-
- Anëtarësuar më
- Feb 9, 2014
-
- Mesazhe
- 8,519
-
- Reagimet e mara
- 699
Barcelona e ka fituar trofeun e parë për këtë edicion. Katalonjasit u shpallën kampionë të La Ligës. Ata triumfuan edhe në sfidën e zhvilluar në Vicente Calderon kundër Atletico Madrid. Të besuarit e Luis Enriques triumfuan 1:0, me një gol fantastik nga Leo Messi pas një aksioni mjaft të bukur (video më poshtë). Kur mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur Barcelona ka 93 pikë në vendin e parë në renditje, 4 më shumë se Real Madrid, skuadër e cila po ashtu fitoi sot. “Mbretërit” triumfuan 4-1 kundër Espanyol në udhëtim. Ky është titulli i 23-të në histori të Barcelonës në La Liga.