Besnikëria shoqërore

braziljania

Anëtar i Nderuar
Cinizëm është kur thuhet se Shqipëria “kaq e ka kapacitetin” dhe njëkohësisht të shohësh se si bota përmbledh në gjirin e saj specialistë, studiues, shkencëtarë e intelektualë shqiptarë që nuk gjejnë punë në vendin e tyre ose nuk u është dhënë rasti të zbulojnë, shprehin a tregojnë hapur aftësitë e tyre.

Kushtet për këto ata i gjejnë në vende të tjera ku shkojnë me besim se do të arrijnë diçka. Dhe vendi i huaj i pranon kur sheh besimin e tyre në vetvete. Këto dy besime të ndërsjella kur ndërthuren përbëjnë thelbin nga i cili lind besnikëria shoqërore që e bën shprehjen “jeto për të jetuar” të kthehet në “jeto edhe për të ndihmuar”, ku njeriu merret me politikë a biznes me synimin jo vetëm për të nxjerrë fitime për vete dhe ku ngritja e zhvillimi i spitaleve, shkollave, artit, shkencës nxiten nga ndjenja për t’i bërë mirë tjetrit.
Janë të shpeshta vëzhgimet nga vendës e të huajt që kanë vizituar Shqipërinë. Duke vizituar mjedise të brendshme, të rregulluar e mobiluar bukur e me shije, ata habiten me kontrastin jashtë të pluhurit, gropave e plehrave nëpër rruge. “Janë gjëra të vogla” do të thonë disa. Por në fakt këto gjëra janë problemet kryesore. Ato nuk mund të rregullohen lehtë, zgjidhja e tyre është e lidhur me të padukshmen; besnikërinë shoqërore. Trajtimi i lehtë i problemeve të tilla të vogla do t’i ngjante atij njeriu që përpiqet të pijë ujë duke thithur rubinetin e çezmës pa menduar se uji nuk vjen pasi burimi ka shteruar.

Atdhetarizmi është besimi i njeriut tek vendi. Vetëdija është besim i njeriut tek vetja. Kur besimi ndaj vendit ndërthuret me besimin ndaj vetes kjo krijon besnikërinë e ndërsjellë të çdo njeriu ndaj tjetrit, që bëhet qenësore për besnikërinë shoqërore, e cila zbulon anët më të mira të karakterit të secilit.

Besnikëria është besim, besë, dhe si e tillë, një virtyt me rrënjë veçanërisht të thella në instinktin e çdo shqiptari. Atdheu është mishërimi i besimit të banorëve tek vendi. Por a është ky besim i ndërthurur, ashtu siç duhet, me besimin në vetvete, për krijimin e ndjenjës së besnikërisë shoqërore; thelbësore për zhvillim, qytetërim e mirëqenie?

Një dru i vetëm në vatër ndizet me vështirësi, por edhe shuhet shpejt, ndërsa shumë drurë të vendosur pranë, por duke respektuar hapësirën e nevojshme për qarkullimin e ajrit mes tyre, jo vetëm që ndizen lehtë, por edhe nuk shuhen derisa çdo dru të ketë çliruar të gjitha energjitë e veta.

Shumë të huaj thonë se shqiptarët janë inteligjentë dhe si individë janë njerëz shumë të aftë. Dhe ky nuk është as miklim e as ekzagjerim. Por çuditërisht ndikimi i të aftëve në shoqëri vihet re shumë pak. Përgjithësisht, mendohet se kur individë të aftë nuk bashkëpunojnë, ata veprojnë kështu pasi mendojnë se të njëjtën punë mund ta bëjnë vetë më mirë.

Por mund të ketë edhe arsye të tjera. Për shembull, ata ndoshta mendojnë se grupi nuk është në nivelin që duhet të jetë, ose ata nuk kanë besim tek shoqëria a udhëheqësit e saj dhe nuk duan që aftësitë e tyre vetjake të përdoren nga grupi për punë të këqija. Kjo i bën këta individë me të vërtetë cinikë, dhe të mendojnë se janë më të mirë se të tjerët. Duke e ndjerë se janë të aftë, por nuk duan të bashkëpunojnë, këta individë në fakt i ngjajnë drurit të vetëm, që ndizet e shpejt shuhet si për të treguar se mund të bëjë zjarr, por nuk ka pranë një dru të ngjashëm për t’i treguar aftësitë a për të çliruar plotësisht energjitë e veta.

Astrit Lulushi

gazetar i Zërit të Amerikës (VOA) në SHBA
 
Cinizëm është kur thuhet se Shqipëria “kaq e ka kapacitetin” dhe njëkohësisht të shohësh se si bota përmbledh në gjirin e saj specialistë, studiues, shkencëtarë e intelektualë shqiptarë që nuk gjejnë punë në vendin e tyre ose nuk u është dhënë rasti të zbulojnë, shprehin a tregojnë hapur aftësitë e tyre.

