Benxhamin Disrael ne mes te luftetareve shqiptare

Lauri

Anunnak
Udhetimi i panjohur i ish- kryeministrit anglez ne vendin
e shqiponjave.Ka qene per 12 vjet me radhe nje nga
kryeministrat me te famshem te Anglise,nje protagonistet
kryesore ne Kongresin e Berlinit. Por ne rinine e tij,
Benxhamin Disraeli ka qene nje shkrimtar i pasionuar
pas Bajronit. Dhe per kete ka udhetuar ne viset
shqiptare, te cilave u ka kushtuar dy libra dhe nje pjese
te mire te korrespondences se tij.

Nga Auron Tare

Shefi i ceremonive te Vezirit te Madh, Reshid Pashes, hapi
deren e sallonit te pritjes se pallatit te Janines ate
mengjez vjeshte te vitit 1830 dhe me nje perkulje te lehte
ftoi te hynte brenda ne salle nje djalosh te ri, te veshur
me uniformen ushtarake te oficereve te kaloresise angleze.
Veziri i Madh, pasi u ul ne nje nga shiltet e buta, i hodhi
nje veshtrim te shpejte letres se prezantimit qe djaloshi i
dha nepermjet njerit prej sekretareve dhe, me nje perkulje
te kokes, i dha leje te fliste. Kishin kaluar vetem pak
minuta nga ky takim dhe Reshid Pasha, i cuditur nga kerkesa
e anglezit te ri, dha urdher qe ai t'u bashkohej kaloresve
te Gardes se Tij personale. Sekretari i Vezirit, pasi
formuloi urdherin, shkroi ne te emrin e anglezit te ri,
Benxhamin Disraelit, njeriut qe vite me vone do te behej
nje nga kryeministrat me te famshem te Anglise.

Veziri i Madh nuk e kishte menduar kurre se djaloshi
anglez, i cili po hynte si vullnetar ne Garden e tij,vite
me
vone do te behej nje nga kryeministrat me te shquar te
Anglise, do te ishte nje nga personazhet me te famshem te
politikes boterore, si dhe njeriu qe do te percaktonte
fatin e nje
sere shtetesh, te cilat do te krijoheshin nga renia e
Perandorise Otomane. Pyetja qe me siguri do te kete
shtruar Veziri ne ato caste do te kete qene krejt tjeter:
C'e kishte sjelle te birin e nje shkrimtari te shquar
anglez
ne sallonet e Pallatit te Janines?

Disraeli i ri, ashtu si nje sere pinjollesh te
aristokracise
angleze te frymezuar nga nje numer shkrimtaresh dhe
poetesh te Romanticizmit, ishte larguar nga Anglia me
shprese se udhetimi ne Orientin ekzotik do t'i sillte fame
ne qarqet letrare europiane. I zhgenjyer nga pritja e
ftohte qe publiku anglez u kishte bere novelave te tij
sentimentale dhe i mbytur ne borxhe, ai kishte zgjedhur
te njejten rruge si pararendesit e tij- largimin nga
Anglia.
I influencuar ne menyre te vecante nga poeti i famshem
Bajron, tashme nje legjende europiane, Disraeli zgjodhi
ne menyre te perpikte, jo vetem rrugen e ndjekur nga
poeti, por edhe nje nga temat e tij me te preferuara:
aventurat ne Shqiperi dhe heronjte shqiptare.

benjamin_zpsa2332837.jpg

Disraeli eshte nje figure mjaft e njohur politike
boterore,i
cili ka lene gjurme te thella ne konsolidimin e
imperializmit anglez. Ne Konferencen e famshme te
Berlinit, me 1878, sebashku me Bismarkun, ai ishte
figura kryesore,qe me manovrat e tij, pengoi influencen
Ruse ne Ballkan, si dhe lejoi krijimin e
Bosnje-Hercegovines, Rumanise, Bullgarise, Qipros
angleze etj. Si kryeminister i famshem anglez, i pari
Kryeminister me origjine cifute, Disraeli njihet si
themeluesi i ekspansionit industrial anglez. Fama e tij
politike e ka lene ne hije, ne nje fare menyre, kontributin
e tij ne lemin e letrave.

