BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Kresha

A pretty face can never trick me

Bashkimi Evropian ra sot dakort për një ndihmë prej disa miliardë dollarësh për Turqinë, për të përballuar fluksin e emigrantëve të larguar prej shtëpive të tyre për shkak të konflikteve dhe luftërave.

Samiti i mbajtur në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, mblodhi së bashku udhëheqës të Turqisë dhe të BE-së për të diskutuar rreth një pakete ndihme me vlerë 3.2 miliardë dollarë. Shumica e emigrantëve sirianë që kanë mbërritur në Evropë gjatë këtij viti kanë kaluar përmes Turqisë drejt Greqisë ose Bullgarisë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Turqisë Ahmet Davutoglu dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u tha mediave se “marrëveshja jonë e përbashkët përcakton një plan të qartë për një rikthim të rregullit në kufirin tonë të përbashkët”.

Zoti Tusk tha gjithashtu se do të “rigjallërohen” bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Turqia është shpallur se përmbush kriteret për anëtarësim në BE që në vitin 1997 dhe ka filluar zyrtarisht proçesin e anëtarësimit në vitin 2005

//zeriamerikes.com

p.s. Kush tha se Turqia ka humbe shume nga rrezimi i aeroplanit rus :p
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Me kaq sa i zgjati Turqise anetaresimi ne BE, i bie qe Kosova do te anetaresohet aty diku te viti 2049.

Gjithmone nese do te ekzistoj dicka e tille si BE deri atehere.
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Turqia ska dash vete me hy ne BE mesa di une... mgjate nese u shtu Europa me Turqine une them me mire Shqiperia jashte saj.
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Turqia ska dash vete me hy ne BE mesa di une... mgjate nese u shtu Europa me Turqine une them me mire Shqiperia jashte saj.

Turqia ka vite qe jargavitet dyerve te brukselit per anetarsim ne BE ,por disa vende si austria dhe franca e kane kundershtuar fort anetarsimin e turqise. Dhe kjo nuk lidhet fare me plotesimin e kushteve apo dicka tjeter ,por ka idhje vetem me ceshtje fetare. Evropianet nuk duan ne BE nje komb musliman 80 milionesh.

Ndersa Shqiperia e ke thene vete qe eshte 1 pike uje ne mes te oqeanit ,nga t'na e terheqin veshin andej do shkojme :p
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Turqia ska dash vete me hy ne BE mesa di une... mgjate nese u shtu Europa me Turqine une them me mire Shqiperia jashte saj.

Turqia ka dashur por nuk ka dashur BE.

Nuk te kuptoj pse te mbetet Shqiperia jashte BE-se nese hy Turqia.
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

As une nuk e kuptova cfare ka dashur te thoje Marla, Lol...
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Turqia ka dashur por nuk ka dashur BE.

Nuk te kuptoj pse te mbetet Shqiperia jashte BE-se nese hy Turqia.

E ka ne forme ironie qe nje vend me pozicion gjeografik ne Azi behet pjese e bashkimit evropian ku me pak fjale nuk e lidh asgje me kontinentin tone. Prit ku t'na bashkohet dhe azerbajxhani si pjese e BE meqense ne te ardhmen do furnizoje gjysmen e evropes me gaz :D
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

E ka ne forme ironie qe nje vend me pozicion gjeografik ne Azi behet pjese e bashkimit evropian ku me pak fjale nuk e lidh asgje me kontinentin tone. Prit ku t'na bashkohet dhe azerbajxhani si pjese e BE meqense ne te ardhmen do furnizoje gjysmen e evropes me gaz :D

Azerbajxhanin e presim me krahe hapur, sidomos tani qe ka fillu projekti TAP ne Shqiperi. Ku te jete ajo e mire. Lol

Turqia, pavaresisht se cfare raporte kemi pasur ne te shkuaren, sot eshte partner me i besueshem i Shqiptareve se shume vende tjera brenda BE-se. Ka parti te djathta ne BE qe u kalojne edhe serbeve per albanofobi.
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Soulmind, antaresimi i Turqise ne BE nuk eshte aq i thjeshte dhe ekziston nje rezervim i madh ne rradhet e shteteve me te medha evropiane ndaj Turqise. Nga te gjithe vendet Evropiane, vetem Gjermania eshte sponsoria e pranimit te Turqise ne BE pasi komuniteti turk ne Gjermani eshte i madh dhe eshte kthyer ne faktor politik ne politiken e brendshme gjermane. Persa i perket Frances apo Italise, rezervat per pranimin e Turqise jane teper te medha.

