Bayern München

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Bajerni, fitoren e 8-të radhazi, për të kapur kreun

Nils Petersen dhe Tomas Myler i dhanë fitoren bavarezëve ndaj Shalkes, ndërsa Dortmundi mposhtet “in extremis” nga Hanoveri

Seria e 5 fitoreve rresht për Bajernin e Mynihut nuk u ndërpre as këtë javë nga Shalke, teksa bavarezët e merituan fitoren 2-0 larg shtëpisë së tyre. اaste të vështira për ish-lojtarët e Shalkes, Nojerin dhe Rafinjan, të cilët u fishkëllyen nga tifozët vendas, ndoshta dhe prej paraqitjes së tyre bindëse me një fanellë tjetër. I pari që mendoi për të thyer akullin ishte Nils Petersen në minutën e 22’-të.

Pas një nisje të takimit tepër energjike, ku asnjëra nga skuadrat nuk mundi të gjejë hapësira të shumta në mesfushë, Frenk Riberi shfrytëzoi mundësinë i pari për të hyrë në zonat e thella të mbrojtjes së Shalkes. Pas depërtimit që e nisi nga mesfusha bavareze, francezi pasoi një top goli për Petersenin, i cili duhet të godiste 2 herë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Më tej, Bajerni humbi një mori rastesh, në veçanti zëvendësuesi i të dëmtuarit Gomez, Petersen, por mundën të dyfishojnë avantazhin e tyre në minutën e 75-stë. Zëvendësuesi David Alaba kombinoi mirë me Riberinë dhe pas prekjes së lehtë të topit nga Papadopulos, Myler goditi fluturimthi nga brenda zonës dhe Bajerni u qetësua në 2-0. Ky gol vuri dhe qetësinë në “Veltins Arena” dhe fiku çdo dritë jeshile për Shalken, që të dilte me ndonjë pikë nga ky duel.

Përfundimi i ndeshjes vendosi Bajernin në kryesimin e Bundesligës, me 2 pikë më shumë se Verderi dhe M’gladbah. Ndërsa për Shalken vazhdon rrëshqitja në vende akoma dhe më pak prestigjoze, duke kaluar kështu në vendin e 9-të, pas 2 humbjeve në 2 javët e fundit.

Kampionët aktualë të Bundesligës, Dortmundi, provuan një humbje 2-1 në minutat e fundit, përballë Hanoverit të Mirko Slomkas, pas një takimi tepër të kontestuar në “AثD Arena” dje mbasdite. Kampionët e nisën mirë ndeshjen, duke I bërë presion kundërshtarit që në mesfushën e tij, në kërkim të çarjes së mbrojtjes. Levandovski dhe Perisiç shkuan 2 herë pranë golit në pjesën e parë, e cila u mbyll në barazim e bardhë.

Menjëherë pasi skuadrat hynë në fushë pas pushimit, u duk sikur takimi do të ishte më i nxehtë, pasi vendasit rrezikuan disa herë, por vetëm kaq. Dortmundi fitoi terren dhe arriti të godasë rrjetën e vendasve në minutën e 63-të me anë të Kagauas. Megjithatë, goli i tij mori një kundërpërgjigje nga Hagui, i cili barazpeshoi gjithçka me kokë nga goditja e këndit në të 87-ën. Ridalja në skenë e Hanoverit u kompletua vetëm 1 minutë më pas, kur Ja Konan shënoi falë një goditjeje madhështore fluturimthi, duke vulosur 3 pikët jetësore për vendasit.



Trajneri i Bajernit

Hejnkes: Pjesa e dytë, shumë e mirë

Trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, deklaroi pas fitores 2-0 kundër Shalkes: “Ishim klas i lartë sërish. Ajo ishte pjesa e dytë më e mirë e sezonit. Kemi një skuadër të mirë dhe pozitat e mira që kemi mund të kompensojnë mungesën e lojtarëve kyç. Këtë e pamë sërish sot (dje). Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që Mario Gomez dhe Arjen Roben të rikthehen sa më shpejt të jetë e mundur.” Ndërsa Kristian Nerlinger tha se ekipi ishte fokusuar totalisht dhe bindi në çdo aspekt.



Trajneri i Dortmundit

Klop: Fajtorë për humbjen jemi ne

Pas humbjes së papritur 2-1 kundër Hanoverit, trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, deklaroi: “Dukej qartë që skuadra kishte plane të mëdha, por në fund mbetëm duarbosh dhe të vetmit fajtor për këtë, jemi ne. Mënyra si luajtëm nuk ishte e keqe, por rezultati përfundimtar po. Humbja na ka mërzitur shumë, por na duhet të mësojmë nga kjo. Në luajtëm më mirë se kundërshtarët në çdo zonë të fushës, nëse vështrojmë statistikat e ndeshjes, megjithatë dështuam vetëm t’i mundnim me gola.”
 
Pe: Bayern München

Fansat e Bajernit, seks në stadium

Me Hofenheimin

Ndeshja mes Bajernit të Mynihut dhe Hofenheimit ka përfunduar me rrjeta të paprekura, gjithsesi diçka e çuditshme ka ndodhur në ambientet e stadiumit “Neckar-Arena” 16 minuta pas fillimit të ndeshjes, ku një çift tifozësh bavarezë janë fotografuar duke bërë seks në shkallët e stadiumit. “Mendova që ishte diçka e pa kuptim, – ka thënë një reporter i “Bild”.