Megjithate zbulimi kohet e fundit i leterkembimit te tij,
gjate udhetimit ne Lindje, ka sjelle te papritura mjaft
interesante per studiuesit shqiptare. Nga letrat e tij te
derguara miqve dhe familjes gjate udhetimit per rreth nje
vit e gjysem, mesohet se Benxhamin Disraeli vjen si
vullnetar ne vjeshten e 1830 per te sherbyer ne kalorsine
e Vezirit te Madh, gjate periudhes se kryengritjes se
bejlereve shqiptare te Jugut. Reshid Pasha, Veziri i Madh
i Perandorise Osmane, autori i masakres se bejlereve
shqiptare ne Manastir, ishte derguar nga Sulltani per te
shtruar levizjen e shqiptareve te Jugut, levizje, e cila
sipas deshmitarit Disrael, kishte kercenuar seriozisht
autoritetin e Portes se Larte. Pas vrasjes se Ali Pashe
Tepelenes dhe luftes per Pavaresine e Greqise, me sa
duket Porta e Larte kishte vendosur shtypjen me cdo
kusht te rrebelimit shqiptar dhe kishte derguar Vezirin e
Madh per kete gje. Disraeli, jo me shume se 25 vjecar,
vendos, qe per hir te fames letrare, te provoje fatin ne
ushtrine turke, dhe pikerisht, ne territoret shqiptare.

Pasi vjen ne Korfuz ku, sipas letrave te tij, do te takohej
me nje personazh tjeter mjaft interesant, Sir John
Franklin, eksploratorin e famshem te akullnajave polare,
Disraeli- i shoqeruar nga dy ish sherbetoret e Lordit
Bajron, Tita dhe Giovani- merr rrugen drejt Janines per
te takuar Reshid Pashen. Ja c'i shkruan Disraeli atit te
vet, ne nje nga letrat e para pas ardhjes ne Shqiperi, me
25 tetor 1830:

"I dashur Baba,

I dergova letrat nga Korfuzi me shprese se do te mberrijne
me posten e tetorit. Te shkruaja se ishte nje mundesi qe
ne te takonim Vezirin e Madh ne fushimin e Tij ne
Janine, kryeqytetin e Shqiperise. Cfare ishte atehere nje
mundesi, ne fakt u be realitet. Ne u nisem nga
Korfuzi dhe
arritem me 11 te
muajit shtator ne Janine, ku u
pritem nga Konsulli i Pergjithshem, Z. Meyer (William
R.Meyer, konsulli anglez ne Shqiperi), per te cilin Sir
Frederik me kishte dhene nje leter. Ai eshte nje
xhentilmen i vertete i shkolles se vjeter dhe ka nje
eksperience te pasur te Lindjes. Ketu mesova per here te
pare per masakren ndaje bejlereve kryesore shqiptare ne
Manastir, ne nje banket te shtruar nga Veziri i Madh.
Mikpritesi yne, i cuditur nga indinjimi im per kete pabesi
barbare, me tha:- Biri im, duhet te jetosh pak me gjate
ne keto vende per te kuptuar keta njerez. Mos mendo se
bejlere shqiptare kishin besimin me te vogel te Veziri i
Madh. Politika praktike e Lindjes mund te shprehet
vetem me dy fjale: shkaterrimi i kundershtarit.
Shkaterruesi me i madh eshte sundimtari me i forte.
Veziri ishte me i shpejte dhe me dinak per te shkaterruar
rebelet.