Rezervat ngrihen mbi disa motive:

1. Turqia asnjehere nuk eshte pranuar nga Evropianet si Evrope, gjeogrofikisht dhe shpirterisht. Turqia eshte shteti me i madh musliman ne Evrope (se bashku me Shqiperine) qe shtrihet ne dy kontinente: ne nje Evrope te krishtere dhe nje Azi te vogel muslimane.

2. Destabiliteti i hapur politik i Turqise qe vjen si pasoje e perplasjes se dy rrymave: modernizuese dhe islamike. Modernizimi dhe stabiliteti i Turqise dhe demokracise ne te deri me sot eshte ruajtur sa me vot, edhe me forcen e ushtrise.

3. Turqia eshte nje prej vendeve me te ardhurat me te vogla per fryme krahasuar me vendet e tjera Evropiane, jo sepse ekonomia e saj eshte e prapambetur, por se popullsia e saj eshte teper e madhe fale nje rritje popullsie nga me te medhate ne Evrope.

Te gjithe keta faktore ndikojne ne krijimin e rezervave te vendeve kryesore te BE, te cilet nje Turqi antare te BE e shohin me shume si nje barre se sa nje shtrirje te interesave evropiane edhe ne Azine e Vogel. Ajo qe Turqia ka per te perfituar nga BE do te jete shume here me e madhe se sa BE ka per te perfituar nga antaresimi i Turqise.

Nga ana tjeter, evropianet nuk mund ti thone JO ne fytyre Turqise, pasi kjo do ta kthente opinionin publik ne Turqi kunder Evropes dhe do te fuqizonin zerat e radikaleve islamike qe nuk duan te shohin nje Turqi ne familjen evropiane, por nje Turqi shtet islamik qe prin mbare boten muslimane.

Prandaj Evropianet nuk i japin Turqise nje Jo por nga ana tjeter, as nje Po me plot ze.

hajduti
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Azerbajxhanin e presim me krahe hapur, sidomos tani qe ka fillu projekti TAP ne Shqiperi. Ku te jete ajo e mire. Lol

Turqia, pavaresisht se cfare raporte kemi pasur ne te shkuaren, sot eshte partner me i besueshem i Shqiptareve se shume vende tjera brenda BE-se. Ka parti te djathta ne BE qe u kalojne edhe serbeve per albanofobi.

Une nuk e di si e perkufizon ti termin partner i besueshem ,por per mua turqit jane si gjithe te tjerit. Sot partner quhen ato qe investojne dhe i japin zhvillim ekonomise se nje vendi ,dhe turqit nuk hyjne fare tek investioret me te fuqishem ne Shqiperi ,por jane Italianet ,greket ,gjermanet. Turqit po , nqf se i thua do ndertoj ndonje xhami investojne direkt sic kane bere me xhamine e tirones ,ndersa per gjera tjera as behet fjale ,biles erdogani ne viziten e fundit i kerkoi shtetit shqiptar largimin e shkollave gulen ,e kupto ca paradoksi dhe me cfare partneri "te besueshem kemi t'bejme" ;).
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Aver, qe te kemi vizionin e qarte per te ardhmen, ne si popull duhet ti hedhim syte nga historia e te shkuares, dhe te nxjerrim mesimet e duhura prej saj. Kete gje e kam bere dhe une, dhe Shqiperia e ka fituar sovranitetin e saj pikerisht fale njohjes se SHBA-se, (administrates se presidentit Wilson) qe i beri monarkise kushtetuese te ngritur nga mbreti Zog. Po ashtu, histoaria na meson se ne rajonin ne te cilin jetojme, partneri i vetem qe i ka dhene krahe zhvillimit ekonomik te vendit, ka qene Italia. Godinat e Bankes Kombetare, dhe ministrive, jane pikerisht vepra te italianeve qe tregon qarte qe italianet nuk kane patur qellim shkaterrimin e Shqiptareve. Miqesia midis Italise dhe Shqiperise eshte tashme nje miqesi me baza te forta historike.

