Basha: Ekonomia e fortë, e bën një shtet të fortë

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
07/06/2017

Basha: Ekonomia e fortë, e bën një shtet të fortë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të Njësisë 9 në Tiranë, ku theksoi se Republika e Re vjen për shqiptarët për të krijuar shtet me një ekonomi të fortë.

“Pika e parë e këtij plani është ulja e taksave, ulja e TVSH-së nga 20 në 15%, do të kthejë në xhepat tuaja dhe në konsumin e ekonomisë shqiptare, 400 milionë euro në vit. Taksa e sheshtë 9% do të çlirojë miliarda euro të tjera. Plani im fiskal, ulja e taksave, ulja e TVSH-së, do të bëjë që paraja të vërshojë në tregjet tona, të rrisë ekonominë, të krijojë vende pune, të rrisë rrogat. 10 mijë stazhe nga Republika e Re për më të mirët që mbarojnë shkollën e lartë. E dini se sa kushton ky program që unë do të vë në lëvizje që në muajin e parë si Kryeministër, për 10 mijë të rinj me 200 mijë lekë të vjetër në muaj, stazh për 12 muaj me radhë? A e dini se sa do i kushtojë Republikës së Re? 25 milionë euro në vit”, tha Basha.

Në Farkë, ku shpalosi programin e Republikës së Re, Basha tha se prioriteti numër një është ekonomia e familjeve shqiptare, punësimi i të rinjve, mirëqenia e fshatit.

“Ekipi im fitues ka një plan ekonomik me vulat e ekspertëve më të mirë të Europës, këshilltarëve ekonomikë të Anxhela Merkel, që erdhën këtu dhe e çertifikuan publikisht para kamerave si një program realist, ambicioz dhe të zbatueshëm”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së tha se të gjitha familjet në nevojë do të kenë ndihmë ekonomike. Fatura deri 300 klv dhe fatura e ujit per konsum familjar do e marrë përsipër buxheti i Republikës së Re, tha Basha.

/ Top Channel
 
-Ndaj i prishi te gjitha fabrikat e industrite ai Sali Bersisha mo Lulezime Basha, qe te ngreshe gishtat perpjete ti?!

...i qave hallin popullit me ato "25 milione euro ne vit"!!!

-Greqine cdo vit e vizitojne afer 20 milione turise, nese "JU" kishit trru kryenit marreveshje me Greqine qe te gjithe turistet me drejtim Greqine te kalojne se pari nga SHQIPERIA me te njejtat shpenzime udhetimi, qe do te thote se edhe turizmi Greqise do t'i shtohej perderisa udhetimi per ne Greqi do te kishte te njejtat shpenzime (me nje bilet te pershkohet nje udhetim), po edhe Shqiperise sikur 1 euro te shpenzonin ata turiste atehere do te beheshin afer/mbi 20 milione euro ne vit...

...po thoni qe s'keni trru dhe vetem te talleni dini!!!

-Taksa eshte takse, po te ulesh taksen na qenke socialist e jo demokrat dhe po te rritesh taksen na qenke demokrat e jo socialist, por Shteti nuk perbehet vetem nga taksa mo zoterinj, ne vitin 2013 kur ishin zgjidhjet Sala thoshte do rrit rrogat, do me thene si karamele pergenjeshtrimi i keni keto vyrtyte perparimi ju?!

-Nese ulet taksa, ulet rroga.
-Nese rritet taksa, rritet rroga.

...e gjithe bota e perparuar keshtu vepron, ndersa ju tallni trrapin!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top