Per te ardhur ne Janine, lundruam deri ne Salora dhe
prej andej, te shoqeruar nga gjashte kalores te
armatosur, morem rrugen per ne Arta, ku gjetem nje
shtepi gati per ne, e cila ishte e Konsullates. Arta, nje
qytet, i cili pati qene mjaft i bukur, tashme qe rrenuar ,
lagje te tera te bera germadha me perjashtim te
Konsullates. Ketu per here te pare u paraqita ne nje
Divan dhe per here te pare degjova lutjet e Muzeinit nje
moment mjaft emocionues. Te nesermen vizituam
Guvernatorin e Artes, Kallo Beun nje nga Bejleret
Shqiptare me te pasur dhe me te fuqishem. Ai i ka
qendruar gjithnje besnik Portes edhe kur nje pjese e
madhe e Aristokracise Shqiptare kane ngritur krye
kunder saj. Kallo Beu ishte nje burre i pashem, i
pushtetshem dhe me sjellje mjaft te mira. Per nje fare
kohe kishte qene i burgosur ne Rusi ku ishte trajtuar me
mjaft respekt nga Ruset per trimerine qe kishte treguar
ne fushen e betejes. Ne dhomen e tij kishte disa miq. Te
gjithe ishin ashtu sic mund te jete vetem nje shqiptar me
nje bukuri fizike per tu admiruar dhe ekspresiv. Veshjet e
tyre piktoreske jane te famshme megjithate duhet ti
veshe vetem nje shqiptar per te kuptuar madheshtine e
tyre. Floket e gjate dhe festet e vogla, jeleket e qendisur
ne ar ne forma nga me elegantet, fustanellat e bardha,
brezat e mbushur plot me arme te lara ne argjent e flori,
eshte e veshtire per te gjetur njerez me pamje me
madheshtore.

Kallo Beu na trajtoji mjaft mire dhe na tha nje leter per
miqt e tij ne Janine. Lame Arten te shoqeruar nga nje
grup shqiptaresh te armatosur.

Me sa duket takimi i Disraelit me Beun e Artes ka lene
nje gjurme te pashlyeshme tek ai. Beu mikprites shqiptar
eshte nje nga personazhet kryesore te librit "Contarini
Fleming", i ngjashem me Cajld Harold-in e Bajronit, nje
liber autobiografik i Disraelit, i cili u botua menjehere
pas kthimit te tij nga udhetimet ne Lindje. Contarini
Fleming, eshte nje veper mjaft interesante pasi
pershkruan gjendjen ne territoret shqiptare, pas vrasjes
se Ali Pashes dhe kryengritjen e Bejlereve te Jugut, nga
kendveshtrimi i nje deshmitari okular. Disraeli shkruan
per nje nate te paharuar kur ai dhe miqte e tij priten nga
nje grup ushtaresh shqiptare ne nje kala te rrenuar dhe
kalojne atje nje nate per te cilen ai i shkruan te jatit
"ishte nje nga netet me romantike te udhetimit tim, kur
se bashku me oficeret shqiptare pime raki deri ne te
gdhire dhe megjithese kuptoheshim shume pak u beme
miq per koke". Sipas letrave te tij, Disraeli kalon shume
kohe ne shoqerine e shqiptareve. Ashtu si edhe
frymezuesi i tij, Bajroni, ai merr per shoqerim disa
luftetare te armatosur shqiptare per te cilet shkruan me
mirenjohjen me te madhe. Por shqiptaret e tij nuk jane
me ata idealistet e Bajronit te cilet luftuan per lirine e
Greqise, por ushtare te bindur te Portes se Larte qe
luftojne kunder shqiptareve rebele. Megjitheate
personazhet dhe vendet qe pershkruan bajroni duket se
kane lene nje ndikim te madh tek shkrimtari i ri dhe
politikani i ardhshem. Nje nga vendet e para qe ai kerkon
te vizitoje ne keto ane jane ambientet ku ka jetuar
pashai i famshem.