Më pas pashë që ata s’po frenonin, ulën pantallonat dhe filluan të bënin seks. Njerëzit që ishin përreth nuk po shqetësoheshin aspak për këtë skenë. Kjo nuk zgjati shumë pasi punonjësit e shërbimit i ndaluan”. Për të mos mjaftuar, çifti i është rikthyer proçesit edhe në pushim të pjesës së parë, dhe më pas është nxjerrë jashtë stadiumit për veprime të turpshme në publik.
 
Pe: Bayern München

Bajerni, nën ethet e “Oktober Fest”

E gjithë Bavaria dhe veçanërisht gjigantët e Bundesligës, Bajern Mynih, janë përfshirë dje nga festa e birrës

Pas ndeshjes së fundit, ku Bajerni barazoi pa gola kundër Hofenheimit, yjet e Bajernit janë parë dje në festën e birrës, Oktoberfest. Bastian Shvajnshtaiger me pantallona lëkure dhe syze ka dalë në foto me të dashurën e tij Sarah Brandner. Filip Lahm, kapiteni i Bajernit, ka bërë një paraqitje me kostum dhe kapele i shoqëruar nga gruaja e tij Klaudia. Frenk Riberi i dëmtuar duket se po zbavitet shumë dhe ka përqafuar presidentin e Bajernit, Hënes.

Gjigantët e kuq kanë kaluar një ditë ndryshe për ta në Oktoberfest! Dhe ata kanë për çfarë të festojnë. Janë në krye të renditjes dhe skuadrat e tjera, sidomos Dortmundi, nuk mund t’i rrezikojnë tani. Rekordi i kampionëve të Bundesligës është i mirë dhe kryesojnë renditjen pa probleme. Në Ligën e Kampionëve, ata kanë marrë dy fitore kundër Vilarealit dhe Mançester Sitit.

Që prej 1018 minutash, skuadra gjermane nuk pëson gol. Portieri Manuel Nojer ka thënë: “Ky nuk është rekordi im, por rekord i skuadrës sonë”. Që tani ka nisur gara me skuadrat rivale. Bosi i Dortmundit dje, Vatzke, u shpreh para ndeshjes kundër Augsburgut. “Bajerni ka për të qenë kampion. Kjo është e sigurt sa edhe fjala amin në kishë”. Por sa gjatë do të festojnë Bavarezët, kur duhet se Jup Hejnkes nuk ka vendosur shtetrrethim për lojtarët e tij, të cilët i kanë lënë të lirë me vetëdije. “Këta lojtarë janë profesionistë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë nuk mund të bëjnë.”



Kur do të shpërthejë Roben?

Ylli i Bajernit bojkoton intervistat televizive

Pas barazimit 0-0 kundër Hofenheimit, Arjen Roben ishte lojtari i parë që vrapoi drejt dhomës së zhveshjes. Me një fytyrë që nuk shprehte asgjë, ylli i skuadrës bavareze u largua nga seksioni ku jepeshin intervistat për mediat. Drejtori i medias, Markus Horvik, nuk ia doli që ta bindte të jepte një intervistë pas ndeshjesh për Sky. Pas kërkesës së tij, Roben refuzoi duke tundur kokën.

Në orën 17.38 lojtari holandez doli nga dushi dhe ishte më miqësor, por sërish refuzoi kërkesën e bërë nga televizioni ZDF. Ai gjithashtu refuzoi të fliste edhe për “Bild am Sonntag”, duke qëndruar pa fjalë deri në dalje të stadiumit. Por kur do të shpërthejë Roben? Gjatë ndeshjes, lojtari mesfushor ishte në bankinë (pasi bëri nxemjen) dhe më pas u fut në lojë për Frenk Riberinë e dëmtuar.

Trajneri Jup Hejnkes ka thënë: “Arjen nuk ka qenë në formë të mirë që prej katër javësh. Ishte vendim i përbashkët i yni që të mos luante titullar.” Edhe pasi u fut në lojë, ishte i zbehtë; ai e preku vetëm 19 herë topin, nuk fitoi asnjë dyluftim, bëri vetëm një gjuajtje në portë. Pas pushimit për përfaqësueset, Bajerni rikthehet në kampionat më 15 tetor me ndeshjen kundër Hertës. A do të ketë vend ai në formacionin e parë?

Të martën kundër Mançester Sitit skuadra gjermane festoi për fitoren 2-0, por luajti shumë mirë edhe pa Roben (që u aktivizua në minutën e 90-të). Trajneri Jup Hejnkes është një admirues i Toni Kros dhe Tomas Mylerit. Këta të dy janë titullarë prej disa ndeshjesh dhe formojnë një dyshe mjaft të fortë, krahas Riberisë. Drejtuesi i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige ka thënë: “Kjo është një pyetje për trajnerin”, kur e pyetën se kur do të shpërthejë Roben?

Sidoqoftë, Roben tani e ka pushim në Bundesligë sepse do të shkojë të luajë me përfaqësuesen holandeze për ndeshjet eliminatore të Euro 2012”. Deri atëherë, klubi gjerman ka kohë që të zgjidhë problemet. Megjithatë, Bajerni këto ditë është në festë. Ishte ndeshja e shtatë në Bundesligë dhe e 11-ta radhazi pa pësuar asnjë gol. “Skuadra që fiton ka të drejtë të argëtohet”, ka shtuar Hejnkes, duke iu referuar festës tradicionale bavareze të birrës.
 
Pe: Bayern München

Bajern Mynih “arratiset” edhe me dhjetë futbollistë…!

