Basha: Nuk fitohet me rrugën e anarkisë

WxP

Staf në FV.AL
Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka bërë thirrje për durim deri në përfundimin e plotë të numërimit të votave. Në një deklaratë për shtyp, Basha është shprehur se duhet të dëgjohet deri në fund zëri i qytetarëve, në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të jetë sa më i pastër.

“Vota juaj do numërohet dhe zëri juaj do dëgjohet. Vlerësoj transparencën me të cilën ka vijuar ky proces, në mënyrë të vecantë me transparencën e votave të vendosura aksidentalisht. Ne e dimë se gjuha provokuese, për të ndërprerë këtë proces dhe për të ushtruar presion ndaj administratës janë jo të denja dhe dëmtojnë procesin”, ka deklaruar Basha.

Kandidati i Aleancës për Qytetarin ka theksuar se cdo ankimim duhet të bëhet në rrugë ligjore dhe jo përmes forcës dhe anarkisë, që sipas tij ka zgjedhur Partia Socialiste.

“Kandidati tjetër, në vend që të ndjekë rendin ligjor, ka vendosur të ndjekë rregullat e rrugës. Ai ka zgjedhur rrugën dhe nuk pranon të numërohet cdo votë, pasi ka frikë se humbet. Një proces transparent e i saktë, që siguron numërimin e cdo vote, duhet të respektohet nga të gjitha palët”, ka pohuar Basha, duke u shprehur se numërimi i të gjitha votave është jetike në një proces zgjedhor.

“Unë kurrë s’e kam dëgjuar idenë se numërimi i cdo vote përbën manipulim të zgjedhjeve, përkundrazi është thelbi i zgjedhjeve. Rama mendon se demokraci do të thotë t’i vjedhësh votat dhe t’i varrosësh ato. Votat e qytetarëve ende nuk janë dëgjuar dhe zëri i tyre ende nuk është dëgjuar. Revoltat po bëjnë gjithcka që këto zëra të mos dëgjohen”, ka nënvizuar Basha.

Ish-ministri i Brendshëm ka shtuar më tej se do të presë me durim përfundimin e numërimit dhe se do të pranojë cdo rezultat që do të dalë prej tij.

“Në përfundim të procesit, kur të gjitha votat të jenë numëruar, unë do pranoj cdo verdikt. Por procesi nuk mund të ndalet në këtë fazë, vetëm sepse zotit Rama apo mua nuk na pëlqen rezultati”, ka shtuar Basha.



Top-Channel
 

Attachments

  • bashasot.jpg
    bashasot.jpg
    7.8 KB · Shikime: 91

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top