Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të nxitur nga lexuesit tanë, por edhe nga meshkujt beqarë mbi 40 vjeç, menduam të sillnim klasifikimin e femrave që nuk janë të “përshtatshme” për jetën e këtyre lloj beqarësh…

timthumb.php


Edhe meshkujt beqarë mbi 40 vjeç kanë traumat e tyre, për shkak të përvojave me seksin e kundërt jo gjithmonë të pëlqyeshme. Kështu që në vijim do të njiheni me klasifikimin e “gjashtë femrave” që duhet t’i mbani larg:

Flirtuesja

E ëmbël dhe e ndjeshme, në dukje i bën për vete burrat duke stimuluar instinktet e tyre mbrojtëse. Por në momentin e duhur (kur mashkulli është në “këmbët” e saj dhe ndien shumë për të) ajo “nxjerr thonjtë”: ky është fillimi i një serie pretekstesh absurde (edhe ekonomike). Kjo lloj femre në këtë mënyrë transformohet në një antipatike të pashërueshme, që pretendon nga i dashuri i saj gjithçka. Nëse arrini ta njihni që në fillim, jeni vërtet me fat: mund ta “devijoni” atë mjaft lehtë. Por nëse e zbuloni pas martese, është vërtet një problem i madh. Ta ndani në atë fazë do të ishte njësoj sikur të ktheheshit në një milioner të marr peng për të gjithë jetën.

E reja

Janë delikate dhe në harmoni me botën. Shtëpia e tyre është një tempull me parfume dhe qirinj. Nga një sy joekspert, krijojnë një atmosferë magjike ku mund të çlodhesh. Për të mos folur për çajet e përgatitura nga ajo vetë, që gjithmonë në fillim duken ekstremisht të këndshme. Por nëse arrini të dëgjoni këtë frazë: “I dashur, mos harro se të shtunën në mëngjes na ‘pret’ seanca e meditimit…”, rrotullohuni dhe filloni të vraponi për të ikur. Përndryshe do t’i kaloni pushimet tuaja vetëm në mënyrën e saj!

Perfektja

Ajo i ka gjithmonë flokët në rregull, manikyrin të koordinuar me buzëkuqin (ose kuletën) dhe takat e duhura. Ajo të pret në botën e saj “pa njolla” dhe ti “hyni” krenar në të. Por më pas rrezikoni të bëheni makthi i saj: ajo është nga ato lloj që nuk të fal kur lini hapur shampon e trupit, për të mos folur më pas për këpucët në shtëpi… Nëse jeni si ajo, do të jetoni të lumtur e të kënaqur në mënyrën tuaj të pastër dhe perfekte, pa tapa të lënë hapur apo njolla mbi xhaketë. Por nëse jeni normalisht jo perfekt, pas disa muajsh do të rraskapiteni. Dhe tundimi për ta lënë, përpara se ta bëni atë “një salcë domatesh mbi xhaketën tuaj”, do të jetë gjëja më e këndshme që do t’ju vijë në mendje.

“Mamaja”

Do t’ju telefonojë për t’ju pyetur nëse keni ngrënë dhe do të shqetësohet nëse nuk jeni mbuluar aq sa duhet kur flini. Do të bëjë rekomandime në çdo udhëtim që do të ndërmerrni dhe do të kujdeset kur të ktheheni në shtëpi. Do t’ju “bombardojë” me sms. Në përgjithësi është një grua pa fëmijë (përndryshe nuk do të kishte kaq shumë kohë për t’ju dedikuar) dhe ndonjërit kjo gjë mund t’i pëlqejë. Le ta themi ndryshe: nëse dëshironi një partnere që do të kujdeset për ju si një fëmijë, atëherë ajo është e duhura. Por për të qenë të sinqertë, duhet thënë gjithashtu se burrat beqarë mbi 40 vjeç (siç mund të jeni ju), i kanë të “rrënjosura” zakonet e jetës së tyre dhe tendenca e një femre për t’i “çrrënjosur” ato mund të çojë në ndarje të menjëhershme.

Menaxherja

Nuk është domosdoshmërish puna e saj. ثshtë më shumë një gjendje shpirtërore. Ajo është arrogante, agresive dhe ka tendencë të vlerësojë gjithçka sipas rezultateve, në çdo fushë. Kështu që nëse keni frikë nga një “shpartallim”, më mirë mos u merrni me këtë tip.