Bavarezët humbasin Riberinë, që ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 33-të, por shënojnë tri herë në pjesën e dytë ndaj Këlnit dhe shkëputen në krye të Bundesligës

Bajerni fiton 3-0 ndaj Këlnit në ndeshjen e fundit për fazën e parë dhe “arratiset” në krye të kampionatit gjerman me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit. Bavarezët vuajtën gjatë pjesës së parë, ku mbetën edhe me dhjetë futbollistë, pas dy kartonave të verdhë të marrë nga Frenk Riberi, në harkun e një minute. Francezi tregoi nervozimin për vendimin e një gjykate që e detyron t’i paguajë 2.6 milionë euro ish-menaxhrit të tij.

Por pavarësisht nga mungesa e Riberisë dhe faktit që ishte me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, Bajerni ishte superior në çdo aspekt gjatë pjesës së dytë. Sapo nisi ky fraksions Tomas Myler i dha mundësinë Mario Gomezit të shënonte me portën e boshatisuar golin numër 16-të në këtë kampionat. Pas një ore lojë, zëvendësuesi i Mylerit, David Alaba shënoi golin e dytë, ndërsa goli i tretë u firmos nga Toni Kros, me një goditje mjeshtrore. Bajerni kryeson me 37 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Dortmundi udhëton sot drejt Freiburgut, ndërsa Shalke e vendit të 3-të do të presë Verderin. Vendi i 4-të dhe 30 pikë do të kenë qenë përtej ëndrrave më të bukura për Borusia Mynshengladbah në fillim të sezonit, por ata mund ta përfundojnë vitin në një vend kualifikues për Ligën e Kampioneve, nëse fitojnë ndaj Maincit në ndeshjen e fundit të Bundesligës në vitin 2012.

Vetëm 1 vit më parë, humbja 2-1 në shtëpi me Hamburgun e la M’gladbahun me vetëm 1/3-tat e pikëve që kanë tani dhe 7 pikë larg zonës së ftohtë. اfarëdo që të ndodhë këtë fundjavë, asnjë skuadër nuk do ta mbyllë vitin me aq pak pikë sa ç’kishte grumbulluar M’galdbah në vitin 2010. Ekipi i fundit, Freiburgu, ka koleksionuar 13 pikë, ndërsa Augsburgu është ngritur në 14 pikë dhe mund të kalojë 3 ekipet e fundit për herë të parë këtë edicion, nëse fiton ndaj Hamburgut sot.

Rivalët bavarezë, Nurenberg, do të kërkojnë, po ashtu, të ngrihen nga zona e ftohtë, duke kërkuar fitoren në Leverkusen, gjithashtu edhe për t’i përgatitur për derbin bavarez kundër Bajernit të Mynihut në javën e ardhshme. Në ndeshjet e tjera, Hofenheimi pret Hertën dhe Volfsburgu Shtutgartin. Nesër, Kaizerslautern pret një fitore në “Betzenberg” për ndeshjen me Hanoverin.



Riberi do t’i paguajë ish-menaxherit të tij 2.6 mln euro

Sulmuesi anësor i Francës dhe Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi, është urdhëruar të paguajë ish-menaxherin e tij me 2.66 milionë euro (3.46 milionë dollarë), për një pagesë të pashlyer, sipas një prokurori në Luksemburg. Një zëdhënës i prokurorit tha se kjo shumë përkonte me kontratën e tij me menaxherin Bruno Heidersheid, kur Riberi luante për Marsejën në vitin 2005.

Riberi kaloi nga francezët te Bajerni më 2007-n. “Jam i kënaqur me rezultatin, i cili më takon për punën e bërë me Frenk Riberinë për më shumë se 2 vite, që i dha mundësinë atij të firmoste për Marsejën, të grumbullohej me Francën dhe të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm,” – deklaroi ish-menaxheri i tij.
 
Titulli: Bayern München

Bajern nuk ndalet, mposht edhe Volfsburgun


Bajern i Mynihut ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive duke mposhtur këtë herë Volfsburgun në takimin e zhvilluar të martën në mbrëmje në “Allianz Arena”.

Shënues fillimisht për Bajern ishte Schweinsteiger në minutën e 24-t, ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga sulmuesi Mandzukiç.

Në minutën e 57-të, Mandzukiç shënoi pas një pasimi të Shaqirit, ndërsa goli i tretë për Bajernin u shënua në minutën e 65-të me kokë sërish nga kroati.

Në takimet e tjera, Borusia Dortmund barazoi ndaj Eintrahtit të Frankfurtit 3-3, ndërsa Shalke 04 fitoi 3-0 ndaj Mainzit.

Bajerni vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit në Bundesligë me pikë të plota, 15 pikë, në 5 javë.
/tch
 
Titulli: Bayern München

Bayern Munchen interesohet për Boateng

Pas Ibrahimovic dhe Thiago Silva, Milan rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm. Nga Gjermania bëhet e ditur se Bayern Munchen është i interesuar për mesfushorin ganez të kuqezinjve, Kevin Prince Boateng.

“Boa” është i blinduar nga një kontratë që skadon në vitin 2014, por një ofertë e mirë mund të bëjë që Milani të shesë numrin 10.

Edhe pse këto mund të jenë vetëm zëra merkatoje, interesimi i një skuadre si Bayern Munchen do të detyrojë klubin e Berlusconit të zgjasë kontratën dhe rrjedhimisht të rrisë pagën e ganezit.

Në aspektin sportiv, marrëdhënia mes trajnerit Allegri dhe futbollistit nuk është aspak e mirë për shkak të një fillim-sezoni të keq të Boateng, i cili nuk ka dhënë atë që pritej pas largimit të lojtarëve si Ibrahimovic dhe Seedorf.