Nga ana tjeter, pavaresisht se cfare mendon shumica e shqiptareve, kreret e institucioneve shqiptare e kane orientuar Shqiperine nga Lindja.

Partner i besueshem eshte se ne 1997 kur ne Shqiperi shqiptaret po vrisnin njeri tjetrin dhe kur Greqia po behej gati ushtarakisht qe ta aneksonte jugun me preteksin qe te mbronte minoritetin e tyre atje, kryeministrja e atehereshme turke Ciler kishte deklarauar qe nje agresion eventual i Greqise ndaj Shqiperise do te konsiderohet agresion ndaj Turqise dhe ne kete menyre e kishte evituar nderhyrjen greke ne Shqiperi.

Eshte normale qe raportet ekonomike si dhe investimet e huaja te jene me te larta nga BE per shkak te pozites gjeografike ne radhe te pare si dhe fuqise ekonomike ne radhe te dyte. Sado qe Turqia eshte forcuar ekonomikisht, nuk mund te krahasohet as perfaersisht me fuqine ekonomike te BE-se.

Pastaj shqiptaret nuk jetojne vetem ne shqiperi, por ka me shume jashte saj se brenda Shqiperise londineze. Kontributi i Turqise ne rastin e Kosoves eshte i pamohueshem, ne te gjitha aspektet. Qoft nga investimet ekonomike, ndihma ne forcimin e FSK-se. lobimi ne njohjen e Kosoves si dhe lobimet per integrimet e Kosoves ne insistiucionet nderkombetare.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Aver, qe te kemi vizionin e qarte per te ardhmen, ne si popull duhet ti hedhim syte nga historia e te shkuares, dhe te nxjerrim mesimet e duhura prej saj. Kete gje e kam bere dhe une, dhe Shqiperia e ka fituar sovranitetin e saj pikerisht fale njohjes se SHBA-se, (administrates se presidentit Wilson) qe i beri monarkise kushtetuese te ngritur nga mbreti Zog. Po ashtu, histoaria na meson se ne rajonin ne te cilin jetojme, partneri i vetem qe i ka dhene krahe zhvillimit ekonomik te vendit, ka qene Italia. Godinat e Bankes Kombetare, dhe ministrive, jane pikerisht vepra te italianeve qe tregon qarte qe italianet nuk kane patur qellim shkaterrimin e Shqiptareve. Miqesia midis Italise dhe Shqiperise eshte tashme nje miqesi me baza te forta historike.

Nga ana tjeter, pavaresisht se cfare mendon shumica e shqiptareve, kreret e institucioneve shqiptare e kane orientuar Shqiperine nga Lindja.

hajduti

Historia padyshim qe nuk duhet te harrohet por po filluam ashtu nuk duhet te kemi raporte as me Italine sepse edhe nga ata u pushtua Shqiperia ne L2B. Kur jemi te lufta e dyte, kombet apo shtetet e Europes u bene cop cop ne mes vete por sot jane partner nen nje ombrelle. Mendoje vetem pushtimin e Frances nga Gjermania naziste dhe namin qe u be atje, por sot i ke dy partneret kryesore te BE-se.

Tjeter, SHBA eshte e vertete qe ka qene nder te vetmet qe nuk e kishte perkrahur konferencen e Londres.. por a nuk jane keto venedet anetare te BE-se qe na copetuan pike e pese?
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Aver, e verej qe te pelqen diplomacia, shume mire :)

Po flisnim per aleate, dhe jo te gjithe vendet qe kane shkembime ekonomike jane aleate te vertete. Gjithsesi SHBA dhe Italia jane aleate te mire per Shqiperine, por une medoj se aleati me i mire i shqiptarve jane vete shqiptaret...Sikur te hiqnim nga gjaku yne urrejtejn ndaj vete vetes do ti kishim shume me mire punet...!

hajduti
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

K'tu do te jemi nese per pak vite , nuk do ta shkaterrojne Turqine me keq se Greqine.