Femra si “burrë”

Po, nuk kemi pse mos ta mohojmë, ka disa femra që pretendojnë se janë “burra”. Gjuha e tyre, apo e folura është njëlloj si të atyre burrave nëpër filmat me gangsterë. Vishen në mënyrë shumë sportive dhe nuk lënë “vend” për të zbuluar asgjë femërore. Shpesh bëjnë batuta pa lidhje, duke ndërprerë ata që flasin, madje edhe ata që sapo i kanë njohur. Por çështja është kjo: nëse do të dilni me një mikun tuaj pak a shumë të tillë, mund të prisni të ndodhë gjithçka, fundja do të jetë sikur në një tavolinë të jenë mbledhur vetëm burra!
g.shqip
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Yyyyyyy keta ja paskan bere si puna e mjekut. Doktorrova une tha e mduhet nuse me 100 kriteret.

Tuj ik vitet, e doktori tuj shmang kriteret dikur beri 50 vjec.

Vuri vetem nje kriter: Te jete femer! :uff:;)
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Shmange filanen, shmange fisteken, beqar krejt jetën :murit:
 
  • Haha
Reactions: NGU
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Citim:
Femra si “burrë”

Po, nuk kemi pse mos ta mohojmë, ka disa femra që pretendojnë se janë “burra”. Gjuha e tyre, apo e folura është njëlloj si të atyre burrave nëpër filmat me gangsterë. Vishen në mënyrë shumë sportive dhe nuk lënë “vend” për të zbuluar asgjë femërore. Shpesh bëjnë batuta pa lidhje, duke ndërprerë ata që flasin, madje edhe ata që sapo i kanë njohur. Por çështja është kjo: nëse do të dilni me një mikun tuaj pak a shumë të tillë, mund të prisni të ndodhë gjithçka, fundja do të jetë sikur në një tavolinë të jenë mbledhur vetëm burra!
g.shqip


Sinqerisht kjo tip femre,,me mrie tere jeten beqar,se sa ta kesh ne krah...ahhahahahahaha
Femer "boksiere " ahahhahahahahahah
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Eh cka ber interneti...te tregon dhe ke te marresh e ke jo
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

ore po aq jan femrat mbaruan :lool:
 
Pe: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Po ne beqaret nen 40 vjec ti bejme kujdes nga keto femra apo per ne nuk vlen? :p
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Qekan fiks per aventura:p lol
Ka ligj por ka edhe maliq lol
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Mire femrat per tu evituar i morem vesh, po meshkujt per tu evituar kush jane ????.
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

Besoj se ne ate moshe ske sh vend per kritere :p lol
 
Titulli: Beqar 40 vjeç: 6 lloje femrash që duhet të shmangni

lool po na bejen kto studimet te martohemi me ndo nje lop qorre lol lol
 
Te gezohem qe se gjeta veten askund...apo duhet te mrakosem se sjam gjekundi? spo di vertet :p
 
Sa te shemtut jane ca 40 vjecar qe shef qe lidhen me nje nimorene 20 vjecare. pffff ngjajne si preversa.
 
Robi s"ka pse bahet 40 vjec pa u martur.
Ajt se familja eshte gjeja me shtrejte ne keto bote kaq te trazuar.
Martohi beni familje mos keni frike.
 
Pse jo moj Nev?
Njeriu sduhet domosdo te martohet.

Jo domosdo jooo,ama une gjithnje e kam dashur familjen jam shume tradicionale dhe romantike e familjes ne kete drejtim.
Prandaj e them! :)
 
Mire femrat per tu evituar i morem vesh, po meshkujt per tu evituar kush jane ????.


....kete desha dhe une ta them.... mir qe e paske then para....
 
Ka dal si e modes burri 40 vjec me vajzen 20 vjec. :D

nuk duket e pershtatshme (mosha shum diference) :D .... po megjithate cdokush per vete... :D
 
Beqar mbi 40 vjeç do ish mire me i rexhistru te mireqenia sociale o te Xemel e vetmume :p

Keta ne fakt ja si si puna e mjekut. Doktori kur kreu fakultetin, beri nje liste te gjate me kriteret qe duhej te kishte femra e tij.

Tuj ik vitet, e doktori tuj shmang kriteret dikur beri 50 vjec.

I mbeti vetem nje kriter: Te jete femer! ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top