eGo0sTyle
System Engineer
-
- Anëtarësuar më
- Apr 14, 2011
-
- Mesazhe
- 3,763
-
- Reagimet e mara
- 86
-
- Vendndodhja
- Somewhere on this Wonderful Planet.
-
- Website i juaj
- www.albacall.eu
Elis Bakaj ka shënuar dje golin e dytë në kampionatin rumun, në fitoren 3-0 që Dinamo e Bukureshtit arriti përballë Gloria Bistritas ditën e djeshme. Triumfi në shtëpi ka bërë që skuadra e fantazistit shqiptar të përforcojë pozitat në zonën e Europa League. Bakaj realizoi golin e dytë të ndeshjes së djeshme, në minutën e 47-të. Pas një topi të marrë nga Torja, ai goditi fluturimthi në zonë, duke mposhtur portierin kundërshtar. Një tjetër gol i bukur për ish-futbollistin e Dinamos së Tiranës, që duket se është përshtatur mjaft mirë në Rumani. Elis Bakaj ka realizuar dy gola këtë sezon, madje në harkun e dy javëve, ndërkohë që ai është bërë që tani një nga futbollistët më të preferuar për tifozët e Dinamos së Bukureshtit.