Bar Refaeli e ka të ndaluar të promovojë Izraelin...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
timthumb12.jpg

Armata izraelite ka apeluar që supermodeles Bar Refaeli t’i ndalohet që të marrë pjesë në fushatën e promovimit të këtij shteti hebraik, kjo për shkak se ajo nuk e ka përfunduar shërbimin ushtarak. Zëdhënësi ushtarak i ka dërguar një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, duke ia rikujtuar se Refaeli kishte vendosur të mos e kryej shërbimin ushtarak të detyrueshëm, duke u martuar në vitin 2007 me një mik të familjes, nga i cili shumë shpejt ishte shkurorëzuar.

Në atë kohë, ajo kishte deklaruar se dëshiron të vazhdojë karrierën tashmë të suksesshme si manekine. Rafaeli në shkurt të këtij viti është përzgjedhur që të jetë ylli i serisë së re të fushatës qëllimi i së cilës është tregimi i arritjeve teknologjike dhe inovacioneve të Izraelit. Mirëpo, gjenerali i ushtrisë Joav Mordehaj, në letrën e tij ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që ta rishikojë ‘porosinë negative e cila i dërgohet shoqërisë izraelite me angazhimin e Bar Rafaelit, e cila nuk e ka kryer shërbimin kombëtarë, si përfaqësuese izraelite në këtë fushatë’.

Në letër thuhet se armata izraelite përdor metoda të ndryshme që të përmirësojë vlerën e shërbimit ushtarak dhe lufton kundër shmangies së shërbimit ushtarak, për t’i ruajtur dimensionet morale si armatë kombëtare. Në Izrael shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për vajza dhe zgjatë dy vite, përveç nëse ato janë të martuara apo shtatzëna. Pasi armata izraelite ka konkluduar se Refaeli është shembull i keq për izraelitët e rinj, ajo në faqen e saj në Twitter në gjuhën herreje ka shkruar: “Mund ta përdorni apo ta refuzoni klipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por Instagram-i im ka më shumë lexues se sa ‘Jediot ahronot’ (gazeta më e lexuar izraelite’”.

“Times of Izrael” shkruan se Refaeli konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura në botë dhe njihet me të madhe si izraelite, duke vlerësuar se nuk ka arsye që të shikohet në të kaluarën e saj kur bëhet fjalë për diplomacinë publike të këtij lloji. Vite më parë ushtria izraelite kishte ndërmarrë një fushatë kundër saj, duke kërkuar bojkotimin e rrobave që ajo reklamon....shqipmedia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top