"Une hyra ne sallonin e madh qe dikur i perkiste Ali
Pashe Tepelenes se famshen i cili e kishte ndertuar ate
per te shtruar qilimin me te madh te bere ndonjehere, te
shtruar ne Versaje, te cilin Aliu j'ua bleu francezeve pas
rrezimit te Mbretit te Frances nga Revolucioni Francez.
Pasi u pershendeta me Kallo Beun i cili rrinte ne kembe,
u ula ne Divanin e Vezirit te Madh te Perandorise
Osmane i cili sic me kishin thene kishte vrare kater mije
vete gjate tre muajve te fushates se tij ne trojet
shqiptare. Pasi shkembyem komplimentat e rastit Veziri
me tha-
"Ju mund te hyni ne ushtrine e Padishahut, por si Frank
qe jeni nuk mund te drejtoni asnje kompani". Pasi folem
edhe pak per politiken Europiane ai me keshilloji qe te
shkoja ne Pallatin e djalit te tij, Emin Pashes dhe pasi te
pushoja disa dite te bashkohesha me kaloresit e Gardes
se tij."

Disraeli me sa duket eshte terhequr shume nga jeta e re
ne Janine. Shoqeria me Kallo Beun dhe Emin Pashen, do
ti siguronte atij miq me influence. Disraeli shkruan ne
letrat e tij per kujdesin dhe mikpritjen qe nje sere
aristokratesh shqiptare treguan ndaj tij gjate gjithe
kohes qe ai kaloi ne trojet e Perandorise Osmane. Emra
dhe figura qe ai i pershkruan me mjaft mirnjohje jane te
shumte ne letrat e tij. Disraeli shkruan gjithashtu per
pershtypjen e madhe qe i kishin bere muzika dhe
legjendat shqiptare.

"Nje jave ka kaluar me shpejtesi ne Janine duke
shkembyer vizita me nje sere agallaresh, Pashallaresh,
sehlitaresh duke tymosur cibuket, duke pire kafe dhe
biseduar per taktikat ushtarake dhe per Carin Rus
Pjetrin e Madh. Miqesia mjaft e vyer me Mehmet Again,
selihtarine e Pashait te Lepantos, nje luftetar i cili
mbrojti Varnen nga Ruset me nje inteligjence dhe trimeri
te rralle. Nje nate Mehmet Aga, solli nje grup kengetaresh
te cilet kendun me iso nje ballade per vrasjen e Veli Beut
dhe rebeleve te tjere. Teksa kaloja nje kohe mjaft te pasur
me gjera te cilat ishin te reja per mua, vjen lajmi se
Pashai i Shkodres, i cili udhehiqte nje pjese te reparteve
te jenicereve te cilet donin te hakmerreshin per vrasjen e
Bejlereve te Jugut, ishte nisur kunder trupave te Vezirit
te Madh..."

"Veziri i Madh u nis ne marshim Brenda nates me dhjete
mije ushtare per ne Oher dhe dha urdher qe pjesa tjeter e
ushtrise ta ndiqte. Une u nisa sebashku me repartin e
kaloresve dhe pas disa ditesh trupat tone u gjenden
prane Pashallikut te Shkodres. Pas disa dite marshimi ne
kishim hyre shume prane Shkodres por trupat tone
kishin nevoje urgjente per ushqime. Nje Gjeneral me i
kujdeshem dhe me trupa me te disiplinuara mund te na
jepte nje goditje te rende. Dy regjimentet e kalorsise me
te cilat une isha, ishin te preokupuara me ndjekjen e
rebeleve ne prapavije. Ne u ndeshem disa here me ta dhe
i ndiqnim deri sa ata hynin ne pyje. Veziri i Madh dha
urdher qe Mehmet Pasha i Lepantos (ai qe i preu koken
te famshmit Ali Pasha Tepelenes) te nisej me artilerine
per ne Manastir dhe te ngrinte nje pusi per rebelet. Pasi
krijuam nje skene qe te friksuar nga kundershtari kishim
lene kampin me shpejtesi, u nisem edhe ne per ne
Manastir. Armiku na ndoqi i sigurte per nje fitore te
lehte. Ne mbronim prapavijen duke u dhene te kuptonin
se ishim ne terheqje e siper. Ate mbremje pasi hyme ne
grykat ku ishte vendosur Pashai i Lepantos zume
pernjehere pozicione luftimi. Rebelet na ndoqen neper
gryke dhe u leshuan drejt nesh me thirjet e famshme te
jenicereve qe te tmeronin. Per fatin e tyre te keq, ata u
priten me bresheri artilerije dhe vrulli i tyre u pre ne
mes.
Pese mije vete me bajoneta te hapura i sulmuan ballazi.
Une mesi po e mbaja veten dhe me te dhene urdheri nga
Veziri per ti ndjekur u sula me vrull perpara neper kodra
duke i ndjekur rebelet nga pas, vrava disa, te tjeret i
preva me shpate dhe mendonja se fundi i fundit nje
beteje eshte ndoshta nje nga gjerat me eksituese ne bote
per te kaluar kohen.