Vete Turqt kot sa kane emrin si myslimane e sillen si te atille , se nga afer ... jane njerez shume te felliqur, martohen me kushurinjte e pare.

Ps... K'to ndihma duhet te shkonin per ndonje shtet tjeter, por dipllomacia kshu e ka...dhe duhet nje fare strategie/varesie si fillim.. fakti qe Turqt e kane pranuar , si perfundim do ta hane keq.
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

E ka ne forme ironie qe nje vend me pozicion gjeografik ne Azi behet pjese e bashkimit evropian ku me pak fjale nuk e lidh asgje me kontinentin tone. Prit ku t'na bashkohet dhe azerbajxhani si pjese e BE meqense ne te ardhmen do furnizoje gjysmen e evropes me gaz :D

E kam zevendesin tim te mendimeve dhe po mos jem une ne forum :p

Thx Tomi por ku merr vesh Averi me soul nga ironia :p
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Le ta provoje Europa po deshi te mos paguaj Erdogan. Ka kohe qe ai po bertet ne UE se kam harxhuar 7-8 miliard $$ per refugjatet sirian, per kete ju hapi dyert dhe i nisi drejte Europes duke krijuar nje kaus me permasa gjigante.

Ne fillim te tetorit ju premtuan 3 miliard Euro per dy vitet e arshme, dhe Erdogan shtremberoj hundet se ju duken pak, por si fillim e pranoj.
"Si te duash Europe, nqs nuk do refugjat me paguaj"

ps. nuk e mora vesh se c'lidhje kjo pune ka me avionin rus!
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Turqia me shum ka ndimu shqiperin se kosoven, ta lem inatin anash pak e mos te mbesim duke jetu me historin, perndryshe na duhet te izolohemi nga vendet me te zhvilluara.
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Pastaj shqiptaret nuk jetojne vetem ne shqiperi, por ka me shume jashte saj se brenda Shqiperise londineze. Kontributi i Turqise ne rastin e Kosoves eshte i pamohueshem, ne te gjitha aspektet. Qoft nga investimet ekonomike, ndihma ne forcimin e FSK-se. lobimi ne njohjen e Kosoves si dhe lobimet per integrimet e Kosoves ne insistiucionet nderkombetare.

Aver, mos e ke fjalen per Aeroportin, KEDS-in dhe ca gjonash tjera? ::cool::Keto, qe ta themi kshu qartazi nuk jane investime ekonomike. Munde ti quajme shkaterrime dhe qa te duash tjeter, por investim ekonomik NO, NO, NO :jo:
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Aver, mos e ke fjalen per Aeroportin, KEDS-in dhe ca gjonash tjera? ::cool::Keto, qe ta themi kshu qartazi nuk jane investime ekonomike. Munde ti quajme shkaterrime dhe qa te duash tjeter, por investim ekonomik NO, NO, NO :jo:

E kam fjalen per njerin nga investitoret me te medhenj ne Kosove, ne mos qofte i pari, ku vetem ne dhjete vitet e fundit ka marr pjese me 360 milion dollare investime, me rreth 40 kompani te hapura ne Kosove me numer te pergjithshem te te punesuarve mbi 6000 mije.

Ne aeroport investimet jane turko-franceze dhe eshte nder koncesionimet me te suksseshme te pasluftes. Nje investim gjigand me nje mareveshje cuditerisht te favorshme per shtetin e Kosoves.

Nje gje duhet ta kuptojme, investimet nuk jane donacione. Nje investitor eshte normale qe do te shiqoj edhe interesin e vet. Po nuk pati interes nuk investon fare, sidomos ne nje vend te korrupuar deri ne palce qe vuan per investime te huaja.

Sikur te ekzistonin edhe nja 20 investitor te tille si Turqia Kosova do ti kishte punet shume me mire. Por per fat keq shumica e botes, duke i perfshi edhe shume vende te BE-se, Kosoven nuk e kane as ne harte te investimeve.
 
Titulli: BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Normalisht Be do paguaj mire Turiqine, qe ajo te ndaloje fluksin e depertimit te refugjatve ne perendim.
Nryshe si do vej filli kesaj historie..eh.
 
Back
Top