Betejat e Shqiponjës së Detit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shqiponja e Detit është një ndër simbolet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kureshtja për të parë këtë shpend krenar shtyu një fotograf amerikan të Milestone Media të sfidojë temperaturat disa gradë nën zero në brigjet e Alaskës.

Sakrificat dhe rreziku ia vlejtën. Fotografi dokumentoi imazhe të rralla të këtyre shpendëve në betejën për sigurimin e ushqimit. Këto shqiponja ushqehen kryesisht me peshk, të cilin e kapin me kthetrat e tyre falë shikueshmërisë së fortë nga qindra metra lartësi.





Me të pikasur viktimën e tij, kjo shqiponjë zbret rrufeshëm drejt ujërave të oqeanit dhe shpesh qëllon edhe të kridhet në të për disa centimetra, aq sa janë të nevojshme për të kapur peshkun.



Por “lufta” për mbijetesë zhvillohet edhe mes llojit. Në fotografi u kapën edhe imazhe që tregojnë dyluftime ajrore mes shqiponjave, në përpjekje për t’u zhvatur ushqimin njëri-tjetrit.T.C


shqiponja2.jpg


shqiponja.jpg


shqiponja8.jpg


shqiponja1.jpg


shqiponja5.jpg


shqiponja7.jpg


shqiponja9.jpg
 
Titulli: Betejat e Shqiponjës së Detit

Sa e bukur!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top