Ishte nje beteje e madhe, nje numer i madh rebelesh u
kapen rober dhe nje numer me i madh u vrane. Tenda
ime u mbush plot me placke, arme te lara ne flori, rroba
te mrekullueshme shqiptaresh, shala kuajsh te punuara
me mjeshteri. te nesermen e betejes Tita sebashku me
Giovanin ishin veshur me rroba shqiptare. nje nga
shqipetaret e mij me solli nje flaske me vere te forte e
cila
me solli ne vete pas gjithe asaj beteje te eger..."

Me sa duket nga letrat e Disraelit beteja e Manastirit ka
qene nje humbje e madhe per rebelet shqiptare dhe
repartet jenicere qe kishin ngritur krye kundra Portes se
Larte. Disraeli pasi kthehet ne Janine vendos qe te
vazhdoje udhetimin e tij neper territoret osmane dhe
sebashku me nje nga shqiptaret qe kishte komanduar ne
betejen e Manastirit, Halil Pashen niset per ne
Kryeqytetin Osman, Stamboll.

Ne Stamboll, Disraeli fale lidhjeve me Vezirin e Madh dhe
me rrethin e shqiptareve qe hynin deri ne qarqet me te
larta Turke, pati nje takim shume interesant me
Sulltanin ku tema kryesore e bisedes sipas Disraelit do te
ishte kryengritja e shqiptareve. "Sulltani me pyeti mjaft
per ceshtje te ndryshme- shkruan ai- "ai donte te dinte
deri ne detaje per luften ne Shqiperi. Pa i bere elozhe te
kota komandantit tim une u perpoqa qe te pershkruaja
sa me sakte per betejat qe u bene ne ate vend. Kur dola
jashte nga Sarajet e Sulltanit enuku qe me shoqeronte
me tregoi dhuratat qe Padishahu me kish bere ne shenje
nderimi. Me sa duket per entuziazmin qe une tregova ne
betejen e Manastirit. Aty gjendeshin nje kal Arab, dy
shpata te mrekullueshme, nje shall kashmiri ngjyre
purpuri dhe dy cibuke te lare ne flori...

Disraeli kthehet ne atdhe pas nje periudhe mungese, por
me ndihmen e nje prej figurave me te njohura te letersise
angleze, Jane Austin, ai botoi "Contarini Fleming" librin
e tij me kujtime per udhetimin ne lindje, ku disa kapituj
i kushtohen edhe Shqiperise. Ky liber si dhe
korespondenca e tij e bere e njohur kohet e fundit i japin
nje pamje te plote bredhjeve te kryeministrit te ardhshem
ne vendin e shqiponjave. Por ajo qe eshte me interesantja
eshte se pas librit te pare, dhe kete rradhe sipas te
gjitha
gjasave me nje redaktim te Jane Agustin. Disraeli ka
botuar edhe nje roman, teresisht me teme shqiptare, ku
figure kryesore eshte Skenderbeu i famshem. "The Rise of
Iskander", ndoshta e ka marre temen e tij tema e tij ne
nje nga netet e gjata qe Disraeli kalonte ne fushimet
ushtarake apo ne pallatet e agallareve shqiptare. Dhe
prova me e mire qe Shqiperia dhe temat shqiptare kane
lene gjurme mjaft te thelle tek Disraeli i ri, jane dy
libra
e tij te cilat kaluan pa shume sukses ne rrethet letrare te
kohes.

