se kush është armiku i tyre.
Këto kontradikta janë një arsye e madhe pse lufta është përsëri këtu dhe pse ende nuk ka asnjë zgjidhje në horizont!
Në mars do të jetë pikërisht gjashtë vjetori që kur filloi kjo luftë e përgjakshme, e cila ka vrarë më shumë se 200.000 njerëz, disa milionë janë në robëri, mbi një e treta e territorit është e pushtuar nga shtetet terroriste islamike, dhe vendi ka pësuar shkatërrim të tmerrshëm. /Lajmi.net/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

Po mire Zoti po keto organizatata nderkombetare OKB etj ne mbrojtje te te drejtave te njeriut ku jane pse rrine spektatore?!!

Si mund te rrijne shtetet e fuqishme spektatore kur aty vriten njerez te pafajshem! Sinqerisht nuk e kuptoj ca loje po luhet.

Zoti po na tregon se nuk ka drejtesi ne bote me !
Po kam frike se hidherimin e Zotit po e pagujme te gjithe!!!
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

Kemi deshtuar si njereze... sidomos ato qe e kane ne dore te ndalin nje masaker, ato sbejn gje... Rusia dhe Asadi, jane te fuqishem, por ka edhe me te fuqishem se ato... cuditem, si mund te flen te qete njerezik, kur une tmerrohem, se smund te kthjellem nga gjithe e kjo qe ndodh... jemi si publik, shikojm e smund te bejm gje... vetem mendoj se edhe neve nese na ndodh keshtu, e mos na ndihmoj askush... jeta nuk qenka si ne film, perhere ne fund vjen dikush qe del, hero, shpeton njerezit, bilem edhe shpesh planetin... ne realitet qenka ndryshe, nje realitet i hidhur, teper i hidhur.. Allah ki Meshire...
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

I mori ne qaf amerika njerzit aty . I ka pre ne bese.
I armatosi i ngriti ne lufte dhe kur hyri Putini , amerika i iku sherrit !
Per mua pergjegjsia bie mbi Ameriken dhe aleatet e saj.
Kur i thua tjetrit nise sherrin ti se behem une me ty
e tjetri ja nis sherrit dhe ti ja mbath vrapit , i bie te jesh i pabese !
Cfaredo cmimi qe te kishte ajo lufte Amerika duhej ta perfundonte !
Pastaj Basharit nuk e kuptoj se cfare i duhet pushteti tani !!!
Nuk besoj ta gezoj se do ta ze gjaku i nje gjysme miljon viktimave !

Sidoqofte mendoj qe kjo histori eshte akoma larg fundit te saj !
Kam besim qe Amerika nuk do te terhiqet keshtu , pra lufta vazhdon .
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

15578498_389070961432393_1520353846655169329_n.jpg
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

15541431_1136783643085451_8372333599174607350_n.jpg


Te lindesh i plagosur qe ne bark te nenes....
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

I mori ne qaf amerika njerzit aty . I ka pre ne bese.
I armatosi i ngriti ne lufte dhe kur hyri Putini , amerika i iku sherrit !
Per mua pergjegjsia bie mbi Ameriken dhe aleatet e saj.
Kur i thua tjetrit nise sherrin ti se behem une me ty
e tjetri ja nis sherrit dhe ti ja mbath vrapit , i bie te jesh i pabese !
Cfaredo cmimi qe te kishte ajo lufte Amerika duhej ta perfundonte !
Pastaj Basharit nuk e kuptoj se cfare i duhet pushteti tani !!!
Nuk besoj ta gezoj se do ta ze gjaku i nje gjysme miljon viktimave !

Sidoqofte mendoj qe kjo histori eshte akoma larg fundit te saj !
Kam besim qe Amerika nuk do te terhiqet keshtu , pra lufta vazhdon .

E vertete Hartin, Obama i mbushi me arme dhe me mbeshtetje logjistike bashke me Europen. Sapo hyri Putin ushtarakisht dhe vendosi anti raketat ne Siri, Obama deklaroj "Siria nuk eshte problem i yni" dhe "Isis nuk perben nje rrezik per Ameriken" duke la duart me kete qeshtje. Europa dhe Amerika i druhen Rusise si dreqit, dhe mbajne distance prej saje.