Ne Shqiperi njerezit me kualitet jane te rrezikshem dhe per kete arsye ata nuk mbeshteten, perkundrazi ata diskriminohen dhe lihen ne hije. Eshte vete politika shqiptare nga fundi e ne maje llum, te ciles i bejne alergji njerezit e afte.
 
jam dakort me ty.kryesisht tek paragrafi i pare,por nuk mund te anashkalohet fakti qe tendenca e nje pjese te ketyre 'kokave te medha' eshte te shkojne jashte shtetit.sepse kushtet jane shume me te mira.........pra eshte zgjedhje vetjake,ku nuk ka te beje besnikeria shoqerore......as fakti qe se shqiperia merr prane saj studiues te huaj........megjitheate faji ngel gjithmone mbi qeverite (te seciles parti qofshin):)
 
Paragrafi i pare ku ti me mbeshtet mua, eshte pjese e shkeputur nga artikulli i sjelle prej teje copy-paste :)

Ty si berishjane e patundur, normalisht qe nuk do te te vije mire dhe do mundohesh gjithmone te gjesh nje argument kundra (zakonisht qesharak).

Kur te dalesh vete ne jete, e keto qe une e shume te tjere shkruajne, ti provosh vete ne kurrizin tend, do flasesh me praktikisht.

Askujt nuk i pelqen te punoje larg vendit te tij, larg njerezve te vet, ne nje vend ku flitet nje gjuhe e huaj, ku je askushi, apo ku intelektualet perfundojne te lajne pjatat me nder sesa te blejne vende pune me servilizma dhe te behen peshq te vegjel, hallke e nje zinxhiri korrupsioni, i cili kur goditet prek vetem me te "pafajshmit".

Jane politikanet tane qe nuk investojne per dijen, nuk ndjekin politika stimuluese per te rinjte apo per cdo kategori tjeter.

Dhe e di perse-ne. Sepse jane pikerisht intelektualet armiqte e tyre, vetem prej tyre mund tu shkaterrohet gostia e madhe qe ndertohet duke mbajtur popullin e tyre injorante.
 
prandaj te kam mbeshtetur tek ajo,sepse paragrafin e dyte ta kam kundershtuar disi.:).me pelqeu qe kishe kapur ate pike..........

po un absolutisht nuk kam futur partite ketu,por kam folur per intelektualet(skemi pse ta kthejme ne teme politike kete).un si kam perfshire te gjith.kam thene qe ka qe preferojne ti largohen vendit te tyre.e kujtohen vone per ta sjelle dijen edhe ketu ne shqiperi.dhe pikerisht per kete e kane fajin politikat sunduese qe nuk i krijojne ketyre intelektualeve kushtet e pershtatshme per tu zhvilluar e per ta zhvilluar shqiperine
 
Cinizëm është kur thuhet se Shqipëria “kaq e ka kapacitetin” dhe njëkohësisht të shohësh se si bota përmbledh në gjirin e saj specialistë, studiues, shkencëtarë e intelektualë shqiptarë që nuk gjejnë punë në vendin e tyre ose nuk u është dhënë rasti të zbulojnë, shprehin a tregojnë hapur aftësitë e tyre.

ja ku ke mua rastin konkret, te gjalle , dhe t eprekshem!!!!!!!!
 
Paragrafi i pare ku ti me mbeshtet mua, eshte pjese e shkeputur nga artikulli i sjelle prej teje copy-paste :)

Ty si berishjane e patundur, normalisht qe nuk do te te vije mire dhe do mundohesh gjithmone te gjesh nje argument kundra (zakonisht qesharak).

Kur te dalesh vete ne jete, e keto qe une e shume te tjere shkruajne, ti provosh vete ne kurrizin tend, do flasesh me praktikisht.

Askujt nuk i pelqen te punoje larg vendit te tij, larg njerezve te vet, ne nje vend ku flitet nje gjuhe e huaj, ku je askushi, apo ku intelektualet perfundojne te lajne pjatat me nder sesa te blejne vende pune me servilizma dhe te behen peshq te vegjel, hallke e nje zinxhiri korrupsioni, i cili kur goditet prek vetem me te "pafajshmit".

Jane politikanet tane qe nuk investojne per dijen, nuk ndjekin politika stimuluese per te rinjte apo per cdo kategori tjeter.

Dhe e di perse-ne. Sepse jane pikerisht intelektualet armiqte e tyre, vetem prej tyre mund tu shkaterrohet gostia e madhe qe ndertohet duke mbajtur popullin e tyre injorante.
:puthdore: te lumte docka e evogel!!!!
 
:dong::dong::dong::dong::dong::dong::dong:
 
Jam kurioze te di nese kete 10-vjecarin e fundit mendimet/gjendja ka ndryshuar per mire apo per keq?!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top