Me sa duket Disraeli i pakenaqur ndoshta nga fama e tij
letrare i hyri politikes. Ai i ngjiti shume shpejt shkallet
e
karieres. Ne vitin 1837 do te zgjidhej ne parlamentin
Anglez, dhe pas 31 vjetesh kryeminister i ketij vendi. Me
1887, pas luftes Ruso Turke dhe plot 47 vjet pas
udhetimit te tij ne vendin e shqiponjave, ai me siguri do
te kete degjuar edhe njehere per kete vend, kur bashke
me gjermanin Bismark, ai u be nje protagonistet e
ndarjes se re te zonave te influences, pas Kongresit te
Berlinit, ndarje nga e cila nuk mbeti e paprekur edhe
Shqiperia.

Kush eshte Benzhamin Dizraeli

Bir i shkrimtarit te njohur anglez Isac Disraeli. Me 1837
ai zgjidhet anetar i Parlamentit Anglez dhe shume shpejt
behet nje nga figurat kryesore te tij. Me 1843 behet
udheheqesi shpirteror i nje grupi deputetesh te quajtur
"Partia e Anglise se Re" ku fiton pozita kyce. Ne historine
e politikes angleze jane te famshme debatet ne Parlament
midis dy gjigandeve te shekullit sic jane quajtur Disraeli
dhe Gladstone.

Me 1868 pas vitesh ne pushtet dhe opozite behet per here
te pare Kryeminister i Anglise dhe fiton nje popullaritet
mjaft te madh me nje sere Reformash qe do ta conin
ekonomine angleze ne majat me te larta. Ne kete
periudhe perflitet shume lidhja e tij me Mbretereshen
Victoria e cila i jep nje titull aristokracie te perhershem
Earl of Beaconsfield. Me 1875 duke pare rendesine e
madhe te projektit te Kanalit te Suezit, merr hua nga
Banka e mikut te tij Lordit Rothschild dhe blen
kontrollin mbi Kanalin e Suezit nga Qeveria Egjyptiane
duke e bere floten angleze Mbretereshen e Detrave.
Me 1878 pas luftes Ruso-Turke eshte personi kryesor ne
Konferencen e Berlinit qe se bashku me Bismarkun
vendosin ne rindarjen e zonave te influences dhe krijimin
e nje sere shtetesh te reja.
Me 1880 jep dorheqjen si Kryeminister per arsye
shendetsore.

Vdes me 19 Prill 1881.

Me sa duket eksperienca e tij ne territoret e perandorise
Osmane ka luajtur nje rol te madh ne formimin e
Disraelit si politikan. Ai ne kundershtim me rivalin e tij
me te shquar, Kryeministrin Gladstone, ishte nje nga
mbeshtetesit e zjarrte te Turqise Otomane, duke e pare
ate si nje pengese serioze te penetrimit Rus ne Mesdhe.
Por me pas, per hir te interesave angleze ai u detyrua te
pranoje sakrifikimin e nje pjese te Turqise Europiane ne
favor te krijimit te shteteve te pavarura ballkanike.
 
Titulli: Benxhamin Disrael ne mes te luftetareve shqiptare


".... mesohet se Benxhamin Disraeli vjen si
vullnetar ne vjeshten e 1830 per te sherbyer ne kalorsine
e Vezirit te Madh, gjate periudhes se kryengritjes se
bejlereve shqiptare te Jugut. Reshid Pasha, Veziri i Madh
i Perandorise Osmane, autori i masakres se bejlereve
shqiptare ne Manastir, ishte derguar nga Sulltani per te
shtruar levizjen e shqiptareve te Jugut, levizje, e cila
sipas deshmitarit Disrael, kishte kercenuar seriozisht
autoritetin e Portes se Larte. Pas vrasjes se Ali Pashe
Tepelenes dhe luftes per Pavaresine e Greqise, me sa
duket Porta e Larte kishte vendosur shtypjen me cdo
kusht te rrebelimit shqiptar dhe kishte derguar Vezirin e
Madh per kete gje.
Disraeli, jo me shume se 25 vjecar,
vendos, qe per hir te fames letrare, te provoje fatin ne
ushtrine turke, dhe pikerisht, ne territoret shqiptare.