Futbollisti është lënë në stol në ndeshjet e fundit, ndërsa kur është futur në fushë ka treguar shenja të qarta nervozizmi./tch
 
Titulli: Bayern München

Bajerni fiton sërish

Bajern Munich vazhdon serinë e fitoreve. Skuadra e Jupp Heynckes mposhti këtë javë 2-0 Werder Bremenin, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, si dhe fitoren e nëntë në po kaq ndeshje të zhvilluara gjatë këtij viti, me një total prej 19 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Pjesa e parë mbeti e pazhbllokuar pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave. Në të dytën, Heynckes fut në fushë Mandzukic dhe Xherdan Shaqirin, dy ndryshime këto që gjallërojnë lojën e Bajernit.

Nëntë minuta nga fundi i ndeshjes, Luis Gustavo shënoi golin e parë për miqtë, ndërkohë ë dy minuta më vonë Mandzukic dyfishoi rezultatin pas një topi të marrë nga Xherdan Shaqiri.

Goli i gjashtë në Bundesligë e vë kroatin në krye të listës së golashënuesve të këtij kampionati. Nga ana tjetër Borusia Dortmund shkatërroi 5-0 Mënshengladbahun duke u rikthyer pas dy javësh te fitorja.

Protagonisti i ndeshjes ishte Marco Reus, i cili shënoi 2 gola, ndërsa të tjerët u shënuan nga Gundogan, Subotiç dhe Blaszczykowski./tch
 
Titulli: Bayern München

Bayern Munchen, probleme muskulare për Robben
Arjen Robben nuk do të jetë në dispozicion të Bayern Munchen për ndeshjet ndaj Nurnberg (e shtunë, ora 15:30) dhe Valencia (e martë, ora 20:45) për shkak të disa problemeve muskulare të shfaqura në miqësoren që Hollanda luajti me Gjermaninë ditën e mërkurë (0-0).
2nuhpg3.jpg
Lajmin e bëri të ditur trajneri i skuadrës bavareze, Jupp Heynckes: “Nuk do e kemi në dispozicion të shtunën dhe as të martën ndaj Valencias.”
Robben sapo ishte rekuperuar nga një dëmtim në shpatull që e mbajti katër javë larg fushave.
Bayern Munchen do të luajë vendin e parë në grup në ndeshjen e pestë të grupit F në Ligën e Kampioneve, në “Mestalla” të Valencias.
Të dy ekipet kanë nga 9 pikë dhe ky takim me shumë mundësi do të përcaktojë se kush do të zërë vendin e parë në grupin ku bëjnë pjesë edhe BATE Borisov e Lille./Tch
 

Attachments

  • 2nuhpg3.jpg
    2nuhpg3.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Bayern München

Thomas Muller rinovon me Bayern Munchen
19/12/2012

34h8jdd.jpg

Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen deri në 30 qershor të vitit 2017.

“Muller është një lojtar që ka dalë nga ekipet tona zinxhir dhe është një pedinë shumë e rëndësishme e skuadrës”, u shpreh presidenti i Këshillit Drejtues të klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge.

“Jemi shumë të lumtur që kontrata që skadonte në vitin 2015 është zgjatur para kohe. Kjo është një provë që Thomas identifikohet me Bayern Munchen”, shtoi Rummenigge.

23-vjeçari ka nisur të luajë me grupmoshat e klubit më të madh në Gjermani kur ishte vetëm 11 vjeç. Në vitin 2008 debutoi me skuadrën e parë, ndërsa në sezonin 2009/2010 u bë titullar i Bayern dhe kombëtares gjermane.

Në sezonin aktual, Thomas Muller ka shënuar 13 gola në 25 takime./Tch
 

Attachments

  • 34h8jdd.jpg
    34h8jdd.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Bayern München

Suksesi i B. Mynih, uniteti i skuadrës
07/04/2013
mvn2oo.jpg

Suksesi i 23-të në arenën kombëtare për Bayernin e Mynihut e ka një emër, ai është uniteti i një skuadre që ka funksionuar përgjatë gjithë sezonit si një trup i vetëm. Krahasuar me një sezon më parë ku skuadra u duk anemike dhe e pafuqishme për të kundërshtuar dominimin e Borussias së Dortmundit, Jup Heynckess e kuptoi se fryma e re në futbollin gjerman duhej të pastronte edhe ambientin e një shoqërie që duhej të hidhte pas klishetë e lojtarëve ikona, për të ndërtuar një ekip të bazuar në frymën e kolektivitetit. Në këtë mënyrë, ulje ngritjet e Schweinsteiger dhe humori me ditë i Robben e bënë skuadrën imune sepse edhe alternativat në stol të diktuara nga Matias Sammer në merkaton e verës ishin të goditura.

Nëse Mario Gomez ishte bomberi i padiskutueshëm gjatë sezoneve të shkuara, Hejnckess e vendosi bastin e tij tek një tjetër Mario. Kroati Mandzukic përveçse kryegolashënues me 15 gola në kampionat, diti të mbante mbi shpatulla edhe përgjegjësitë për të bashkuar lojën e mesfushës me atë të sulmit. Një tjetër bast i fituar nga tekniku është edhe Thomas Mueller, i cili u përfol madje gjatë muajve të verës edhe për një largim të mundshëm. Me 12 gola dhe 10 asiste, peshorja anon nga ana e sulmuesit gjerman, i cili hodhi hapin më të rëndësishëm të karrierës, atë nga një talent me shumë potenciale, në një flamur të skuadrës. Tabloja e Heynckess mori ngjyra më të ndezura me shkëlqimin e yjeve Ribery, Robben e Kros. Të tre lojtarë me karakteristika të ndryshme, por jetikë për këtë skuadër që më shumë se në çdo repart, shkëlqen në fazën ofensive pikërisht falë klasit dhe gjenialitetit të tyre. Schweinsteiger dhe Lahm, dy shtyllat e këtij grupi, kapitenë të palodhur dhe gjithmonë të karikuar si ditën e parë të shkollës, arritën të hidhnin poshtë zghënjimet e së shkuarës, duke u ringritur nga hiri që krijoi finalja e Champions League kundër Chelseat.

