Barrot: Vizat me Shqipërinë do të hiqen në 2010

redi-

Anëtar i Respektuar
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Jacques Barrot ka konfirmuar gjatë një takimi për çështjet e brendshme dhe të drejtësisë për Ballkanin, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm shqiptar, Lulzim Basha, se Shqipëria ka përshkuar rrugën e duhur për përmbushjen e kushteve lidhur me liberalizimin e vizave. Duke nënvizuar këtë fakt, ai shprehu besimin se vizat me Shqipërinë do të hiqen në vitin 2010.
Jacques Barrot, komisionier për drejtësinë dhe punët e brendëshme
"Ne do të dërgojmë ekspertë të Komisionit Europian dhe të shteteve anëtare për të verifikuar që kushtet janë përmbushur, por rruga që Shqipëria ka përshkuar deri tani tregon, se ne mund të arrijmë në heqjen e vizave në 2010."
Zoti Barrot i ka konfirmuar ministrit Basha, se Komisioni Europian do të dërgojë ekspertët e këtij institucioni për të kontrolluar standartet për pasaportat biometrike në 14 dhjetor. Ndërsa kreu i dikasterit të Brendëshëm e ka siguruar zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, se Shqipëria ka bërë hapa gjigande në përmbushjen e kritereve teknike të përcaktuara në udhërrëfyesin për heqjen e vizave.
Para nisjes në Bruksel, ministri Basha deklaroi se në përgjithësi, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha standartet teknike për heqjen e vizave. Ndërsa të hënën, europarlamentarja Tanja Fajon, në një intervistë për Tv Klan tha se heqja e vizave për shqiptarët në korrik të vitit 2010 është një realitet, nisur nga ecuria e Shqipërisë në plotësimin e standarteve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top