Personalisht me habit edhe nje fakt tjeter, Sot kane qelluar (myslimanet shiit)mbi autobuz plot me njerez qe po dilnin jasht qytetit duke e detyruar te kthehet mbrapsh. Ne terren po behet nje lufte me teper civile, Shiit dhe sunnit. Sepse nuk ka kuptim tjeter qe te rrafshohet qytetet ne kete menyre.

Nuk po i hy debatit tjeter. Per Aleppo po flitet te paketn, por e njejta gje behet edhe ne kurdistan nga Turqit, po ashtu edhe ne Jemen nga arabia Saudite. Bomba mbi qytetar. Per keto as edhe nje foto nuk publikohet askund. Njerzit trajtohen sipas kategorive A dhe B
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

Laur , sa cudi ky Erdogani 3 milion Sirian i strehon ne shtepine e vete , kurse qytetaret e vete i vrane i bombardon i arreston !
Cfare logjike ju te krishteret evropian keni ? Po te ndodhnin keto akte terroriste sic po ndodhine nga kurdet bie fjala ne Amerike , ajo edhe nja 2shtete sa Iraku dhe Afganistani do ti kishte terrorizuar dhe shkaterruar .

Njerezit qe bejne akte terroriste si kurdet ne Turqi te shihen si viktim , kurse shteti qe i lufton keto grupacione te shihet si shtet terrorist eshte per no coment .
Krahasimi yt i cili eshte copy paste nga anti-islamiket eshte aut me realitetin .
 
Titulli: Bilanci/ Rreth gjysëm milionë të vrarë që prej nisjes së luftës në Siri

#Alepp #varri #masiv #femijeve
Një infermiere në Aleppo ka vendosur sikurse edhe shumë gra të tjera, të kryejë vetëvrasje në mënyrë që të mos bier në duart e sirianëve të Assadit dhe të përdhunohet nga ta. Përpara se t;i japë fund jetës ajo ka shkruar një letër, ku shpjegon arsyet e vetëvrasjes, ndërsa përdhunuesit i cilëson si “ushtria kafshërore siriane”.
“Unë jam një nga femrat në Aleppo që shumë shpejt do të përdhunohet. Nuk ka më armë apo meshkuj që mund të qëndrojnë mes nesh dhe kafshëve që i quajnë “ushtria e shtetit”.
Nuk dua asnjë gjë nga ju. Nuk kam nevojë as për lutjet tuaja...pasi jam akoma e aftë të flas dhe të them përgjërimin tim, i cili është më i vërtetë se çfarëdo gjë që ju do të thoni.
Do të bëj vetëvrasje...dhe nuk më intereson nëse ju do të thoni se do të digjem në flakët e ferrit.
Po bëj vetëvrasje sepse nuk mund të qëndroj në shtëpinë e tim ati të vdekur, të cilit i është djegur zemra nga gjithçka që la në Aleppo.
Po bëj vetëvrasje pasi nuk dua që disa anëtarë të regjimit të Assadit të më përdhunojnë ndërsa deri dje kishin frikë të thoshin fjalën Aleppo.
Po kryej vetëvrasje pasi dita e kiametit ka ardhur në Aleppo dhe nuk mendoj që flakët e ferrit do të jenë më keq se kaq.
Po kryej vetëvrasje dhe e di se të gjithë ju do të bashkoheni me mua në ferr dhe e përbashkëta juaj me mua do të jetë që të dy kemi vrarë një femër. Ndoshta nuk do të jetë nëna, motra apo gruaja, por ngelet gjithsesi një femër.
Po e mbyll këtë letër duke thënë se vendimet tuaja janë bërë të pakuptimta për mua, ndaj ruajini ato për veten dhe familjen.
Bota reagon vetem ateher kur i preken interesat personale .. sa dhunimet jan bere ne luften e fundit , ngjashme si ne Alepo!?Bota ka hesht dhe do hesht perpara drejtesis.
 
Back
Top