Merkatoja e verës e bërë me bisturinë milimetrike të drejtuesve bavarezë solli në “Allianz Arena” tre lojtarë premtues si Javi Martinez, Dante e Xherdan Shaqiri. Spanjolli me motor diesel e ndërtoi karrierën e re te Bayerni ndeshje pas ndeshje duke justifikuar 40 milionë Eurot e shpenzuara për të. Nga ana tjetër, mbrojtësi brazilian bashkoi pjesët e një reparti të dobësuar nga dëmtimet dhe pasiguria e Boateng, ndërsa zvicerani me origjinë shqiptare ka treguar se është ai tek të cilin duhen bazuar themelet e së ardhmes. Dhe në fund, nuk ka si të mungojë ai që konsiderohet si një nga portierët më të mirë në planet. Manuel Neuer, ndryshe nga sezoni i parë si bavarez i la pas hijet e pasigurisë në katërkëndësh, duke marrë përsipër përgjegjësitë e zonës së 16 metërshit ku nuk ka rivalë. Vetëm 2 gola të pësuar në 14 transfertat e këtij sezoni janë shifra që do t’i kishte zili edhe një legjendë e këtij klubi si Oliver Kahn. Emra të mëdhenj, por të tillë u bënë nën drejtimin e një trajneri që nuk u dekurajua edhe pas publikimit të kontratës së Guardiolës me shoqërinë, sepse Jupp Heynckess është një profesionist stoli dhe i tillë do të mbetet edhe pasi të largohet nga kjo skuadër të cilën e ngriti në nivelin e madhështisë./p.sport
 

Attachments

  • mvn2oo.jpg
    mvn2oo.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Bayern München

Bundesliga, fitore tenistike për Bayern Mynih
20/04/2013
32587.jpg

Bayern Mynih nuk di të ndalet. Bavarezët vazhdojnë të mos njohin humbje në Bundesliga, ku në ndeshjen e javës së 30-të realizuan një fitore tenistike 6-1 ndaj Hannoverit. Goli i parë për bavarezët ishte një “dhuratë” nga kundërshtari pasi në minutën e 16’ Stindl bëri një autogol. Më pas serinë e golave e nisi Ribery, Gomez e Pizzarro ku dy të fundit shënuan nga dy gola. Golin e nderit për Hannoverin e realizoi Hoffmann. Me këtë fitore skuadra e Jupp Heynckes fluturon në kuotën e 81 pikëve.

Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate: B. Leverkusen 5-0 Hoffenheim, B. Dortmund 2-0 Mainz, Eintracht Frankfurt 1-0 Schalke, Hamburger 2-1 Fortuna Dusseldorf, Werder Bremen 0 - 3 Wolfsburg
/S.Sport
 
Titulli: Bayern München

Bayern merr titullin e 23-të kampion

bayern-titulli-23-te.JPG


Bayern Munchen mundi 3-0 Augsburg dhe i dhuron Jupp Heynckes fitoren e fundit në “Allianz Arena” si trajner i bavarezëve.

Golat e Muller, Shaqirit dhe Gustavos e kanë ngjitur në 85 pikë skuadrën e Bayern, të cilës për të mbyllur këtë sezon të mrekullueshëm i ka mbetur një ndeshje e fundit në Bundesligë, finalja e Ligës së Kampioneve dhe ajo e Kupës së Gjermanisë.

Mes një koreografie të mrekullueshme dhe mes legjendjave të kësaj skuadre ndër vite, Bayern Munchen ka festuar pas ndeshjes titullin e 23-të kampion në Bundesligë.

bayfitore3.JPG


bayfitore2.JPG


Skuadra e Jupp Heynckes ka vendosur disa rekorde në kampionatin gjerman, duke ia vështirësuar punën pasardhësit të tij Pep Guardiola, i cili është marrë nga drejtuesit bavarezë për të rritur kualitetin e këtij ekipi dhe sigurisht të thyejë rekordet e paraardhësit të tij. /Tch

