Besimi vlen më shumë se një “të dua”

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Besimi vlen më shumë se një “të dua”


të besosh dikend....jpg


“Dashuria nuk ka nevojë të ndihet, por të tregohet”



Ndonjëherë “të besoj dhe kam besim tek ty” vlen për shumë nga ne më shumë se “të dua”. Dashuria mbetet një etiketë kur nuk shoqërohet me vepra domethënëse që forcojnë lidhjen përmes kujdesit dhe vëmendjes. Pak fraza janë më të rëndësishme se “të besoj dhe jam me ty”. Të gjitha këto marrëdhënie përfshihen në atë që e njohim si psikologjia e besimit. Pak gjëra kanë një ndikim kaq pozitiv mbi trurin tonë sesa fakti i perceptimit se kemi një mbështetje të pakushtëzuar të personave që duam.


Kur vendosim një lidhje me dikë, qoftë partner apo mike, ajo që vlerësojmë më shumë dhe ajo që e forcon më shumë është mundësia e besimit tek personi në fjalë në mënyrë absolute dhe të pakushtëzuar. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë perceptojmë një mungesë sintonie ose një boshllëk në momentin kur kemi nevojë për të tillë mbështetje, diçka fillon e thyhet brenda nesh. Duam të na besojnë kur flasim për objektiva që kemi, kur themi disa gjëra nuk shkojnë mirë, kur themi me zë të lartë se do t’ia kalojmë edhe vetes. Nëse kjo nuk ndodh, nëse personi që kemi përballë ironizon, na injoron ose dyshon tek ne, truri ynë fillon e prodhon kortizol.


Besimi dhe mbështetja vlejnë më shumë se një mijë fjalë.

Në mjedisin e punës është e domosdoshme, diçka që shumë sipërmarrje nuk e kanë marrë në konsideratë. Kështu administrator i Yahoo-së kërkon që të gjithë punonjësit të punojnë brenda të njëjtit bllok ndërtese, kërkon të kontrollojë çdo proces nga afër dhe për t’u siguruar që të gjithë departamentet të jenë brenda të njëjtës linjë. Të gjitha lidhjet njerëzore duhet të krijohen duke nisur nga besimi dhe për këtë motiv në momentin kur duhet shkrepur kreativiteti dhe produktiviteti i një punonjësi nuk ka më mirë së t’i thuash “kam besim tek aftësitë e tua dhe në përkushtimin tënd, unë të besoj kur më thua se do të bësh më të mirën për këtë firmë”. Besimi vlen më shumë se një fjalim, është një pohim pozitiv që na jep krahë. Shkencëtari i sjelljes Ernest Fehr thotë se besimi nuk është diçka që merret për të mirëqënë kur duam dikë ose kur kemi një lidhje miqësie apo dhe pune.


Kam besim tek vetja, por duhet të kesh edhe ti.

Të paturit nevojë që edhe të tjerët të kenë besim tek puna jonë ose tek vërtetësia e veprimeve tona, nuk na transformon në qenie të varura pas pohimeve të tjerëve. ثshtë shtylla e të gjitha marrëdhënieve. Ka nevojë fëmija për t’u rritur dhe për të rritur vetëvlerësimin dhe sigurinë, ka nevojë një çift për të siguruar stabilitetin dhe lumturinë.


“Më jepni një mundësi dhe do t’ju ngre botën” Arkimedi.

Besimi fiton mbi frikërat dhe tensionet kur e gjejmë veten të humbur. Një “të besoj” na bën të ndihemi më pak të vetmuar dhe nganjëherë na emocionon më shumë se një “të dua”. Ta dëgjosh këtë nuk na heq asnjë vlerë, as dinjitetin edhe pse besojmë tek vetja dhe tek aftësitë tona.

Neuroshkenca na shpjegon se perceptimi i kësaj sigurie dhe ky lloj besimi na lejon të çlirojmë oksitocinë, hormoni i ndjenjave, i lumturisë dhe i lidhjes sociale. Fakti se mund të mbështeteni përditë mbi këtë, përcakton një sjellje pro sociale që garanton mirëqënien tonë psikologjike dhe një shëndet më të mirë mendor. Nevoja për besim tek të tjerët është diçka që lind në ADN-në tonë. Të mbështetemi tek të dashurit tanë ka qenë gjithmonë një nevojë për mbijetesën tonë dhe për këtë psikologët, ekspertët në këtë fushë na thonë se nëse duam që të tjerët të kenë besim tek ne, duhet të fillojmë të kemi besim tek ata që kemi përpara. Jemi të ndërgjegjshëm se ndonjëherë na kushton, që jo gjithmonë është e lehtë edhe jemi mashtruar. Megjithatë në këtë mënyrë krijohen marrëdhënie më të pastra dhe në këtë mënyrë kemi marrëdhënie në çift më të lumtura dhe projekte profesionale më të forta.


/BA/
 
Sigurisht qe besimi eshte nje nder notat me te larta te vlersimit njerzor.
Por qe te fitojme nje status te tille apo ta atribojme diku,duhet patjeter ti njohim mire konceptologjine vepruese te ketyre termave.
Jo cdo kush din ti repektoj vlersoj fjalet ne baze sjellje dhe veprimi.
Fjalet ne ere jane shosh poshte ujit.
 
