Ballkani nënshkruan paktin kundër Merkelit: Po Shqipëria?

Kur ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, mbërriti para pak ditësh në Shqipëri, të paktë ishin ata që e dinin misionin e ministrit më të ri në historinë e këtij vendi.

30-vjeçari po përgatiste një samit me vendet e Ballkanit, për të garantuar mbylljen e kufinjve për të ndaluar një fluks emigrantësh drejt BE-së.

Të ftuar në samit ishin Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Bullgaria.

Greqia refuzoi e zemëruar.

اdo ditë në Greqi vijnë 2-3 mijë emigrantë dhe në rast se vendet e Ballkanit mbyllin kufinjtë, këta emigrantë do i ngelen Greqisë.

E përditshmja më e madhe në Gjermani, Bild, shkruan se Vjena gatoi bashkë me Ballkanin një pakt kundër Angela Merkel.

Kjo për shkak se Merkel bën avokatinë e kufinjve të hapur në Europë.

Por cili është qëndrimi i Shqipërisë?

Edhe pse e pranishme në takim, me një nivel të ulët përfaqësimi, Shqipëria ende nuk ka një qëndrim zyrtar.

Por në një tjetër zhvillim, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha për Reuters se Shqipëria mund të mbyllë kufinjtë, por gjithçka do e bëjë në mënyrë të koordinuar me BE-në.

Në fakt, asnjë përfaqësues i Brukselit nuk ishte në samitin e Vjenës.

Nga ana e saj, Greqia ka dërguar një notë proteste për samitin, duke kërcënuar se do vendosë veton për çdo vend të Ballkanit që aspiron BE-në.

(Mapo)
 
Back
Top