baybirra1.JPG


baybirra2.JPG


baybirra3.JPG


baybirra4.JPG
 
Titulli: Bayern München

Zyrtare, Bajerni blen Tiagon për 25 mln €
Guardiola-dhe-Alkantara.jpg
Bajerni i Mynihut nuk njeh kufij. Kampionët e Europës kanë fituar bastin me Mançester Junajtid për mesfushorin e Barcelonës, Tiago Alkantara, duke fituar kështu një tjetër duel me gjigantët e Anglisë. U përfol se 22-vjeçari spanjoll kishte arritur akordin me “djajtë e kuq”, por fakti që Tiago ishte lojtari më i preferuar i Pep Guardiolës bëri që Bajerni t’ia dhuronte duke zyrtarizuar këtë transferim. Teksa Guardiola e deklaroi të premten lajmin që donte Tiagon, bisedimet zgjatën vetëm dy ditë për të mbyllur këtë blerje. Në fakt, u përfol që prishja e klauzolës i kushtonte 18 milionë euro dhe me gjithë taksa shkonte 22 milionë euro, por në të vërtetë kartoni i Tiago Alkantaras ka kushtuar 25 milionë euro, por Bajerni ka paguar vetëm 20 milionë. Pjesa e mbetur do të plotësohet nga një miqësore që do të luajnë dy ekipet së bashku në një datë që do të caktohet më vonë. Tiago ka kontribuar gjithashtu në këtë transferim duke reduktuar pagën e tij. “Tiago Alkantara ishte dëshira e trajnerit tonë Pep Guardiola. Jemi të lumtur që e mbyllëm me sukses këtë transferim të madh. Tiago sapo është shpallur lojtari më i mirë i Europianit U-21 dhe është një lojtar fantastik, me perspektivë dhe që do ta forcojë Bajernin”, – shkruan në sajtin zyrtar kreu i bordit ekzekutiv të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige. Mesfushori spanjoll me origjinë braziliane dhe i lindur në Itali, është i biri i kampionit brazilian, Mazinjo. Ai do vijë në ditët në vijim për të kryer vizitat mjekësore në Mynih dhe do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare deri në 30 qershor 2017. Me këtë transferim, Bajerni tregon edhe njëherë se është një superfuqi e Europës dhe se arrin të transferojë çdo lojtar në botë. Ndërkohë, Tiago është blerja e dytë pas Gëces. Kurse Kirshhof erdhi me parametra zero. Deri më tani bavarezët kanë shpenzuar 62 milionë euro në merkato, 10 më pak se verën e kaluar kur bënë 4 goditje: Danten, Manxukiç, Shaqirin dhe Martinezin, kurse Shtarke e Pizarro erdhën me parametra zero.
Përgatiti: ENIAR IBRO
 

Attachments

  • Guardiola-dhe-Alkantara.jpg
    Guardiola-dhe-Alkantara.jpg
    45.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Bayern München

Bajerni sërish përmbys, thyen një tjetër rekord
04/11/2013
Bajerni i Mynihut ka vuajtur sërish për të marrë tri pikë, kësaj here në transfertë, që fiton 2-1, duke mundur Hofenheimin. Bavarezët vazhdojnë të ruajnë ecurinë mjaft pozitive këtë sezon nën komandën e Pep Guardiolës. Nuk kanë pësuar asnjë humbje në 11 takimet e para të kampionatit gjerman, ndërkohë që barazojnë rekordin e Hamburgut të 36 ndeshjeve pa disfatë, të vendosur nga janari 1982, në janarin e vitit 1983. Statistikat flasin qartë në favor të kampionëve në fuqi, por edhe dje kanë pësuar gol të parët, ashtu në dy takimet e fundit, por përmbysin gjithçka. Riberi gjuan nga një goditje e lirë drejt portës dhe me ndihmën e Manxukiç, që devijon topin, loja vendoset në baraspeshë. Në pjesën e dytë, bavarezët shënojnë në minutën e 75-të me Myler. Kaq ka mjaftuar dhe të besuarit e Guardiolës kanë mbrojtur mirë rezultatin, duke kryesuar me 29 pikë, por Dortmundi është vetëm një pikë më pak dhe kjo do të thotë se do të jetë garë e fortë deri në fund mes këtyre dy skuadrave, pasi Leverkusen është mundur dje për herë të parë.
/BalkanWeb
 