Ja c'i shkruan Disraeli atit te
vet, ne nje nga letrat e para pas ardhjes ne Shqiperi, me
25 tetor 1830:

"I dashur Baba,

I dergova letrat nga Korfuzi me shprese se do te mberrijne
me posten e tetorit. Te shkruaja se ishte nje mundesi qe
ne te takonim Vezirin e Madh ne fushimin e Tij ne
Janine, kryeqytetin e Shqiperise. Cfare ishte atehere nje
mundesi, ne fakt u be realitet. Ne u nisem nga
Korfuzi dhe
arritem me 11 te
muajit shtator ne Janine, ku u
pritem nga Konsulli i Pergjithshem, Z. Meyer (William
R.Meyer, konsulli anglez ne Shqiperi), per te cilin Sir
Frederik me kishte dhene nje leter. Ai eshte nje
xhentilmen i vertete i shkolles se vjeter dhe ka nje
eksperience te pasur te Lindjes. Ketu mesova per here te
pare per masakren ndaje bejlereve kryesore shqiptare ne
Manastir, ne nje banket te shtruar nga Veziri i Madh.
Mikpritesi yne, i cuditur nga indinjimi im per kete pabesi
barbare, me tha:- Biri im, duhet te jetosh pak me gjate
ne keto vende per te kuptuar keta njerez. Mos mendo se
bejlere shqiptare kishin besimin me te vogel te Veziri i
Madh. Politika praktike e Lindjes mund te shprehet
vetem me dy fjale: shkaterrimi i kundershtarit.
Shkaterruesi me i madh eshte sundimtari me i forte.
Veziri ishte me i shpejte dhe me dinak per te shkaterruar
rebelet.


Per te ardhur ne Janine, lundruam deri ne Salora dhe
prej andej, te shoqeruar nga gjashte kalores te
armatosur, morem rrugen per ne Arta, ku gjetem nje
shtepi gati per ne, e cila ishte e Konsullates. Arta, nje
qytet, i cili pati qene mjaft i bukur, tashme qe rrenuar ,
lagje te tera te bera germadha me perjashtim te
Konsullates. Ketu per here te pare u paraqita ne nje
Divan dhe per here te pare degjova lutjet e Muzeinit nje
moment mjaft emocionues. Te nesermen vizituam
Guvernatorin e Artes, Kallo Beun nje nga Bejleret
Shqiptare me te pasur dhe me te fuqishem. Ai i ka
qendruar gjithnje besnik Portes edhe kur nje pjese e
madhe e Aristokracise Shqiptare kane ngritur krye
kunder saj. Kallo Beu ishte nje burre i pashem, i
pushtetshem dhe me sjellje mjaft te mira. Per nje fare
kohe kishte qene i burgosur ne Rusi ku ishte trajtuar me
mjaft respekt nga Ruset per trimerine qe kishte treguar
ne fushen e betejes. Ne dhomen e tij kishte disa miq. Te
gjithe ishin ashtu sic mund te jete vetem nje shqiptar me
nje bukuri fizike per tu admiruar dhe ekspresiv. Veshjet e
tyre piktoreske jane te famshme megjithate duhet ti
veshe vetem nje shqiptar per te kuptuar madheshtine e
tyre. Floket e gjate dhe festet e vogla, jeleket e qendisur
ne ar ne forma nga me elegantet, fustanellat e bardha,
brezat e mbushur plot me arme te lara ne argjent e flori,
eshte e veshtire per te gjetur njerez me pamje me
madheshtore.."

-----------------------------------------------------------
Per ju qe nuk ju besoni fakteve te verteta qe datojne kohen e at'hershme dhe simpatizant te Turqise. Por deshironi artikujt e gazetarve te sotem ish-specialist djath delesh deri dje..;)

Me poshte ne teme ka akoma te tjera gjakderdhje dhe poshtersi turke mes shqiptarve te Jaines me ata te SHkodres.Kete duhet ta lexoje antari Quku, ai shkodrani prej Puke
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top