Besimi vlen me shume se dicka sepse i jep vlere atij qe i jep ate besim. ;)
 
Une mendoj qe si themi dot kujt "te dua" pa i besuar fillimisht.
 
une u them te tera cupave qe takoj se i dua por qe besim hic mo... :p
 
une u them te tera cupave qe takoj se i dua por qe besim hic mo... :p

Sa koshere me blete ke mbledhur deri tani?! :p
Ruju se te zene e te ngel mjalti fyt hahahahahahahaha
 
Sa koshere me blete ke mbledhur deri tani?! :p
Ruju se te zene e te ngel mjalti fyt hahahahahahahaha
Mira sa te duash blete punetore hic... :p

Kam besim vetem tek superpjeshka se me ka thene qe eshte superpjeshke dhe une besoj se superjeshka eshte superpjeshke.. lol lol lol
 
Mira sa te duash blete punetore hic... :p

Kam besim vetem tek superpjeshka se me ka thene qe eshte superpjeshke dhe une besoj se superjeshka eshte superpjeshke.. lol lol lol

hahahahahahahahah ,po thuaj pra te vij,na ka braktisss :(
 
Besimi, 1 shok i jemi. Djalë ma të mirë nuk ka.
 
Besim kam e te nje mik, por se dua
Besim kam te nje i aferm por se dua

Dua dike qe besimin e ka thyer.....ama e dua, sepse zemra nuk ka sy te shoh e as llogjike te reflektoj!
 
Ne rini romantika genjen bukur, dhe jo vetem ajo, ndonjehere te duket sikur mund te fluturosh dhe hudhesh nga lartesite pa menduar pasojat.
Zemra eshte nje kafshe qe eshte e mira te mos ti zesh bese. Inteligjenca eshte nje tjeter, por ajo te pakten nuk flet per dashurine.
 
Redaktimi i fundit:
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;987648 said:
Ne rini romantika genjen bukur, dhe jo vetem ajo, ndonjehere te duket sikur mund te fluturosh dhe hudhesh nga lartesite pa menduar pasojat.
Zemra eshte nje kafshe qe eshte e mira te mos ti zesh bese. Inteligjenca eshte nje tjeter, por ajo te pakten nuk flet per dashurine.

kur dashuro inteligjenza te behet aq e padukshme sa per ate aspekt nuk egziston
 
E keni kthyer besimin ne nje kontrat dashurie me sa po shikoj,,,besimi gjithmon do egzistoj perderisa njerezit i ruhen te keqes ;)
 
besojm se na bo besimi te besojme
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;988020 said:
Pikerisht prandaj vlen rregulli i "ivanit te çmendur", qe mos kalosh para pasqyres dhe te shohesh veshet e tu te gjate.

ama mos harro e kujto qe edhe ivani i tmerrshem nisi me letren e derguar abatit Kozma per pranimin e tmerrit dhe vetedijen e njohjen e cdo tmerri qe kish bere e duke u etiketuar si nje i pandergjegjshem e me shpirt pa dashuri si vete rrobat qe vishte kur hipte ne kal dhe niste marrshimin e krimit..
:)
 
une u them te tera cupave qe takoj se i dua por qe besim hic mo... :p


ndaj dhe pa e verejtur, mund kesh hyr ne temen filozofi.... po kuptohet më....... // :)
 
shum e vertet, qe pa pasur besim te personi, as me shoqe nuk lirohesh.... Porse njeriu nga natyra nganjeher eshte me i lire sa sa qe duhet; .... e nganjeher edhe gabon kur lirohet duke pasur besim te plote ne njerez te gabuar.
 
ndaj dhe pa e verejtur, mund kesh hyr ne temen filozofi.... po kuptohet më....... // :)

Po per filozofi e postova o Jetesa...:p
 
Po per filozofi e postova o Jetesa...:p


mendova do hysh ne filozofi rasti (gojarisht) me etj etj...... siq e ke permend. :)

te pershendes
 
mendova do hysh ne filozofi rasti (gojarisht) me etj etj...... siq e ke permend. :)

te pershendes

Ok sic e mendove c’mendoje dhe je ok..;)
 
Ok sic e mendove c’mendoje dhe je ok..;)

pasi ka te bej vetem me çeshtjen tuaj, do e nderroj..... Faktikisht sdo e mbaj mend fare, se sme takon. :)
 
Njerzit jane te predisponuar nga natyra e tyre psikollogjike,te mos i mbajne muhabetet apo konfidencat,prandaj eshte e rendesishme qe nje akses te vecante tonin ta kemi vetem per vete.
PAstaj besimi ka shume trajta,forma dhe ngjyra,relativisht keto pershtaten ne baze te situatave te ndryshme.
 
Besimi vlen më shumë se një “të dua”



“Dashuria nuk ka nevojë të ndihet, por të tregohet”
/BA/

Ketu pajtohem edhe une. Pra tregohuni se dashuria kerkon ta mbeshtetesh :yep:
 
Po tamam, se 'te dua' eshte bere sikur me i thene dikujt 'miremengjesi' ne ditet e sotshme.
 
Ec e beso se t'do :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top