Titulli: Bayern München

Bajerni s’fal asgjë, pushton edhe botën
23/12/2013
dgj4li.jpg
Nuk ka shaka. Bajerni sjell në shtëpi edhe trofeun e Botërorit të Klubeve, trofeun e pestë për vitin 2013 (pas Bundesligës, Kupës së Gjermanisë, Champions-in dhe Superkupës së Europës), ndërsa Guardiola fiton titullin e 16-të në palmaresin personal. E bën në mënyrën më profesionale që mund të imagjinohet, duke vënë këmbën fort në gaz menjëherë, shënuar dy gola, që i heqin Raja Kazablankës ujin e entuziazmit në të cilin mund të notojë në minutat e mbetura. Nuk është e drejtë të thuhet që ndeshja nuk kishte histori, edhe për faktin se në minutën e 38-të اtibi gabon fatalisht që të rihapë takimin (Nojer gabon në nisjen e lojës, duke u dhuruar marokenëve një top në pjatë argjendi, por ai godet jashtë me portën e zbuluar). Por, diferencat duken që në zotërimin e topit, kur në momente të caktuara shkon në 80 me 20% për kampionët e Europës.
Dante dhe Tiago - Menjëherë në avantazh me Danten që në minutën e 7-të: mbrojtësi brazilian realizon një gol tipik sulmuesi, ku pasi shërbehet nga Boateng rrotullohet dhe shkund me forcë rrjetën e Askrit. Bajerni vazhdon të sulmojë me të gjitha forcat, por gabon disa raste të mira për të shënuar golin e dytë me Mylerin fajtor. Kjo ndodh deri në gjysmën e pjesës së parë, kur Tiago finalizon me një të djathtë precize inkursionin e Alabës. Mbreti Mohamed në tribunë, pasi përshëndeti një për një lojtarët i shoqëruar nga Blater, kupton shpejt se nuk është dita e surprizave, ashtu si në gjysmëfinale me Atletiko Mineiron. Bindja e tij forcohet kur اtibi bën gafën i vetëm përballë Nojerit.
Raja krenare - Në pjesën e dytë Bajerni është më pak i pëlqyeshëm, sepse zotërimi i tij i topit humbet thellësinë duke u bërë i ngadaltë si në kohët e fundit të Barcelonës së Pepit. Por kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një plan për të ruajtur kontrollin e ndeshjes pa dashur të poshtërojë një komb që i kishte mirëpritur me nderimet më të mëdha. Një zbritje e bukur e El Haçemit në minutën e 56-të sjell goditjen me kokë të Jazhurit, por Nojer i kundërpërgjigjet. 7 minuta nga fundi kapiteni Metouali, heroi i gjysmëfinales, përsërit të njëjtën gafë të اtibit, duke goditur jashtë me portën bosh. Mes këtyre rasteve, dy supershanse (e dyta një çmenduri), kur Shaqiri bën më të vështirën teksa Lahm e fton të shënojë me portën bosh, por kosovari godet traversën. Raja lë fushën mes duartrokitjeve, të cilat janë edhe për kampionët tashmë jo vetëm të Europës, por të të shtatë kontinenteve.
“Ishte trofeu i fundit i Hejnkesit, tani do shihni Bajernin tim”
Mbret edhe Pep Guardiola, i cili triumfin në Marakesh e feston me familjen në stadium (babai i tij Valenti Guardiola kishte fluturuar drejt Marokut). Edhe ai vendos rekord, duke u bërë trajneri i parë që e fiton Botërorin e Klubeve 3 herë (2009 dhe 2011 me Barcelonën). Por, ashtu si përpara finales, ia dedikon këtë trofe arkitektit të Bajernit, Jup Hejnkesit. “Këto pesë apo gjashtë muajt e fundit që unë jam në stol, jam përpjekur të shikoj shumë, analizoj dhe flas me lojtarët për të marrë trashëgiminë që më ka lënë Jup. Ky titull i takon kualitetit të këtyre lojtarëve dhe forcës së një klubi të madh. Unë kam fituar 2 nga 3 trofe të mundshëm. Viti 2013 u mbyll dhe tashmë do të ndërhyj pak më shumë në skuadër. Sepse ky titull i takon më shumë Hejnkesit se mua. Kemi fituar vetëm dy ndeshje në këtë kompeticion, por për të mbërritur deri këtu kemi fituar Champions-in. Pyetjen për sekretin e fitores së Botërorit mos ma bëni mua, por bordit dhe lojtarëve. Kjo skuadër po ecën shkëlqyeshëm, sepse ka lojtarë të mëdhenj”.
Lahm në qiellin shtatë: ثshtë e pabesueshme!
“Ta mbyllësh vitin 2013 me një tjetër titull është thjesht e pabesueshme. Kur rivali luan shumë prapa është gjithnjë e vështirë. Ndonjëherë ia kemi bërë vetes jetën të vështirë, por goli i parë e thjeshtoi shumë punën tonë”, – tha kapiteni Filip Lahm pas ndeshjes. Mbrojtësi, tashmë i natyralizuar si mesfushor, u shpall dhe lojtari i dytë më i mirë i turneut. Kapiteni i Bajernit kritikoi dhe skuadrën që mund të kishte luajtur më mirë: “Na vjen keq, sepse në pjesën e dytë mund të kishim bërë më shumë nga çfarë dhamë. Por pozitive ishte që ishim të përqendruar dhe skuadra kërkoi të shënonte shumë shpejt”.
Myler: Trofeu i fundit i një viti të frikshëm
Edhe për Tomas Mylerin, Bajerni shënoi një arritje të jashtëzakonshme në Marakesh. “ثshtë rezultati i fundit i një viti të frikshëm. Tani duhet thjesht ta shijojmë këtë trofe pa menduar shumë për të ardhmen. Kazablanka nuk ishte aspak një skuadër e lehtë për ne, sepse nuk hiqte dorë kollaj, edhe pse ishte në disavantazh të dy golave. U treguam pak të paqartë në momente të caktuara, por Bajerni fitoi 2-0 dhe në fund kjo është ajo që ka rëndësi”, – tha sulmuesi, i cili nuk e kurseu batutën në fund: “Duke qenë se kjo fitore erdhi shumë pranë Krishtlindjeve, nuk ka shumë nevojë për t’u analizuar”.
Frenk Riberi fiton “Topin e Artë”
Pas finales, FIFA ka dhënë edhe çmimet e turneut. Kështu “Topi i Artë”, jo ai i 13 janarit, por ai i “Marok 2013″, është i gjithi i Frenk Riberisë (Golden Ball). Mesfushori francez është shpallur lojtari më i mirë i turneut. Edhe trofeu i “Silver Ball” ka mbetur në Mynih. Presidenti Blater ia dorëzoi atë kapitenit Filip Lahm. Ka prestigj edhe për vendësit e Raja Kazablankës. Kështu “Bronze Ball” e ka fituar sulmuesi i skuadrës së Faouzi Benzartit, Mouhsine Jazhur. Këto çmime u dhanë menjëherë pas ndeshjes finale. Fituesit i zgjodhën gazetarët. Për triumfin, Bajerni arkëtoi edhe 3.6 milionë euro.
“Këpuca e Artë” ndahet mes 4 lojtarëve
Sezar Delgado i meksikanëve të Monterreit, Ronaldinjo i brazilianëve të Atletiko Mineiros, Dario Konka i kinezëve të Guangzhusë dhe marokeni i Kazablankës, Mouhsine Jazhur, kanë ndarë “Këpucën e Artë” të Botërorit. Të katër lojtarët e sipërpërmendur e mbyllën turneun në kuotën e 2 golave secili. Në 8 takimet e “Marok 2013″ u realizuan plot 28 gola në total, me një mesatare prej 3.5 golash për ndeshje. Interesim i jashtëzakonshëm edhe nga publiku në shkallët e stadiumit. Kështu, në total, FIFA lajmëroi se ka shitur 277.330 bileta, me një mesatare prej 34.666 personash për ndeshje.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO (Panorama sport)
 

Attachments

  • dgj4li.jpg
    dgj4li.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Bayern München

Bayerni merr një “shuplakë” të fortë nga Salzburgu
18/01/2014

Dihet që ndeshjet miqësore nuk mund të jenë një barometër i saktë , por kur humbet Bayerni i Mynihut përbën gjithmonw lajm. Komoditeti , luksi dhe temperaturat e larta të Katarit nuk i kanë bërë aspak mirë skuadrës së Pep Guardiolës, pasi bavarezet u mposhtën 3-0 nga Salzburgu në ndeshjen e parë të zhvilluar në kontinentin europian për vitin 2014. Përballë 30 mijë shikuesve të Red Bull Arena, Bayerni tregoi një formë shumë të dobët .

Vendasit e nisën në mënyrë të shkëlqyer sfidën dhe kaluan në avantazh në minutën e 13 me Mane. 8 minuta më vonë ishte Jonathan Soriano ai që dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë skuadra austriake nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 42 të pjesës së parë i dha goditjen përfundimtare Bayernit falë golit të Zulj.

Bavarezët u përpoqën të reagonin në pjesën e dytë por nuk ja dolën dot të shënonin qoftë edhe 1 gol të vetëm, megjithatë mund të kishte shkuar edhe më keq për ta nëse slloveni Kampl do të kishte kthyer në gol një penallti në minutën e 76. Në këtë sfidë trajneri Guardiola provoi mbrojtjen me tre me Dante, Boateng e Martinez por kjo skemë e re e teknikut spanjoll nuk rezultoi aspak e sukseshme.

/S.Sport
 
Titulli: Bayern München

Bayern pëson humbjen e parë sezonale
05.04.2014

Sensacionale! Mposhtet Bajerni. Të kuptohemi; Bajerni i vërtetë në Augsburg fitoi 2-0 në 4 dhjetior, në 1/8 e Kupës së Gjermanisë. Me Meisterchalen të siguruar, Guardiola dhe djemtë e tij u dorëzuan 1-0 në të njëjtën fushë, pas 28 rezultateve pozitive radhazi në kampionat, duke pësuar disfatën e parë në këtë Bundesliga ndërsa shohin të ndërpritet dhe seria e 53 ndeshjeve pa pësuar humbje, përfshirë këtu dhe 25 takime të Heynckess sezonin e kaluar.Në intermezon mes dy ndeshjeve të Champios me Manchester United, Guardiola prezantoi një skuadër eksperimentale kundër Augsburgut. Jashtë dy yjet absolutë, Robben e Ribery, në tribunë dhe kapiteni Lahm, Pep në fak dërgoi në fushë vetëm 4 titullarë, Neuer, Schweinsteiger, Kroos e Mandzukic, me Javi Martinez të tërhequr në mbrojtje, duke i dhuruar debutimin absolut Weiser dhe Sallahit dhe atë prej titullari Hojbjerg. Rezultati? 1-0 për Augsburgun , goli i Moldërs në minutën e 31 të pjesës së parë.

Bajerni fiton vetëm në statistikat e zotërimit të topit, pasi humbet madje dhe bilancin e goditjeve në portë, vetëm 2 kundrejt 7 të kundërshtarëve. Treguesi i rrezikshmërisë së munguar ka si pjesë të tij edhe ndeshjen e parë pa shënuar gol të skuadrës së Guardiolës. Në 45 të mëparshmet, skuadra e tij ka shënuar në total 128. Gjithsesi u ndal kur sfida nuk vlente për asgjë, dhe kur mbeten edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit, ende mund të kalojë rekordin e 91 pikëve të Heynckess. Por të mërkurën në “Allianz Arena”, në sfidën e kthimit kundër Manchester United, do të jetë mirë të rifillojë marshin pas 3 ndeshjeve pa fitore, edhe pse në realitet Bajernit do t’i mjaftojë edhe barazimi 0-0 për të fluturuar në gjysmëfinale.

/S.Sport
 
Pe: Bayern München

Borussia Dortmundi ka nxjerrë gjithë frustrimin e këtij sezoni në derbin kundër kampionit Bayern Munich duke e mposhtur në Allianz Arena me rezultat 3-0.
Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë dhe golashënues ishte Henrikh Mkhitaryan (20’), ndërsa asistues ishte Reus.

Pak minuta brenda gjysmës së dytë (49’), Marco Reus e dyfishoi epërsinë, kurse arkitekti ishte Aubameyang.

Një tjetër gol rutinë nga mysafirët u konkretizua nga Jonas Hofmann (56’).

Megjithëse një derbi, kjo ndeshje ishte e parëndësishme për Bayern Munichun që tashmë e ka fituar titullin e Bundesligas për këtë edicion.

Nga ana tjetër, kjo fitore do t’i shërbejë Borussia Dortmundit në rrugën për të përfunduar në vend të dytë në tabelë.

Pas titullit të kampionit të Gjermanisë, bavarezët vazhdojnë të jenë në garë edhe për DFB-Pokal (në gjysmëfinale kundër Kaiserslautern) dhe në Ligën e Kampionëve (në gjysmëfinale kundër Real Madridit).

Ndërsa BVB të vetmin trofe për këtë sezon do ta kërkojë në DFB-Pokal ku ka arritur deri në gjysmëfinale dhe ka punë me Wolfsburgun. Lajmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top